Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
Alketa* (1258)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
thupra1 (688)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
lO$eR (530)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
Gressa (416)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
girl-lover (328)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_lcap20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Voting_bar20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Empty
MesazhTitulli: 20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha   20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 3:38 am

1. Sa më shumë që t'i lash flokët, ato do të jenë më të shëndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mendon. Flokët laji së paku dy herë në javë.


2. Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.

3. Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohë merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.

5. Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.

6. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!


7. Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohë vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.

9. Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.

11. Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.

12. Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.

13. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.

14. Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.

16. Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

17. Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

19. Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.


20. Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha.

Miqtë e flokëve

• Krehrit me dhëmbë të mëdhenj
• Brushat e buta për flokë
• Balsamet dhe regjeneratorët
• Mbrojtësit nga nxehtësia
• Nënqethja e rregullt.

Armiqtë e flokëve


• Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit
• Ajri i ndotur
• Ngjyrosja
• Feni i papërshtatshëm
• Llastikët elastikë për flokë
• Dietat e papërshtatshme, posaçërisht ato në të cilat shmanget ushqimi i pasur me vitaminën B, që është më se e domosdoshme për flokë.

KËSHILLË + USHQIMI PËR FLOKËT


Menyja për flokët të shëndoshë

Sa herë ke pasur rast të dëgjosh fjalën e urtë: "Bukuria buron nga brenda!? Kjo vlen edhe për bukurinë flokëve, sepse atë që e hamë (apo nuk e hamë) ndikon në pamjen e flokëve. Flokët patjetër duhet të furnizohem me sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe ndërtuese që janë tepër të domosdoshme për rritjen dhe cilësinë e tyre. Burimet më të mëdha të elementeve të tilla të rëndësishme gjenden në vitaminat dhe mineralet. Andaj, kujdes të plotë kushtoji ushqimit tënd!

Cilat vitamina dhe minerale ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e flokëve:

• Vitamina B5: vezët, mishi, mish peshku, drithërat, tharmi
• Vitamina H: të kuqtë e vezës, kërpudhat
• Vitamina A: mëlçia, gjalpi, vezët, karota, spinaqi, kajsia
• Vitamina C: magdanazi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli
• Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi
• Zinku: guacat, peshqit, mishi
• Bakri: bananet, dardhët, kumbullat, tharma e birrës, kakaoja
• Hekuri: pemët e thara, spinaqi, vezët.

A E DINI SE?
- Flokët tona përmbajnë mesatarisht 120 mijë qime, ndërkaq është e natyrshme që në ditë të bien deri në 100 sosh.

- Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri - më shpejt rriten verës sesa dimrit.

- Flokët ngjyrë të errët përherë duken më të shkëlqyeshme, nga ato ngjyrë të çelët, sepse ngjyra e errët është më e dendur dhe thith më shumë dritë.

- Frizeri nga distanca prej një kilometri mund të zbulojë femrën që pi shumë duhan, jo vetëm nga aroma e flokëve por edhe nga pamja e tyre. Pirja e duhanit i than flokët dhe i bën më pak të shkëlqyeshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
20 keshilla er floke te bukura dhe te shendosha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshilla te ndryshme
» 10 keshilla n'lidhje me bashkshortin
» Keshilla per tu liruar prej komplekseve
» Disa keshilla per kuzhinen tuaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: KULTURA :: Moda dhe Estetika-
Kërce tek: