PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 KUSHTETUTA E KOSOVES

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: KUSHTETUTA E KOSOVES   Fri Nov 21, 2008 5:10 pm

ketu mund ta gjeni kushtetuten e shtetit me te ri ne bote...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Fri Nov 21, 2008 9:15 pm

E ku osht kjo kushtetut pra ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FaLcOxXx
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 1522
Age : 105
Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe
Puna/hobi : to do nothing it's something
Humor : shes sporia n'korzo...hahah
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Sat Nov 22, 2008 4:32 am

po serial ku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/sokol2103
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:46 pm

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ne, Populli i Kosovës,
Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik
dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet;
Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të
garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë
qytetarëve para ligjit;
Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;
Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë
Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të
gjitha shtetet fqinje;
Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve
paqedashëse në Botë;
Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike;
Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:47 pm

Kapitulli I Dispozitat Themelore
Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e
saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve
brenda kufijve të saj.
3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë
shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Neni 2 [Sovraniteti]
1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në
pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në
forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i
patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë
Kushtetutë dhe me ligj.
3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore,
mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare.
Neni 3 [Barazia para Ligjit]
1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet
tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit,
përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para
ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e
të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe
kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetut

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:47 pm

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së
Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit
demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.
4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave
shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.
5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën
interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të
integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin
kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
Neni 5 [Gjuhët]
1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.
2. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose
do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj.
Neni 6 [Simbolet]
1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat
pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore
rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet
me ligj.
Neni 7 [Vlerat]
1. Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë,
barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit,
mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit,
ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:48 pm

2. Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik
të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën
politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Neni 9 [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare]
Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.
Neni 10 [Ekonomia]
Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së
Kosovës.
Neni 11 [Valuta]
1. Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.
2. Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës është i pavarur dhe quhet Banka Qendrore e Republikës
së Kosovës.
Neni 12 [Pushteti Lokal]
1. Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat.
2. Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj.
Neni 13 [Kryeqyteti]
1. Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.
2. Statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohet me ligj.
Neni 14 [Shtetësia]
Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:49 pm

Neni 15 [Shtetasit jashtë Vendit]
Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar
me ligj.
Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës]
1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera
juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.
2. Pushteti qeverisës buron nga Kushtetuta.
3. Republika e Kosovës respekton të drejtën ndërkombëtare.
4. Secili person dhe organ në Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës.
Neni 17 [Marrëveshjet Ndërkombëtare]
1. Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet në organizata
ndërkombëtare.
2. Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar për promovimin dhe
mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut.
Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve
ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
(2) të drejtat dhe liritë themelore;
(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;
(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit
nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të
nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:50 pm

4. Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën
procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
5. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
rregullohen me ligj.
Neni 19 [Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare]
1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit
të brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ato
zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të
vetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.
2. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës
ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.
Neni 20 [Bartja e Sovranitetit]
1. Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të
caktuara mund të kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare.
2. Nëse një marrëveshje anëtarësimi e ratifikuar nga Republika e Kosovës për pjesëmarrje në
një organizatë ndërkombëtare në mënyrë eksplicite kërkon zbatim të drejtpërdrejtë të
normave të kësaj organizate, ligji me të cilin ratifikohet marrëveshja e anëtarësisë miratohet
me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe ato norma kanë epërsi
ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:51 pm

Kapitulli II Të Drejtat dhe Liritë Themelore
Neni 21 [Parimet e Përgjithshme]
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të
pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.
2. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të
parashikuara në këtë Kushtetutë.
3. Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.
4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat
juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.
Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve
Ndërkombëtare]
Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në
vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe
kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve
publike:
(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut
dhe Protokollet e saj;
(3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
(4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
(5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
(7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
(Cool Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,
Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:51 pm

Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]
Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore
të njeriut.
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë
ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së
kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për
mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të
pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë
ato.
Neni 25 [E Drejta për Jetën]
1. Secili individ gëzon të drejtën për jetën.
2. Dënimi me vdekje është i ndaluar.
Neni 26 [E Drejta e Integritetit Personal]
Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin:
(1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe
procedurave të përcaktuara me ligj;
(2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin;
(3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në
pajtim me ligjin;
(4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa
pëlqimin paraprak të saj/tij.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:52 pm

Neni 27 [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues]
Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.
Neni 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar]
1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë.
2. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e detyruar nuk
konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të
formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të
shpallur sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë.
3. Trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar.
Neni 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]
1. Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me
përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:
(1) pas shpalljes së dënimit me burgim për kryerjen e veprës penale;
(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një
bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një
vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në
mënyrën e përcaktuar me ligj;
(3) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij/saj në një
institucion kompetent, sipas një urdhri të ligjshëm;
(4) për mbikëqyrje shëndetësore të personit, i cili për shkak të sëmundjes paraqet rrezik
për shoqërinë;
(5) për hyrje të paligjshme në Republikën e Kosovës ose pas urdhrit të ligjshëm për
largim ose ekstradim.
2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në
gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më
shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda
dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose
lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur personi i privuar është
sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një
periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:54 pm

konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para
gjykimit.
3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë
deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa
vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.
4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike
për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda
një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet
lirimi i personit.
5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të
drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.
6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën
e përcaktuar me ligj.
Neni 30 [Të Drejat e të Akuzuarit]
Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:
(1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër
saj/tij;
(2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;
(3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;
(4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të
cilën zhvillohet gjykimi;
(5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk
ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;
(6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.
Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve
të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet
për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një
afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.
3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta,
konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i
përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose
sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në
proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë
paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët
mund të sqarojnë faktet.
5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet
fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.
6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,
nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.
7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat
dhe procedurat e veçanta për të miturit.
Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]
Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe
administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]
1. Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes,
nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën
e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime
kundër njerëzimit.
2. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i
përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
3. Ashpërsia e dënimit nuk mund të jetë në disproporcion me veprën penale.
4. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës
penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i
favorshëm për kryesin e veprës.

Neni 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër]
Askush nuk mund të gjykohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale.
Neni 35 [Liria e Lëvizjes]
1. Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të huajt që janë banorë të ligjshëm të Kosovës, kanë të
drejtë të lëvizin lirisht në Republikën e Kosovës dhe të zgjedhin vendbanimin.
2. Secili person ka të drejtë të largohet nga vendi. Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me
ligj, nëse ato janë të nevojshme për procedurën ligjore, zbatimin e vendimit të gjykatës ose
për të përmbushur obligimin për mbrojtjen e shtetit.
3. Shtetasve të Republikës së Kosovës nuk do t’u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.
4. Shtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen nga Kosova kundër vullnetit të
tyre, me përjashtim të rasteve kur me ligj dhe marrëveshjet ndërkombëtare është përcaktuar
ndryshe.
5. E drejta e të huajve për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe për t’u vendosur në vend,
rregullohet me ligj.
Neni 36 [E Drejta e Privatësisë]
1. Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e
banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera.
2. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme
për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas
miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i
domosdoshëm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të
ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të
drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata
duhet që të miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.
3. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e
pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit
gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e
vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.
4. Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja,
korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:55 pm

Neni 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes]
1. Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë
familje në pajtim me ligjin.
2. Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve.
3. Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj.
Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]
1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.
2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të
manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose
refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të
marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.
4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një
gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të
të drejtave të personave të tjerë.
Neni 39 [Konfesionet Fetare]
1. Republika e Kosovës siguron dhe mbron autonominë fetare dhe monumentet fetare brenda
territorit të saj.
2. Konfesionet fetare janë të lira që të rregullojnë pavarësisht organizimin e vet të brendshëm,
veprimtaritë fetare, si dhe ritet fetare.
3. Konfesionet fetare kanë të drejtë të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bamirëse në
pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Neni 40 [Liria e Shprehjes]
1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të
shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga
askush.
2. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme
për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes
racore, kombëtare, etnike ose fetare.
Neni 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike]
1. Secili person gëzon të drejtën të qasjes në dokumente publike.
2. Dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror, janë publike,
me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të
sekreteve afariste ose të informacioneve të klasifikuara të sigurisë.
Neni 42 [Liria e Medieve]
1. Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve.
2. Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të
ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme
për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes
racore, kombëtare, etnike ose fetare.
3. Çdokush ka të drejtë të korrigjojë informacionin e pavërtetë, jo të plotë ose të pasaktë të
publikuar, nëse cenon të drejtat ose interesat e saj/tij, në pajtim me ligjin.
Neni 43 [Liria e Tubimit]
Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime,
protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të
kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik,
sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Neni 44 [Liria e Asociimit]
1. Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të
themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë
anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.
2. Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat,
është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të
punonjësve.
3. Organizatat ose aktivitetet që kanë për qëllim cenimin e rendit kushtetues, shkeljen e lirive
dhe të drejtave të njeriut, ose nxitjen e urrejtjes racore, kombëtare, etnike a fetare, mund të
ndalohen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente.
Neni 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes]
1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe
ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë
i kufizohet me vendim gjyqësor.
2. Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.
3. Institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete
publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve
publike.
Neni 46 [Mbrojtja e Pronës]
1. E drejta e pronës është e garantuar.
2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.
3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti
publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim
është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik
ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm
dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.
4. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së
Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata
kompetente.
5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.
Neni 47 [E Drejta për Arsimin]
1. Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm
rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike.
2. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas
aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.

Neni 48 [Liria e Artit dhe e Shkencës]
1. Liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar.
2. Liria akademike është e garantuar.
Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]
1. E drejta e punës garantohet.
2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
Neni 50 [Të Drejtat e Fëmijës]
1. Fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre.
2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kanë të drejta të barabarta me të lindurit në martesë.
3. Secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe eksploatimi.
4. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e
pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.
5. Secili fëmijë gëzon të drejtën për raporte të rregullta personale dhe kontakte të drejtpërdrejta
me prindërit e vet, me përjashtim kur institucioni kompetent përcakton se një gjë e tillë është
në kundërshtim me interesat më të mira të fëmijës.
Neni 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale]
1. Kujdesi shëndetësor dhe sigurimi social rregullohen me ligj.
2. Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe
moshën e shtyrë, rregullohet me ligj.
Neni 52 [Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor]
1. Natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetësor dhe trashëgimia kombëtare, janë përgjegjësi për
secilin.
2. Institucionet e pushtetit publik angazhohen për t’i garantuar secilit mundësinë që të ndikojë
në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Tue Nov 25, 2008 11:58 pm

3. Ndikimi në mjedisin jetësor merret parasysh nga institucionet publike në procesin e marrjes
së vendimeve.
Neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]
Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni
me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]
Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të
drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse
konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.
Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]
1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm
me ligj.
2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm
deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të
përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të
bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.
4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha
institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes
esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të
kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë
mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi
esencën e së drejtës së garantuar.
Neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]
1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm
pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në
masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.
2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31,
33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash.

Kapitulli III Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre
Neni 57 [Parimet e Përgjithshme]
1. Banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar ose etnik, gjuhësor ose fetar, tradicionalisht
të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës (Komunitetet), gëzojnë të drejta të
veçanta, të përcaktuara me këtë Kushtetutë, krahas të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,
të përcaktuara në Kapitullin II të kësaj Kushtetute.
2. Çdo pjesëtar i komunitetit do të ketë të drejtën që të zgjedhë lirisht nëse do të trajtohet ose të
mos trajtohet si pjesëtar i komunitetit dhe nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi i të drejtave që
ndërlidhen me këtë zgjedhje, nuk do të rezultojë asnjë diskriminim.
3. Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtë që të shprehin, të avancojnë dhe të zhvillojnë
lirisht identitetin dhe atributet e tyre si komunitet.
4. Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me vete detyrimet dhe përgjegjësitë për të vepruar në
pajtim me ligjin e Republikës së Kosovës, dhe nuk i cenon të drejtat e të tjerëve.
Neni 58 [Përgjegjësitë e Shtetit]
1. Republika e Kosovës siguron kushtet e duhura, të cilat u mundësojnë komuniteteve dhe
pjesëtarëve të tyre që të ruajnë, të mbrojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre. Qeveria do të
përkrahë veçanërisht nismat kulturore të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, përfshirë këtu
edhe nëpërmjet ndihmës financiare.
2. Republika e Kosovës do të promovoj frymën e tolerancës, dialogut dhe do të mbështesë
pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe do të respektoj standardet e përcaktuara me Konventën
Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Kartën
Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.
3. Republika e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të
cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës,
si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar.
4. Republika e Kosovës, sipas nevojës, do të miratojë masa adekuate për të promovuar një
barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës
ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Masat e tilla nuk do të konsiderohen të jenë
vepër e diskriminimit.
5. Republika e Kosovës do të promovoj ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të të gjitha
komuniteteve, si pjesë përbërëse e trashëgimisë së Kosovës. Republika e Kosovës do të ketë
detyrë të posaçme për të siguruar mbrojtjen efektive të tërësisë së objekteve dhe
monumenteve të rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet.
6. Republika e Kosovës ndërmerr veprime efektive kundër të gjithë atyre që pengojnë gëzimin e
të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve. Republika e Kosovës do të përmbahet nga
politikat ose praktikat që kanë për qëllim asimilimin, kundër vullnetit të tyre, të personave që
u përkasin komuniteteve, dhe do t’i mbrojë ata persona nga çfarëdo veprimi që ka për qëllim
një asimilim të tillë.
7. Republika e Kosovës siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe
pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë.
Neni 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre]
Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet:
(1) të shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë elementet thelbësore
të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre;
(2) të marrin arsimim publik në të gjitha nivelet, në njërën nga gjuhët zyrtare të
Republikës se Kosovës, sipas zgjidhjes së tyre;
(3) të marrin arsimim publik parafillor, fillor dhe të mesëm, në gjuhën e tyre, deri në
masën e përcaktuar me ligj, ku pragu për themelimin e paraleleve a shkollave të
veçanta për këtë qëllim, do të jetë më i ulët sesa ai që përcaktohet rëndom për
institucionet arsimore;
(4) të themelojnë dhe të menaxhojnë institucionet private të arsimit dhe trajnimit, për të
cilat mund të jepet ndihma financiare publike, në pajtim me ligjin dhe standardet
ndërkombëtare;
(5) të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lirisht në jetën private dhe publike;
(6) të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre në marrëdhëniet e tyre me autoritetet
komunale ose me zyrat lokale të autoriteteve qendrore në fushat në të cilat ata
përfaqësojnë një pjesë të mjaftueshme të popullatës, në pajtim me ligjin.
Shpenzimet e bëra për interpretuesit ose përkthyesit, do të mbulohen nga autoritetet
kompetente;
(7) të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, në pajtim me ligjin dhe standardet
ndërkombëtare;
(Cool të regjistrojnë emrat personal në formën e tyre origjinale dhe në shkrimin e gjuhës
së tyre, si dhe emrat e tyre t’i kthejnë në formën origjinale, nëse u janë ndryshuar
me dhunë;
(9) të kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë, që
pasqyrojnë dhe janë të ndjeshëm ndaj karakterit shumetnik dhe shumëgjuhësor të
zonës përkatëse;
(10) të kenë qasje të garantuar dhe përfaqësim të veçantë në mediet transmetuese publike
si dhe programet në gjuhën e tyre, në pajtim me ligjin dhe standardet
ndërkombëtare;
(11) të krijojnë dhe të përdorin mediet e tyre vetjake, përfshirë këtu ofrimin e
informacioneve në gjuhën e tyre, ndër të tjera, përmes gazetave ditore e shërbimeve
kabllore, dhe përdorimin e një numri të rezervuar të frekuencave për mediet
elektronike, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Republika e
Kosovës do të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e një plani
ndërkombëtar të frekuencave, për t’i mundësuar komunitetit Serb në Kosovë qasje
në një kanal televiziv të pavarur, të licencuar në gjuhën Serbe, në mbarë Republikën
e Kosovës;
(12) të gëzojnë kontakte të papenguara ndërmjet tyre përbrenda Republikës së Kosovës,
dhe të themelojnë e të mbajnë kontakte të lira dhe paqësore me personat në cilindo
shtet, sidomos me ata që kanë të përbashkët identitetin etnik, kulturor, gjuhësor a
fetar, ose trashëgiminë e përbashkët kulturore, në pajtim me ligjin dhe standardet
ndërkombëtare;
(13) të gëzojnë kontakte të papenguara me dhe të marrin pjesë, pa diskriminim, në
aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale, rajonale dhe ndërkombëtare;
(14) të themelojnë shoqata të kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe shoqata të
studiuesve e shoqata të tjera për shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit të
tyre.
Neni 60 [Këshilli Konsultativ për Komunitete]
1. Një Këshill Konsultativ për Komunitete vepron nën autoritetin e Presidentit të Republikës së
Kosovës, në të të cilin përfaqësohen të gjitha komunitetet.
2. Këshilli Konsultativ për Komunitete përbëhet, përveç të tjerësh, nga përfaqësues të
asociacioneve të komuniteteve.
3. Mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete përfshin:
(1) ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe
Qeverisë së Kosovës;
(2) mundësinë e komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme nismat legjislative
dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria, për të sugjeruar nisma të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të përfshihen në projektet dhe programet
përkatëse;
(3) çdo përgjegjësi a funksion tjetër, në pajtim me ligjin.
Neni 61 [Përfaqësimi në Punësim në Institucionet Publike]
Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të kenë të drejtë për përfaqësim të barabartë në punësim në
organet publike dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet, përfshirë këtu veçanërisht në
shërbimin policor në zonat e banuara me komunitetin përkatës, duke respektuar në të njëjtën
kohë rregullat që kanë të bëjnë me kompetencën dhe integritetin e qeverisjes së administratës
publike.
Neni 62 [Përfaqësimi në Organet e Pushtetit Lokal]
1. Në komunat në të cilat së paku dhjetë për qind (10%) të banorëve u përkasin komuniteteve,
të cilat në ato komuna nuk janë shumicë, posti i zëvendëskryetarit për komunitete të kuvendit
të komunës do të rezervohet për një përfaqësues nga radhët e këtyre komuniteteve.
2. Postin e zëvendëskryetarit do ta mbajë kandidati që i përket popullatës që nuk është shumicë,
që ka marrë shumicën e votave në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje për kuvendin e
komunës.
3. Zëvendëskryetari për komunitetet, do të promovojë dialog ndërmjet komuniteteve dhe
shërben si pikë formale e kontaktit për adresimin e brengave dhe interesave të komuniteteve
që nuk janë shumicë në takimet e kuvendit të komunës dhe në punët e saj. Zëvendëskryetari
gjithashtu është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave që parashtrohen nga komunitetet ose
pjesëtarët e tyre, nëse aktet a vendimet e kuvendit të komunës shkelin të drejtat e tyre të
garantuara me Kushtetutë. Zëvendëskryetari këto çështje i’a referon kuvendit të komunës,
për rishqyrtimin e aktit a të vendimit të marrë.
4. Në rast se kuvendi i komunës vendos që të mos rishqyrtojë aktin a vendimin e vet, ose nëse
zëvendëskryetari vlerëson se, edhe pas rishqyrtimit rezultati përbën shkelje të të drejtave të
garantuara me Kushtetutë, ai/ajo mund të parashtrojë çështjen drejtpërdrejt në Gjykatën
Kushtetuese, e cila mund të vendosë nëse do të pranojë ta shqyrtojë rastin përkatës.
5. Në këto komuna përfaqësimi në organin ekzekutiv për komunitetet që nuk janë shumicë në
Republikën e Kosovës është i garantuar.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:01 am

Kapitulli IV Kuvendi i Republikës së Kosovës
Neni 63 [Parimet e Përgjithshme]
Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Neni 64 [Struktura e Kuvendit]
1. Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e
hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe
kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre,
në zgjedhjet për Kuvendin.
2. Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara
për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon:
(1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar
se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar
në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se
numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10);
(2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar
se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të
fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim:
komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian
një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose
Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak
tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse
numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të
garantuara.
Neni 65 [Kompetencat e Kuvendit]
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
(1) miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;
(2) vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë
deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet
e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë
shumicë në Kosovë;
(3) shpall referendum, në pajtim me ligjin;
(4) ratifikon traktatet ndërkombëtare;
(5) miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës;
(6) zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit;
(7) zgjedh dhe mund të shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës në pajtim me
këtë Kushtetutë;
(Cool zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;
(9) mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të
Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;
(10) zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të
Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë;
(11) propozon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese;
(12) mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë;
(13) jep pëlqimin për dekretin e Presidentit mbi shpalljen e Gjendjes së
Jashtëzakonshme;
(14) vendos për çështjet me interes të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj.
Neni 66 [Zgjedhja dhe Mandati]
1. Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës
konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve
të zgjedhjeve.
2. Zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të
mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas
shpërndarjes.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit. Në rast se Presidenti
i Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet
pa pjesëmarrjen e Presidentit.
4. Mandati i Kuvendit të Kosovës mund të vazhdohet vetëm në raste të Gjendjes së
Jashtëzakonshme për masa emergjente të mbrojtjes ose në rast të rrezikut ndaj rendit
kushtetues ose sigurisë publike të Republikës së Kosovës, dhe vetëm për aq sa zgjat Gjendja
e Jashtëzakonshme, siç është përcaktuar me këtë Kushtetutë.
5. Kushtet, zonat dhe procedurat zgjedhore, rregullohen me ligj.
Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]
1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë.
2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën
e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
3. Tre (3) nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me
shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
4. Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata
zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët
e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit
Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të
rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.
5. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave
(2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
6. Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është përgjegjëse për
funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës të
Kuvendit.
7. Kryetari i Kuvendit:
(1) përfaqëson Kuvendin;
(2) përcakton rendin e ditës, thërret dhe kryeson seancat;
(3) nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi;
(4) ushtron edhe funksione të tjera, në bazë të kësaj Kushtetute dhe Rregullores së Punës
të Kuvendit.
8. Në rast mungese ose pamundësie për të ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e
zëvendëson njëri nga nënkryetarët.
Neni 68 [Seancat]
1. Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës janë publike.
2. Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës mund të jenë të mbyllura me kërkesën e Presidentit të
Republikës së Kosovës, të Kryeministrit ose të një të tretës (1/3) së deputetëve, në rastet e
përcaktuara me Rregulloren e Punës të Kuvendit. Vendimi miratohet në mënyrë të hapur e
transparente dhe kërkon votën e dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm
dhe që votojnë.
Neni 69 [Orari i Seancave dhe Kuorumi]
1. Kuvendi i Kosovës punimet vjetore i zhvillon në dy sesione.
2. Sesioni pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar, kurse sesioni vjeshtor fillon të hënën
e dytë të muajit shtator.
3. Kuvendi ka kuorum kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve të
Kuvendit.
4. Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Presidentit të
Republikës, të Kryeministrit ose të një të tretës (1/3) të deputetëve.
Neni 70 [Mandati i Deputetëve]
1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati
detyrues.
2. Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes.
3. Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse:
(1) nuk bën betimin;
(2) jep dorëheqjen;
(3) emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës;
(4) përfundon mandati i Kuvendit;
(5) mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit. Në raste të veçanta, Kuvendi i
Kosovës mund të vendosë ndryshe;
(6) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më
shumë vjet burgim;
(7) ajo/ai vdes.
Vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë, në pajtim me këtë
Kushtetutë dhe me ligjin.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:03 am

Neni 71 [Kualifikimet dhe Barazia Gjinore]
1. Secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë (18) vjeç ose më i madh dhe
përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për deputet.
2. Përbërja e Kuvendit të Kosovës do të respektoj parimet e barazisë gjinore të cilat janë të
pranuara në pajtim me parimet ndërkombëtare.
Neni 72 [Papajtueshmëria]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën
publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër
ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj.
Neni 73 [Pamundësia e Kandidimit]
1. Nuk mund të kandidohen dhe as të zgjidhen deputetë të Kuvendit, pa hequr dorë paraprakisht
nga detyra e tyre:
(1) gjyqtarët dhe prokurorët;
(2) pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës;
(3) pjesëtarët e Policisë së Kosovës;
(4) pjesëtarët e Doganave të Kosovës;
(5) pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
(6) udhëheqësit e agjencive të pavarura;
(7) përfaqësuesit diplomatikë;
(Cool kryetarët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
2. Nuk mund të kandidohen për deputetë personat e privuar nga zotësia juridike për të vepruar,
me vendim përfundimtar të gjykatës.
3. Kryetarët dhe zyrtarët e tjerë, të cilët mbajnë përgjegjësi ekzekutive në nivel komune, nuk
mund të zgjidhen si deputetë të Kuvendit pa hequr dorë paraprakisht nga detyra e tyre.

Neni 74 [Ushtrimi i Funksionit]
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të
Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së
Kuvendit.
Neni 75 [Imuniteti]
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për
veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të
Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e
ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer
detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të
Kuvendit.
Neni 76 [Rregullorja e Punës]
Rregullat e Punës së Kuvendit miratohen me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të
tij dhe përcaktojnë organizimin e brendshëm dhe mënyrën e punës së Kuvendit.
Neni 77 [Komisionet]
1. Kuvendi i Kosovës emëron komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione
ad hoc, që pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.
2. Kuvendi, me kërkesën e një të tretës (1/3) së të gjithë deputetëve të tij, cakton komisione për
një çështje të veçantë, duke përfshirë edhe çështje hetimore.
3. Së paku një zëvendëskryesues i secilit komision parlamentar, do të jetë nga radhët e
komunitetit tjetër nga ai i kryesuesit.
4. Pushtetet dhe procedurat e komisioneve përkufizohen me Rregulloren e Punës të Kuvendit.
Neni 78 [Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve]
1. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve është komision i përhershëm i
Kuvendit. Ky komision përbëhet nga një e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e
deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin
Serb, nga një e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë,
dhe një e treta (1/3) e anëtarëve nga komuniteti shumicë, të përfaqësuar në Kuvend.
2. Me kërkesën e cilitdo anëtar të Kryesisë së Kuvendit, çdo ligj i propozuar do të dorëzohet në
Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Komisioni, me shumicën e votave të
anëtarëve të tij, do të vendosë nëse do të bëjë rekomandime në lidhje me ligjin e propozuar
brenda dy javësh.
3. Për të siguruar që të drejtat dhe interesat e komuniteteve janë adresuar si duhet, Komisioni
mund t’i bëjë rekomandime komisionit tjetër përkatës ose Kuvendit.
4. Komisioni, me nismën e vet, mund të propozojë ligje dhe masa të tilla të tjera brenda
përgjegjësive të Kuvendit, të cilat i konsideron se janë të duhura për të adresuar interesat e
komuniteteve. Anëtarët e Komisionit mund të japin mendime individuale.
5. Një çështje mund t’i referohet komisionit për mendim këshillimor nga Kryesia e Kuvendit,
një komisioni tjetër, ose një grupi të përbërë nga të paktën dhjetë (10) deputetë të Kuvendit.
Neni 79 [Nisma Legjislative]
Nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga
fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë,
sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Neni 80 [Miratimi i Ligjeve]
1. Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve
të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e përcaktuar me këtë
Kushtetutë.
2. Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet
nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë (Cool ditësh pasi të
ketë marrë ligjin.
3. Nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e
kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në
Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë.
4. Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të
rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur.
5. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (Cool ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr
asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e
saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.
6. Ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës, përveç nëse, me vetë ligj nuk përcaktohet ndryshe.
Neni 81 [Legjislacioni me Interes Vital]
1. Për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve në vijim, kërkohet vota e shumicës së
deputetëve të Kuvendit të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, si dhe të shumicës së
deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të
rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e Komuniteteve që nuk janë shumicë:
(1) ligjet të cilat ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë komuna,
përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në
marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare;
(2) ligjet të cilat zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim
të atyre të përcaktuara me Kushtetutë;
(3) ligjet për përdorimin e gjuhëve;
(4) ligjet për zgjedhjet lokale;
(5) ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
(6) ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare;
(7) ligjet për arsimin;
(Cool ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat
publike.
2. Asnjëri nga ligjet me interes vital, nuk mund t’i nënshtrohet referendumit.
Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]
1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:
(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit
nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;
(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve,
shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;
(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së
zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të
suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:05 am

Kapitulli V Presidenti i Republikës së Kosovës
Neni 83 [Statusi i Presidentit]
Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.
Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës:
(1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;
(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë
Kushtetutë;
(3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij;
(4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;
(5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
(6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë
të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë
komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një
herë;
(7) nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;
(Cool propozon amendamente për këtë Kushtetutë;
(9) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
(10) udhëheq politikën e jashtme të vendit;
(11) pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në
Republikën e Kosovës;
(12) është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;
(13) udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;
(14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të
koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
(15) emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e
Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
(16) emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit
Gjyqësor të Kosovës;
(17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me
propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës;
(18) emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të
Këshillit Prokurorial të Kosovës;
(19) emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
(20) emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të
Kryeministrit;
(21) së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e
Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë;
(22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;
(23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në
kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;
(24) vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës,
në bazë të konsultimit me Kryeministrin;
(25) emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me
propozimin e Qeverisë;
(26) emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
(27) emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben
edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;
(28) jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;
(29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;
(30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me
fushëveprimtarinë e tij/saj.

Neni 85 [Kualifikimi për Zgjedhjen e Presidentit]
President i Republikës së Kosovës mund të zgjedhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, i cili e
ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35) vjeçare.
Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]
1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.
2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30)
ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të
Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve
të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë
për President të Republikës së Kosovës.
4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para,
organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të
votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve,
zgjedhet President i Republikës së Kosovës.
6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës,
shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e
pesë (45) ditësh.
Neni 87 [Mandati dhe Betimi]
1. Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit
të Kosovës. Teksti i betimit rregullohet me ligjin.
2. Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet.
3. Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë.
Neni 88 [Papajtueshmëria]
1. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik.
2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike

Neni 89 [Imuniteti]
Presidenti i Republikës së Kosovës gëzon imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose
shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive të Presidentit të
Republikës së Kosovës.
Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]
1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur
përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit
të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri
i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe
kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së
Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë
përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së
Presidentit.
2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës,
pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë
deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të
ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i
detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë
ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet
për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.
Neni 91 [Shkarkimi i Presidentit]
1. Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar
për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e
këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se
ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
2. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga një e
treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet
për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë
mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se
peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet
menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga
marrja e peticionit.
3. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të rëndë ose kur nëse
Kuvendi, në pajtim me këtë nen, konstaton që Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij/saj për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese
konstaton se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë
Presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:08 am

Kapitulli VI Qeveria e Republikës së Kosovës
Neni 92 [Parimet e Përgjithshme]
1. Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat.
2. Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj.
3. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron
veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
4. Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe
amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth
projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo.
Neni 93 [Kompetencat e Qeverisë]
Qeveria ka këto kompetenca:
(1) propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
(2) mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
(3) propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
(4) merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e
ligjeve;
(5) propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
(6) udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
(7) udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
(Cool i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa
të misioneve diplomatike të Kosovës;
(9) propozon amendamentimin e Kushtetutës;
(10) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
(11) ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të
tjera qendrore ose vendore.

Neni 94 [Kompetencat e Kryeministrit]
Kryeministri ka këto kompetenca:
(1) përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë;
(2) siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare;
(3) siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë;
(4) ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit;
(5) kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës;
(6) emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;
(7) këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e Inteligjencës;
(Cool së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e
Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
(9) këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit;
(10) kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.
Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]
1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për
Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet
përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit të Kosovës.
4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i
Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës
procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall
zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria
bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin
që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet
me ligj.
Neni 96 [Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve]
1. Ministritë dhe organet e tjera ekzekutive themelohen, sipas nevojës, për kryerjen e
funksioneve brenda kompetencave të Qeverisë.
2. Numri i anëtarëve të Qeverisë përcaktohet me aktin e brendshëm të saj.
3. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga
ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra,
Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë
në Kosovë.
4. Do të jenë së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti Serb i Kosovës dhe dy (2)
zëvendësministra nga komunitete të tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se
dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria do të ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili
përfaqëson komunitetin Serb, dhe një (1) tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga
komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë.
5. Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me
partitë, me koalicionet ose grupet që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në
Kosovë. Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta
ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit,
të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët
janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë.
6. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë mund të zgjidhen nga deputetë
të Kuvendit të Kosovës ose nga persona të kualifikuar, që nuk janë deputetë të Kuvendit.
7. Papajtueshmëria e anëtarëve të Qeverisë lidhur me funksionet e tyre rregullohet me ligj.
Neni 97 [Përgjegjësia]
1. Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.
2. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet
që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e
përgjegjësive të tyre.

Neni 98 [Imuniteti]
Anëtarët e Qeverisë së Kosovës gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi
për veprimet dhe vendimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si anëtarë të Qeverisë.
Neni 99 [Procedurat]
Mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri rregullohen me ligj dhe me
rregullore.
Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]
1. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të
gjithë deputetëve të Kuvendit.
2. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më
herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
4. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të
gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë
nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në
dorëheqje.
Neni 101 [Shërbimi Civil]
1. Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës, duke
marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore, të njohura ndërkombëtarisht.
2. Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil siguron respektimin e rregullave dhe
parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të
Republikës së Kosovës.

Kapitulli VII Sistemi i Drejtësisë
Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]
1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.
2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të
barabartë në gjykata.
3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.
5. Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është
përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet
me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në
Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.
Neni 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave]
1. Organizimi, funksionimi dhe jurisdiksioni i Gjykatës Supreme dhe i gjykatave të tjera,
rregullohen me ligj.
2. Gjykata Supreme e Kosovës është autoriteti më i lartë gjyqësor.
3. Të paktën pesëmbëdhjetë përqind (15%) e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por jo më pak se
tre (3) gjyqtarë, do të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
4. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës, nga
radhët e gjyqtarëve te Gjykatës Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit,
pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin ose shkarkimin e saj/tij.
5. Kryetarët e të gjitha gjykatave të tjera emërohen në mënyrën e përcaktuar me ligj.
6. Të paktën pesëmbëdhjetë përqind (15%) e gjyqtarëve nga cilado gjykatë tjetër, e themeluar
me jurisdiksionin e apelit, por jo më pak se dy (2) gjyqtarë do të jenë nga radhët e
komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
7. Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë
mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të jashtëzakonshme.

Neni 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve]
1. Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me
propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
2. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Kosovës dhe parimet e pranuara
ndërkombëtarisht të barazisë gjinore.
3. Përbërja e gjykatave pasqyron përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial të gjykatës
përkatëse. Para dhënies së propozimit për emërim ose riemërim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës
këshillohet me gjykatën përkatëse.
4. Gjyqtarët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një vepër të rëndë
penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave.
5. Gjyqtarët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit mbi shkarkimin drejtpërdrejt në Gjykatën
Supreme të Kosovës.
6. Gjyqtarët nuk mund të transferohen kundër vullnetit të tyre, përveç nëse është parashikuar
ndryshe me ligj, për shkak të funksionimit efikas të gjyqësorit ose masave disiplinore.
Neni 105 [Mandati dhe Riemërimi]
1. Mandati fillestar për gjyqtarët është trevjeçar. Në raste të riemërimit, mandati është i
përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar më ligj, përveç nëse
shkarkohet në pajtim me ligjin.
2. Kriteret dhe procedurat për riemërimin e një gjyqtari, përcaktohen nga Këshilli Gjyqësor i
Kosovës dhe ato mund të dallojnë në shkallë nga kriteret e përdorura për shkarkimin e
gjyqtarëve.
Neni 106 [Papajtueshmëria]
1. Gjyqtari nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet shtetërore jashtë gjyqësorit, të
jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet politik ose ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj.
2. Gjyqtarëve nuk u lejohet të marrin përgjegjësi ose të jenë bartës të funksioneve, të cilat në
çfarëdo mënyre, do të ishin në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë së rolit të
gjyqtarit.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:10 am

Neni 107 [Imuniteti]
1. Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, gëzojnë imunitetin nga ndjekja penale, paditë
civile dhe shkarkimi nga funksioni, për vendimet e marra, votimin e bërë, mendimin e
shprehur dhe për veprimet e tjera të ndërmarra që janë brenda fushëveprimit të detyrave dhe
përgjegjësive të tyre si gjyqtarë.
2. Gjyqtarët, përfshirë edhe gjyqtarët porotë, nuk gëzojnë imunitet dhe mund të shkarkohen nga
funksioni, kur të kenë shkelur ligjin me qëllim.
3. Kur një gjyqtar akuzohet ose arrestohet, duhet të njoftohet pa vonesë Këshilli Gjyqësor i
Kosovës.
Neni 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]
1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.
2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve
të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura,
profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së
Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore. Këshilli do t’u japë përparësi për emërim si
gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve
për emërim dhe riemërim për pozita gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është po ashtu
përgjegjës për transferimin dhe për procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve.
4. Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për
emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë
gjinore dhe përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë
kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
5. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin
gjyqësor, përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe
mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave, hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për
gjyqësorin, përcaktimin e numrit të gjyqtarëve në secilin jurisdiksion dhe bën rekomandime
për themelimin e gjykatave të reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet me ligj.
6. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe
ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë
mënyrë:
(1) Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit;
(2) Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara
gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve. Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët
duhet të jenë gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;
(3) Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara
ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri
prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
(4) Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara
ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej
këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
(5) Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj.
7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe
zëvëndëskryesuesin me mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e
anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
8. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës së
paku një herë në vit lidhur me Sistemin Gjyqësor.
9. Kandidatët për pozita gjyqësore, të cilat janë të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve që
nuk janë shumicë në Kosovë, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga anëtarët e
Këshillit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të
garantuara për pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse ky grup i
anëtarëve të Këshillit nuk e propozon kandidatin për këtë pozitë gjyqësore pas dy seancave të
njëpasnjëshme të Këshillit, atëherë cilido anëtar i Këshillit ka të drejtë të rekomandojë
kandidatin për atë pozitë gjyqësore.
10. Kandidatët për pozita gjyqësore të gjykatave themelore, nën jurisdiksionin e të cilave
përfshihet ekskluzivisht territori i një a më shumë komunave, ku shumica e popullsisë i takon
komunitetit Serb të Kosovës, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga dy (2) anëtarët e
Këshillit që i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të
garantuara për komunitetin Serb në Republikën e Kosovës të cilët veprojnë bashkërisht dhe
në mënyrë unanime. Nëse këta dy (2) anëtarë nuk rekomandojnë kandidat gjyqësor për këtë
pozitë, gjatë dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atëherë cilido
anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka të drejtë të propozojë kandidat për atë pozitë.
Neni 109 [Prokurori i Shtetit]
1. Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale
të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është
rregulluar me ligj.
2. Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të
ligjit.
3. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurororit të Shtetit rregullohen me ligj.
4. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton
parimet e barazisë gjinore.
5. Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i
përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse
shkarkohet në pajtim me ligjin.
6. Prokurorët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të dënimit për një vepër të rëndë
penale ose për mosrespektimin e rëndë të detyrave.
7. Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në
bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit
është shtatëvjeçarë, pa mundësi riemërimi.
Neni 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]
1. Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve
të tij, në pajtim me ligjin. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron qasje të barabartë në drejtësi
për të gjithë personat në Kosovë. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron që Prokurori i
Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të
Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore.
2. Këshilli Prokurorial i Kosovës do të rekrutojë, propozojë, avancojë, transferojë, disiplinojë
prokurorët në mënyrën e rregulluar me ligj. Këshilli do t’i japë përparësi emërimit për
prokurorë të anëtarëve të komuniteteve të nën përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
3. Propozimet për emërimin e prokurorëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për
emërime, në bazë të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë
gjinore dhe përbërjen etnike të jurisdiksionit territorial përkatës.
4. Përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe dispozitat për emërimin, shkarkimin,
mandatin, strukturën organizative dhe rregullat e procedurës, rregullohen me ligj.
Neni 111 [Avokatura]
1. Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj.
2. Mënyra e fitimit të së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kësaj të
drejte, rregullohen me ligj.

Kapitulli VIII Gjykata Kushtetuese
Neni 112 [Parimet e Përgjithshme]
1. Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin
e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
2. Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj.
Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]
1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga
pala e autorizuar.
2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë
të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:
(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit
dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;
(2) përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.
3. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të
ngrenë çështjet në vijim:
(1) konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të
Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës;
(2) përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën;
(3) përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të
ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën;
(4) përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e
detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i
kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur;
(5) nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.
4. Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të
Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast
se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.
5. Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (Cool ditësh
nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose
vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.
6. Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë
çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.
7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive
të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha
mjetet juridike të përcaktuara me ligj.
8. Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me
përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë
procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të
kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet
nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.
9. Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara
para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i
zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës.
10. Jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj.
Neni 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese]
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe
personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale
përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të
respektohen.
2. Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për
një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.
3. Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të
deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2)
gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të
pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së
deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për
përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
4. Nëse mandati i gjyqtarit përfundon para mbarimit të mandatit të rregullt, emërimi i gjyqtarit
të ri bëhet në pajtim me këtë nen, me mandat të plotë, pa të drejtë rizgjedhjeje.
5. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të
Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, për mandat trevjeçar.
Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit.
Neni 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]
1. Gjykata Kushtetuese përcakton organizimin e vet të brendshëm, rregulloren e punës, proceset
e vendimmarrjes dhe çështje të tjera organizative në pajtim me ligjin.
2. Gjykata Kushtetuese publikon raportin vjetor.
Neni 116 [Efekti Juridik i Vendimeve]
1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat
dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
2. Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë
përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nëse
konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të
pariparueshme.
3. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me vendim të Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i ligjit,
i aktit ose i veprimit hyn në fuqi në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës.
4. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese shpallet në Gazetën Zyrtare.
Neni 117 [Imuniteti]
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe
shkarkimi nga detyra për vendimet e marra, mendimet e shprehura dhe veprimet e marra brenda
fushës së përgjegjësive si gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.
Neni 118 [Shkarkimi]
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës
me propozimin e dy të tretave (2/3) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për kryerjen e
krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:12 am

Kapitulli IX Marrëdhëniet Ekonomike
Neni 119 [Parimet e Përgjithshme]
1. Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut, lirinë e
aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private.
2. Republika e Kosovës siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të
gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme.
3. Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës
dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur
këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.
4. Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar
zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
5. Republika e Kosovës do të themelojë organe të pavarura për rregullimin e tregut atëherë kur
vetë tregu nuk mundet që në masë të mjaftueshme të mbrojë interesin publik.
6. Investitorit të jashtëm i garantohet nxjerrja e lirshme e fitimit dhe kapitalit të investuar jashtë
vendit, në pajtim me ligjin.
7. Garantohet mbrojtja e konsumatorëve, në pajtim me ligjin.
8. Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj.
9. Republika e Kosovës ushtron të drejtën e pronësisë mbi çdo ndërmarrje që ajo kontrollon në
pajtim me interesin publik, me qëllim që të maksimalizojë vlerën afatgjate të ndërmarrjes.
10. Shërbimet publike të detyrueshme mund të imponohen mbi këto ndërmarrje në pajtim me
ligjin, i cili duhet të përcaktojë edhe kompensimin e drejtë.
Neni 120 [Financat Publike]
1. Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e
llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.
2. Administrimi i politikës fiskale në të gjitha nivelet e qeverisë do të jetë në pajtim me kushtet
për inflacion të ulët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të
punës.
3. Huat publike rregullohen me ligj dhe duhet të jenë në pajtim më stabilitetin ekonomik dhe
qëndrueshmërinë fiskale.

Neni 121 [Prona]
1. Llojet e pronës rregullohen me ligj.
2. Personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja mund të sigurojnë të drejta të pronësisë mbi
pronën e paluajtshme në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj ose me
marrëveshje ndërkombëtare.
3. Personat fizikë të huaj dhe organizatat e huaja në pajtim me kushtet e arsyeshme të
përcaktuara me ligj, mund të sigurojnë të drejta të koncesionit dhe të drejta të tjera për
shfrytëzim dhe/ose eksploatim të resurseve në pronësi publike, përfshirë këtu resurset
natyrore, dhe të infrastrukturës në pronësi publike.
Neni 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore]
1. Populli i Republikës së Kosovës në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj,
mund të gëzojë resurset natyrore të Republikës së Kosovës, por nuk mund të shkel obligimet
që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim ekonomik.
2. Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe pasuritë e tjera natyrore, si
dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të natyrës, paluejtshmëria dhe të mirat
e tjera me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat
përcaktuar me ligj se janë përcaktuar me interes për Republikën e Kosovës, gëzojnë
mbrojtjen e tyre të veçantë, në pajtim me ligjin.
3. Kufizimet e të drejtave të pronarëve dhe të drejtave të tjera mbi eksploatimin e të mirave me
interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe kompensimi për kufizimet e tilla
rregullohen me ligj.

Kapitulli X Qeverisja Lokale dhe Organizimi Territorial
Neni 123 [Parimet e Përgjithshme]
1. E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj.
2. Vetëqeverisja lokale ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhura në zgjedhje të
përgjithshme, të barabarta, të lira e të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.
3. Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e
Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.
Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale
në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues.
4. Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe
efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe
brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.
Neni 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]
1. Njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është komuna. Komunat
gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje
aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së organeve komunale.
2. Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të
tyre, rregullohen me ligj.
3. Komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në pajtim me ligjin.
Autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit.
4. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar,
në pajtim me ligjin.
5. Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e
veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin.
6. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.
7. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e
kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës dhe me ligjin.

Kapitulli XI Sektori i Sigurisë
Neni 125 [Parimet e Përgjithshme]
1. Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike,
inteligjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet.
2. Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës mbrojnë sigurinë publike dhe të drejtat e të
gjithëve në Republikën e Kosovës. Institucionet veprojnë me transparencë të plotë dhe në
pajtim me standardet demokratike e me të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht.
Institucionet e Sigurisë duhet të pasqyrojnë shumëllojshmërinë etnike të popullit të
Republikës së Kosovës.
3. Republika e Kosovës respekton plotësisht të gjitha marrëveshjet e aplikueshme
ndërkombëtare dhe ligjin përkatës ndërkombëtar dhe bashkëpunon me organet
ndërkombëtare të sigurisë e me homologët rajonalë.
4. Kontrolli civil dhe demokratik mbi institucionet e sigurisë garantohet.
5. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbikëqyr buxhetin dhe politikat e institucioneve të
sigurisë, sikur rregullohet me ligj.
Neni 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës]
1. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe
mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj
ndërkombëtare.
2. Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në
bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës është Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë të
Kosovës, e cila gjithmonë i nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në
mënyrë demokratike.
4. Forca e Sigurisë e Kosovës është profesioniste, pasqyron shumëllojshmërinë etnike të
popullit të Republikës së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
5. Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës e emëron Presidenti i Republikës së Kosovës,
në bazë të rekomandimit të Qeverisë. Organizimi i brendshëm i Forcës së Sigurisë të
Kosovës rregullohet me ligj.

Neni 127 [Këshilli i Sigurisë i Kosovës]
1. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së
Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i
Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë
me sigurinë në Republikën e Kosovës.
2. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga
Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, sikurse është parashikuar
me këtë Kushtetutë.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës mund të kërkojë takime të Këshillit të Sigurisë të
Republikës së Kosovës, dhe Këshilli është i obliguar të bashkërendojë punën e tij
ngushtësisht me Presidentin. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë
ngushtësisht me autoritetet ndërkombëtare.
4. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës emërohen dhe shkarkohen në
mënyrën e përcaktuar me ligj.
Neni 128 [Policia e Kosovës]
1. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike
në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
2. Policia e Republikës së Kosovës është profesioniste dhe pasqyron shumëllojshmërinë etnike
të popullit të Republikës së Kosovës.
3. Kryeministri emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës me
rekomandimin e Qeverisë dhe në pajtim me ligjin. Organizimi i brendshëm i Policisë së
Kosovës, rregullohet me ligj.
4. Policia e Republikës së Kosovës ka zinxhir të unifikuar komandues në tërë Republikën e
Kosovës, me stacione policore të cilat korrespondojnë me kufijtë komunalë. Policia e
Kosovës lehtëson bashkëpunimin me autoritetet komunale dhe udhëheqësit e bashkësive
përmes themelimit të Këshillave Lokale, sikur është rregulluar me ligj. Përbërja etnike e
policisë brenda një komune duhet të pasqyron, deri në shkallën më lartë të mundshme,
përbërjen etnike të popullsisë brenda komunës përkatëse.
5. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për kontrollin e kufirit në bashkëpunim
të drejtpërdrejtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:14 am

Neni 129 [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë]
1. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë zbulon, heton dhe mbikqyr kërcënimet ndaj sigurisë në
Republikën e Kosovës.
2. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është profesioniste,politikisht e paanshme, shumetnike
dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Kuvendi në mënyrën e përcaktuar me ligj.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri, pas konsultimit me Qeverinë, së
bashku emërojnë Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë së
Kosovës për Inteligjencë. Kualifikimi dhe mandati, rregullohen me ligj.
4. Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri marrin të njëjtat informacione në lidhje
me inteligjencën.
Neni 130 [Autoriteti Civil i Aviacionit]
1. Autoriteti Civil i Aviacionit të Republikës së Kosovës rregullon veprimtarinë e aviacionit
civil në Republikën e Kosovës dhe është ofrues i shërbimeve të navigacionit ajror, sikur është
përcaktuar me ligj.
2. Autoriteti Civil i Aviacionit bashkëpunon plotësisht me autoritetet relevante ndërkombëtare
dhe vendore, të përcaktuara me ligj.
Neni 131 [Gjendja e Jashtëzakonshme]
1. Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, kur:
(1) ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes;
(2) ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike;
(3) ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë
të tij.
2. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk suspendohet.
Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë, bëhen vetëm deri në
shkallën e nevojshme, për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë
me këtë Kushtetutë. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ligji për zgjedhjet e Kuvendit dhe të
Komunave nuk mund të ndryshohet. Parimet e tjera për veprimet e institucioneve publike
gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme rregullohen me ligj, por ato nuk duhet të jenë në
shpërputhje me këtë nen.
3. Nëse paraqitet nevoja për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes, Presidenti i Republikës
së Kosovës, pas konsultimit me Kryeministrin, shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me
shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë
menjëherë dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për të drejtat
dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin me dy të tretat (2/3)
e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i
Presidentit nuk ka forcë as efekt.
4. Nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, ose
ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij,
Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë
Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i
Republikës së Kosovës shpallë menjëherë një dekret, i cili përcakton natyrën e gjendjes së
emergjencës dhe çfarëdo kufizimi mbi të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh,
Kuvendi mund të japë pëlqimin e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt.
5. Gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund
të zgjatë më shumë se për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh. Me pëlqimin e
shumicës së deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e
Jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej tridhjetë
(30) ditësh, por jo më shumë se për nëntëdhjetë (90) ditë shtesë gjithsej.
6. Kuvendi mund të vendosë kufizime të tilla, sipas nevojës, për sa i përket kohëzgjatjes dhe
shkallës së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kur Presidenti konstaton se rreziku ndaj
Republikës së Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që
Gjendja e Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë, vetëm
nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit.
7. Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin, mund të
urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në Gjendjen e
Jashtëzakonshme.
8. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme,
ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me
Gjendjen e Jashtëzakonshme. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i
Republikës së Kosovës do të drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur
rregullohet me ligj. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së
Kosovës do të bashkëpunojë ngushtësisht me Qeverinë, Kuvendin dhe autoritetet
ndërkombëtare.
9. Ligji përcakton parimet, lëmit dhe mënyrën e kompensimit të dëmeve të shkaktuara si pasojë
e kufizimeve të vendosura gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kapitulli XII Institucionet e Pavarura
Neni 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]
1. Avokati i Popullit mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.
2. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e
ndërhyrje nga organet, institucionet ose autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në
Republikën e Kosovës.
3. Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e
Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë
atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.
Neni 133 [Zyra e Avokatit të Popullit]
1. Zyra e Avokatit të Popullit është e pavarur, dhe propozon e administron buxhetin e vet, në
pajtim me ligj.
2. Avokati i Popullit ka një (1) ose më shumë zëvendës. Numri, mënyra e përzgjedhjes dhe
mandati i tyre, rregullohen me ligjin për Avokatin e Popullit. Të paktën një (1) nga
zëvendësit e Avokatit të Popullit është pjesëtar i komuniteteve që nuk janë shumicë në
Kosovë.
Neni 134 [Kualifikimi, Zgjedhja dhe Shkarkimi i Avokatit të Popullit]
1. Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë
deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
2. Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, me arsim të
lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në
fushën e të drejtave të njeriut.
3. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e saj/tij nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike, as
të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale dhe as të marrin pjesë në
organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare.
4. Avokati i Popullit gëzon imunitetin nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për
veprimet ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësive të Avokatit të Popullit.
5. Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesën e më shumë se një të tretës (1/3)
së të gjithë deputetëve, dhe në këtë rast Kuvendi vendos me shumicën e dy të tretave (2/3) të
të gjithë deputetëve të tij.
Neni 135 [Raportimi i Avokatit të Popullit]
1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
2. Me kërkesën e Kuvendit, Avokati i Popullit duhet të dorëzojë raporte periodike ose tjera
Kuvendit. Me kërkesën e Avokatit të Popullit, Kuvendi duhet t’ia lejojë që të dëgjohet.
3. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa, nëse vëren
shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e organeve të administratës publike dhe
organeve të tjera shtetërore.
4. Avokati i Popullit ka të drejtë të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me
dispozitat e kësaj Kushtetute.
Neni 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]
1. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit
ekonomik e financiar.
2. Organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së
Kosovës, përcaktohen me Kushtetutën dhe me ligj.
3. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me shumicën e
votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, në bazë të propozimit të Presidentit të Republikës
së Kosovës.
4. Kuvendi vendos për shkarkimin e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës me
shumicën e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të tij, në bazë të propozimit të
Presidentit ose me nismën e një të tretës (1/3) së deputetëve të Kuvendit të Republikës së
Kosovës.
5. Mandati i Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës është pesë (5) vjet, me të drejtë
rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat.
Neni 137 [Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës]
Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës kontrollon:
(1) veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe të personave të tjerë juridikë
shtetërorë;
(2) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve publike nga organet e pushtetit qendror dhe
lokal;
(3) veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve publike dhe personave juridikë të tjerë, tek
të cilët Shteti ka një pjesë të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre
garantohen nga Shteti.
Neni 138 [Raportimi i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës]
1. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Kuvendit i paraqet:
(1) raport për zbatimin e Buxhetit të Shtetit;
(2) mendimin për raportin e Qeverisë për shpenzimet e vitit financiar të shkuar, para se të
miratohet nga Kuvendi;
(3) informacione për rezultatet e kontrolleve, sa herë që kërkohet nga Kuvendi.
2. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës i paraqet Kuvendit raportin vjetor për
veprimtarinë e vet.
Neni 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe
verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe
shpall rezultatet e tyre.
2. Komisioni përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë.
3. Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e emëron Presidenti i Republikës së
Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me jurisdiksion
apeli.
4. Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të
përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të
rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha
mund të emërojnë anëtarë shtesë. Një (1) anëtarë emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët
mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb të Kosovës dhe tre (3)
anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për
komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:15 am

Neni 140 [Banka Qendrore e Kosovës]
1. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm
Kuvendit të Kosovës.
2. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ushtron kompetencat dhe pushtetin e vet vetëm në
pajtim me këtë Kushtetutë dhe me instrumentet e tjera ligjore të zbatueshme.
3. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ushtron edhe detyrën e Kryeshefit
Ekzekutiv të saj.
4. Qeverisja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të
nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës rregullohen me ligjin, cili
duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj.
Neni 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve]
1. Komisioni i Pavarur i Medieve është organ i pavarur që rregullon spektrin e Frekuencave
Transmetuese në Republikën e Kosovës, licencon transmetuesit publik e privat, përcakton
dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara me ligj.
2. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Medieve zgjedhen sipas ligjit, përmes një procesi
transparent.
Neni 142 [Agjencitë e Pavarura]
1. Agjencitë e pavarura të Republikës së Kosovës janë institucione të krijuara nga Kuvendi, në
bazë të ligjeve përkatëse, të cilat rregullojnë themelimin, funksionimin dhe kompetencat e
tyre. Agjencitë e pavarura funksionet e tyre i kryejnë në mënyrë të pavarur nga çdo organ ose
autoritet tjetër në Republikën e Kosovës.
2. Agjencitë e pavarura kanë buxhetin e tyre, i cili administrohet në mënyrë të pavarur, në
pajtim me ligj.
3. Secili organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e
Kosovës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të agjencive të
pavarura gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore, në pajtim me ligj.

Kapitulli XIII Dispozitat Përfundimtare
Neni 143 [Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute:
1. Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës veprojnë në pajtim me të gjitha detyrimet e
Republikës së Kosovës sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës
të datës 26 mars 2007. Ato do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e
tyre.
2. Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars
2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë.
3. Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës interpretohen në
pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26
mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe
akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të marrëveshjes, kjo e fundit
do të mbizotërojë.
Neni 144 [Amendamentimi]
1. Qeveria, Presidenti ose një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, sipas Rregullores së
Punës të Kuvendit, mund të propozojnë ndryshime dhe amendamentime të kësaj Kushtetute.
2. Çdo ndryshim do të kërkojë miratimin e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të
Kuvendit, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të
rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në
Republikën e Kosovës.
3. Ndryshimet në këtë Kushtetutë mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi të ketë adresuar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të
vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e
përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.
4. Ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Neni 145 [Vazhdimësia e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe e Legjislacionit të
Aplikueshëm]
1. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e tjera për bashkëpunimin ndërkombëtarë, që janë në
fuqi ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të vazhdojnë të respektohen deri atëherë kur ato marrëveshje ose akte të rinegociohen ose kur të bëhet tërheqja nga to në pajtueshmëri
me kushtet e tyre ose deri atëherë kur ato të zëvendësohen nga marrëveshje ose akte të reja
ndërkombëtare me të cilat mbulohen fushat e njëjta dhe që janë miratuar në pajtim me këtë
Kushtetutë.
2. Legjislacioni i aplikueshëm në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute vazhdon të zbatohet
për aq sa të jetë në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë, derisa të mos shfuqizohet, zëvendësohet
ose amendamentohet në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:17 am

Kapitulli XIV Dispozitat Kalimtare
Neni 146 [Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute:
1. Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil dhe organizatat e akterët e tjerë ndërkombëtarë të
mandatuar sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26
mars 2007, kanë mandatin dhe kompetencat e përcaktuara me Propozimit Gjithëpërfshirës
duke përfshirë zotësinë juridike si dhe privilegjet dhe imunitetet e përcaktuara me të.
2. Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës bashkëpunojnë plotësisht me Përfaqësuesin
Ndërkombëtarë Civil, organizatat dhe akterët tjerë ndërkombëtarë të mandatuar sipas
Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe ndër
të tjera i’u japin fuqi ligjore vendimeve ose akteve të tyre.
Neni 147 [Autoriteti Përfundimtarë i Përfaqësuesit Ndërkombëtarë Civil]
Pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj Kushtetute, Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, në pajtim
me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, është
autoriteti përfundimtarë në Kosovë lidhur me interpretimin e aspekteve civile të Propozimit
Gjithëpërfshirës. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdiksion të rishikojë, të
pakësojë ose në ndonjë mënyrë të kufizojë mandatin, kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara
në nenin 146 dhe në këtë nen.
Neni 148 [Dispozitat Transicionale për Kuvendin e Kosovës]
1. Për dy (2) mandatet e para zgjedhore, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë njëzet (20)
vende të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë në
mënyrën si vijon: Dhjetë (10) vende do t’u ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare
dhe kandidatëve të pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb të Kosovë,
dhe dhjetë (10) vende do t’u ndahen komuniteteve të tjera si vijon: komunitetit Rom një (1)
vend; komunitetit Ashkali një (1) vend; komunitetit Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend
shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali ose Egjiptian, i cili ka numrin më të madh të
votave të përgjithshme; komunitetit Boshnjak tri (3) vende, komunitetit Turk dy (2) vende
dhe komuniteti Goran një (1) vend. Çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve, do të jetë vend
shtesë, përveç dhjetë (10) vendeve të rezervuara që u ndahen përkatësisht komunitetit Serb të
Kosovës dhe komuniteteve të tjera.
2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, mandati ekzistues në kohën e hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute do të konsiderohet si mandati i parë zgjedhor i Kuvendit, në rast se ky mandat
zgjat për së paku dy vite nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.

Neni 149 [Miratimi Fillestar i Ligjeve me Interes Vital]
Pavarësisht nga dispozitat e Nenit 81 të kësaj Kushtetute, ligjet me interes vital të radhitura në
atë nen, do të miratohen fillimisht me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm të Kuvendit
dhe që votojnë.
Neni 150 [Procesi i Emërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve]
1. Shqyrtimi gjithëpërfshirës mbarëkosovar për përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve për
emërime të përhershme për gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovë, deri në moshën e pensionimit
të përcaktuar me ligj, do të vazhdojë të bëhet në pajtim me Urdhëresën Administrative
2008/2 dhe nuk do të ndikohet nga përfundimi i mandatit të UNMIK-ut, ose nga hyrja në fuqi
e kësaj Kushtetute.
2. Të gjithë kandidatët e suksesshëm, të cilët janë emëruar ose riemëruar për gjyqtarë dhe
prokurorë nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, si pjesë e procesit të
emërimit, do të vazhdojnë të shërbejnë në postet e tyre deri në skadimin e natyrshëm të
mandatit të tyre, ose deri atëherë kur ata të shkarkohen në pajtim me ligjin.
3. Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial do t’i paraqesë me shkrim Këshillit Gjyqësor
të Kosovës rekomandimet për kandidatët për emërimin dhe riemërimin e tyre si gjyqtarë dhe
prokurorë, i cili ushtron pushtetin përfundimtar, që t’ia propozojë Presidentit të Kosovës
kandidatët për emërim dhe riemërim si gjyqtarë dhe prokurorë.
4. Të gjithë kandidatët e suksesshëm, të cilët janë emëruar ose riemëruar nga Presidenti i
Kosovës si gjyqtarë dhe prokurorë, sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si
pjesë e procesit të emërimit, do të vazhdojnë të shërbejnë në këto poste deri në skadimin e
natyrshëm të mandatit të tyre, ose deri atëherë kur ata të shkarkohen në pajtim me ligjin.
5. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 105 të kësaj Kushtetute, mandati i të gjithë gjyqtarëve dhe
prokurorëve që në mënyrë të suksesshme e kalojnë procesin e emërimit siç është përcaktuar
në këtë nen dhe të cilët kanë ushtruar funksionin së paku dy vjet para emërimit, sipas këtij
neni, është i përhershëm deri në moshën e pensionimit sikurse është përcaktuar më ligj,
përveç nëse shkarkohen në pajtim me ligjin.
Neni 151 [Përbërja e Përkohshme e Këshillit Gjyqësor të Kosovës]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të
përbëhet siç vijon:
1. Pesë (5) anëtarë janë anëtarë kosovarë të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, që
janë verifikuar nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, si pjesë e fazës së parë
dhe të dytë të procesit të emërimit, në pajtim me Urdhëresën Administrative 2008/02. Prej këtyre pesë (5) anëtarëve, një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të zgjedhur sipas metodës së
rastësisë, do të shërbejnë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës deri në skadimin e natyrshëm të
mandateve të tyre ekzistuese, kur do të zëvendësohen me një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror
të verifikuar nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe që janë zgjedhur nga ana
e kolegëve të tyre, duke iu përmbajtur metodave që kanë për qëllim sigurimin e përfaqësimit
sa më të gjerë të shërbimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Dy (2) gjyqtarët e mbetur dhe një
(1) prokuror nga radhët e pesë (5) anëtarëve kosovarë të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe
Prokurorial, do të shërbejnë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për një mandat plotësues
njëvjeçar pas skadimit të natyrshëm të mandatit të tyre, kur ata do të zëvendësohen me
procedurë të njëjtë sikur edhe ish-kolegët e tyre të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe
Prokurorial. Në rast të themelimit të një subjekti përgjegjës për çështjet e emërimit, disiplinës
dhe shkarkimit të prokurorëve, të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të
jenë gjyqtarë.
2. Tetë (Cool anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të zgjedhen nga Kuvendi i
Kosovës në mënyrën e përcaktuar me këtë Kushtetutë, përveç dy (2) nga katër (4) anëtarët e
zgjedhur nga deputetët e Kuvendit që mbajnë vende të fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të
vendeve, duhet të jenë ndërkombëtarë, të përzgjedhur nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil,
sipas propozimit të Misionit Evropian për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtes. Njëri nga
anëtarët ndërkombëtarë duhet të jetë gjyqtar.
Neni 152 [Përbërja e Përkohshme e Gjykatës Kushtetuese]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, Gjykata kushtetuese do të përbëhet si në
vijim:
1. Gjashtë (6) nga nëntë (9) gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me
propozimin e Kuvendit.
2. Nga gjashtë (6) gjyqtarët, dy (2) do të shërbejnë për një mandat trevjeçar, pa mundësi të
rizgjedhjes, dy (2) do të shërbejnë për një periudhë gjashtëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes,
dhe dy (2) do të shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes. Mandatet
e gjyqtarëve fillestarë do të zgjidhen me short, nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
menjëherë pas emërimit të tyre.
3. Nga gjashtë (6) gjyqtarët, katër (4) do të zgjidhen votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve të
Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë. Dy (2) do të zgjidhen me shumicën e
votave të deputetëve të Kuvendit, pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët
mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë
shumicë në Kosovë.
4. Tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil pas
konsultimit me Kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Tre (3) gjyqtarët nuk
do të jenë qytetarë të Kosovës dhe as të ndonjë vendi fqinj.
5. Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil do të përcaktojë se kur skadon mandati i gjyqtarëve
ndërkombëtarë, dhe gjyqtarët do të ndërrohen sikur është e parashikuar me Kushtetutë.
Neni 153 [Prania Ndërkombëtare Ushtarake]
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin
dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën
1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Kryesuesi i Pranisë Ndërkombëtare
Ushtarake, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë
26 mars 2007, është autoriteti final në zonën operative për sa i përket interpretimit të atyre
aspekteve të marrëveshjes së përmendur që i referohen Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake. Asnjë
autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të
kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen.
Neni 154 [Trupat e Mbrojtjes të Kosovës]
Trupat e Mbrojtjes të Kosovës do të shpërbëhen brenda një viti pas hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute. Deri në shpërbërje, Prania Ndërkombëtare Ushtarake, në konsultim me
Përfaqësuesin Ndërkombëtarë Civil dhe Republikën e Kosovës do të ketë autoritet ekzekutiv mbi
Trupat e Mbrojtjes të Kosovës dhe vendos për dinamikën kohore të shpërndarjes.
Neni 155 [Shtetësia]
1. Të gjithë banorët e ligjshëm të Kosovës në datën e miratimit të kësaj Kushtetute, gëzojnë të
drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
2. Republika e Kosovës ua njeh të drejtën në shtetësinë e Republikës së Kosovës, pavarësisht
nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që ata kanë, të gjithë qytetarëve të ish-
Republikës Federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës
me datën 1 janar 1998, dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë.
Neni 156 [Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit]
Republika e Kosovës promovon dhe lehtëson kthimin e sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve dhe
personave të zhvendosur brenda vendit, dhe u ndihmon atyre për kthimin e pronave dhe
posedimeve të tyre.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
*Zero Hour*
SuperModerator
SuperModerator


Numri i postimeve : 398
Age : 25
Vendbanimi : United States Of Albania
Puna/hobi : Ne kerkim te Punes
Humor : Tip Serioz Non Stop
Registration date : 13/11/2008

MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Wed Nov 26, 2008 12:17 am

Neni 157 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, Revizori i Përgjithshëm i Republikës së
Kosovës do të jetë një ndërkombëtar i emëruar nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil.
Neni 158 [Autoriteti Qendror Bankar]
Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, Guvernatori i Bankës Qendrore të
Republikës së Kosovës do të emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas marrjes së
pëlqimit nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil.
Neni 159 [Pronat dhe Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore]
1. Të gjitha ndërmarrjet që ishin në tërësi ose pjesërisht në pronësi shoqërore, para hyrjes në
fuqi të kësaj Kushtetute, do të privatizohen në pajtim me ligj.
2. Të gjitha interesat në pronësi shoqërore në prona dhe ndërmarrje në Kosovë do të jenë në
pronësi të Republikës së Kosovës.
Neni 160 [Ndërmarrjet në Pronësi Publike]
1. Republika e Kosovës do t’i ketë në pronësi të vet të gjitha ndërmarrjet në Republikën e
Kosovës që janë ndërmarrje në pronësi publike. Të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me këto
të drejta pronësore do të jenë obligime të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës mund të
privatizojë, të japë me koncesion ose të japë me qira ndërmarrjet në pronësi publike në
mënyrën e rregulluar me ligj.
2. Të drejtat e pronësisë, që kanë të bëjnë me një ndërmarrje në pronësi publike e cila ofron
shërbime vetëm në një komunë specifike ose në një numër të kufizuar të komunave, do të
jenë të drejta pronësore të komunës ose komunave përkatëse. Obligimet në lidhje me të
drejtat e tilla pronësore do të jenë obligime të komunës ose komunave përkatëse. Kuvendi
mundet me ligj të identifikojë një ndërmarrje të tillë dhe komunën a komunat, që kanë të
drejta pronësore dhe obligimet lidhur me to. Nëse përcaktohet me ligj, komuna a komunat
përkatëse, ndërmarrjet në pronësi shoqërore mund t’i privatizojnë, t’i japin me koncesion ose
t’i lëshojnë me qira.
Neni 161 [Transicioni i Institucioneve]
1. Me përjashtim të rastet kur Kushtetuta përcakton një transicion tjetër, të gjitha kompetencat,
përgjegjësitë dhe detyrimet e institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë, do t’u kalojnë
- 66 -
menjëherë atyre institucioneve në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute. Kohëzgjatja e
mandatit të secilit institucion para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të mbetet e paprekur
dhe e pandryshuar deri në skadimin e rregullt, ose deri në zgjedhjet e reja.
2. Deri ne zgjedhjet e para parlamentare pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kryesia e
Kuvendit mbetet me kompetencat e parapara në mandatin e saj ekzistues. Pas seancës
konstituive të Kuvendit të parë pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kryesia e Kuvendit
ristrukturohet në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
3. Dispozitat e nenit 70.3.(3) nuk do të aplikohen deri në seancën konstituive të Kuvendit pas
zgjedhjeve të para parlamentare pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.
4. Deri në formimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, funksionet dhe përgjegjësitë e tij do të i
kryejë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Neni 162 [Hyrja në Fuqi]
Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyn në fuqi më 15 qershor 2008.

_________________
Se këtu i thonë Shqipni , gjitha Iliri. Kur nga nje det ne tjerin det isha zot Vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KUSHTETUTA E KOSOVES   Today at 1:15 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUSHTETUTA E KOSOVES
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Shtypi :: Problemet Shqiptare-
Kërce tek: