“Zonjë juve keni kancer, s’jam i sigurt qind për qind, meçe EHO aparati im nuk është kolor, prandaj duhet të shkoni në ekzaminim edhe te X. X mjeku sepse aparaturat e tij janë më të sofistikuara, megjithatë ju njoftojë se kështu fillon faza e parë e kancerit” – iu përgjigj një të afërmes sime, gjinekologu (këtë herë po ia kursej emrin), pas vizitës së parë që po ia bënte dhe si për ta bindur i lëshoi në duar një vizatim të nxjerr nga kompjuteri ku vëreheshin disa njolla të nxira e që sipas tij duhet të ishin themelet e një kanceri të ardhshëm.
Menjëherë pas daljes nga ordinanca, pacientes, që deri atëherë nuk jepte përshtypjen e një të sëmure, filloi t’i dridhej I tërë trupi dhe fytyra I mori një pamje të zverdhur. Fitoi një bindje të thellë se vërtetë është ashtu, pasi ai mjekë njihej si gjinekolog me zë. Fëmijët e saj filloi ti shihte me shumë nostalgji, thua se së shpejti do ti linte. U deshtë të dërgohet jashtë shtetit, ku mjeku I huaj me qetësi konstatoi se ato janë vetëm disa cista të cilat pëlcasin dhe zhduken vetvetiu, duke këshilluar se nuk kishte vend për shqetësim dhe duke na porositur që t’i bëjmë të fala mjekut tonë dhe ti themi se: “Mjeku më parë, ndihmon shërimin me fjalë e pastaj me ilaçe”.
Personalisht para disa tetë vitesh kisha dhëmbje koke, pas rekomandimit për të bërë një EEG, iu drejtova një klinike private në Prizren. Pasi pagova jo pak, neuropsikiatri prizrenas S. Vranica, gjoja me nam, që vinte nga spitali i Prishtinës, duke shikuar të dhënat e analizës mu drejtua, - ‘’ti e ke humbur vetëdijen prandaj ke ardhur apo jo?’’,- Jo iu përgjigja, asnjëherë ne jete në jetë as që më ka rënë të fikët, vetëm se më dhëmb koka. Me një gjakftohtësi të çuditshme, thua se po më tregonte rezultatin e një ndeshjeje futbolli më tha, tekstualisht, kështu: - ‘’Këtë herë po ju jap Bensedin 5mg, kur ta humbni vetëdijen e të qitni shkumë prej goje, hajdeni tek unë’’. Mbeta I shtangur, ai dukej shume I sigurt ne ate qe thoshte, ndjeva trishtim, insistova që t’ë më shpjegojë me gjuhë më popullore se cili është problemi im dhe si pasojë e çkit mund të ketë ardhur, me përtesë mu drejtua duke më treguar një grafikë në kompjuter: Problemi yt është se këto vijat këtu janë më të mëdha e këto më të vogla, sikur unë të ishte nxënës parashkollor dhe atë me një ton që t’më bënte të ditur se nuk duhet ta shqetësojë më gjatë. Pas disa javësh dhimbjet më pushuan plotësisht dhe kaluan vite e parashikimet e tij ogurzeza kurrë nuk u bënë realitet.
Shumë nga mjekët tanë në këtë mënyrë trajtojnë pacientët. Do doja që fjalët e mia të ishin pallavra kot, por se a është kjo e vërtetë e dinë ata që I ka rënë të vizitohen tek mjekët dhe që në trupin e tyre kanë zbuluar sëmundje që nuk I kanë pasur e që ndoshta s’do ti kenë kurrë në jetë. E dinë të gjithë ata që nga recetat “loto” të mjekëve kanë përdorur barna të gabuara dhe që në shtëpi kanë nga një minibarnatore me barna të blera pa nevojë.
Platoni para shumë shekujsh pat konstatuar se: ‘’Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen të shërojnë trupin e njeriut pa u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij: megjithatë shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërsi dhe s’mund të shërohen veç e veç”, sa keq që këtë të vërtetë e dinë shumë pak mjekë dhe kështu me fjalët e tyre të pamatura dhe me dyshimet e pabazuara në vend se të ndihmojnë në shërimin pacienteve, ndihmojnë në rënien shpirtërore të tyre dhe në shfaqjen e sëmundjeve të paqena.