Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
thupra1 (688)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
lO$eR (530)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
Gressa (416)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
girl-lover (328)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_lcapSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Voting_barSi e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Empty
MesazhTitulli: Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare..   Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare.. Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:12 pm

Çfarë lexon ajo në pamjen tonë?!
Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar”
Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t’kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj…Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t’mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti smë pëlqen”, kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua…


2. Ajo çfarë mbani në duar – flet shumë për ju!
Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë që femra të mund të t'lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ke shpërtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë…

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja
Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e cila bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve.
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjeve. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si e shikon vajza djalin ne takimin e pare..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendoni se mund ta puthni nje person ne takim te pare
» A e shihni te arsyeshme qe vajza tia shpreh e para dashurine nje djali???
» Lige e Pare
» HTC paraqet celularin e parë 4G
» Cfare mbani mend nga dashuria e pare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Më Pranë Njëri-Tjetrit :: Në kërkim të romancës-
Kërce tek: