PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Minatori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:11 pm

MiNaToRi - Të GjiTha TeKsTeT

Ne mendjen time
shpaloj kujtimet nje nga nje
dhe ne njeren nga to
e gjej tregimin une per ty
a thua ku je ti? a thua enderr ishe ti?

hej, me mundon kujtimi per ty
netet pa ty me jan te gjata dhe pa fund
i ngjaj udhetarit qe hec dhe s´mrrin askund
a thua ku je ti? a thua enderr ishe ti?

hej, me mundon kujtimi per ty
me mundon ky kujtim kur me bie ndermend
se ishe ti ne shpirtin tim
ky kujtim me mundon kur me bie ndermend
se te kaluares i takon
me mundon ky kujtim kur me bie ndermend
se ishe ti ne shpirtin tim
ky kujtim me mundon kur me bie ndermend
se te kaluares i takon

netet pa ty me jan te gjata dhe pa fund
i ngjaj udhetarit qe hec dhe s'mrrin askund
a thua ku je ti? a thua enderr ishe ti?

hej me mundon kujtimi per ty
me mundon ky kujtim kur me bie ndermend
se ishe ti ne shpirtin tim
ky kujtim me mundon kur me bie ndermend
se te kaluares i takon
me mundon ky kujtim kur me bie ndermend
se ishe ti ne shpirtin tim
ky kujtim me mundon kur me bie ndermend
se te kaluares i takon

hej, me mundon kujtimi per ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:11 pm

Shokë dhe shoqe,
Babai im është punëtor.
i martuar, ka shtatë fëmijë.
Banojmë në shtëpi të vogël,
atje lart, në periferi..

Përherë kokëulur, ai ec,
kurrë s'vonohet, jo nuk ngec.
Dallaveret, nuk i don.
Jetën në sy e shikon...

Babai im, është punëtor.
punon në ditë nga shtatë tetë orë,
shkon dhe vjen, me bicikletë..
Lexon Rilindjen fletë për fletë.

Një fatos i Marksit i varur në mur,
babain e pyet: A u lodhe he burrë?
Dhe kështu u bënë shumë vjet,
ai me të e ka një muhabet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:11 pm

Do të bëhëm më mirë...
Heci rrugës pa dinarë në xhepë
Kërkoj një vendë të më bëhët djep
Dhe t'fishklloj një melodi
Se do të jetë më mirë
Do të bëhët më mirë

Sikur të ishte pranë meje ajo
Të më jap pak gajret
Në këtë rrugë të zbrazët, asgjë s'më përket
Përse të ndalem, kur s'kam çfar të pres
Përse të ngutem, kur s'di ka të ja mbaj
Përse të qeshem, kur më vije të qaj

Ndonjëher më vije të qaj
Ndonjëher më vije të shaj
Dhe t'fishklloj një melodi
Se do të jetë më mirë
Do të bëhët më mirë

Sikur të ishte pranë meje ajo
Të më jap pak gajret
Në këtë rrugë të zbrazët, asgjë s'më përket
Përse të ndalem, kur s'kam çfar të pres
Përse të ngutem, s'di ka të ja mbaj
Përse të qeshem, kur më vije të qaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:11 pm

Do tvijne ditet e bukura per ne
dite te bukura te mbushura hare
dhe nuk ka askush qe me ndal
shtrigat e nates, dreqi me vesh
se te dua, se une te dua ty

E di se je diku, ne enderr e mfshehur
me kerkon ne vetmi ne netet pa fund
nisu e lodhur, e lagur nga shiu
nisu ngadale me fytyre te qeshur
kah ai diell qe shndrit per ne.

Ndoshta gaboj, ndoshta fare nuk je
por e ndjej se afrohesh
degjoj hapat e tu
qe me thone se se shpejti do te jesh ketu.

Uuu, e di se do tvish
e di se do te shoh (4x)

E di se do te vish
e di se do te shoh (6x)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:12 pm

Dua t’ kendoj nje kenge me shuri
Nje kenge t’ nxehte perreth uçkuri
Per at’ syzeze, o per nje vashe
Kshtu k’e puna, une i thashe

C’ka po m' kqyr si hukubet
Se me t’grabit moj se kom nijet
Sa here qe po ti’leshoj syte
Zhig po me vjen me t’u avit

refereni:
Mori molla me sherbet
Qysh pi’e lem ket’ muhabet
Mos e merr ket’pune hajgare
Se pa me mar moj, nuk ki care ….

Alla hile fole nai fjale
Se ment prej kreje dojn me m'dal
Fjalet e mia mos i merr me bisht
Jam ka t'foli seriozisht

Moj fisnike oj dall’dyshe
Une dhe ti ja bojme diqysh…
Per hijeshi kur s’me vjen tek guni
Edhe, kjofsha i zi me lan sapuni…

refreni:
Mori molla me sherbet
Qysh pi’ e lem ket’ muhabet
Mos e merr ket’pune hajgare
Se pa me mar moj, nuk ki care ….

Pse po m’ thu se jam i zi
Pash faqet e tua si molla,sherbetli
Vetem ne to une i shkreti mendoj
Ama njonen t’a kafshoj..

refreni:
Mori molla me sherbet
Qysh pi’ e lem ket’ muhabet
Mos e merr ket’pune hajgare
Se pa me mar moj, nuk ki care
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:12 pm

Unë nuk e di,
a të kam dashtë,
a ta kam thënë këtë ndonjëherë..

ende tretem në ata sy,
jam shtegtar që të kërkon ty..

si udhëtimi i gjatë në natë,.
ti më je strehë në shtërngatë,
edhe një jetë, unë do të pres
në duart tua do të vdes..

nuk ka rëndësi se ti vjen,
nuk ka rëndësi se ti shkon,
se ti më je një shikim që fluturon..

si një kujtim,
si një pikturë,
sikur një dhembje,
e varur në mur.

që më shikon,
dhe nuk flet,
a më ke dashtë ti ndonjëherë..

si udhëtimi i gjatë në natë,.
ti më je strehë në shtërngatë,
edhe një jetë, unë do të pres
në duart tua do të vdes..

nuk ka rëndësi se ti vjen,
nuk ka rëndësi se ti shkon,
se ti më je një shikim që fluturon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:12 pm

Ti je nje engjell
Me krah te thyer
Perpelitesh ne balt
Sa larg nga yjet
Ke qene e mire
Me e mire, se kjo bote
Ke fluturuar,
Je rrezuar, sa poshte
Por une e di
Kjo eshte hija jote
Ti s’je ketu,
Eshte enderr e keqe
Tash je ajo
Askush s’te njeh
Ne shpirt ne zemer
Per mua do te mbetesh
Nje engjell, nje engjell, nje engjell….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:12 pm

Kur ti shkon,
unë mbetem vet,
njeriu i fundit në planet.

Nuk perëndon,
Dielli vdes,
kur ti shkon,
i vetëm mbes.

Si egërsirë,
jeta ditët i han,
është mirë që je,
edhe kur nuk të kam...

asnjë pikë lot,
asnjë pikë shi,
kur ti shkon,
shkretëtirë.

kur ti shkon,
është ditë e mbramë,
askush nuk mbetet,
as unë nuk jam.

Si egërsirë,
jeta ditët i han,
është mirë që je,
edhe kur nuk të kam...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:13 pm

Nuk e di çka është mirë,
e çka është keq.
Nuk e di kush është engjull,
..e kush është dreq.

Nuk e di as që dua ta di,
nga qielli i shenjtë a më shikon
A e di dikush nga ju
një e vërtetë këtu sa kushton.

edhe një ditë e poshtër
në këtë qytet.
ndonjëherë më vie ftohtë,
ndonjëherë nxehtë.

fytyrat tuaja,
shikimet e humbura,
...monotoni...
edhe nesër, sikur dje,
unë më nuk kam ide..

a edhe ti, ku je, pjesë,
në këtë çmendi.
ky është një ankth, tërë tmerr,
që vazhdon...

a edhe ti, ku je, pjesë,
në këtë çmendi.
mos thuaj s'ka shpresë, shpëtim,
nuk ka jetë këtu..

a edhe ti...

kur ti nuk je këtu,
asgjë nuk ka kuptim.
dielli sy i verbër,
nuk ka shkëlqim.

mendoj për gjëra,
që mund të më ndodhnin.
mendoj, për ty..

tash është vonë,
vonë për çdo gjë,
të lutem shko...

edhe një ditë e poshtër
në këtë qytet.
ndonjëherë më vie ftohtë,
ndonjëherë nxehtë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:14 pm

Nuk pom kerset
askush ne der
nuk po ma con
at telefon

As nuk po ndi
me njeni n'vesh
as nuk po ni me njeni n'vesh
dicka po kesh

A tu ka kerdit
ke qerci me nvo
a mos je mit
ti sun te vet

a mos t'ka met
naj fryt ner fyt
a mos t'ka met
naj fryt ner fyt
naj fryt ner fyt
fryt, fyt, fryt. fyt......

Mos je n'UNMIK
t'na i kalosh ne KFOR
c'ka tu ka leq
e aq shum po lof

hajde mos u tut
e kam nje rezolut
e kam nje rezolut
s'eshte hic e but
aj mos u tut

O ca t'kisha hyp
ty ne Konkord
po nuk prova njeher
se ty t'kam pas fort

ti je programi i jem
me de a je nderpris
O po kam qejf me t'hi n'sistem
me t'hi n'sistem

Du me pas maredhenie
bilaterale
kjo eshte kuintesenca
ceshtje kruciale
ceshtje madhore
interaksion impulsiv
ceshtje madhore e do zgjidhje radikale

Sec ma ke hyp
kur i ra ne goj
e kur po vet
a po e don i bardak uje

A jap ituq
sam u nab lladub
se shap mitoz se shum ai
ma asht ishtuq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:14 pm

Si një orë e prishur,
koha është ndal.
si një re e vetmuar,
e bekuar kjo ditë.

dhe heshtja vdes,
heshtja të gjithë mi thotë.
ti je këtu, ka njëmijë vjet.

e duart flasin,
duart tua më kërkojnë..
shikimi yt, detin ma kujton..

dhe heshtja vdes,
heshtja të gjithë mi thotë.
ti je këtu, ka njëmijë vjet.

Ti, kudo që të shkosh,
kudo që të jesh,
pranë do t'më kesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:14 pm

Ti kur të vish,
në derë, mos trokit.
dua të mendoj,
se ëndërr je..

një ditë kur të shoh,
do ta kuptoj,
se ti gjithmonë
ke qenë këtu..

vetëm heshtja, unë dhe ti,
fjalët terri i mbulon,
dua të zgjohem,
të zgjohem pranë teje,

dua pranë të më jesh..

edhe një herë,
edhe një jetë,
edhe një jetë,
e dua për ty.

vetëm heshtja unë dhe ti,
fjalët terri i mbulon..

Përsëri...Përsëri...

...ti je këtu...

vetëm heshtja unë dhe ti,
fjalët terri i mbulon..

Përsëri...Përsëri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:15 pm

Jeta është gënjeshtër,
më beso..
Natyrë e dehur,
në sytë e tu..

S'din se ç'je,
në krahërorin tim..

dashuria vjen,
dashuria shkon,
dhe mbesin unë dhe ti..

rruga është e gjatë,
e jeta e shkurtë.
në krahë të engjullit,
fluturo...

asgjë mos fol,
shpirti im..

dashuria vjen,
dashuria shkon,
dhe mbesim unë dhe ti..

heeeej...
a më dëgjon..
vitet që vijnë
vitet që shkojnë..

heeeej...
a më beson,

dashuria vjen,
dashuria shkon,
dhe mbesim unë dhe ti...

dashuria vjen,
dashuria shkon,
dhe mbesim unë dhe ti...

heeeej...
a më dëgjon..
vitet që vijnë
vitet që shkojnë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:15 pm

Me vendim te prere nje ekspres egzekutoj
e shfletoj gazeten, dhe per ty mendoj
shtetis neper tituje askund nuk eshte gjete
ne Prishtine, ne Kosove, askund ne planete.

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Lexoj deklarata nga disa patriote
gazetare, shkrimtare, poet e budalle
vuatjet e tyre per kange jane pandare
kur folshe me ta te duket vetja shka

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Ndalem te kalendari historik
dhe me ka pak dro dhe frike
asgje sot per boten nuk eshte vendose
ne kete dite as Titaniku s'eshte fundos

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Date e parendsishme sot asgje s'paska ngjare
ne kete dite as John Kennedy nuk eshte vra
as Nile Amstrongu sot nuk s'ka shkel ne hane
e per çudi sot kurkuj s'ja pasna ** ate nane

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Pseeeeee shkovee tiii
Pseeeeee shkovee tiii ( : : )

Lexoj prognazone metrologjike
bore, shi, dielle, te rreshura politike
Krej qka di dhe qka eshte me rendsi
sot ti nuk je ketu sot shkove ti

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Opcione per Kosoven, sa te duash menjehere
ta mbshtjellin ta paketojne si nje hamburger
zgjedhje per Kosoven sa te duash si ne korent
Kosova republike, panvaresi, Kosova Kontinente

Pse shkove ti
Pse shkove ti

A ka shperthy ndonje bombe sot ne qender te Bombajit
ndonje bishti i sert a u pervlu ne gjykym te çajit
Hitleri a boni sot vetevrasje ne Berlin
apo ra bomba atomike ne Hiroshime

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Sot shkova ti athua askush nuk mbet
sikur dikush ma vodhi kete qytet
sot dielli lindi dhe do te perndoj
mos mendo se me more ne qafe
se sot per ty do te mastruboje.

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Pseeeeee shkoveeee tiii
Pseeeeee shkoveeee tiii
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:15 pm

Ti je sikur drita e diellit te pare
Sikur shiu ne token e thare
Si nje lajm i mire ne fund

Ti je si nje zog qe fluturon
Si nje sy qe lotin pikon
Dashuri qe ndodhe nje here

Ti e din se jeta nuk esht aventur
Diten vin dhe shkojn askund
Ti e din se jeta nuk esht aventur
Diten vin dhe shkojn askund

E une te pres,sikur nata ne sy te vdes
Si nje yll qe shuhet ne det
Dashuri qe ndodhe nje here

Te shikoj,sikur shiu qe ne xhamat bjen
Sa e bukur,e embel me vjen
Sa e bukur e embel me vjen

Ti e din se jeta nuk eshte aventure
Ditet vijne dhe shkojne askund
Ti e din se jeta nuk eshte aventure
Ditet vijne dhe shkojne askund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:16 pm

Sa here me shikon moj drenushë
Bukuria jote me vret si pushke
E degjon kete cifteli
E kam nis nje kenge per ty
E jam vesh me hijeshi
Ndoshta ta kthej mendjen ty
E hajde dalim o
Moj shqipe e malit o
E hajde dalim o
T'ja thome se bashku o

Ref
Se une te dua sa Teuten
Ty te dua sa lahuten
Sa Drenicen sa Rrugoven
Podujevën, krejt Kosoven o hej
Une te dua sa Teuten
Une te dua sa lahuten
Sa Prishtinen e Gjakoven
Ferizajin e krejt Kosoven

Besa besë, moj besen ta kam dhene
Per folene qe kemi jeten domë me dhane
Rruges tate ti kur shkoje
Vetulla jote krah shqiponje
Hasmit tend mortaja i ra
Syri i keq kurre mos me te pa
O hajde dalim o
Moj shqipe e malit o

Ref
Se une te dua sa Teuten
Ty te dua sa lahuten
Sa Drenicen sa Rrugoven
Podujevën, krejt Kosoven o hej
Une te dua sa Teuten
Une te dua sa lahuten
Sa Prishtinen e Gjakoven
Ferizajin e krejt Kosoven


Se jam djal o nga Kosova
ne cdo hap une ty te kerkova
se bukuri si ty nuk gjeta

saaaaa te dua o hej!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:16 pm

A do të kuptoj ndonjëherë,
prej nga më erdhe ti.
A thua dole nga zjarri,
shkëndije e Perëndisë.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.

Në pëllëmbën time ti erdhe
e mbërdhirë si trumcak.
Na ishte dimër vetmie, më the,
s'do të shkojmë shumë larg.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.

Të kujtoj dhe nuk kuptoj,
nuk e di a të bëra vetë.
Nuk e di a të humba vetë,
apo do të kthehesh ndonjëherë.

Të kujtoj dhe nuk kuptoj,
nuk e di a të bëra vetë.
Apo ndoshta ti zbrite nga qiejt,
si shiu në pranverë.

A do të kuptoj ndonjëherë,
prej nga më erdhe ti.
A thua dole nga zjarri,
shkëndije e Perëndisë.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Minatori   Sat Nov 15, 2008 8:16 pm

Udha e mbare te qofte, ndoshta gjen me mire
Udha e mbare te qofte, tani je e lire
Mund te shkosh ku nuk ishe me mua
Mund te kesh cfare nuk kishe
Mund te besh cfare do qe te duash
Se per mua me nuk je

Udha e mbare te qofte, kesaj i thon fund
Mund te qash te cmendesh prej vajit
Prej meje, udha e mbare
T’pata than 1000 mij her, jam ai qe jam
Mund te shkosh, fati le te perkund
Prej meje, udha e mbare te qofte

Mund te shkosh ku nuk ishe me mua
Mund te kesh cfare nuk kishe
Mund te besh cfare do qe te duash
Se per mua me nuk je

Udha e mbare te qofte
Udha e mbare te qofte
Udha e mbare te qofte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Minatori   Today at 2:53 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Minatori
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Kinema & Muzik :: Texte Kengesh-
Kërce tek: