Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Dashuria dhe Tolerimi Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
thupra1 (688)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
lO$eR (530)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
Gressa (416)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
girl-lover (328)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Dashuria dhe Tolerimi Vote_lcapDashuria dhe Tolerimi Voting_barDashuria dhe Tolerimi Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Dashuria dhe Tolerimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Dashuria dhe Tolerimi Empty
MesazhTitulli: Dashuria dhe Tolerimi   Dashuria dhe Tolerimi Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:11 pm

Në jetë do të bëja shumë marrëzira, por kurrë nuk do të martohesha nga dashuria", tha me një rast burrështetasi anglez Dizraeli.
Dhe vërtet: Dizraeli gjer në moshën tridhjet e pesë vjeçare jetoi si i pamartuar, dhe më pas e propozoi vejushën e pasur, pesëmbëdhjet vjetë më të vjetër se ai. Kuptohet, mes tyre nuk qëndronte dashuria. Vejusha shumë mirë e dinte se Dizraeli dëshiron të martohet me të vetëm për shkak të parave. Për këtë e luti që t'i jep një vit afat, që të mund t'i mësonte të gjitha anët e tija të mira dhe të këqinja. Dhe pas një viti - ajo pranoi të martohet.

Edhepse ky rrëfim tingëllon si tejet prozaike, martesa mes Dizraelit dhe Maria Anës ishte jashtëzakonisht fatlume. Maria Ana më nuk ishte as e re as e bukur, dhe vështirë mund të themi se karakterizohej me shije të mirë dhe arsimim solid. Aq më tepër, veshej gati pothuajse në mënyrë bizare, ndërsa në shoqëri bënte gabime të cilat bashkëbiseduesin e shtyenin të qeshte me të madhe. Si shembull, kurrë nuk e dinte se "kush kishte ardhur para kujt në histori: Grekët para Romakëve, apo e kundërta". Megjithatë, Maria Ana ishte vërtet gjeniale për qështjet e martesës: e dinte se si duhet vepruar me meshkujt.
E dinte se burrit të saj, pas ditës së mundimshme të kaluar në kuvendime dhe punë mendore, i nevojitet ndjenja e vatrës së ngrohtë dhe miqësisë gjentile. Përpiqej që t'i bëhet shoqe, këshilltare dhe mikeshë më e afërt. Folenë që ia krijoi rrezatonte me ngrohtësi dhe adhurim të qetë. Për këtë, orët e kaluar pranë Maria Anës për Dizraelin ishin çastet më të lumtura në jetën e tij. Shpesh me padurim kthehej në shtëpi për t'i treguar asaj ndodhitë nga parlamenti.
Maria Ana tridhjet vjetë jetoi vetëm me Dizraelin, dhe pasurinë e saj e shpenzoi që jetën e tij ta bëjë më të këndshme. Ai, si kundërshpërblim, e adhuronte. Kurrë nuk ia kishte zënë për të madhe për shkak të gabimeve dhe mosdijes, për ç'gjë të tjerët e përqeshnin. Aq më shumë, sa herë që dikush fillonte ta përqeshte, ky me vendosmëri ngritej në mbrojtje të saj.
"Duke iu falënderuar atij, jeta ime u shndërrua në fotografi të fatit të paturbulluar", i rrëfente ajo mikeshave të saja, gjersa Dizraeli njëherë deklaroi: "Jetuam në martesë plotë tridhjet vjetë, dhe për asnjë çast nuk ndihesha i mërzitur në shoqërimin e saj."
Dizraeli gruas së vet shpesh dinte t'i thoshte: "Po, ti e di se me ty jam martuar për shkak të parave." Ajo, në këtë thënie ia kthente me buzëqeshje: "Ashtu është. Por, sikur të duhej që ta bëje këtë edhe njëherë, me siguri do ta bëje nga dashuria."
Vërtet, Maria Ana nuk ishte e përsosur. Mirëpo, Dizraeli ishte mjaft i mençur. Pa e ndryshuar e lejoi të mbetet ashtu si ishte në të vërtetë - dhe nuk gaboi.
Vështirë është, gati e pamundur, të ndryshojmë personin e rritur, dhe tentimi që këtë ta bëjmë do ta ketë si rezultat vetëm zënkën. Për këtë më mirë është që ta lejojmë të jetoj ashtu siç më së miri i përgjigjet. Njëmend, vetëm nëse me sjellje të tillë nuk i shkakton dëme dhe ligështi rrethit.
Henri James-i me një rast tha: " E para dhe gjëja më e rëndësishme që duhet ta mësojmë në raportet me njerëzit tjerë është mospërzierja në veçantinë e kënaqësive të tyre të imta, me kusht që ato kënaqësi të mos dëmtojnë njerëzit tjerë."
Ndërsa Foster Vud në studimin e tij mbi jetën bashkëshortore shkruajti: "Suksesi në martesë nuk varet vetëm nga ajo se a e keni gjetur partnerin e vërtet, por kryesisht nga ajo se Ju vet a jeni partner i vërtet."

Rreguli i dytë për bashkëshortësi fatlume në jetë thotë:

Mos u përpjekni që ta ndryshoni partnerin bashkëshortor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dashuria dhe Tolerimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria ndaj Allahut
» Cfare mbani mend nga dashuria e pare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Më Pranë Njëri-Tjetrit :: Në kërkim të romancës-
Kërce tek: