PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT   Thu Nov 27, 2008 8:13 pm


28 NETORI DITA E FLAMURIT




dhjetë vjetëshin e parë te shek. XX. shqiptarët organizuan kryengritje
të shumta, duke përfshirë qytete të ndryshme,Edhe përkundër rrethanave
të ndërlikuara ndërkombëtare, luftën për çlirim dhe pavarësi populli
shqiptar nuk e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i Kosovës në dhomën e
deputetëve në Parlamentin osman më 11 janar 1912, bëri një diskutim të
fuqishëm në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Nga ky diskutim,
lindi takimi në lagjën Taksim, i deputetëve shqiptarë, që paraqet
marrëveshjen se “për Shqipërin nuk ka tjetër mjet vetëm të fitojë me
një kryengritje të përgjithëshme”.
Në këtë mbledhje, si e quajti
Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol vendimtarë luajtën dy figura
të shquara të Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan Prishtina. Nga
marrëveshja e Taksimit, me punën e patriotëve shqiptarë, në trojet
shqiptare dolën besëlidhjet e krahinave, si e Lezhës, Bregut te Matit,
Dibrës e tjera, deri te Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912).
Me inisiativën e Hasan Prishitnës aprovohet programi i kryengritjes e
që parashihej 1. Caktimi i kufijëve, 2. Krijimi i një administrate
shqiptare, 3. Ngritja e flamurit kombëtarë, 4. Njohja e gjuhës shqipe
si gjuhë zyrtare, 5. Në Shqipëri të sundojë guvernori shqiptare i
zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, etj. Si dhe për zbatimin e
këtyre kërkesave të jenë garantues fuqitë e mëdha. Këto kërkesa, de
facto, ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Mirëpo ato nuk u aprovuan nga
Porta e Lartë e Stambollit, prandaj kryengritja e përgjithshme
shqiptare vazhdoi në të gjitha trojet shqiptare.
Aleanca e shteteve ballkanike që u krijua dhe u zgjerua gjatë periudhës
mars-shtator 1912 në lidhje me Perandorinë Osmane, kishte karakter
çlirimtar, por në krahasim me trojet shqiptare kishte karakter
pushtues- grabitqar. Secili fqi ballkanik, kishte bërë planet që të
shkëpuste nga një pjesë të Shqipërisë. Pas mobilizimit të ushtrisë të
Aleancës Ballkanike në fund të shtatorit edhe Porta e Lartë e mobilizoi
ushtrine e vet. Më 8 tetor 1912, Mali i zi i pari shpalli luftë
Turqisë, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, ndërsa një ditë me vonë edhe
Greqia.
Kështu filloi Lufta e Parë Ballkanike, ndërsa për shqiptarët filloi një
nga periudhat më të vështira të historisë. Pjesa lindore e Vilajetit të
Kosovës (Presheva, Bujanoci si dhe viset tjera) u detyruan t`i lënë
vatrat e tyre shekullore nga depërtimi i ushtrisë serbe. Përzënia nga
Sanxhaku i Nishit kishte mbjellur frikë tek shqiptarët me masakrat e
egra. Prandaj pjesa dërmuese e tyre u vendos në Shkup e rrethinë, ku
qëndroi disa javë. Pas “qetësisë” së krijuar, ata u kthyen në shtëpitë
e tyre, por pyetja ishte çka gjetën nga pasuritë e tyre dhe si e kaluan
dimrin. Njerëzit me bindje se nuk do të ndodhë asgjë me ta , pësuan
humbje njerëzish, djegje të shtëpive, plaçkitje të pasurive, e shumë
çka tjetër.
Kur në rrethanat diplomatike dhe shtypin evropian filloi të flitet për
nevojën e ndryshimeve territoriale në Ballkan, patriotët shqiptarë
vendosën që të marrin një veprim të ri politik, qëllimi i të cilit
ishte të ruhej tërësia e tokave shqiptare dhe të mblidhej një kuvend
kombëtarë që do të vendoste për fatin e saj. Inisiativën për këtë
veprim të ri e morën Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi.
Kuvendi i Vlorës
Duke mos marrë parasyshë rrethanat, se edhe në mos arrinin të gjithë
përfaqësuesit e krahinave të ndryshme shqiptare, më 28 nëntorë 1912, në
orën 14.30, u hap Kuvendi Kombëtarë i Vlorës, në të cilin morën pjesë
përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullit shqiptarë. Në seancën
e parë të këtij Kuvendi, fjalën hyrëse e paraqiti Ismajl Qemali në të
cilën e paraqiti gjendjen e Shqipërisë dhe i përcaktoi masat e ngutshme
që duhej të ndërrmerren. Shqiptarët tha ai, nuk harruan as gjuhën e as
kombësinë e tyre dhe prova më e mirë janë përpjekjet dhe kryengritjet
që bënë pa ndërprerë, e sidomos në katër vitet e fundit për të ruajtur
të drejtat dhe zakonet e tyre. Në vazhdim, ai tha se: populli na
zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret shpëtimin
e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke mbështetur mbi
dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe
me përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe
të pavarur.
Në vazhdimin e punës së Kuvendit të Vlorës, më 4 dhjetor 1912, u bë
zgjedhja e plotë e qeverisë, ku bënin pjesë: Ismajl Qemali,
kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Dom Nikollë Kaçori,
nënkryetar, Myfit Bej Libhova, ministër i i punëve të brenshmë, Abdi
Bej Toptani, ministër i finansave, Mehmet Pashë Dërralla, ministër i
mbrojtjes kombëtare, Petro Poga, ministër i arsimit, Mit`hat Frashëri,
ministër i punëve botërore, Pandeli Cale, ministër i PTT-së.
Në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë nuk morën pjesë: Hasan Prishtina,
Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e të tjerë përshkak se u
internuan në burgun e Kalasë së Beogradit (në Kalemegdan) dhe u mbajtën
deri në prill të vitit 1913.
Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të
rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Ajo shënoi jo vetëm çlirimin
nga zgjedhja shumëshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarë
pretendimeve territoriale të shteteve fqinje, edhe pse fatëkeqsishtë
nga ajo ditë e deri më sot më se gjysma e trojeve shqiptare mbetën
jashtë kufirit të shtetit.

_________________
"I would give my live just not to die"

Proud To Be Albanian

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
 
28 NËNTORI DITA E FLAMURIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: KULTURA :: 28 Nëntroi-
Kërce tek: