PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 GAFORRJA (22/06 - 22/07)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Aηι∂α
Admin


Numri i postimeve : 807
Age : 25
Vendbanimi : N\'hanë :P
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: GAFORRJA (22/06 - 22/07)   Mon Nov 17, 2008 2:50 am

E PËRGJITHSHME

Mesazhi i 2008-ës është e vident . Duhet të kaloni çdo frikë dhe të bëni hapin e madh. Mos harroni se nuk është e lehtë ta merrni kontrollin në duart tuaja sepse cilësia e jetës tuaj është lidhur drejtpërsëdrejti me të tjerët dhe ndoshta do detyroheni të ndiqni rrugën e disa personave që fillimisht do t’ju pëlqejnë por më vonë do të pendoheni për këtë zgjedhje që do bëni. Ju të shenjës së gaforres do të keni një përqëndrim të madh në problemet e shtëpisë. Ju do të jepni shumë energji për marrëdhënien tuaj. Siguria në familje dhe në lidhjen tuaj është prioriteti për ju dhe do t’i kushtoni një rëndësi shumë të madhe. Do të jeni emocionalisht shumë të ndjeshëm dhe marrëdhënia juaj falë jush do të ecë me harmoni në të gjitha aspektet. Nga ana juaj shëndetësore, stresi do jetë më i theksuar dhe situatën nuk do ta pranoni. Simptomat do fillojnë të shfaqen në pranverë, ku klima do ndikojë negativisht dhe në anën psikologjike. Dëshira juaj e mirë për të qenë të suksesshëm në fushën e karrierës e vënë re nga njerëzit do të bëjë që ata të bashkohen me ju dhe të japin suportin e tyre.



KARRIERA

Çështjet e punës fillojnë të normalizohen dhe rikthehet një ekuilibër i rëndësishëm. Ndërkohë që elikpset e Shkurtit dhe të Gushtit qëllojnë në çështjet e punës dhe çështjet ekonomike dhe në këtë periudhë duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm. Muaji i eklipseve, këtë muaj do t’ju shfaqen vështirësi. Komunikimi paraqitet të vështirësohet dhe fjalët janë të pamundura të funksionojnë. Ankthi siç e dini mirë ju rëndon në problemet që do të keni me karrierën tuaj. Do të keni një marrëdhënie të re pune me persona të shenjës së dashit. Vendosmëria e tyre do t’ju ndihmojë shumë më tepër se ç’mendoni ju. 2008-ta ju favorizon sido që të jetë për të përmirësuar jetën tuaj. Muajt e verës kërkohet që të qartësoheni në lidhje me punën. Gjatë këtij muaji në përmirësim do të jetë dhe shëndeti edhe gjendja juaj shpirtërore. Edhe fundi i vitit nuk parashikohet të jetë i favorizuar. Çështje pune do ju shqetësojnë dhe do ndjeheni se nuk mund t’i jepni dot zgjidhje. Kjo do ju stresojë dhe ky stres do të dominojë në shëndetin tuaj për të cilin duhet të tregoni mjaft kujdes. Nëse bëhet fjalë për transferime duhet të tregoni përsëri kujdes. Së fundi jeta juaj erotike tregon shenja përmirësimi si dhe çështjet ekonomike. Pra ju të shenjës së Gaforres, duhet të bëni shumë kujdes në lidhje me çështjet e punës dhe karrierës.



DASHURIA

Vit interesant dhe sensibel për fushën sentimentale. Gjithashtu ekziston një mundësi që të shfaqet një person i ri në jetën tuaj, që do të qëndrojë për disa vite. Keni shanse të arrini saktë një balancim. Gjithë energjia që ju do të harxhoni në këtë njohje, do të bëjë që ju të njihni një dashuri të mrekullueshme, që ndoshta do të jetë dashuria e jetës suaj. Do të harxhoni shumë kohë duke reflektuar mbi këtë surprizë të këndshme që do të ketë viti 2008 për ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
GAFORRJA (22/06 - 22/07)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Tema të lira :: Diskutime Shoqërore :: Horoskopi :: Horoskopi vjetor 2008-
Kërce tek: