PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Makinat e njerzive me te famshem dhe me te pushtecem ne bote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Makinat e njerzive me te famshem dhe me te pushtecem ne bote   Wed Nov 12, 2008 11:04 pm

Makinat e njerëzve më të famshëm dhe të pushtetshëm në botë
ImageMiliarderët mund të kenë çdo makinë që duan, por revista "Forbes" raporton se pjesa më e madhe e tyre përdorin makina mjaft modeste, po të mbahet parasysh sasia e parave që disponojnë. Donald Trump, me natyrën e tij ekzibicioniste bën përjashtim pasi i pëlqen të duket dhe të bjerë në sy. Specialistët kanë vënë re se ato që parapëlqejnë të kenë makina të shtrenjta e të bien në sy, janë njerëzit e famshëm që janë pasuruar nga hiçi. Një prej njerëzve më të pasur në botë, Warren Buffet kishte një "001 Lincoln Town Car", të cilën e shiti në eBay për t'i dhuruar paratë për bamirësi. Ai e zëvendësoi makinën me një "2006 Cadillac DTS".

Analistët, të cilët ndjekin të pasurit dhe të famshmit shprehen se miliarderët nuk kërkojnë të fitojnë status me makinë ekstravagante si Ferrari apo Lamborgini, këtë e bëjnë ata që kanë më pak para. Pavarësisht gjatësisë së tij, Donald Trump ia del mbanë të futet në kabinën e ngushtë të makinës së tij "Ferrari F430", të cilën e përdor për udhëtime gjatë fundjavës. "Ferrari F430" i Donald Trump është i kuq, kështu biznesmeni, të cilit i pëlqen vëmendja të mund të bjerë akoma më shumë në sy. Ndërsa kur është në Florida, ai mund të gjendet në makinën e tij të bardhë "Rolls-Royce Phantom". Miliarderi britanik, Richard Branson ka dy makina, një "1949 Humber Super Snipe" dhe një "Saab". "Unë nuk para ngas ndonjë makinë kushedi se çfarë të bukur. Kam një Saab, e cila është një makinë ekonomike, për sa i përket karburantit", shprehet ai. "Gjithashtu kam dhe një "Humber Super Snipe", e cila është makinë mjaft zbavitëse. E kam marrë për dy mijë dollarë para 20 vitesh. Rashë në dashuri me shikim të parë me të, por tani më duhet ta shtyj gjithë kohës, ndaj s'është shumë e dobishme. Bill Gates, i cili për 13 vite radhazi ishte njeriu më i pasur i botës, për ta lënë fronin vetëm këtë vit, nget vetëm një makinë, të cilën e ka për zemër. Bëhet fjalë për një "1999 Porsche 911 Cabriolet". Gates e ka mjaft për zemër makinën, të cilës ia ka zëvendësuar të gjitha pjesët në vitin 2005, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më ekonomike. David Beckham nuk është vetëm një futbollist i suksesshëm, por gjithashtu një koleksionues i shquar makinash. David Beckham ka një sërë makinash dhe i ndërron shpesh ato. Ai ka mbi shtatë makina dhe disa prej tyre janë "Porsche 911", "Ferrari", "Range Rover", "Jaguar", "BMË", "Aston Martin Vantage", "GMC Yokon 4x4" dhe lista mund të vazhdojë më gjatë. Ajo çfarë dihet është se ai mund të ketë çfarëdo lloj makinë që i pëlqen. Guvernatori i Kalifornisë dhe ish-aktori i filmave me aksion dhe makina Hamer do të mbahen mend gjithnjë si të pandashëm. Kjo makinë konsiderohet si nja automjet tipik amerikan. Për herë të parë ai vendosi të blinte një makinë të tillë, kur pa performancën e këtij xhipi në formë ushtarake në vitin 1991, në luftën e Gjirit. Dhe ky ishte fillimi i një "miqësie të bukur".

Warren Buffett
Warren Buffet kishte një "001 Lincoln Toën Car", të cilën e shiti në eBay për t'i dhuruar paratë për bamirësi. Ai e zëvendësoi makinën me një "2006 Cadillac DTS". Analistët, të cilët ndjekin të pasurit dhe të famshmit shprehen se miliarderët nuk kërkojnë të fitojnë status me makinë ekstravagante si Ferrari apo Lamborgini, këtë e bëjnë ata që kanë më pak para.

Donald Trump
Pavarësisht gjatësisë së tij, Donald Trump ia del mbanë të futet në kabinën e ngushtë të makinës së tij "Ferrari F430", të cilën e përdor për udhëtime gjatë fundjavës. "Ferrari F430" i Donald Trump është i kuq, kështu biznesmeni, të cilit i pëlqen vëmendja të mund të bjerë akoma më shumë në sy. Ndërsa kur është në Florida, ai mund të gjendet në makinën e tij të bardhë "Rolls-Royce Phantom".

Richard Branson
Miliarderi britanik ka dy makina, një "1949 Humber Super Snipe" dhe një "Saab". "Unë nuk para ngas ndonjë makinë kushedi se çfarë të bukur. Kam një Saab, e cila është një makinë ekonomike, për sa i përket karburantit", shprehet ai. "Gjithashtu kam dhe një "Humber Super Snipe", e cila është makinë mjaft zbavitëse. E kam marrë për dy mijë dollarë para 20 vitesh. Rashë në dashuri me shikim të parë me të, por tani më duhet ta shtyj gjithë kohës, ndaj s'është shumë e dobishme.

Bill Gates
Bill Gates, i cili për 13 vite radhazi ishte njeriu më i pasur i botës, për ta lënë fronin vetëm këtë vit, nget vetëm një makinë, të cilën e ka për zemër. Bëhet fjalë për një "1999 Porsche 911 Cabriolet". Gates e ka mjaft për zemër makinën, të cilës ia ka zëvendësuar të gjitha pjesët në vitin 2005, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më ekonomike.

Arnold Schwarzenegger
Guvernatori i Kalifornisë dhe ish-aktori i filmave me aksion dhe makina Hamer do të mbahen mend gjithnjë si të pandashëm. Kjo makinë konsiderohet si nja automjet tipik amerikan. Për herë të parë ai vendosi të blinte një makinë të tillë, kur pa performancën e këtij xhipi në formë ushtarake në vitin 1991, në luftën e Gjirit. Dhe ky ishte fillimi i një "miqësie të bukur".

Madonna
Qëkur Madonna është vendosur në Londër në vitin 2001, ajo është përballur me probleme të mëdha për vendin e parkimit. Por ky është problem në çdo qytet të madh. Vlera e makinave të saj arrin në 450 milionë dollarë dhe sigurisht që ajo mund të ketë çfarëdo makine që dëshiron. Në koleksionin e saj bëjnë pjesë makina si "BMW", "Audi A8", një limuzinë "Maybach" që kushton rreth 500 mijë dollarë etj.

David Beckham
David Beckham nuk është vetëm një futbollist i suksesshëm, por gjithashtu një koleksionues i shquar makinash. David Beckham ka një sërë makinash dhe i ndërron shpesh ato. Ai ka mbi shtatë makina dhe disa prej tyre janë "Porsche 911", "Ferrari", "Range Rover", "Jaguar", "BMW", "Aston Martin Vantage", "GMC Yokon 4x4" dhe lista mund të vazhdojë më gjatë. Ajo çfarë dihet është se ai mund të ketë çfarëdo lloj makinë që i pëlqen.

50 cent
Ai është një prej reperave më të famshëm në botë dhe më të pasurve, sigurisht. Ai ka një makinë "Rolls Royce Phantom", e cila ka kushtuar 400 mijë dollarë. Por tashmë ai këtë makinë e do në versionin kabriolet. Reperi i shquar nuk shpenzon vetëm për makinën, por edhe për sigurinë. Ai ka shpenzuar rreth 200 mijë dollarë për t'i bërë makinat anti-plumb.

Paris Hilton
Ajo është trashëgimtare e një prej dinastive më të pasura në SHBA dhe në botë, e linjës së hoteleve "Hilton". Zakonisht ajo shfaqet në shtyp për gafat e saj të panumërta, por ajo nuk e vret mendjen dhe aq shumë. Me paratë që ka mund të bëjë çfarë të dojë dhe veçanërisht, të ketë gjithë makinat që do. Ajo preferon të përdorë një "Mercedez Benz SLR".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FaLcOxXx
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 1522
Age : 105
Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe
Puna/hobi : to do nothing it's something
Humor : shes sporia n'korzo...hahah
Registration date : 12/11/2008

MesazhTitulli: Re: Makinat e njerzive me te famshem dhe me te pushtecem ne bote   Thu Nov 13, 2008 3:36 am

au t'kisha pare xhi de bojshaaaa....












sigurisht nuk de blisha 1 vetur afro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/sokol2103
serial-killer
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

MesazhTitulli: Re: Makinat e njerzive me te famshem dhe me te pushtecem ne bote   Sat Nov 15, 2008 2:28 am

Gjithahtu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Makinat e njerzive me te famshem dhe me te pushtecem ne bote   Today at 2:53 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Makinat e njerzive me te famshem dhe me te pushtecem ne bote
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Tema të lira :: Kuriozitete-
Kërce tek: