PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Lajme nga sporti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:35 pm

City përgatit ofertën për Buffon, reagon Blanc



Mediat italiane njoftojnë se 'pasanikët' e Manchester Cityt janë duke përgatitur një ofertë marramendëse për shërbimet e portierit Gianluigi Buffon, mirëpo drejtuesit e Juves kanë thënë se numri një i tyre nuk është në shitje.

Portieri i Juves është ndër të parët në listën e sheikëve të Abu Dhabi United Group, ndërsa mësohet se vlera që do t’i ofrohet Zonjës së Vjetër për të hequr dorë nga portieri më i mirë në botë, është rreth 75 milionë euro.

Përveç vlerës së transferim, “Gazzetta dello Sport” shkruan se portierit italian do t’i ofrohet një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, që e bën automatikisht lojtarin më të paguar në Evropë.

Gigi aktualisht është lojtari më i paguar te Zonja e Vjetër, me pesë milionë euro për sezon, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2013. Megjithatë vetëm para disa ditësh portieri bardhezi ka deklaruar se nëse Juves do t’i shërbente shitja e tij, atëherë ai vërtet do të mendojë për një largim.

Mirëpo, drejtori menaxhues i Juvenusit, Jean Claude Blanc, ka thënë se Buffon nuk do të largohet nga klubi dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk planifikojnë shitjen e tij.

“Buffon pranoi të luante në Serie B dhe gjithmonë është shprehur se dëshiron të qëndrojë këtu. Nëse ai dëshiron të qëndrojë këtu ne nuk do ta shesim”, është shprehur Blanc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:36 pm

Mutu: Mund tё fitojmë çdo ndeshje



Sulmuesi i Fiorentinёs, Adrian Mutu, beson se ekipi i tij ka mentalitetin e duhur tё fitojё çdo ndeshje qё luan.

Klubi italian ka pasur njё fillim jo bindёs kёtё sezon, derisa renditet nё vendin e nёntё nё tabelën e Serie A. Nё vikend ata ndeshen me Udinesen, ndërsa Adrian Mutu beson se do tё mund tё shёnojnё fitore tё rёndёsishme nё kёtё ndeshje.

“Nё tre vitet e kaluara ne kemi punuar shumё dhe kemi bёrё shumё përpjekje pёr tё ngritur ekipin. Me grupin qё kemi, besojmë se mund tё fitojmë çdo ndeshje, edhe nёse duhet tё udhёtojmё tek ndonjë ekip i fuqishëm”, ka thёnё Mutu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:36 pm

Roberto Carlos: Perez e dëshiron dhe do ta marrё presidencën e Realit



Mbrojtёsi brazilian, Roberto Carlos, thotë se Florentino Perez mund ta sfidojё Ramon Calderon pёr postin e presidentit tё Real Madridit.

“Florentino Perez dëshiron tё kthehet nё stolin e presidentit tё Real Madridit dhe nёse ai dëshiron ai edhe do ta bёjё kёtё”, ka thёnё ish mbrojtësi i Realit.

“Ai jeton pёr futbollin dhe i mungon Real Madridi. Shumё njerëz do tё ishin tё ngazëllyer ta shohin atё tё rikthehet”, ka shtuar Carlos, i cili tash aktivizohet nё kampionatin turk tek Fenrebahce.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:36 pm

Çelsi mendon për rinovimin e Balak



Futbollisti gjerman, Mikael Balak, ka deklaruar qartësisht se do të dëshironte të qëndronte te skuadra angleze e Çelsit deri në përfundim të karrierës së tij. Por lajmi i ri i këtyre ditëve të fundit ka të bëjë me faktin se dëshira e tij mund të realizohet shumë shpejt. Gjithçka është bërë e njohur nëpërmjet tabloidit të njohur anglez "The Sun", sipas të cilit, klubi që ka për pronar rusin Roman Abrahamoviç është i gatshëm që të japë dritën jeshile për të nisur tratativat për rinovimin e kontratës së tij. Futbollisti 32-vjeçar gjerman, i cili u transferua nga rekordmenët e Bundesligës, Bajerni i Mynihut, në drejtim të klubit londinez, ka qenë një ndër më të mirët e skuadrës së tij në dy sezonet e fundit në Premier League.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:36 pm

Morati: Inter-Juve? Normale që ka shumë tension



"Tension ka gjithmonë për ndeshje si Inter-Juventus, në të cilat luan kundër një kundërshtari klasik dhe si të tillë e ndjejnë lojtarët, e ndjen publiku". Presidenti i Interit, Masimo Morati, e komenton kështu afrimin Derbit të Italisë, Inter-Juventus të së shtunës në mbrëmje, nga zyrat e tij në qendër të Milanos. Presidenti bardhezi, Koboli Xhijli, është shprehur i sigurt se do të fitojë dhe ka parashikuar rezultatin: 2-1 për Juventusin. "Jam i kënaqur për atë, besoj se do të flejë mirë këto ditë. Do të shikojmë...", përgjigjet Morati, i cili kërkon golin e parë të Ibrahimoviçit kundër Juves: "E rëndësishme është që Ibrahimoviç të luajë siç ka bërë në Palermo. Është në formë. Të shënojë apo të japë asist, e rëndësishme është të vazhdojë kështu".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:36 pm

Adriano: Inter, vendos për të ardhmen time!


Braziliani kërkon një vendim sa më të shpejt nga ana e drejtuesve zikaltër



Adriano dëshiron që Interi të vendosë për të ardhmen e tij “në këtë apo në një skuadër tjetër”. Këtë ka thënë sulmuesi brazilian, i cili është larguar nga trajneri Hoze Murinjo. Në ndeshjen e së mërkurës midis Brazilit dhe Portugalisë, ai shënoi golin e fundit të skuadrës së “Seleçaos”, ndeshje e cila përfundoi 6?2 për vendasit. “Eshtë gjithmonë shumë e vështirë të ikësh nga Europa dhe të luash mirë në Brazil”, tha ai. “Nuk është aspak e lehtë. Janë dy mënyra shumë të ndryshme e të luajturit. Por, unë kam luajtur mirë dhe kam debutuar edhe në Champions League dhe në kampionatin italian”. Por çfarë ka ndodhur me Murinjon? “Kemi patur një problem, dhe vendosi që të më largonte për disa ndeshje. Por të shtunën do të jem kthyer dhe shpresoj që të luaj kundër Juventusit. Shpresoj që të kem vazhdueshmëri. Edhe nëse nuk do ta jap tek Interi, do të thotë që do ta jap në një skuadër tjetër. Shpresoj që Interi të sqarojë sa më shpejt situatën time dhe të ardhmen”. Tani Adriano duket se është i vendosur që të kthehet në skuadrën e parë të Interit, dhe duket se goli kundër Portugalisë i ka dhënë atij një siguri më të madhe mbi aftësitë e tij. Gjithsesi, duhet të presim se si do ta ketë pritur këtë deklaratë Murinjo, i cili është shumë i vendosur tek mendimet e tij. Adriano realizoi në minutën e 91 golin e gjashtë për Brazilin, dhe u fut si zëvendësues i Luis Fabianos në pjesën e dytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:36 pm

Amauri ka vetëm Interin “në kokë”


Sulmuesi brazilian i Juventusit mezi e pret sfidën e sezonit me zikaltërit e Murinjos dhe Ibrahimoviçit



Hera e tij e parë në “derbin e Italisë”. Hera e parë që dëgjon të flitet për luftën për titull. Amauri sfidën Inter?Juventus e luan me modestinë e zakonshme, por dhe një farë sigurie, në fund të fundit Juventusi mbërrin prej 7 fitoresh radhazi... “Nëse zbresim në fushë me të njëjtin mentalitet si në 7 ndeshjet e fundit”, thotë braziliani, “do të dalim shumë mirë. Në këtë çast çdo rezultat nuk përcakton asgjë. Por është gjithsesi një ndeshje themelore, pasi ai që fiton mund të mbetet i pari në renditje. Juventusi është në një çast të shkëlqyer, Interi fitoi një ndeshje të vështirë në Palermo. Ata luajnë në fushën e tyre dhe do të kenë një karikim më të madh. Por po të shohim shtatë ndeshjet tona të fundit, sidomos dy fitoret me Real Madridin, janë rezultate që të japin shumë karikim”.

Loja ? Por, kush luan më mirë mes Interit dhe Juves? “Juvja luan më mirë, ndërsa Interi vetëm me momente. Por kur ky moment vjen ata bëhen të frikshëm, luajnë ndeshje shumë të mira”.

Murinjo ? “Murinjo më pëlqen, thotë atë që mendon, dhe pse dikujt mund të mos i pëlqejë kjo”. Po për Ranierin? “Ranierin nuk e njihja, dija vetëm historinë e tij. Më dha një besim të madh”.

Del Piero ? Amauri e Del Piero, një dyshe e bukur. “Në fillim kishim disa vështirësi, forma e tij po rritej, por tani po luajmë shkëlyeshëm. Nuk është egoist, vihet në diposicion të skuadrës”.

Topi i Artë ? “Do t’ia jepja Kristiano Ronaldos, por Ibra edhe nëse nuk është mirë bën gjithnjë gjëra të pabesueshme. Ndoshta nuk do ta fitojë sivjet, por vitin e ardhshëm nuk ia heq më njeri çmimin”.

Trezege ? Po kur të kthehet Trezege? “Trezege është i rëndësishëm, na jep sigurinë e golit, më vjen keq për ç’ka ndodhi, pasi të tërë e dimë që dëmtimet janë të rënda, ndaj e presim me krahë?hapur”.

Objektivi ? Mes kampionatit dhe Champions League kë do të zgjidhte Amauri? “Unë dua të fitoj patjetër diçka, pasi s’e kam bërë ende, por një dopietë do të ishte vërtet fantastike për mua dhe Juven”.



Juventusi “bën pazar” në Bundesligë!

Jo vetëm Shvainshtaiger, tashmë “Zonja” kërkon edhe Diegon e Podolskin



Juventusi me një mision fantastik merkatoje në Gjermani. E gjitha u konfirmua nga zbuluesit bardhezinj, që ishin ulur disa ditë më parë në tribunat e stadiumeve të Bundeligës për të vrojtuar fantazistin e Verder Bremenit, Diego. Dhe të enjten drejtori sportiv i “Zonjës”, Alesio Seko ishte në Berlin për ta parë miqësoren mes Gjrmanisë dhe Anglisë. Por kësaj here të vrojtuarit e veçantë ishin Podolski e Shvainshtaiger, të dy prej kohësh të preferuar nga Ranieri. Por “pazari” i Juventusit në Gjermani nuk mbaron me kaq, sepse “Zonja e Vjetër” e Serisë A po sheh me interes edhe Ivan Rakitiçin, fantazistin 20?vjeçar të Shalkes dhe të kombëtares së Kroacisë, që ka shprehur që tani dëshirën e tij për të ardhur në kampionatin italian, me një skuadër si Juventusi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:37 pm

Manchester United me sponsor të ri



AIG, kompania e sigurimeve e cila po preket nga kriza ekonomike botërore, është në rrugë për ta prishur marrëveshjen e sponsorimit me Manchester United.

Gazeta britanike Telegraph ka bërë të ditur se Manchesteri është në rrugë për ta ndërruar sponsorin AIG dhe në vend të saj do të sjellë Telekomin Saudit.

Klubi ka të nënshkruar tashmë një marrëveshje pesëvjeçare sponsorimi me Telekomin Saudit për reklamimin e tyre në faqen zyrtare të klubit si dhe në stadium.

Marrëveshja e nënshkruar këtë verë është e vlefshme 10 milionë funte dhe llogaritet se është më e madhja në historinë e futbollit anglez, jashtë sponsorimeve për logon në fanella.

Por United raportohet se do të fitojë edhe një marrëveshje të re për logon në veshjet sportive, për të cilën mediat thonë se do të jetë një rekord i ri i Premierligës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:37 pm

Maradona do që tani Botërorin


Legjenda e futbollit tregon synimin e tij pas firtores në debutimin e tij si trajner i Argjentinës

“Detyra ime ishte të motivoja lojtarët dhe ia dola; jam krenar për ta”



Pas 30 vitesh, Diego Armando Maradona mbylli një cikël. Aty ku kishte debutuar si lojtar, në Skoci, legjenda e futbollit botëror debutoi edhe si trajner i kombëtares argjentinase. Një gol ka mjaftuar për t’i sjellë nisjen e suksesshme. Puthje nga të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë mbyllur një mbrëmje të shkëlqyer për Maradonën, që tani i ka vënë vetes një tjetër synim: të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën si trajner. 48?vjeçari tha: “Kam vetëm një synim: Dua të fitoj Botërorin”. Në Skoci, shumë u morën më tepër me të shkuarën e Maradonës, duke filluar nga “Dora e Zotit” që bashkë me “Këmbën e Zotit” mposhti Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986. Por Maradona pasi i ishte kundërpërgjigjur kritikave duke u kujtuar anglezëve fitoren e Botërorit 1966, pranoi se ndihej shumë krenar për skuadrën që kishte. “Bëmë një ndeshje mjaft të mirë edhe pse shënuam vetëm një gol. Ishte takimi im i parë, por kam arritur të bëj detyrën time, që ishte ngritja e moralit të skuadrës. Pashë një lojë të mirë nga shumë lojtarë dhe mund të jemi optimistë për të ardhmen. Jam një trajner shumë krenar për lojtarët e tij”. Maradona shtoi gjithashtu se do të donte të kthehej sërish në Skoci, pasi i kishte pëlqyer shumë vendi. “Nuk kam pasur mundësi të qëndroja shumë në këtë vend dhe shpresoj të kthehem shpejt”, tha ai. “Edhe skuadra skoceze është mjaft e mirë dhe na hapi punë”.



Frika kaloi, vajza e Diegos është më mirë

Menjëherë pas fitores ndaj Skocisë, Maradona u nis për në Madrid, ku vajza e tij Xhanina, shtatzënë, kishte disa ndërlikime. Atje është bashkuar me dhëndrin Serxho Aguero, i cili ishte larguar më parë nga kombëtarja për të ndenjur pranë të dashurës së tij. Një avion privat i FIFA?s e ka shoqëruar deri në Madrid, por me të takuar ish?gruan dhe nënën e vajzës së tij, Klaudia Vijafane, Maradona ka marrë lajmin qetësues, që vajza është më mirë dhe se shqetësimet kanë kaluar. Ndërkaq mendohet se emri i nipit të Diegos, që pritet të lindë në shkurt, do të jetë Lionel Aguero Maradona. Me këto tre emra yjesh të futbollit botëror, me siguri do të dalë një kampion tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:37 pm

Marçelo Lipi: "Më pëlqen rekordi, por pa Botërorin..."



Gjithsej 31 rezultate pozitive në drejtimin e Italisë: tekniku Marçelo Lipi barazon rekordin që kishin vendosur kolegët e tij Alfio Bazile (Argjentinë) dhe Javier Klemente (Spanjë). Ndërsa është arkivuar rekordi i Vitorio Pozit në vitet ‘30, 30 ndeshje pa humbje. Lipi ka mbetur i kënaqur me provën e Italisë së tij ndaj Greqisë të mërkurën në mbrëmje në Athinë. Por barazimi i rekordit në skenën ndërkombëtare, 31 ndeshje pa humbje nuk ishte nota e vetme pozitive për Lipin. "Rekord natyrisht më bën të ndihem i lumtur, por sinqerisht e them, se nëse nuk do të ishte në mes suksesi i madh në Kupën e Botës 2006, në Gjermani, atëherë vlerat e tij do të ishin minimizuar shumë. Mund të them se jam i kënaqur për lojën e futbollistëve të mi".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:37 pm

Anglia është një mision i realizuar nga Kapelo



Kur mori drejtimin e Anglisë, një vit më parë, tekniku italian Kapelo shpalli sfidën e tij: "Të rikthehet besimi në skuadrën e ‘Tre Luanëve‘. Dhe pas 12 muajsh, nuk ka më asnjë dyshim: misioni është realizuar. Këtë rezultat të trajnerit italian e konfirmon jo vetëm fitorja e së mërkurës në mbrëmje 2:1 e Anglisë ndaj Gjermanisë në Berlin. Mënyra se si ai e ka drejtuar Anglinë në këto 12 muaj është shumë mbresëlënëse. "Kur fillova punën, ajo që nënvizova ishte: skuadrës së Anglisë i duhej rikthyer besimi. Futbollistët më kuptuan. E pamë në këtë ndeshje, unë e kam evidentuar edhe në stërvitje. Të gjithë jemi me të vërtetë të kënaqur". Kapelo nuk e fsheh se ka arritur objektivat e përcaktuara për vitin e parë të punës. Që nga mbrëmja e zezë e Uemblit, kur Anglia dorëzohej përballë Kroacisë, duke humbur 2:3 dhe eliminohej nga finalet e "Euro 2008", skuadra e Kapelos ka arritur shtatë fitore, një barazim dhe një humbje të vetme me Francën, në marsin e këtij viti. "Mendoj se do të ishte e pamundur të bënim më mirë se kaq, komentoi tekniku italian. Kemi luajtur nëntë ndeshje dhe kemi hedhur shumë hapa përpara".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:37 pm

Maradona: Skuadra garanton një të ardhme të qetë



Diego Maradona e di se ka gjëra në jetë që janë shumë më të rëndësishme se futbolli, edhe pse të mërkurën në mbrëmje ai ka përmbushur atë ëndërr të madhe, që zgjati shumë në kohë: të drejtuarit e skuadrës së Argjentinës. Maradona ka përqafuar të 11 futbollistët argjentinas, ndërsa po hynin në fushë, por gjesti i mëvonshëm i tij kishte të bënte me shqetësimin e krijuar nga gjendja jo e mirë e vajzës së tij shtatzënë gjashtëmuajshe. "Kam menduar për vajzën time dhe fëmijën e saj, për gjithë femrat që më kanë rrethuar dhe që m‘i kanë lehtësuar gjërat në momentet më të vështira të jetës sime". Argjentina ia ka shpërblyer, ka qenë e mrekullueshme në fushë: "Argjentina ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer 25 minutat e para, ku nuk u shfrytëzuan shanset e krijuara. Por në fund fitorja ishte e merituar për ne. Kemi lënë pas atë përvojë të keqe në ndeshjen me Kilin. Por na duhet të bëjmë ende shumë punë në të ardhmen. Mua më ka kënaqur i gjithë kualiteti i skuadrës që më lë shpresa për një të ardhme të qetë të skuadrës". Vajza e tij e ka kaluar pa shumë probleme situatën dhe dje ai është dukur edhe më i kënaqur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:38 pm

Benitez e Ançeloti, çmenduritë e Realit

Galiani: Jemi miq me Kalderonin, nuk e ka kërkuar kurrë trajnerin tonë


Reali i Madridit dëshiron të marrë Karlo Ançelotin në Spanjë për të zëvendësuar Bernd Shusterin. E përditshmja popullore spanjolle "Marca" e titullon tashmë si të pakthyeshme mundësinë e divorcit mes trajnerit gjerman dhe klubit spanjoll: "Kemi besim të plotë te trajneri i ynë dhe jemi shumë të lumtur për një gjë të tillë", kishte thënë disa ditë më parë drejtori i përgjithshëm i madrilenëve, Predrag Mijatoviç, por nga burime pranë këtij drejtuesi të lartë të klubit rekordmen spanjoll, ka dalë në pah edhe emri i trajnerit të kuqezinjve italianë, si më i mundshmi për të zëvendësuar Shusterin, në rast të një largimi të tij të mundshëm. "Marca" shkruan se Ançeloti ishte pranë kalimit te skuadra e Realit në 2006-ën, por më pas gjithçka u hodh në erë. Ndërsa tani, mundësitë për ta parë në "Bernabeu" duket se janë rritur shumë.

PËRGËNJESHTRIMI

"Marca" e ka hapur kështu faqen e saj të parë: "Ançeloti, menjëherë te Reali". Kriza e Realit të Madridit bën që ata të hidhen në merkato. Për momentin, duket se bëhet fjalë vetëm për zëra. Ata që e përforcojnë këtë hipotezë janë drejtuesit e Milanit, të cilët kanë dhënë një përgjigje në lidhje me largimin e mundshëm të teknikut të tyre. Sipas së përditshmes spanjolle, edhe pse Kalderon sapo ka rinovuar besimin për trajnerin Shuster, presidenti i madrilenëve po punon për një alternativë tjetër. I pari në listë është Rafa Benitez. I dyti është Karlo Ançeloti. Dhe Adriano Galiani duhet të vrapojë menjëherë, për të përgënjeshtruar sërish gjithçka, ashtu siç kishte bërë pak ditë më parë edhe për Andrij Shevçenkon: "Kam folur me Mijatoviç, ka thënë drejtori administrativ i kuqezinjve, sepse si ai dhe presidenti Kalderon janë miqtë tanë. Mund të takohemi miqësisht, por për sa u përket këtyre që po thuhen tani, nuk ka asgjë të vërtetë. Ançeloti e Shevçenko janë pjesë e pandashme e Milanit dhe Reali i Madridit nuk i ka kërkuar kurrë".

ZARATE vs KRESPO

Reali i Madridit është hedhur në kërkim të një sulmuesi të denjë dhe duket se epiqendra e vazhdimeve të tij është Italia. Pas dëmtimit të Van Nistelroit, ata kërkojnë një sulmues race. Pista që të çon te Hernan Krespo është e mbushur me pengesa dhe prandaj ka dalë në pah një tjetër pistë e re: 21-vjeçari sulmues i Lacios, Mauro Zarate. Emri i tij, sikurse ka bërë të ditur "Marca", është shkruar tashmë në axhendën e Realit të Madridit për merkaton e muajit janar. Megjithatë, askush nuk mund të konfirmojë se pista "Krespo" është harruar përfundimisht. Burime pranë skuadrës madrilene bëjnë të ditur se tashmë tratativat mes madrilenëve dhe sulmuesit argjentinas janë mbyllur dhe ai në muajin janar mund të kalojë me titull përfundimtar te Reali për një shifër te rreth 4 milionë eurot.


Zarate


Sulmuesi argjentinas i skuadrës së Lacios shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Van Nistelroin e dëmtuar. Por atij tashmë i duhet të rivalizojë me Hernan Krespon, bisedimet për të cilin duket se kanë përfunduar për një shifër te rreth 4 milionë euro për kartonin e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:38 pm

Mesi: Të shfrytëzojmë këtë fillim të hatashëm



Barcelona vazhdon të vendosë standarde të larta loje në Ligën e Parë Spanjolle, por ky fillim fluturues do të marrë kuptim vetëm nëse në fund skuadra katalanase do të arrijë të fitojë titullin kampion. Ky është mendimi që shpreh një nga yjet e Barcelonës, sulmuesi argjentinas Lionel Mesi. Barcelona "fluturoi" duke realizuar nëntë fitore radhazi dhe tani pas 11 javësh kryeson me 28 pikë, tri më shumë se rivali më i afërt, Vijareali. "Ne po luajmë me ritëm të lartë, thekson Mesi. Por e rëndësishme është që këto standarde loje ne t‘i demonstrojmë deri në fundin e sezonit. Detyra jonë është që ta ruajmë këtë nivel loje deri në mbyllje të kampionatit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:38 pm

Ranieri: Inter-Juve është gjithnjë një sfidë klasike



Bardhezinjtë e Juventusit do të udhëtojnë 84 km në rrugën A4 këtë fundjavë, ku do të përballen me Interin, një sfidë kjo që premton të jetë "hapja e letrave" e derbit të Italisë. Pas shtatë fitoreve radhazi, Juventus do të zbresë në "San Siro", me armën plus: besimin që ka krijuar tani për të luftuar edhe për titull kampion. Tekniku Ranieri e di se do të jetë e vështirë përsëritja e fitores 2:1 sezonin e kaluar në "San Siro": "Paralelet krahasuese në sfida të tilla nuk shmangen. Juventus ka bërë shumë përmirësime dhe tani na duhet që të synojmë të jemi më lart se një sezon më parë. Inter-Juve është një sfidë klasike, e cila ndihet shumë në futbollin italian".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:38 pm

Luan Krasniqi pasurohet për 1 milion euro



Vërtetë Luan Krasniqi humbi shansin për të fituar titullin kampion bote për peshën e rendë të federatës WBO, pasi u mund nga ukrainasi Aleksander Dimitrenko, por boksieri kosovar ka pasur përfitime shumë të mëdha financiare.

Diferenca mes dy boksierëve nuk ishte shumë e madhe në pamje të parë, por te ardhurat e saj po.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, boksieri Luan Krasniqi vetëm për pranimin e duelit me ukrainasin 26-vjeçar Dimitrenko ka përfituar 1 milion dollarë.

Ngjan disi absurde një shifër e tille pasi kundërshtari i Krasniqit edhe pse me pas rezultoi fituesi i kësaj përballjeje, po sipas shtypit gjerman, ka përfituar vetëm 350 mijë euro.

Pas humbjes së kësaj ndeshjeje që ishte e 3-ta në karrierë për Krasniqin, ai u tërhoq nga boksi profesionist me një bilanc pozitiv, 30 fitore, 4 humbje dhe vetëm një ndeshje të mbyllur në barazim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:38 pm

Schuster: Skuadra më mbështet



Trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, thotë se ka mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit dhe kjo ka shumë rëndësi për të.

Ka pasur spekulime të shumta për largimin e trajnerit të Los Merengues për shkak të rezultateve të dobëta që ka treguar skuadra mbretërore në ndeshjet e fundit, mirëpo Schuster e ka treguar të kundërtën.

“E kam mbështetjen e klubit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo trajner”.

“Jam i qetë dhe jam i emocionuar për ndeshjen e të shtunës të cilën do të mundohemi ta fitojmë, sikurse edhe të gjitha takimet e radhës”, është shprehur trajneri gjerman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Gallas dëshiron të rikthehet në Francë



Pasi sulmoi bashkëlojtarët e tij publikisht dhe rrezikoi shiritin e kapitenit, mbrojtësi i Arsenalit, William Gallas, thotë se dëshiron të rikthehet në Francë.

Mbrojtësi theu “rregullën” e Wengerit, për të mos folur publikisht për problemet e klubit, duke thënë se kishte pasur një atmosferë të pakëndshme në zhveshtore pas ndeshjes me Tottenhamin (e cila përfundoi me barazim 4-4).

Këto deklarata mund të bëjnë që Gallas të humbë shiritin e kapitenit, ndërsa francezi së fundi thotë se mendon të rikthehet në vendlindjen e tij.

“Është e vërtetë se mendoj të rikthehem në Francë pas një ose dy sezoneve për ta përfunduar karrierën. Nëse largohem nuk do të shkoj kudo. Do të shkoj në një klub të madh ose kjo nuk do të ndodhë aspak”, thotë francezi.

“Zgjidhja është shumë e thjeshtë për mua, do të kalojë në Marseille, Lyon, PSG ose në Bordeaux”, ka shtuar Gallas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Dallku: Subashiq e shau Beqirin



Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Armend Dallku, ka konfirmuar se shkaktar i daljes me karton të kuq i Elvin Beqirit ishte sulmuesi serb i Azerbajxhanit, Branimir Subashiq.

“Beqiri pati një debat fjalësh me sulmuesin serb. Unë jam shqiptar i lindur në Kosovë ndaj flas e kuptoj lehtësisht serbisht. Unë e mora vesh se çfarë po fliste ai. Po kështu, natyrisht kuptova edhe Beqirin. Fjalët e tij ishin drejtuar kundër sulmuesit tuaj, jo kundër gjyqtarit”.

“Nuk arrij ende ta kuptoj sesi mund të ndodhë një gjë e tillë në një ndeshje mes përfaqësueseve. Për ne ishte shumë e vështirë të luhej në kushte të tilla, por skuadra tregoi pjekuri dhe nuk u thye as para gabimeve më të rënda të gjyqtarit gjeorgjian”, është shprehur Dallku për "azerifootball.com".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Gerrard: Në Liverpool deri në fund të jetës


Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se do të dëshironte të mbetet në Anfield deri në fund të karrierës së tij.

“Kam edhe dy vite e gjysmë nga marrëveshja ime dhe shpresoj se do të nënshkruaj sërish dhe të mbetem këtu deri në fund të karrierës. Nuk e di çfarë do të ndodhë në dhjetë vitet e fundit, por shpresoj se në pesë vitet e ardhshme do të luaj në Liverpool”, ka thënë Gerrard për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Vikendi i ardhshëm do të jetë jubilar për Gerrard, i cili do të festojë dhjetëvjetorin e debutimit të tij në Premierligë dhe në fanellën e Liverpoolit.

Ai me klubin anglez ka fituar dy Kupa FA, dy Kupa të Ligës, Kupën UEFA (2001) dhe si kapiten në vitin 2005, e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve. Po ashtu me Liverpoolin Gerrard ka fituar dy herë edhe Superkupën e UEFA-së, në vitet kur fitoi UEFA-në dhe Ligën e Kampionëve (2001 dhe 2005).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Murinjo: Nuk çuditem nga deklarata e Adrianos

Trajneri i Interit, Hose Murinjo, i ka pranuar me qetësi pohimet e sulmuesit të tij brazilian, Adriano, rreth largimit nga skuadra. Sulmuesi i zikaltërve ka pranuar se ka probleme me trajnerin portugez, për çka ai ka mbetur jashtë skuadrës që nga 26 tetori.
Marrëdhëniet ndërmjet Murinjos dhe Adrianos janë keqësuar pasi ky i fundit e kaloi tërë natën nëpër lokale pas humbjes me Milanin. “Të shtunën luajmë një ndeshje tejet të rëndësishme kundër Juventusit në ‘San Siro’. Unë e kam ndërmend të luaj dhe të jap maksimumin. Shpresoj se në Inter së shpejti do të më japin këtë mundësi, përndryshe do të kërkojë fatin në ndonjë klub tjetër”, ka theksuar të enjten Adriano. Ndërkohë përgjigja e Adrianos nuk ka vonuar: “Plotësisht pajtohem me Adrianon. Kush do të dëshironte që të qëndrojë në skuadër, në të cilën nuk do të ketë rastin për të treguar se di dhe mund të luaj. Është çështje tjetër nëse ai do të ketë rastin për lojë. Në deklaratën e Adrianos nuk ka asgjë për t’u çuditur”, ka theksuar Murinjo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Pujol: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol ka ftuar bashkëlojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm. “Ende nuk kemi fituar asgjë, prandaj duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të gjithë po na lavdërojnë, jemi në një seri të shkëlqyeshme të rezultateve, por tash duhet të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë gjë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me angazhim maksimal në fushën e gjelbër dhe me qasje serioze në lojë.
Përndryshe nëse mendojmë se jemi më të mirët, atëherë sigurisht se do të pësojmë humbje”, ka theksuar Pujol, duke shtuar: Atmosfera në klub është e shkëlqyeshme dhe gjithmonë është e tillë dhe kjo realisht është e pritshme kur skuadra luan kaq mirë”. Pujol ka munguar për disa ditë në skuadër, për shkak të problemeve me lukthin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Blank: Bufoni nuk është në shitje

Pasi e përditshmja sportive "Gazzetta dello Sport" ka publikuar lajmin se Mançester Siti ofron 75 milionë euro për portierin e Juventusit, Xhanluixhi Bufon, drejtuesit e klubit bardhezi kanë reaguar menjëherë.
"Bufoni qëndroj me ne edhe atëherë kur u dëbuam në Serie B. Ai gjithmonë thotë se dëshiron të qëndrojë këtu. Për këtë arsye mund të themi se ai nuk do të shkojë askund", ka theksuar drejtori i Juventusit, Zhan Klod Blank. "Nuk është lajm i ri që për të po interesohen klubet më të mira dhe më të pasura të botës. Por, askush prej klubeve nuk ka arritur të dalë para nesh me ofertë, ngase të gjithë menjëherë janë përballur me refuzimin e Xhixhit. Bufoni edhe më tej dëshiron të qëndrojë te Juventusi dhe ne për këtë arsye nuk do ta shesim", ka nënvizuar Blank.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:39 pm

Schuster: Skuadra më mbështet


Trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, thotë se ka mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit dhe kjo ka shumë rëndësi për të.

Ka pasur spekulime të shumta për largimin e trajnerit të Los Merengues për shkak të rezultateve të dobëta që ka treguar skuadra mbretërore në ndeshjet e fundit, mirëpo Schuster e ka treguar të kundërtën.

“E kam mbështetjen e klubit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo trajner”.

“Jam i qetë dhe jam i emocionuar për ndeshjen e të shtunës të cilën do të mundohemi ta fitojmë, sikurse edhe të gjitha takimet e radhës”, është shprehur trajneri gjerman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Fri Nov 21, 2008 11:40 pm

Luan Krasniqi pasurohet për 1 milion euro


Vërtetë Luan Krasniqi humbi shansin për të fituar titullin kampion bote për peshën e rendë të federatës WBO, pasi u mund nga ukrainasi Aleksander Dimitrenko, por boksieri kosovar ka pasur përfitime shumë të mëdha financiare.

Diferenca mes dy boksierëve nuk ishte shumë e madhe në pamje të parë, por te ardhurat e saj po.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, boksieri Luan Krasniqi vetëm për pranimin e duelit me ukrainasin 26-vjeçar Dimitrenko ka përfituar 1 milion dollarë.

Ngjan disi absurde një shifër e tille pasi kundërshtari i Krasniqit edhe pse me pas rezultoi fituesi i kësaj përballjeje, po sipas shtypit gjerman, ka përfituar vetëm 350 mijë euro.

Pas humbjes së kësaj ndeshjeje që ishte e 3-ta në karrierë për Krasniqin, ai u tërhoq nga boksi profesionist me një bilanc pozitiv, 30 fitore, 4 humbje dhe vetëm një ndeshje të mbyllur në barazim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Today at 2:54 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga sporti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: SPORTI :: Lajme nga sporti-
Kërce tek: