PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Lajme nga sporti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sat Nov 22, 2008 1:09 am

Schuster qesh me kritikat e gazetave


Schuster qesh me kritikat e gazetave
Mediat flasin perdite per situaten negative qe po kalon Real Madrid, por gjermani nuk do t’ia dije, madje e kalon me te qeshur kete situate.

Bernd Schuster nuk ndihet aspak i shqetesuar edhe pse Real Madrid po kalon momente shume te veshtira dhe ndeshja e radhes me Recreativo Huelva-n eshte nje test vendimtar per te.

Mediat flasin perdite rreth kesaj ceshtje, por gjermani nuk do t’ia dije, madje e kalon me te qeshur kete situate. “Nese keshtu flasin vetem mediat per mua nuk ka problem, por problem do ishte nese keq do ta mendonte edhe klubi. Me miqte e mi qeshim me lajmet qe lexojme neper gazeta”, shprehet tekniku i skuadres kampione.

Me tej, ai flet per ceshtjen e shumeperfolur te largimit per shkak te rezultateve jo te mira te arritura gjate javeve te fundit. “Nuk kam menduar asnjehere se do largohem pasi nuk ka motiv per kete gje. Mendoj se kam besimin e plote te klubit dhe kjo eshte e mjaftueshme per te vazhduar punen i qete”, perfundon Schuster.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:20 am

Bayern, Podolski-Klinsmann, deklarata kundershtuese




Sulmuesi
nga Kelni ka deklaruar ne nje interviste per gazeten “Bild” se deshiron
te largohet nga Bavaria ne mesin e ketij sezoni por Klinsmann nuk e
mendon keshtu.

Lukas Podolski
eshte kthyer ne nje ceshtje urgjente per kampionet e Gjermanise, Bayern
Munich. Sulmuesi nga Kelni ka deklaruar ne nje interviste per gazeten
“Bild” se deshiron te largohet nga Barvaria ne mesin e ketij sezoni per
te gjetur nje skuader me me shume hapesira ne sulm, por trajneri
Klinsmann mendon ndryshe. “Dua ta perballoj kete sezon te
Bundesliges me kater sulmues dhe nje prej tyre eshte Lukas Podolski”,
ka thene me ton te qarte trajneri i Bayern, duke e tensionuar edhe me
shume situaten ne kampin bavarez. Pas europianit 2008 ku
Podolski luajti si titullar me kombetaren e Gjermanise dhe shenoi disa
gola, ai kerkoi qe Bayern Munich ta transferonte ne nje skuader tjeter,
pasi dyshja Toni-Klose nuk ka lene asnje mundesi qe ai te zbrese ne
fushe nga minuta e pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:20 am

Juventus, oferte konkrete per Schweinsteiger




Sipas
shtypit gjerman, administratori i deleguar bardhezi, Alessio Secco i ka
bere me dije agjentit te lojtarit se ne Torino ai mund te fitoje 3.5
milione euro ne sezon.

Bastian
Schweinsteiger duket se e ka zgjedhur rrugen e tij per te ardhmen.
Sipas te dhenave te fundit, Juventus eshte afruar edhe me shume me
mesfushorin gjerman, kontrata e te cilit me Bayern Munich skadon ne
fund te sezonit. Sipas shtypit gjerman, administratori i
deleguar bardhezi, Alessio Secco i ka bere me dije agjentit te lojtarit
se ne Torino ai mund te fitoje 3.5 milione euro ne sezon. Lojtari
gjerman qe konsiderohet si pasardhesi i Pavel Nedved, pelqehet shume ne
ambientin juventin pasi edhe mosha e tij 24 vjecare premton te ardhme. Gjate
muajve te veres Juventus tregoi interes per lojtarin por aim und te
shkeputej nga Bayern per 15 milione euro, ndersa ne muajin janar
Schweinsteiger mund te nise bisedimet me bardhezinjte pa u shqetesuar
nga askush, pasi kontrata me klubin aktual skadon ne qershor 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:21 am

Cana: Olimpik Marseja, shtëpia ime




Lorik Cana analizon të ardhmen e tij dhe atë të Olimpik Marsejës.
I
pyetur për aventurën 3-vjeçare te klubi i mirënjohur francez (pas
transferimit në vitin 2005), mesfushori shqiptar flet pozitivisht:
“Kemi kaluar momente pozitive dhe negative. Tashmë jemi një skuadër më
e qëndrueshme, më të sigurt në forcën tonë”. Rreth transferimit
të mundshëm në merkaton e verës, kapiteni i marsejezëve deklaron se
largohet vetëm për një aventurë jashtë Ligës 1. “Olimpiku i
Marsejës do të mbetet gjithmonë klubi im, shtëpia ime dhe nuk e mendoj
veten duke luajtur për asnjë skuadër tjetër në Francë, pohoi
25-vjeçari. Pasi kam luajtur këtu, mund të them se kam veshur fanellat
e klubeve më të rëndësishme (së bashku me atë të PSG-së) dhe mund të
largohem vetëm jashtë Ligës 1. Gjithsesi, nuk e di se kur do të ndodhë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:22 am

Barcelona, Messi rikthehet ne skuader




Argjentinasi
qe mungoi diten e djeshme, do te jete i gatshem per Bepe Guardiolen ne
ndeshjen e se merkures per Champions League kunder Sportingut te
Lisbones.

Barazimi 1-1 me Getafen
vuri ne dukje shume qarte se Barcelona pas Lionel Messi-n nuk mund te
shkoje me shume se nje barazim edhe pse perballe kishte nje skuader
modeste dhe luante ne “Camp Nou”. Argjentinasi qe mundgoi diten
e djeshme, do te jete i gatshem per Bepe Guardiolen ne ndeshjen e se
merkures per Champions League kunder Sportingut te Lisbones. Stafi
mjekesor “blougrana” ka bere me dije se Messi mund te luaje ne ndeshjen
e mesajaves pasi ai e ka kaluar demtimin ne kembe. Lista e
lojtareve te thirrur per ndeshjen e transfertes ne Portugali, vijon si
me poshte; Valdes, Pinto, Dani Alves, Víctor Senchez, Pique, Marquez,
Caceres, Sylvinho, Keita, Xavi, Gudjohnsen, Busquets, Hleb, Bojan,
Messi, Henry, Pedro dhe Eto'o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:23 am

Arsenal, Wenger rikthen ne skuader William Gallas



Edhe
pse tekniku do ta grumbulloje ne ndeshjet e ardhshme, Gallas nuk mund
te mbaje me shiritin e kapitenit qe i ka kaluar te riut Fabregas.

Arsene
Wenger e ka falur lojtarin e tij, William Gallas, te cilin e la jashte
ndeshjes kunder Manchester City per shkak te deklaratave te francezit
kunder shokeve te ekipit. Edhe pse tekniku do ta grumbulloje ne
ndeshjet e ardhshme, Gallas nuk mund te mbaje me shiritin e kapitenit
qe i ka kaluar te riut Fabregas. Gallas do jete i gatshem per skuadren
qe ne ndeshjen e dites se neserme per Champions League kunder Dinamos
se Kievit. “Nuk jemi shume kurajoze ne ndeshje dhe une besoj se
duhet te jemi si ushtare. Te jesh kampion do te thote te luftosh cdo
jave dhe te mos dorezohesh asnjehere. Nuk eshte e mundur te fyesh nje
shok skuadre gjate ndeshjes. Dua te mbrohem pa permendur emra por nuk
eshte e udhes qe te rinjte te bejne komente te tilla”, theksoi
mesfushori 31 vjecar ne prag te ndeshjes kunder Manchester City-t. Menjehere
pas kesaj deklarate, Wenger e la ne tribune lojtarin francez, por
humbja ndaj City-t duket se ka nxjerre ne pah boshlleqet e mesfushes se
“Topcinjve”, duke detyruar Wenger te beje nje hap pas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:24 am

Behrami shënon, Zola lehtësohet




Valon Behrami i jep pak frymëmarrje trajnerit Xhanfranko Zola.
Mesfushori
kosovar, me pasaportë zvicerane, shënoi golin e fitores 1-0, që skuadra
e tij arriti në fushën e vështirë të Sandërlendit. Behrami, i
cili ka qenë padyshim një prej lojtarëve më të mirë në fushë, ka
përshëndetur rrjetën në minutën e 20-të të takimit. 23-vjeçari ka pasur
edhe një tjetër mundësi mjaft të mirë shënimi në fund të pjesës së
parë, por, edhe pse ishte i vetëm përpara portës së boshatisur, ai
goditi traversën. Me këto tri pikë, Uest Hemi shkëputet disi nga
“zona e ftohtë” dhe tashmë renditet në vendin e 13-të. Me triumfin
përballë Sandërlendit të Roi Kin, tekniku Zola shpëton postin në
drejtim të Uest Hemit. Pozitat e tij ishin mjaft të lëkundura, pasi ky
është trepikëshi i parë në tetë javët e fundit të Premiershipit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 1:35 am

Bogdani, 90 minuta në humbjen e Kievos




Pas shumë javëve mungesë, Erjon Bogdani duket plotësisht i rikuperuar.
Sulmuesi
i Kombëtares shqiptare ka luajtur si titullar në ndeshjen ku Kievo
humbi 2-0 në fushën e saj me Sienën. Edhe pse ishte në dyshim deri në
momentin e fundit, ai u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutave, por nuk
ka mundur të bëjë asgjë për të evituar humbjen e radhës së veronezëve.
Në minutën e 60-të, Bogdani kishte rastin të zhbllokonte rezultatin,
por në gjuajtjen e tij, portieri mik, Kurçi, reagoi në mënyrë të
jashtëzakonshme. Dy golat e fitores për Sienën u shënuan me penallti
nga Galopa në të 82-ën dhe Makarone në të 88-ën. Paraqitja e
31-vjeçarit u vlerësua me notën 5 nga mediat italiane, ku, pavarësisht
shpirtit të zakonshëm luftarak, ai ishte pothuajse gjatë gjithë
ndeshjes shumë i veçuar nga skuadra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 25, 2008 2:56 am

Barrikelo: Ferrari me kercenoi per parakalimin


Kane kaluar 6 vjet nga ai parakalim dhe Rubens Barrikelo, i cili tashme garon per skuadren Honda, ka vendosur te rrefeje komunikimin me drejtuesit e Ferrarit, 8 xhiro perpara perfundimit te asaj gare.

Ka mbetur ne histori parakalimi qe i ka bere Majkell Shumaker, Rubens Barrikelos ne cmimin e madh te Austrise te vitit 2002. Ne fakt ka qene nje dhurim i fitores nga ana e brazilianit i cili mori urdher nga drejtuesit e skuadres per t’i lene fitoren shokut te skuadres i cili ishte dhe pretendent per titullin.

Kane kaluar 6 vjet nga ai parakalim dhe Rubens Barrikelo, i cili tashme garon per skuadren Honda, ka vendosur te rrefeje komunikimin me drejtuesit e Ferrarit, 8 xhiro perpara perfundimit te asaj gare.

“Isha gjate gjithe gares ne krye dhe perpara Majkellit, por drejtuesit e Ferrarit me thane se ishte e rendesishme per skuadren qe t’i hapja rrugen Shumit dhe t’i dhuroja fitoren. Si fillim nuk u binda por me kalimin e xhirove kjo kerkese filloje te behej me tone me te ashpra, deri kur ne kthesen e parafundit kur po arrija finishin me thane se po te mos i hapja rrugen do te me rishikonin kontraten, pra do te me largonin. Keshtu vendosa qe te ndaloj dhe te zbatoja urdhrin me mire se te largohesha per ne shtepi”, rrefehet Barrikelo, i cili vazhdon te garoje ne Formulen 1 si piloti i Hondas, nderkohe qe Majkell Shumaker u largua nga ky sport ne fund te vitit 2006.

Pas atij parakalimi qe ndodhi ne garen e Austrise mes dy piloteve te Ferrarit, Federata Nderkombetare e Automobilizmit vendosi te ndaloje me rregullore urdhrat e skuadres ndaj piloteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Thu Dec 04, 2008 11:05 pm

Beckham synon Kampionatin botëror

David Beckham ka pranuar se do ti bashkohet Milanit në përpjekje të vazhdon karrierën e tij me Kombëtaren e Anglisë. Beckham do të huazohet për dy muaj në Milan nga LA Galaxy gjatë afatit kalimtar të janarit. “Jam i nderuar dhe privilegjuar që kam bërë 107 paraqitje me Anglinë. Mendoj se është me rëndësi të luaj mirë në çdo ndeshje dhe të mbaj lart formën fizike. Kjo është njëra prej arsyeve pse do të shkoj në Milan për disa muaj” deklaroi Beckham i cili do të kthehet përsëri në Galaxy pas fillimit të sezonit në MLS.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Thu Dec 04, 2008 11:06 pm

Fabregas adhuron Milanin

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka pranuar adhurimin e tij ndaj Milanit. Edhe pse insiston se është i lumtur në Arsenal, nëse ndonjëherë do të largohet drejt Italisë, ai thekson se Milan do të jetë destinacion i preferuar i tij. “Milan është ekipi që ka lojën më të mirë. Nëse ndonjëherë do të vij në Itali, zgjedhja ime e parë do të jetë Milan. Inter, Juventus dhe Roma janë ekipe të forta por janë të varura nga yjet e tyre” deklaroi Fabregas të enjten për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Thu Dec 04, 2008 11:06 pm

Fabregas adhuron Milanin

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka pranuar adhurimin e tij ndaj Milanit. Edhe pse insiston se është i lumtur në Arsenal, nëse ndonjëherë do të largohet drejt Italisë, ai thekson se Milan do të jetë destinacion i preferuar i tij. “Milan është ekipi që ka lojën më të mirë. Nëse ndonjëherë do të vij në Itali, zgjedhja ime e parë do të jetë Milan. Inter, Juventus dhe Roma janë ekipe të forta por janë të varura nga yjet e tyre” deklaroi Fabregas të enjten për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Thu Dec 04, 2008 11:06 pm

Lakers ndalet në Indiana

Portland e ka rreshtuar fitoren e pestë radhazi, duke e mposhtur New Yorkun, i cili nuk mundi të bënte asgjë kundër sulmeve të nxehta të Blazers. Lakers, edhe pse ishin në avantazh prej 15 pikësh, dolën kokulur nga përballja me Indianan, e cila iu falënderua 32 pikëve të Granger. Ndërsa, humbje në shtëpi pësuan Spurs e Nets.



New York-Portland 97-104


New York: Duhon 23

Portland: Roy 23



San Antonio-Detroit 77-89

San Antonio: Duncan 23

Detroit: Wallace 19



Indiana-L.A. Lakers 118-117

Indiana: Granger 32

L.A. Lakers: Bryant 28



New Jersey-Washington 88-108

New Jersey: Harris 18

Washington: Jamison 22



Chicago-Philadelphia 95-103

Chicago: Rose 24

Philadelphia: Miller 28



Dallas-L.A. Clippers 100-98

Dallas: Nowitzki 29

L.A. Clippers: Randolph 27



Sacramento-Utah 94-99

Sacramento: Martin 22

Utah: Korver 15
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:55 am

Rossi motivohet nga interesimi

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi ka pranuar se i pëlqen fakti që kërkohet nga shumë klube të mëdha, por është i vendosur t’i ndihmojë ekipit spanjoll të arrijë rezultate sa më të mira këtë sezon. Reprezentuesi italian spekulohet se kërkohet nga Juventus, por edhe nga Roma.

“Është diçka që ju motivon. Është kënaqësi të kërkoheni nga ekipe të mëdha, por asgjë më tepër. Nuk dua të shqetësohem nga kjo sepse është me rëndësi të përqendrohem te Villarreal dhe ndeshjet e ardhshme që na presin”, deklaroi Rossi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:55 am

Ferdinand planifikon pensionin

Rio Ferdinand ka theksuar se mund të pensionohet nga futbolli, pas skadimit të kontratës aktuale në Manchester United. Mbrojtësi anglez erdhi në Old Trafford në vitin 2002 nga Leeds dhe në muajin maj nënshkroi kontratë të re deri më 2012. Ai pranon se mund t’i jep fund karrierës si futbollist pas skadimit të kësaj marrëveshjeje.

“Do të jem 34 vjeç dhe, të jem i sinqertë, duhet të jem shumë me fat nga lëndimet dhe të mbaj veten në formë të lartë nëse dua të vazhdoj edhe më gjatë. Por, do të jem i lumtur nëse luaj deri atëherë”, deklaroi ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:55 am

Roben: Ndoshta kam konsumuar ushqim të gabuar

Futbollisti holandez i Real Madridit, Arjen Roben edhe më tej është në pritje të kthimit në fushën e gjelbër, pas atij lëndimi që ka pësuar në nëngjurin e djathtë. Roben ndeshjen e fundit e ka zhvilluar me Realin më 15 nëntor, kur Reali pësoi humbje ndaj Valadolidit (1:0).
Në fakt, ai gjatë tërë këtij edicioni ka luajtur vetëm 8 ndeshje. "Lëndimet të cilat i kam janë mister edhe për vetë mua", ka thënë Roben, i cili si mjek personal ka kinezin e natyralizuar, Tshe La Ling. Ky i fundit para dy javësh ka kritikuar ashpër stafin mjekësor të Realit: "Ata mjekë janë diletantë. Ata nuk i kanë dhënë Robenit ushqimin e duhur. Tash jemi duke punuar në këtë drejtim, që t'i japim ushqim tjetër prej asaj që ka konsumuar deri tash", ka theksuar La Ling. Edhe vetë holandezi Roben ka pranuar se ka konsumuar ushqim jo të përshtatshëm. "Është e vërtet. Me vite të tëra kam konsumuar pica, hamburgera dhe gjëra tjera të tilla, por tash nuk e praktikoj një gjë të tillë. Nuk i konsumoj as brumërat dhe as patatinat. E pranoj se ndoshta kjo ka qenë arsye që jo gjithherë kam qenë maksimalisht i përgatitur për lojë dhe njëherësh e kam shtuar rrezikun për lëndim. Mjekët e Realit? Ata nuk janë për asgjë fajtorë", ka nënvizuar Roben.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:56 am

Riberi futbollisti më i mirë i Francës

Në anketën e organizuar nga revista prestigjioze franceze, "France Football", janë shpallur më të mirët e futbollit francez. Epitetin e futbollistit më të mirë edhe sivjet e ka fituar mesfushori i Bajernit, Frank Riberi.
Ndërkohë, trajneri më i mirë është shpallur strategu i Arsenalit, Arsen Venger.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:57 am

Xherard: Do të bëhem edhe portier, nëse Rafa e kërkon një gjë të tillë

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, shpesh është ankuar për shkak se trajneri Rafael Benitez e shfrytëzon në shumë role në fushën e gjelbër. Megjithatë, tashmë Xherard ka ndryshuar mendimin.
"Më herët më ka brengosur ndërrimi i shpeshtë i roleve, ngase isha egoist dhe dëshiroja që në çdo ndeshje të luaja në rolin tim të preferuar. Por tash e kam kuptuar se detyra ime është ta ndihmoj skuadrën dhe nuk ka vend për egoizëm. Do të luaj në çdo rol, në të cilin trajneri mendon se jam i dobishëm", ka pohuar kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard. "Më së shumti dëshiroj të luaj prapa Torresit, ngase ai vazhdimisht shkakton rrëmujë të madhe në mbrojtjen rivale dhe kjo më krijon hapësirë më të madhe. Edicioni i kaluar ishte më i lehtë për mua nga të gjithë, ngase shënova 21 gola, pikërisht duke iu falënderuar Fernandos", ka shtuar Xherard.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:57 am

Galiani: Shpresoj, por nuk besoj se Bekami do të qëndroj me ne

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, shpreson dhe pret që Dejvid Bekami të dashurohet në klubin e tij dhe që qëndroj më gjatë se sa është arritur marrëveshja për tre muaj. Futbollisti anglez do të përforcojë radhët e Milanit gjatë kohës sa do të pushojë kampionati amerikan (MLS), ku garat e edicionit të ri fillojnë më 19 mars.
"Problemi qëndron tek kontratat e shumta të tij, por unë shpresoj se ai do të dashurohet në klubin tonë dhe ndjenjat do të mbizotërojnë dhe ai do ta shpreh dëshirën për të qëndruar më gjatë. Megjithatë, momentalisht është vështirë të pritet një gjë e tillë, ngase kam parë kontratat e tij dhe ato janë të hatashme", ka theksuar Galiani. Bekami pritet t'i bashkohet Milanin më 20 dhjetor, kur do t'i nënshtrohet testit mjekësor dhe do të mbajë konferencë me media. Një ditë më vonë ai do të shikojë ndeshjen kundër Udinezes, kurse pas një jave pushimi, ai bashkë me skuadrën kuqezi do të udhëtojë në kampin stërvitor në Dubai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:57 am

Cana brengoset nga mungesa e Niang

Kapiteni i Marseilles, Lorik Caka ka parashikuar probleme të mëdha për ekipin gjatë gjashtë javëve të mungesës së sulmuesit Mamadou Niang. Reprezentuesi i Senegalit do të qëndrojë jashtë fushës deri pas Vitit të Ri, për shkak të një lëndimi në këmbë gjatë fitores 2-1 ndaj Nice të shtunën.

Pas largimit të Djibril Cisse në Sunderland gjatë verës, Niang është sulmuesi i vetëm kualitativ në ekipin e Marseille. Baky Kone nuk është lider në repartin ofensiv dhe zakonisht aktivizohet në krah, ndërsa sulmuesi i ri, Mamadou Samassa ende nuk ka treguar aftësitë e tij në shkallën e lartë. Cana frikësohet nga më e keqja.

“Marseille është ekip krejtësisht tjetër kur është ose mungon Mamadou. Dhe për momentin nuk mund ta zëvendësojmë. Nuk e kemi askënd që mund të luajë në pozitën e tij. Mamadou ka fuqi dhe shpejtësi. Ai mund të kthehet në mbrojtje e më pas të vrapojë deri në krahun tjetër të fushës. Ndërsa Samassa nuk ka ende besimin e nevojshëm. Andaj do të jetë problem i madh”, tha Cana për mediat franceze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:57 am

Ronaldinho ndryshoi sistemin

Milan ka vështirësi të adaptohet me ndryshimet taktike të bëra posaçërisht nga ardhja e Ronaldinhos, ka thënë bashkëkombësi i tij brazilian Leite Kaka. Ronaldinho iu bashkua Rossonerëve në fillim të sezonit nga Barcelona dhe deri më tani shënoi shtatë gola në Serie A. Mirëpo, para fitores së ngushtë 1-0 të dielën ndaj Catanias, Milan kaloi katër ndeshje pa fitore në të gjitha garat dhe Kaka nuk ka shkëlqyer në sulm për dallim nga sezonet e kaluara, për shkak se ishte kërkuar të kthehet më prapa.

“Ronaldinho është përshtatur shumë mirë dhe ka dhënë ndihmë të madhe, por më parë ishim mësuar të luajmë me lëvizje automatike të ndërtuara me vite”, tha Kaka për Gazzetta dello Sport. “Ne luajmë së bashku në ekipin kombëtar, por nuk është njësoj. Është çështje e kuptimit, që mungon sado pak”, shtoi ai.

Kaka më parë kishte thënë se është dashur të “sakrifikojë veten” për ekipin. “Jam duke u munduar të adaptohem faktikisht sepse shpeshherë mbetem shumë afër mesfushorëve. Më pëlqen të luaj afër sulmuesve”, u shpreh ai. Por, trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka thënë se tifozët e Milanit nuk kanë për çka të brengosen. “Milan është ende i bazuar në Kakan, nuk shoh probleme. Këtë sezon luan më prapa dhe kjo është arsyeja pse ka shënuar më pak gola. Por, ai bën atë që kërkoj prej tij dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij”, deklaroi Ancelotti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Wed Dec 10, 2008 1:58 am

Ndeshje jetësore për Beqajn

Anorthosis vetëm me fitore mund ta sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Arjan Beqaj thotë se ekipi i tij nuk trembet nga atmosfera që e pret në Athinë, derisa ndeshjen me Panathinaikosin e vlerëson si jetësore.
Nga Express më 09.12.2008
Skuadrën e portierit kosovar Arjan Beqaj, Anorthosis, e pret një udhëtim i vështirë në kuadër të ndeshjes së fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ekipi qipriot në Athinë do të përballët me skuadrën greke Panathinaikos. Ky takim do të jetë shumë interesant, pasi të dy ekipet do të luftojnë për një vend, i cili çon në fazën eliminatore të ligës më prestigjioze evropiane.

Prizrenasi ka udhëtuar në Athinë me ekipin e tij, mirëpo ende nuk është e sigurt nëse do të mund t’i ndihmojë Anorthosisit, pasi, ende vuan nga lëndimi i pësuar në ndeshje kundër Interit.

Pavarësisht se a do të jetë në portë apo jo, Arjan Beqaj u ka thënë mediave greke se ekipi i tij nuk brengoset fare nga atmosfera që e pret në stadiumin olimpik të Athinës.

“Tifozët nuk luajnë futboll, por futbollistët. Jemi mësuar me atmosfera të tilla dhe nuk duhet ta humbin përqendrimin. Kemi futbollistë me përvojë të madhe dhe gjeja e fundit që na brengos është atmosfera që na pret”, ka thënë Beqaj në një intervistë për ueb sajtin sportet.gr.

Portieri i Kombëtares shqiptare sfidën e së martës e ka vlerësuar si një rast jetësor për ekipin e tij.

“Është ndeshje me rëndësi për të gjithë ne. Jemi të bindur se do ta japim maksimumin. Është një rast jetësor që normalisht e ka vështirësinë e vet,” ka thënë Beqaj, i cili mungoi për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër ekipit gjerman Werder Bremen, që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.


Në këtë përballje grekëve u konvenon edhe barazimi për të vazhduar garën, derisa qipriotëve vetëm fitorja mund t’u kryejë punë.

Mirëpo, kampioni i Qipros mund të mbesë edhe pa asgjë. Ata mund të përfundojë në pozitën e katërt në Grupin B, nëse humbin nga grekët dhe nëse Werder Bremen në shtëpi mposht Interin.

Aktualisht, Inter është lider në Grupin B me 8 pikë dhe tanimë ka siguruar kualifikimin, ndërsa Panathinaikos është në vendin e dytë me 7 pikë. Anorthosis është në pozitën e tretë me 6 pikë të mbledhura, kurse Werder Bremen i fundit me vetëm 4 pikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Today at 5:29 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga sporti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: SPORTI :: Lajme nga sporti-
Kërce tek: