PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Gazeta LAJM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:40 pm

Maqedonia paralajmëroi 4 miliardë euro investime në infrastrukturë

BDSH: Maqedonia aplikon diskriminim racial

Përurimi i Shtëpisë së Alfabetit në Manastir

Plani gjashtëpikësh, bazë e mirë për veprime të mëtutjeshme

Shkodër: Përvjetori i operës së parë shqiptare “Mrika”

Turqi, gjuha shqipe në programin e televizionit shtetëror

‘Nobeli’, Akademia Suedeze: E vërteta për Kadarenë

Në 100 vjetorin e alfabetit, shqipja ende e diskriminuar

Tetova 20 orë pa rrymë, terri sërish kërcënohet

Fazli Veliu në Prishtinë kundërshton 6 pikëshin e OKB-së


LINKU:www.lajmpress.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:41 pm

Maqedonia paralajmëroi 4 miliardë euro investime në infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Fatmir Besimi paralajmëroi se Maqedonia gjatë disa viteve të ardhshme ka përcaktuar të investojë tre deri katër miliardë euro në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Besimi këtë e tha gjatë përurimit të Forumit të pestë me radhë Rajonal Ekonomik të kryetarëve të shteteve të Evropës Juglindore 2008 (REF SEE) që filloi sot në Ohër.
Ministri në fjalimin e vet e prezantoi gjendjen ekonomike në shtet dhe masat që Qeveria i ndërmerr në drejtim të minimizimit të efekteve eventuale negative nga kriza financiare botërore mbi ekonominë vendore.
Në Forumin që mbahet nën patronazhin e kryetarit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, do të marrin pjesë kryetarët e Shqipërisë Bamir Topi, Kroacisë Stipe Mesiq, Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe Bullgarisë Georgi Përvanov, anëtari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës Nebojsha Radmanoviq, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim Jan Trushinski, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të qeverive, të kompanive udhëheqëse, bankave dhe asociacioneve udhëheqëse, pjesëtarë të bashkësive akademike dhe përfaqësues të 50 shtëpive mediale nga rajoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:41 pm

BDSH: Maqedonia aplikon diskriminim racial

BDSH me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve vlerëson se Maqedonia duhet të vihet në bankën e të akuzuarve për shkak të diskriminimit racial ndaj shqiptarëve.

“Edhe pse Maqedonia është nënshkruese dhe ka ratifikuar të gjitha Konventat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut dhe Konventat kundër diskriminimit, diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon në të gjitha fushat e jetës: politike, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Bashkimi Demokratik Shqiptar potencon si flagrant Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku me këtë ligj përjashtohen të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët, përveç komunës së Osllomesë dhe Zajazit, dhe në formë të institucionalizuar e kthen situatën në situatën e periudhës komuniste kur fëmijët shqiptarë ishin të padëshiruar në Maqedoni.
“Me këtë ligj, në mënyrë perfide, bëhet një diskriminim i tmerrshëm ndaj shqiptarëve, që nuk mund të haset as në vendet më jodemokratike. Me këtë ligj, përfitojnë ekskluzivisht maqedonasit ndërsa shqiptarët mbeten si zakonisht, qytetarë të rendit të dytë”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj partie, ky ligj është në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, me Kartën Evropiane të drejtave fundamentale, me Konventën ndërkombëtare të drejtave të fëmijëve dhe me të gjitha Konventat ndërkombëtare për eliminimin e formave të diskriminimit racial.
Sipas BDSH një diskriminim i egër ndaj shqiptarëve po vazhdon edhe në fushën e arsimit, duke përmendur raste të ndryshme ku diskriminohen nxënësit shqiptarët dhe u pamundësohen kushtet për shkollim.
“ Universiteti Shtetëror i Tetovës u ndërtua me sakrifica dhe vuajtje të mëdha të popullit dhe intelektualëve shqiptarë. Këtij universiteti të ri, ku shumica dërmuese e rreth 11 mijë studentëve për çdo vit të ri akademik janë të përkatësisë etnike shqiptare, i mungon infrastruktura materialo-teknike për zhvillimin e mësimit kualitativ. Në vend të mbështetjes institucionale nga shteti i Maqedonisë buxheti i zvogëlohet në mënyrë drastike”, thuhet në komunikatën e partisë shqiptare BDSH që drejtohet nga Bardhyl Mahmuti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:42 pm

Përurimi i Shtëpisë së Alfabetit në Manastir

Shtëpia përkujtimore e Alfabetit, e cila u rinovuar para do kohë, sot do të përurohet me rastin e shënimit të 100 vjetorit të alfabetit shqiptar.
Në kuadër të aktiviteteve solemne, në Pallatin e Kulturës në Manastir do të mbahet edhe mbrëmje kulturore dhe artistike kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Solemniteti qendror me rastin e Ditës së alfabetit shqiptar, 22 Nëntorit, do të mbahet të shtunën në Pallatin e ARM-së në Shkup, ku është paralajmëruar edhe prania e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.
Me tribunë shkencore kushtuar dallimeve gjuhësore dhe me promovim të pullës postare me logo të Kongresit të Manastirit, dje në Shkup zyrtarisht filluan aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të alfabetit shqiptar.
Kongresi i Manastirit u hap më 14 nëntor dhe zgjati deri më 22 nëntor të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë, nga 26 qytete.
Në Kongres është miratuar vendimi që të pranohet alfabeti latin me ndryshime të shkronjave të përshtatura me veçoritë e gjuhës shqipe. Në kongresin e Manastirit atëherë merrnin pjesë shumë intelektualë shqiptarë nga e tërë bota sepse qyteti ka qenë qendër konsulare dhe vend i sigurt për mbajtjen e Kongresit.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit'had Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qirjazi. E vetmja femër në kongres ka qenë Parashqevi Qiriazi, e motra e Gjergj Qiriazit, e cila publikoi edhe abetaren e parë me alfabetin e unifikuar për nevojat e shkollave. Alfabeti i miratuar në Kongresin e Manastirit sot përdoret kudo në viset shqiptare dhe në vendet ku jetojnë shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:43 pm

Plani gjashtëpikësh, bazë e mirë për veprime të mëtutjeshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka pasur bisedime të kujdesshme dhe direkte me liderët në Prishtinë rreth rikonfigurimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, dhe beson se ky plan është bazë e mirë për veprime të mëtutjeshme.
“Kemi pasur biseda shumë serioze me zyrtarët e Kosovës - të cilët nuk e kanë pranuar planin gjashtëpikësh – mirëpo, ne besojmë se ky plan është i pranueshëm dhe bazë e mirë për aksione të mëtutjeshme”, ka thënë Munter për mediat serbe.

“Dëshirojmë të potencojmë se të dy palët pajtohen se vendosja e misionit të Bashkimit Evropian do t’i kontribuojë stabilitetit për të gjithë që jetojnë atje dhe do t’i mbrojë komunitetet e pakicave. Mu për këtë, shtohet pyetja themelore – si do ta mundësojmë këtë gjë?”, ka thënë Munter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:43 pm

Shkodër: Përvjetori i operës së parë shqiptare “Mrika”

Në Shkodër, nga data 1-6 dhjetor, do të shënohet 50-vjetori i operës së parë shqiptare “Mrika”, si një nga ngjarjet kulmore të artit tonë kombëtarë. Për këtë qëllim është ndërtuar një web-page: http://www.operamrika.com, ku mund të gjenden detaje dhe të dhëna interesante mbi këtë eveniment kombëtarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:44 pm

Turqi, gjuha shqipe në programin e televizionit shtetëror

Radiotele-vizioni Shtetëror Turk përfshin gjuhën shqipe mes programeve që do të emetohen përmes internetit. Gjuha shqipe do të jetë mes 30 gjuhëve të tjera, në të cilat do të emetohen programe; gjuha angleze, arabe, boshnjake, bullgare, gjermane, gjeorgjiane, greke, kineze, persiane, rumune, ruse, serbe, kroate dhe spanjolle. TRT ka ambicie të bëhet një nga pesë qendrat më të mëdha mediatike në botë, e cila emeton programe në më shumë gjuhë së bashku me "Zërin e Amerikës", "Zërin e Rusisë", "Radion Kineze" dhe "BBC"-në./balkanweb/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:45 pm

‘Nobeli’, Akademia Suedeze: E vërteta për Kadarenë

E vërteta e refuzimit të ‘Nobelit’ për Ismail Kadarenë do të mund të mësohet vetëm pas 35 vitesh! Historia e vitit 1994, kur shkrimtari i njohur nuk arriti të merrte çmimin prestigjioz në letërsi edhe pse ishte kandidat serioz për të, është mbyllur tashmë në arkivat e Akademisë dhe nuk do të dalë prej andej deri sa të përfundojë periudha e ruajtjes së sekretit. Carola Hermelin, asistente e Komisionit të Nobelit të Akademisë Suedeze, deklaroi dje për “Gazetën Shqiptare” se të gjitha materialet e arkivës lidhur me kandidaturat për çmimin në letërsi, përfshi këtu edhe letrat që mund të jenë shkruar pro dhe kundër kandidaturës, janë konfidenciale për një periudhë 50-vjeçare. Hermelin shpjegon se e gjithë kjo është e përfshirë në rregulloren e akademisë dhe se të gjitha dokumentet do të jenë të vlefshme për publikun, por vetëm pas kësaj kohe. Historia e refuzimit të ‘Nobelit’ për shkrimtarin e njohur u rikthye në vëmendje pak ditë më parë, kur vetë Kadare deklaroi se ambasadori shqiptar në Suedi në kohën kur ai ishte kandidat për ‘Nobelin’ kishte bërë fushatë kundër dhënies së çmimit për të, duke i shkruar një sërë letrash Akademisë Suedeze. Kadare nuk ka pranuar të nxjerrë emrin e ish-ambasadorit nga goja e tij, ndërkohë që të afërmit e tij pohuan se ky është Bardhyl Kokalari, i cili ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1992-1995. Deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare ka hapur shumë debate edhe midis shkrimtarëve të tjerë. Disa thonë se nuk ka qenë Bardhyl Kokalari njeriu që ka folur kundër Kadaresë, ndërsa shkrimtarja Natasha Lako pohon të kundërtën, duke e quajtur veten dëshmitare e këtij skandali. Ish-ambasadori Bardhyl Kokalari deklaroi pak ditë më parë për “Gazetën”, se “nuk ka shkruar asnjë letër kundër Kadaresë”. “As më ka shkuar ndër mend t’i shkruaj letër Akademisë për të kundërshtuar nominimin e Kadaresë për çmimin ‘Nobel’. Në atë kohë unë kam qenë ambasador i Shqipërisë në Suedi, çka do të thotë kam qenë në funksion e në mbrojtje të shqiptarëve e jo kundër tyre, e mbi të gjitha kundër një shkrimtari si Kadareja”.
Ndërkohë, Natasha Lako, shkrimtarja dëshmitare e humbjes së çmimit ‘Nobel’ nga Ismail Kadare në 1994, i ka hedhur poshtë pretendimet e ish-ambasadorit Kokalari, se ai nuk ka ndikuar aspak te Akademia Suedeze për t’i hequr çmimin nga duart Kadaresë. “Ai është një mjeran, i mbështetur nga shumë të tjerë”, - tha Lako, në një intervistë dhënë “Gazetës”, duke dëshmuar se ambasadori dhe shumë të tjerë të nxitur prej tij i kanë dërguar letra në këtë kohë Akademisë Suedezë për të kundërshtuar çmimin ‘Nobel’ për shkrimtarin Ismail Kadare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:45 pm

Në 100 vjetorin e alfabetit, shqipja ende e diskriminuar

Tetë vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila obligon Maqedoninë të sillet si shtet multietnik, 100 vjet nga Kongresi i Manastirit, ku shqiptarët unifikuan Alfabetin e gjuhës dhe një histori e tërë bashkëjetese mes maqedonasve dhe shqiptarëve, nuk kanë mjaftuar që të flaken paragjykimet kulturore dhe gjuhësore ndaj popullatës jo shumicë. Edhe pse shqiptarët përbëjnë çerekun e popullatës së përgjithshme, shqipja jo vetëm se nuk ka përdorim zyrtar në nivel të institucioneve shtetërore, por nuk përdoret si duhet as në nivel lokal. “Shikuar në mënyrë kronologjike shqipja dhe kultura shqiptare në Maqedoni kanë qenë të diskriminuara deri vonë, mirëpo tani po tentohet që të eliminohet ky diskriminimin e, që është diçka shumë pozitive”, thotë Abdulaqim Ademi, nënkryetar i Qeverisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ademi, pranon e shqipja nuk gëzon trajtim të barabartë me gjuhën maqedonase, mirëpo, thotë se “me Ligjin e gjuhës është vënë një bazë e shëndoshë për avancimin e statusit të gjuhës shqipe”. Ky përgjithësisht ka qenë edhe konstatimi i tribunës “Dallimet gjuhësore dhe roli i pushtetit lokal në kultivimin e tolerancës”, që u mbajt, të mërkurën, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetori të Kongresit të Alfabetit. Sipas profesorit Zoran Shapuriq, është shumë e rëndësishëm që paragjykimet të eliminohen, në të gjitha instancat, nëse dëshirojmë integrimin në strukturat euroatlantike. “Tek të gjithë ekzistojë paragjykime, të cilat duhet të tejkalohen sepse përgatitemi të shkojmë drejt integrimeve euroatlantike, ku respektohet multikulturalizmi”, tha Shapuriç. Viteve të fundit, sipas tij, është bërë një përparim i dukshëm, mirëpo ka edhe shumë për të bërë sa i takon tolerancës multikuklturore. Për rastet si Shkupi, Dollneni, Krusheva, apo ndonjë komunë tjetër, ku gjuha shqipe nuk përdoret në asnjë formë, nënkryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëadministrimit Lokal (BNJVL), Nevzat Bejta, thotë se nuk mjafton vetëm presioni i BNJVL-së. “Presioni duhet të bëhet nga Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese” pohon ai. Bejta, më tej thotë se “ka ca kryetarë, që ende nuk e kanë çliruar veten nga shovinizmi dhe nacionalizmi, sikurse është kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski apo disa të tjerë, të cilët jo vetëm që nuk u shërbejnë kërkesave të qytetarëve por e shkelin edhe Kushtetutën”. Është koha e fundit kur në Maqedoni duhet të hapë një debat të mirëfilltë intelektual dhe politik. “Vetëm nëse mësohemi që dallimet e njëri tjetrit ti shohim si vlerë, apo përparësi dhe jo si hendikep, vetëm atëherë mund të themi se jemi një shtet multietnik, i barabartë për të gjithë”, vlerëson Rizvan Sueljamni, drejtori i Institutit për Studime Politike dhe Interkulturore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:46 pm

Tetova 20 orë pa rrymë, terri sërish kërcënohet

Pas 20 orëve të kaluara në terr Tetova dhe rrethina e saj të mërkurën pas orës 12 ka filluar të furnizohet me energji elektrike, ndërsa momentalisht i tërë rajoni ka furnizim normal me rrymë. Këtë informacion e kanë vërtetuar edhe në SHA “Mepso”, prej ku informuan se pas 14 orësh punë të pandërprerë, është vënë në funksionom largpërçuesi 110 kilovoltësh Pollog-Tetovë. Rënia e dy largpërçuesve 110 kilovoltësh të kompanisë shtetërore “Mepso”, ishte shkaku që la tërë Tetovën dhe rrethinën pa energji elektrike plotë 20 orë. Qytetarët e Tetovës dhe rrethinës thonë se prej të martën në mbrëmje, diku kah ora 19:00 kanë mbetur pa rrymë. Ata thonë se është paralizuar çdo gjë, meqë nuk kanë pritur dhe nuk mbajnë mend se ndonjëherë ka pasur ndërprerje të rrymës kaq gjatë. Nga vetëqeverisja lokale sqaruan se qytetarët nuk kanë paraqitur dëme nga ndërprerja e rrymës. Situata është mbajtur nën kontroll falë edhe policisë e cila përforcoi patrullat e saj gjatë natës me qëllim që të mos vjen deri te plaçkitjet.
Nga EVN paralajmëruan se pa funksionimin e plotë të këtij trafostacioni, Tetovës i kanosen probleme serioze në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Për ndërprerjen e rrymës ndikoi edhe koha e keqe dhe reshjet e borës që të martën në mbrëmje përfshinë pjesë të rajonit të Pollogut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 8:47 pm

Fazli Veliu në Prishtinë kundërshton 6 pikëshin e OKB-së

Fazli Veliu kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoni dhe njëherësh deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka marrë pjesë në protestat e së mërkurës në Prishtinë, që ishin të organizuara kundër planit gjashtë pikësh të OKB-së lidhur me shtrirjen e Eulex-it që cënon integritetin territorial të Kosovës. “Jam prekur thellë nga normat juridike të statusit të Kosovës dhe tendecat e mëdha për të shkatërruar qenien shqiptare dhe për të shkatërruar edhe njëherë trojet shqiptare”, deklaroi për “Lajm”, Fazli Veliu.
Ai tha se çdo javë merr pjesë në ngjarjet e Kosovës që kanë të bëjnë për çështjen kombëtare si për të rinjtë që kanë rënë ashtu edhe për ngjarjet tjera.
Veliu tha se këto protesta janë të arsyeshme sepse nuk kanë qenë kundër institucioneve vendore por kundër vendimit të OKB-së që jo vetëm e mohojnë pavarësinë e Kosovës por e ndajnë në veri pjesën e saj me shtrirjen e “Eulex”-it.
“Këto gajshtë pika e rrezikojnë kombin shqiptar dhe trojet shqiptare sepse kanë të bëjnë me kthimin e forcës serbe në Veri të Kosovës e cila rrezikon mandej edhe Preshevën dhe gjithë pjesën e shëndoshë të Kosovës”, theksoi Veliu.
Të mërkurën dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës i thanë JO planit gjashtëpikësh të propozuar nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, në një demonstratë të organizuar të mërkurën në Prishtinë nga dhjetëra organizata dhe lëvizje të ndryshme joqeveritare. Nën moton “Ta mbrojmë sovranitetin”, demonstruesit kanë përshkruar një rrugë prej Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në shenjë reflektimi për vetëdijen e popullit, deri te Kuvendi i Kosovës që tregon institucionet legjitime të vendit, për t’u ndalur në fund te ndërtesa e UNMIK-ut.
Demonstruesve u janë drejtuar, Xhavit Jashari, në emër të shoqatave të dala nga lufta, Alban Bokshi nga organizata “Çohu” dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ata kanë potencuar se detyrë e institucioneve është të mbrojnë Kushtetutën e vendit, ndërsa pranimi i planit gjashtëpikësh do të shndërronte pavarësinë e Kosovë në farsë, sepse nëpërmjet këtij plani Serbia po tenton të rikthehet në Kosovë.
Ndryshe, protesta vjen në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6 pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Plani është hedhur poshtë nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët kanë mbetur të hapur për bisedime, pas paraqitjes së dokumentit të tyre prej katër pikash
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Thu Nov 20, 2008 9:00 pm

Lëshohen në përdorim 25 mijë pulla postale me motive nga Kongresi i Manastirit

Ato janë punuar nga Posta e Maqedonisë në bashkëpunim me katedrën e gjuhës shqipe pranë Universitetit të Shkupit.

“Kjo pullë postale, jam i bindur thellë se do të një dhuratë jo vetëm për filatelinë vendore dhe atë botërore, por është diç më tepër dhe më sublime dhe atë duhet kuptuar në kontestin konkret, më shumë si një metaforë për të gjithë krijuesit e vlerave kulturore dhe shpirtërore”, tha Ejup Rustemi – drejtor i Postave të Maqedonisë..
“Kongresi i Manastirit është një përpjekje vigane për ta ruajtur dhe për ta afirmuar identitetin kombëtarë”, nënvizoi prof.dr. Avzi Mustafa.
Edhe pse kanë kaluar 100 vjet nga unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe akoma ekzistojnë dallime gjuhësore dhe paragjykime në shoqërinë tonë. Në një tribunë të organizuar nga Instituti për studime politike u apelua që të punohet në tejkalimin e këtyre dallimeve si në pushtetin vendor ashtu edhe nëpër shkolla.
“32 komuna janë me mbi 20% popullatë të përzier, që nënkupton se në këto vende ekziston mundësi reale që të fillojë komunikimi dhe të kultivohen dallimet gjuhësore”, deklaroi Rizvan Sulejmani – drejtor i Institutit për Studime Politike.
“Mendoj se në 5 apo 6 vitet e fundit toleranca gjuhësore ngadalë po zhvillohet, por konsideroj se ka akoma hapësirë për zhvillimin e kësaj tolerance”, u shpreh Zoran Shapuriq – professor universitar.
“Pas miratimit të ligjit nga ana e Parlamentit unë mendoj se është krijuar një bazë e mirë për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni”, tha Abdylhaqim Ademi – zëvendëskryeministër.
Në kuadër të evenimenteve të shumta shkencore 15 të rinj janë nisur në këmbë për të mbërritur pikërisht nesër në Manastir parë të marrë pjesë në përurimin e Shtëpisë së Alfabetit në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gazeta LAJM   Today at 2:49 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gazeta LAJM
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Shtypi :: Gazeta Ditore-
Kërce tek: