PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Pse me duan si modele,stiliste me te mire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Pse me duan si modele,stiliste me te mire   Mon Nov 17, 2008 11:12 pm



Hapat e parë në modelizëm?

Hapat e parë në modelizëm i kam filluar në vitin 2000. Edhe pse në vitin 1997 për herë të parë kam pas ftesën prej agjensionit elitë në Beograd për zgjedhjen e modeles më të mirë, ku ishin pjesmarrëse vajza nga e gjithë Jugosllavia, e vetmja shqiptare isha unë, mami ishte ajo që insistonte gjithmonë, që unë të shkoj atje, ndërsa babi s’ishte dakord asnjëherë, kështu që u vendos që mos të marr pjesë.

Keni marrë pjesë në ndonjë spektakël bukurie përveçse nëpër pasarelat e modës, nëse po, keni rrëmbyer ndonjë çmim?

Ftesa kisha shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në Kosovë në vitin 2002 u përzgjodha si “Best model of Kosova” me qëllim që ta përfaqësoj Kosovën për herë të parë në “Best model of the World”. Pastaj në vitin 2004 prapë përfaqësova Kosovën për herë të parë në “Miss Tourism Queen International”, që u bë në Kinë.

Cili është suksesi më i madh që ke arritur në karrierë?

Sukseset e mia çdo vit janë rritur me çmime të ndryshme, me pjesëmarrje të ndryshme, mirëpo sukses të veçantë e veçoj pjesëmarrjen time në Dubai, ku edhe sfilova për 26 dizejnatorë nga e mbarë bota, përkatësisht qëndrova 1 muaj të tërë dhe çdo ditë e kam jetuar jetën si një modele botërore.

Është vështirë që të jesh modele në Kosovë, je e kënaqur me profesionin?

Hmmm në Kosovë, emri modele dita-ditës po shndërrohet në diçka banale, mirëpo unë prapë jam e kënaqur me punën time si modele atje, sepse modelizmi ka qenë gjithmonë gjëja që e kam dashur më së shumti në jetë dhe jam munduar shumë, mirëpo qysh në fillim kam ditur ta menaxhoj veten dhe sigurisht, që jam ndarë e kënaqur. Por çdoherë e kam ditur se edhe biznesi do të jetë profesioni tjetër i imi.

Jashtë fushës së modës, me çfarë merret Saranda?

Me marketing, kam 3-4 vite që organizoj evente të ndryshme etj. Kam mbaruar fakultetin Ekonomik për drejtim e marketing e po ashtu, këtë muaj filloj studimet e shkallës së tretë në marketing. Në të ardhmen mendoj se do të jem e suksesshme në biznes.

Nëpër shumë shkrime kemi lexuar se je një ndër modelet më të paguara në Kosovë, është e vërtetë?

S’e di, edhe pse pjesëmarrjet nëpër sfilata nuk paguhen edhe aq sa unë dëshiroj, mirëpo prapë i kam klasifikuar edhe sfilatat e ndonjëherë edhe s’ka pasë shumë rëndësi nëse paguhem aq sa dëshiroj nga vetë dëshira. Përsa u përket reklamave televizive, kalendareve, fotove dhe sfilatave në Dubai, këto kanë qenë diçka tjetër e aty mund të them, që kam qenë një ndër më të paguarat.

E dashuruar...?

Jo....

Preferoni bashkëjetesën apo martesën?

I frikësohem martesës shumë, ndoshta kisha preferuar së pari bashkëjetesën pastaj martesën.

Si duhet të jetë ai?

Zeshkan, pak më i gjatë se unë, por më e rëndësishme do të ishte të kuptoheshim me njëri-tjetrin.

Këngëtarët që pëlqeni?

Genta, Tuna, “Elita 5” etj.

Preferon jetën e natës ?

Po e dua jetën e natës edhe pse në Prishtinë kohëve të fundit është bërë mjaft monotone, për këtë arsye kam filluar të largohem paksa.



PanoramaPlus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Pse me duan si modele,stiliste me te mire
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Te rejat :: Te rejat-
Kërce tek: