PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Lajme nga sporti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Gressa
VIP
VIP


Numri i postimeve : 416
Age : 25
Vendbanimi : Tetove
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 14, 2008 11:44 pm

Cana: Do kisha shkuar te Bayerni


Ndeshjen e
Shqipërisë në Braga kundër Portugalisë e kanë përcjellë përfaqësuesit e
skuadrave të mëdha evropiane, ata të Bayern Munich, Arsenal, Manchester
City dhe Everton, për të ndjekur nga afër yllin e Marseille, Lorik Cana.
Cana,
përveçse ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobishme për Kombëtaren, ai
ka siguruar edhe simpatinë e vëzhguesve nga klubet e mëdha evropiane.
Ndërkohë, mesfushori kosovar është shprehur i gatshëm për t’u
transferuar të gjigantët bavarezë të Bayern Munichut.

“Është e vërtetë që gjatë ndeshjes Portugali-Shqipëri më kanë vëzhguar
njerëz të dërguar nga klubet e Bayern Munich, Arsenal, Manchester City
dhe Everton”.

“Personalisht, nëse do të kishte diçka konkrete, te Bayern Munich do të
shkoja me gjithë qejf. Klubi gjerman është një emër i madh në futbollin
evropian, por megjithatë, në këtë moment nuk jam duke e menduar shumë
problemin e transferimit”, është cituar Cana nga “Sporti Shqiptar”.

Mesfushori ka shprehur edhe përkushtimin e tij ndaj Olimpique
Marseille, ku është edhe kapiten, duke thënë se shpreson të shpallet
kampion dhe të shkoje sa më larg që mundet në Ligën e Kampionëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sat Nov 15, 2008 8:03 pm

Zarate kërkon tri pikë ndaj Romës


Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, është i gatshëm për derbin e parë të tij romak, ndeshjen e tё dielёs kundër rivalit më të hidhur, Romës.

Zarate ka qenë një përforcim i madh për Lazion këtë sezon, dhe ishte ndër lojtarët kyç që i dhanë një fillim të mbarë të sezonit Lazios.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne këtë sezon dhe do të futemi në këtë ndeshje maksimalisht të përgatitur. Dëshirojmë tre pikё të dielën, dhe sigurisht se do të ishte mrekulli nëse shënoj”, ka thënë sulmuesi argjentinas.

“Gjithmonë kam thënë se ne mund ta fitojmë skudeton dhe mendimi im rreth kësaj nuk ka ndryshuar”, ka përfunduar Zarate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sat Nov 15, 2008 8:04 pm

Murray eliminon Federerin nga Masters Cup


Britaniku Andy Murray ka eliminuar Roger Federerin nga turneu Masters Cup në Shangai, pas rikthimit në dy setet e fundit, duke e mposhtur me rezultat 4-6, 7-6, 7-5.

Humbja e Federer do të thotë se francezi Gilles Simon tash do të mbajë vendin e dytë në tabelë dhe do t’i bashkohet Murrayt në kualifikimet e Grupit të Kuq për në gjysmëfinale të këtij turneu, duke lënë jashtë zviceranin.

Numri tre i tenisit, serbi Novak Djokovic, dhe rusi Nikolay Davydenko ,janë dy gjysmëfinalistët tjerë, të cilët u rreshtuan në dy pozitat e para në Grupin e Artë.

Murray, i cili kryeson në Grupin e Kuq, do të përballet me Davydenkon në gjysmëfinalen e sotme, derisa Djokovic do të përballet me Simon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sat Nov 15, 2008 8:04 pm

NBA: Iverson i jep fund fitoreve të LA Lakers


Allen Iverson ka shënuar 25 pikë për të udhëhequr Detroit Pistons drejt fitores prej 106-95 në udhëtim tek ekipi i pamposhtur këtë sezon në NBA, Los Angeles Lakers.

Iverson i cili iu bashkua Pistons-ave nga Denveri gjatë javës së kaluar, ishte ndër pesë lojtarët e Detroit që shënuan pikë dyshifrore, duke çuar në 7 numrin e fitoreve, kundrejt 2 humbjeve, derisa për Lakers, pas shtatë fitoreve, kjo ishte humbja e parë.

Rasheed Wallace kontribuoi po ashtu me 25 pikë dhe 15 kërcime, derisa 18 pikë shënoi Tayshaun Prince.

MVP i NBA-së, Kobe Bryant shënoi pikët më të larta në ndeshje, 29 pikë, por që ishin të pamjaftueshme të ngushtojnë diferencën ndaj mysafirëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sat Nov 15, 2008 8:04 pm

Behrami i gatshëm për Portsmouthin


Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, është tërësisht i rikuperuar nga lëndimi dhe tashmë stërvitet me pjesën tjetër të ekipit të West Hamit, shkruajnë mediat angleze.

Kosovari i huqi dy ndeshjet e fundit me klubin e Premierliës, por tashmë e ka tejkaluar lëndimin dhe do të mund t’i ndihmojë ekipit në ndeshjen e sotme përballë Portsmouthit.

Behrami u lëndua gjatë ndeshjes përballë Manchester United dhe parashikimet e para ishin se ai do të mungojë rreth një muaj.

23-vjeçari arriti në klubin londinez gjatë kësaj vere nga Lazio, për një shumë prej 5 milionë funtesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sat Nov 15, 2008 8:05 pm

"Fitore për të synuar titullin Kampion Bote"

Luan Krasniqi, sot në ring përballë rusit Dimitrenko


Boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, do të ndeshet në Dyseldorf me rusin Aleksandër Dimitrenko, në sfidën që shihet si shansi i tij i fundit për titullin Kampion Bote në peshën e rëndë të versionit WBO. 37-vjeçari i lindur në Junik shprehet optimist për duelin që do të zhvillohet sot në orën 23.00.

Luan, të gjithë flasin për një rikthim. A është ky një rikthim për ju, apo keni menduar ta përfundoni karrierën?

Jo, absolutisht jo. Personalisht e kam pasur të qartë që doja të boksoja sërish. Madje, ishin përcaktuar dy sfida në muajt mars dhe maj, por ato nuk u anuluan prej meje.

Çfarë ju ka motivuar pas humbjes me Toni Tompson? Shansi për të luftuar përsëri për titullin Kampion Bote, apo thjesht ju kanë munguar ringu dhe atmosfera?

Humbja me Toni Tompson ishte katastrofike dhe nuk më hiqet nga mendja. Atë zhgënjim nuk do t‘ia fal kurrë vetes dhe natyrisht dua të më krijohet sërish mundësia për të luftuar për titullin e Kampionit të Botës.

Vitali Klitçko ka fituar pas një pauze të gjatë. A do ta arrijë këtë edhe Luan Krasniqi?

Pas çdo ndeshje, veçanërisht pas çdo humbje, mëson shumë. Për këtë arsye ju siguroj se do të shihni një Luan tjetër nga ai i meçit të fundit. Të shtunën (sot), do të shohim nëse do të jem më i miri. Tifozët do të shohin Luanin e vërtetë dhe do të festojnë një fitore të madhe.

Kur e morët vendimin për të boksuar sërish?

Relativisht shpejt, por është e qartë se kam menduar për të gjatë gjithë kohës.

A jeni konsultuar me personat afër jush, apo është vendim tërësisht personal?

Natyrisht që kam biseduar me miqtë dhe familjen time dhe askush nuk më ka thënë "ndalu". Ndërsa vendimin, natyrisht, më është dashur ta marr vetë, sepse në ring jam i vetëm.

Prej sa kohësh përgatiteni dhe a jeni ushtruar në ndonjë program ndryshe nga herët e tjera?

Stërvitem pa pushim prej një viti. Mund të them se ishte përgatitja më e gjatë në jetën time, edhe sepse m‘u anuluan dy sfida.

Njiheni mirë me Dimitrenkon. A rrezikon të jetë një sfidë ku të dy do të rrezikoni pak, një duel monoton?

Kurrë nuk besoj se kjo përballje do të jetë bajate. Arsyeja është se të dy kemi shumë për të dhënë.

Do të kishit preferuar ndonjë kundërshtar tjetër?

Dimitrenko është një kundërshtar atraktiv, ai është i pari në renditjen e WBO-së. Nëse e mposht, ndoshta do të kem një rast tjetër për titullin e kampionit të botës. Për mua ky është një meç i mirë dhe llogaris fitore.

E shihni si shansin e fundit? Edhe në rast humbjeje, në moshën 38-vjeçare mund të boksoni të paktën edhe 2-3 vjet të tjera në nivele të larta?

Unë do të triumfoj për të fituar shansin të dueloj për titullin e kampionit të botës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 12:47 am

Reali humbet, lëkundet stoli i Schuster
Një gol fantastik nga Fabian Canobbio që në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren e merituar Real Valladolid në përballje me kampionin aktual të Spanjës, Real Madrid.

Real Madridi huqi rastin për të marrë kreun në La Liga, me një humbje ndaj Valladolid, që është një goditje tjetër pas dy humbjeve radhazi nga Juventusi dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Canobbio shënoi në minutën e 49-të, që doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes. Për Madridin, që në minutat e fundit luajti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Gabriel Heinze, kjo ishte humbja e dytë në ligë për këtë sezon.

Barcelona vazhdon të kryesojë në La Liga, me 25 pikë, i ndjekur nga Villarreal me 24, dhe Valencia dhe Real Madrid me nga 23 pikë.

Valenca ndeshet sonte me Sporting Gijon, dhe do të ketë rastin të marrë kreun e tabelës nëse shënon fitore. Barcelona ndërkohë mund ta çojë në 16 numrin e ndeshjeve të pamposhtura kur nesër takohet me Recreativo Huelvan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 12:47 am

Anelka shpërthen në fitoren e Chelseat
Chelsea ka rikthyer vendin e parë në tabelën e Premierligës, pas një fitoreje të qetë prej 3-0 ndaj West Brom në Hawthorns.

Një dygolësh nga Nicolas Anelka dhe një gol tjetër nga Jose Bosingwa kanë vulosur fatin e ndeshjes në 11 minutat e fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi portugez shënoi pas 34 minutash lojë, duke hapur serinë e golave për Chelsean. Francezi Anelka shënoi dy golat e tij brenda shtatë minutash (38’ dhe 45’), duke e çuar në 12 numrin e golave këtë sezon, përfshirë edhe tetë gola në katër ndeshjet e fundit të Premierligës.

Rezultati e ngrit ekipin e trajnerit Luiz Felipe Scolari në maje të tabelës, falë diferencës më të mirë të golave, megjithëse me pikë të barabarta me Liverpoolin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 12:47 am

Manchester shkatërron Stoke
Pas humbjes në javën e dymbëdhjetë nga skuadra e Arsenalit, kampionët e Anglisë dhe Evropës, Manchester United, e kanë marrë veten për ta shprehur gjithë mllefin kundër skuadrës së inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier, Stoke City, të cilën e kanë mposhtur me rezultat 5-0.

Serinë e golave e filloi pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi porsa filloi ndeshja (4’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (45’), Carrick i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës vendase.

Fillimi i pjesës së dytë (49’) ishte momenti i sulmuesit bullgar, Dimitar Berbatov, i cili e ngriti epërsinë në 3-0.

I inkuadruari në pjesën e dytë (64’) në vend të Ji-Sung Park, Danny Welbeck, arriti që në minutën e 84-të ta shënonte edhe golin e katërt për Djajtë e Kuq.

Ndërsa ai që e filloi serinë e golave, po i njëjti e mbylli atë me golin e dytë personal dhe të pestin për Manchën në minutën 89-të të takimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 12:47 am

Hertha mposht Hamburgun, Skela mposht Kapllanin
Derbi tjetër në Ligën më të fortë gjermane, i zhvilluar në Olympiadstadion të Berlinit, ndërmjet Herthas dhe Hamburgut i ka takuar skuadrës vendase e cila ka shënuar fitore me rezultat 2-1.

Edhe pse Hamburgu përfundoi pjesën e parë me avantazhin e krijuar nga Petric në minutën e 12-të, vendasit nga Berlini arritën që të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë dhe në fund të dalin fitimtarë.

Porsa filloi pjesa e dytë (47’) Cicero barazoi rezultatin, ndërsa vetëm pas dy minutash, Domovchiski krijoi epërsinë, që në fund rezultoi të kishte qenë goli i fitores për Herthan.

Takimi tjetër i zhvilluar ndërmjet dy skuadrave gjermane Energie Cottbus dhe Karlsruhe, ku aktivizohen lojtarët shqiptarë, Ervin Skela dhe Edmond Kapllani, respektivisht, i ka takuar skuadrës vendase, e cila ka shënuar fitore me golin e vetëm të shënuar dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja.

Skela e zhvilloi të gjithë takimin, ndërsa Kapllani u inkuadrua në minutën e 82-të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 12:47 am

Leverkusen dhe Hoffenheim vazhdojnë kryesimin
Skuadra e Bayer Leverkusen e ka mposhtur Schalken me rezultat 2-1, në njërin nga derbit e javës së 13-të të Bundesligas për të vazhduar kryesimin së bashku me sensacionin e sivjetmë të Bundesligës, skuadra e inkuadruar këtë sezon në Bundesliga I, Hoffenheim e cila po ashtu ka shënuar fitore duke mposhtur Wolfsburgun, me rezultat 3-2.

Leverkusen krijoi epërsi të qartë prej 2-0 që në pjesën e parë të takimit me golat e Kiessling (30’) dhe Helmes (41’), mirëpo përjashtimi i Castros me kartonin e dytë të verdhë (67’), bëri që skuadra vendase të dobësohej, me ç’rast Kuranyi shënoi një gol për të ngushtuar epërsinë pesë minuta pa përfunduar takimi.

Ndryshe nga Leverkusen, Hoffenheimi e pati më të vështirë pasi që mysafirët e Wolfsburg arritën që dy herë ta barazonin rezultatin.

Ibisevic krijoi epërsinë për vendasit (22’), epërsi kjo që zgjati vetëm pesë minuta, pasi që Grafite i barazoi shifrat në 1-1. Hoffenheim sërish krijoi epërsinë me anë të Eduardos (37’), mirëpo Wolfsburg neutralizoi edhe këtë gol me anë të Dzekos.

Megjithatë goli i shënuar nga Edu (69’) ishte goli i fitores për vendasit, i cili u mundësoi t’i fitonin tre pikët dhe të vazhdonin qëndrimin në krye të tabelës së bashku me Bayer Leverkusen me nga 28 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 12:48 am

Bayern befasohet në fund të ndeshjes
Skuadra e Bayern Munichut ka dështuar të shënojë fitore në fushën e Borussia Monchengladbach, pavarësisht se deri në njëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej dy golash.

Bavarezët krijuan epërsinë që në pjesën e parë (21’) me anë të italianit Luca Toni, ndërsa në pjesën e dytë Frank Ribery dyfishoi epërsinë (63’) pasi shënoi nga pika e bardhë.

Mirëpo gjithçka ndryshoi në stadiumin Borussia-Park, para fillimit të minutës së tetëdhjetë. Vendasit arritën që me anë të dy golave të shpejtë të nxjerrin një pikë të artë nga ky takim shumë i vështirë.

Friend ngushtoi epërsinë në minutën e 79-të, ndërsa dy minuta më vonë Bradley fundosi ëndrrën e bavarezëve për t’u ngjitur në krye të tabelës këtë javë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gressa
VIP
VIP


Numri i postimeve : 416
Age : 25
Vendbanimi : Tetove
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 1:28 am

Primera Division

Valladolid 1 - 0 Real Madrid

Valencia 1 - 2 Sporting Gijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 2:35 am

Humbet Luan Krasniqi nga Ukrainasi Dimitrenko
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Sun Nov 16, 2008 7:27 pm

Luan Krasniqi: Një dhimbje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë

Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane, Luan Krasniqi, ka përjetuar humbje në duelin ndaj ukrainasit Alekandër Dimitrenko, që u zhvillua mbrëmë në Dyseldorf. Luani, i cili u rikthye në ring pas 16 muajsh pushimi, e nisi mjaft mirë duelin me boksierin ukrainas 11 vjet më të ri, duke mbizotëruar në dy rundet e para. Madje, në rundin e dytë i plasoi disa goditje shumë të sakta, aq sa u duk se ai po shkon drejt fitores së sigurt.
Megjithatë, sekondat e fundit të rundit të tretë ishin fatale për boksierin kosovar, kur nga një pakujdesi e tij, ukrainasi Dimitrenko arriti ta qëllojë me goditje të fortë në pjesën e djathtë të barkut, e cila ishte e përballueshme për Krasniqin. “Goditja e Dimitrenkos në mëlçi e bëri të vetën. Një dhimbje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë gjatë 20 viteve si boksier. Thjeshtë nuk mund të merrja frymë dhe të ngrihesha në këmbë. Do të dëshiroja të kisha edhe disa runde, sepse e kisha luftën nën kontroll”, ka theksuar Krasniqi pas kësaj humbjeje, e cila sipas të gjitha gjasave mund të jetë e fundit në karrierën e tij. Sa i përket përfundimit eventual të karrierës, Krasniqi ka pohuar: "Fillimisht do të ulem dhe do t’i shikoj gjërat, pastaj do të marr një vendim".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 7:44 pm

Real Madrid-Schuster, divorci ceshtje oresh
Nuk jane humbjet e njepasnjeshme ne kampionat, kupe e Champions ato qe largojne teknikun gjerman nga stoli “Merengues”, por nje zenke e dites se djeshme me presidentin Calderon.

Duket se tashme largimi i Bernd Schuster nga stoli i Real Madrid eshte vetem ceshtje oresh. Nuk jane humbjet e njepasnjeshme ne kampionat, kupe e Champions ato qe largojne teknikun gjerman nga stoli “Merengues”, por nje zenke e dites se djeshme me presidentin Calderon.

Edhe pse te dielen Schuster kishte njoftuar per nje seance stervitore, me pas ai anuloi gjithcka per te udhetuar ne Salamanca tek e bija. Pas ketij gjesti, kreu i shoqerise nuk ka duruar dot me, duke menduar seriozisht per shkarkimin e teknikut.

Sipas gazetes “AS”, emrat me te mundshem per t’u ulur ne stol jane; ish tekniku i Saragozza-s, Victor Fernandez, ish trajneri i Interit, Roberto Mancini dhe drejtuesi aktual i Castilla-s, Michel.

Eshte pikerisht ky i fundit qe mund te marre drejtimin e skuadres deri ne qershor, pasi Calderon mendon te shkepuse nga Liverpool-i, Rafa Benitez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 7:45 pm

Manchester City, Robinho kerkon Kaka
Sulmuesi Robinho qe tashme ka edhe shiritin e kapitenit, i ka bere serish thirrje presidences “Abu Dhabi United Group”, te sjelle ne Angli lojtarin e Milanit duke derdhur 100 milione euro ne arken e kuqezinjve.

Manchester City kerkon me cdo kusht blerjen e brazilianit te Milanit, Ricardo Kaka edhe pse drejtuesit kuqezi kane hedhur poshte cdo ze per kete ceshtje.

Sponsori i brazilianit ne radhet e “Citizens” eshte bashkekombasi i tij, Robinho, i cili duket se ka rigjetur kenaqesine e te luajturit futboll pas transferimit nga Real Madrid. Sulmuesi Robinho qe tashme ka edhe shiritin e kapitenit, i ka bere serish thirrje presidences “Abu Dhabi United Group”, te sjelle ne Angli lojtarin e Milanit duke derdhur 100 milione euro ne arken e kuqezinjve.

Nga ana tjeter, Kaka duket se nuk ua ve veshin thirrjeve te bashkekombasit, pasi ai shpesh here i ka deklaruar besnikeri Milanit. Nderkohe, City po planifikon qe ne muajin janar te sjelle ne skuader nje mbrojtes, nje portier dhe nje sulmues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 7:46 pm

Shqipëria do fitoren në Azerbajxhan
Starton aventura azerbajxhanase e kombëtares sonë. Dita e djeshme është shfrytëzuar nga një pjesë e mirë e kuqezinjve për udhëtimin drejt kryeqytetit të Azerbajxhanit, Bakut, ku më 19 nëntor do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore përballë përfaqësueses vendase.

Shqipëria, pas ndalesës në aeroportin e Stambollit, mbërriti në Baku në orët e mbrëmjes së djeshme.

Vetëm dhjetë lojtarë janë vënë mbrëmë në dispozicion të trajnerit Ari Han, ndërsa pjesa tjetër do të mbërrijë sot, kur është parashikuar edhe seanca e parë stërvitore.

Dita e djeshme ka qenë e veçantë edhe për trajnerin holandez të përfaqësueses, i cili ka festuar 60-vjetorin.

Takimi miqësor Azerbajxhan-Shqipëri (ora 17.00) do të transmetohet si nga Televizioni Publik Shqiptar, TVSH, ashtu dhe nga paketa "SuperSport".

Kjo është miqësorja e katërt kundër Azerbajxhanit, në tri të parat Shqipëria ka fituar dy në Tiranë dhe një në La Valeta të Maltës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 10:35 pm

Robinjo: Pronarë, më sillni Kakanë



Situata në klasifikim nuk është e shkëlqyer, por Mançester Siti nuk dorëzohet dhe tashmë mendon për përforcimet e ardhshme. Ai që komplikon listën e shpenzimeve nuk është vetëm trajneri Mark Hughes, por edhe braziliani Robinjo, njeriu simbol i erës së re në klub: "Kaka është një lojtar dhe njeri i madh. Është i fortë, inteligjent dhe i shpejtë. Sigurisht shpresoj që të luajë me mua te Siti. Nëse Kaka apo ndonjë kampion tjetër ka dëshirë të vijë këtu, portat janë të hapura". Pronarët arabë kanë sanksionuar tashmë një buxhet prej 200 milionë sterlinash për sezonin tjetër, e 80 mund të përdoren për të marrë brazilianin Milanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 10:35 pm

Murinjo: Nuk munden të na kapin

Trajneri portugez i Interit shijon vendin e parë në tabelën e klasifikimit


"Në pjesën e parë nuk kemi luajtur ashtu siç dëshironim: Palermo na vuri në vështirësi. Kundërshtarët tanë luajnë me një shpirt fantastik, të mbështetur edhe nga tifozët e tyre. Për ne ishte shumë e vështirë kjo ndeshje". Ky është momenti kulmor i Hoze Murinjos në prononcimin e tij, në lidhje me fitoren e marrë nga skuadra e tij në fushën e Palermos. "Si skuadër, kemi zhvilluar një punë shumë të mirë në mbrojtje, ka shtuar portugezi, por vetëm një herë mundëm të ndërtonim një aksion. Kjo ndeshje, ashtu siç mund të fitohej, ashtu edhe mund të humbej. Në pjesën e dytë, përfundon Murinjo, skuadra ka shënuar dhe më pas e ka kontrolluar ndeshjen. Palermo ka vuajtur pas golit. Për ne ishte e rëndësishme që të fitonim, sepse rivalët tanë nuk munden të na kapin në krye të klasifikimit".

IBRAHIMOVIÇ - "Ka shënuar dy gola të rëndësishëm. Luajtëm mirë dhe fituam në një ndeshje të vështirë kundër Palermos, që është një skuadër e madhe. Interi administroi ndeshjen dhe shënoi dy gola. Jam shumë i kënaqur". Këtë e ka thënë Zlatan Ibrahimoviç, protagonisti absolut i fitores së rëndësishme. "Kam shënuar dy gola dhe jemi të parët në klasifikim, shpjegon sulmuesi suedez. Do të duhet të vazhdojmë kështu. Ndeshja e ardhshme është kundër Juventusit dhe do të jetë e vështirë. Nëse duam titullin kampion, duhet të fitojmë këtë ndeshje. Disa javë më parë kishim shumë pikë distancë nga Juve dhe tashmë jemi vetëm tri pikë, Gjithçka mund të ndodhë, kampionati është ende shumë i gjatë dhe vetëm në fund mund të bëhen llogaritë. Kam gjuajtur fort edhe tri herë të tjera në të tilla goditje dënimi, edhe kundër Leçes dhe në Champions League ndaj Anorthosisit. Po e provoj edhe në stërvitje. ‘Topi i Artë‘? Po stërvitem çdo ditë për të përmirësuar, përfundon sulmuesi suedeze, dua të jap maksimumin tim".

ZAMPARINI - "Kam parë një Palermo të mirë në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, ka thënë menjëherë pas takimit presidenti i skuadrës siciliane, Zamparini. Për të fituar me Interin do të duhej të mos bënim asnjë gabim". Ndërkohë që numri një i palermitanëve shprehet i irrituar për sjelljen në fushë të Ibrahimoviç, të cilin e konsideron një simulator. "Ibra bëri një gol të bukur, por më vjen keq, pasi mendoj se nuk ka nevojë të simulojë për të marrë një goditje dënimi. Dhe duhet të mësojë që të mos bëjë gjëra të tilla. Mesfusha jonë nuk ekzistonte në pjesën e dytë. Pa Liveranin në qendër humbasim shumë ekuilibër. Nëse Interi kalon në avantazh, është e pamundur ta barazosh. I kisha thënë Balardinit që do të doja të përballeshim më fort me Interin, por ai beson te skema e tij. E demonstroi në pjesën e parë, se mund të jetë e barabartë me skuadrat e mëdha. Na mungon një sulmues qendror. Në janar, do të shikojmë se çfarë do të bëjë Budan". A keni folur me drejtuesit e Interit për Adrianon? "Nuk kemi folur për Adrianon. Nuk do të vijë kurrë në Palermo, pasi fiton 4 milionë euro, Interi duhet të më japë 3 për ta marrë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 10:36 pm

Blutë kërkojnë Dos Santosin?



Mediat britanike njoftojnë se skuadra e Chelseat dëshiron që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë sulmuesin e ri të Tottenham Hotspur, Giovani Dos Santos.

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se Luiz Felipe Scolari ka kërkuar nga Roman Abramovich që t’ia mundësojë blerjen e Dos Santosit, i cili sipas të gjitha gjasave do ta zëvendësojë Salomon Kalounë.

19-vjeçari, i cili është transferuar te Tottenham nga Barcelona, nuk ka lënë përshtypje te skuadra aktuale ku është paraqitur vetëm gjashtë herë që nga transferimi i tij.

Lëndimi i gjurit të cilin e kishte trashëguar nga Barca, ia ka pamundësuar meksikanit që të përshtatet shpejt te skuadra e Ligës Premier, ndërsa një kalim te Chelsea do të ndryshonte gjithçka, pasi do të luante krahas ish-bashkëlojtarëve të tij, Deco dhe Belleti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FaLcOxXx
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 1522
Age : 105
Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe
Puna/hobi : to do nothing it's something
Humor : shes sporia n'korzo...hahah
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Mon Nov 17, 2008 10:37 pm

si dihet mund ene ta marin dos santos...ai i ri esht do provoje shum ekipa

_________________
SHES SPORIA neper KORZO HAHA



Mos shkoni ne spitalin e Tetoves, me vdek mundeni edhe te shpija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/sokol2103
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 18, 2008 2:28 am

Kalderon largon Shusterin nga Reali?
Sipas të përditshmes "AS", pas disfatës shokuese kundër Valadolidit me 1-0, presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon vendosi të largojë trajnerin Bernd Shuster. Kandidatët më serioz për postin e trajnerit janë Miçel, Roberto Mançini dhe Viktor Fernandez.

Real Madridi pas disfatave në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, vazhdoi me të njëjtin rritëm edhe në kampionatin e Spanjës. "Mbretërit" nga Madridi të shtunën si mysafirë u mundën nga Valadolidit me rezultat 1-0 dhe tani diferenca ndaj liderit Barcelona, është 5 pikë. Sipas të përditshmes spanjolle "AS", president i klubit, Ramon Kalderon ka qenë mjaft i hidhëruar në vendimin e trajnerit Bernd Shuster, cili u ka dhënë futbollistëve 2 ditë pushim dhe nuk ka qenë prezent në stërvitjen e fundit, duke mos njoftuar askënd në klub. Kalderon, sipas të përditshmes "AS" ka urdhëruar largimin e menjëhershëm të trajnerit gjerman, ndërsa ka urdhëruar drejtorin sportiv Predrag Mijatoviçin, të fillojë kërkimet për zëvendësimin. Kandidat më serioz për postin e trajnerit tek Reali janë Miçell, Roberto Mançini dhe Viktor Fernandez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 18, 2008 2:29 am

Rrihet brutalisht ish trajneri i Brazilit
Vanderlej Luxemburg, trajner i skuadrës së Palmeirasit, të premten në aeroportin e Saopalos e kanë rrahur tifozët e skuadrës të cilën ai e drejton.

Gjat sulmit nga ana e tifozëve ish trajneri i kombëtares braziliane ka marë frakturë në dorën e djathtë.
Të dielën Flamengo me rezultatin 5:2 e mundi Palmeiras, ndërsa Luxemburgo, skuadrën e tij e drejtonte me gjips në dorë. Se çfarë ka ndodhur ai gazetarëve iu kishte bërë të ditur disa minuta fillimit të ndeshjes.
"Ishte një veprim vandal dhe sulm qyqar pasi më sulmuan pas shpine. Nuk do të lejoj që kështu ta kaloje ", ka thënë ish trajneri Realit të Madridit dhe përfaqësueses së Brazilit.
"Nuk fitoni ndeshjen ose nuk fitoni kampinatin, rrezikoni që tifozët në aeroport të të rrahin ", ka theksuar Luxemburgo, duke vërtetuar se disa kanë marë kanosje përmes telefonit. Palmeiras për momentin është e renditur në pozitën e pestë, me shtatë pikë pas kryesuesit Sao Paolo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Tue Nov 18, 2008 2:30 am

Skolari nuk e don kombëtaren braziliane!
Trajneri i Çelzit dhe ish-përzgjedhësi i përfaqësueses së Brazilit Luis Felipe Skolari ka thënë se nuk planifikon që deri në botërorin 2010 të marrë "timonin" e ndonjë kombëtareje të futbollit.

Ai ka thënë se nuk do të marrë "timonin" e asnjë kombëtareje deri në botërorin 2010 që do të mbahet në Afrikën Jugore, por nuk ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të karrierës si menaxher klubi.
Eksperti brazilian, i cili këtë muaj festoi datëlindjen e gjashtëdhjetë, në një intervistë për revistën mujore "Trivela", ka thënë se do të kthehet në Brazil pasi që të përfundojë karrierën si trajner, në mënyrë që të vizitojë "miqtë më të mirë".
Mediat brazilian kanë spekuluar se trajneri i njohur mund ta zëvendësojë trajnerin aktual të "kariokave", Dunga, i cili ndodhet në qendër të kritikave të mediave. Skolari në vitin 2002 kishte fituar me Brazilin titullin e kampionit botëror, ndërsa me Portugalinë depërtoi deri në finalen e kampionatit evropian në vitin 2004 dhe deri në gjysmëfinalen e botërorit 2006 në Gjermani, që ishte suksesi më i madh i kombëtares në 40 vjetët e fundit. Për momentin Skolari është duke kryer detyrën e trajnerit të skuadrës së Çelzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Today at 2:51 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga sporti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: SPORTI :: Lajme nga sporti-
Kërce tek: