|
| Gazeta LAJM | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Gazeta LAJM Fri Nov 14, 2008 5:25 pm | |
| Ketu mud te lexoni titujt e gazetes Lajm.
Gjithashtu do te keni edhe linkun e gazetes Lajm...
Lexim te kendshem...... | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Fri Nov 14, 2008 5:26 pm | |
| Sejdiu e Thaçi mbrojnë qëndrimin e tyre
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë zhvilluar të enjten edhe një takim me ambasadorët e vendeve të Quintit, të cilët po bëj Sejdiu e Thaçi mbrojnë qëndrimin e tyre Hillary Clinton sekretare e Shtetit? “Gjashtë pikat” të dëmshme edhe për Maqedoninë Hani dhe Zyberi distancohen nga Halili Ahmeti garanton për zgjedhje të qeta Korça i dhuron Manastirit 36 shkronja prej guri Buxheti i vitit 2009 me deficit Plotësoni Ligin për arsim, kujdes me dënimet! Viti 2008, vit i burrave në Maqedoni Vetëm T-Mobile me ofertë për 3G
Linku:http://lajmpress.com | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Sun Nov 16, 2008 5:08 am | |
| Sejdiu e Thaçi dënojnë shperthimin në Prishtinë
Autoritetet me te larta te Kosoves kane denuar shperthimin e ndodhur pasditen e sotme ne oborrin e zyrave te selise se misionit civil evropian. Sejdiu e Thaçi dënojnë shperthimin në Prishtinë Sejdiu e Thaçi mbrojnë qëndrimin e tyre Hillary Clinton sekretare e Shtetit? “Gjashtë pikat” të dëmshme edhe për Maqedoninë Hani dhe Zyberi distancohen nga Halili Ahmeti garanton për zgjedhje të qeta Korça i dhuron Manastirit 36 shkronja prej guri Buxheti i vitit 2009 me deficit Plotësoni Ligin për arsim, kujdes me dënimet! Viti 2008, vit i burrave në Maqedoni | |
| | | FaLcOxXx Moderator
Numri i postimeve : 1522 Age : 113 Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe Puna/hobi : to do nothing it's something Humor : shes sporia n'korzo...hahah Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Sun Nov 16, 2008 6:00 pm | |
| a mund ti dergoni edhe permbajtjen?? | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 6:59 pm | |
| Kumanova - Eksperiment i ri në poligonin e vjetër
Nuk është as viti 1948, as 1968 e as 1988. Stalini dhe Rankoviqi kanë vdekur moti kohë, kurse Savo Klimovski nuk është ministër Arsimi në Qeverinë Kumanova - Eksperiment i ri në poligonin e vjetër Sërish referendum për Iliridën Manastiri shënon festën e madhe kombëtare Ylli i Barosos humbë shkëlqimin Ndryshim i rregullores së BE-së. Rasti i dytë për kastravecët e shtrembër Së pari kërce e pastaj thuaj “hop” Tadiqi gëzon Cërvenkovskin, Milloshovski s’lëshon pe Diabeti merr karakteristika epidemike Alfat, "Al-kaida" e Nikolla GRUEVSKIT!!! “BRAVO SHIPTARI!” | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:00 pm | |
| Kumanova - Eksperiment i ri në poligonin e vjetër
Nuk është as viti 1948, as 1968 e as 1988. Stalini dhe Rankoviqi kanë vdekur moti kohë, kurse Savo Klimovski nuk është ministër Arsimi në Qeverinë e Republikës Socialiste të Maqedonisë, në kuadër të RSFJ-së. Është viti 2008. Mirëpo në qytetin e Kumanovës dhe rrethinën e sajë, tani një muaj mbretëron atmosferë e cila njëkohësisht të përkujton edhe 48-tën, edhe 68-tën, por edhe 88-tën. Kuptohet, atmosferë e tillë mbretëron vetëm në pjesët e populluara me shqiptarë. Një aksion policor, i nisur me pretekstin e “zbulimit të kontrabandës”, është shndërruar në pretekst për mbajtje në shtetrrethim tekstual, të një pjese të popullatës shqiptare. Me shumë të drejtë mund të konstatohet se Kumanova si qytet, gjithnjë ka qenë poligon i eksperimenteve të pushtetarëve të sistemit të mëparshëm monist, por edhe pushtetarëve të sistemit plural. Madje, në mbamendjen kolektive shqiptare, sidomos të kumanovarëve, ende janë të freskëta kujtimet e hidhura nga dhuna e ushtruara policore ndaj kumanovarëve gjatë protestave për përzierjen e paraleleve shqip-maqedonisht, pastaj rrënimin e mureve të shtëpive shqiptare me arsyetime të çoroditura dhe banale, si dhe burgosjen e veprimtarëve kumanovarë për mbështetjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Distanca kohore kur kishin ndodhur këto zhvillime, pak a shumë nuk është e largët, kurse shoqërohej me përpjekjet e fundit të pushtetit të dikurshëm, për të ruajtur me çdo kusht regjimin e egër komunist. Kumanova jorastësisht ishte në shënjestër të kasapëve dhe skenaristëve fatalistë komunistë, sepse njihej e kaluar e bujshme historike dhe sakrificat e veprimtarëve patriot të kësaj ane. Dhe, pikërisht, kur kumanovarët dhe shqiptarët në përgjithësi, kishin menduar se ka perënduar më periudha e ushtrimit të dhunës së egër ndaj shqiptarëve, zhvillimet e mëpastajme treguan se dhuna po transformohej, si zakonisht, pa e “vërejtur” shqiptarët e shkretë (gjithnjë në mënyrë të koordinuar nga pushteti maqedonas). Ajo mo merrte përmasa dhe trajta tjera, duke u sofistikuar aq hollë, saqë tani e disa vite me radhë, partive shqiptare në pushtet, nuk i bënë përshtypje. Ka më shumë argumente për këtë, duke filluar nga skenari me saktësi japoneze për ndarjen fizike të shkollave të mesme, pastaj investimeve marramendëse vetëm në pjesën maqedonase të qytetit, mospërfaqësimin e drejtë dhe adekuatë të shqiptarëve në institucionet lokale, sidomos në ato me rëndësi vitale, etj. Por, lufta e vitit 2001, në mënyrë të kot mbushi me shpresë barkun e kumanovarëve se më në fund po i vinte fundi masave të egra represive ndaj shqiptarëve. Zhgënjimi ishte më i shpejtë se shpresa e shqiptarëve. Filluan arrestimet, me pretekst dhe pa të, bastisjet e shtëpive shqiptare ishin po të njëjtat, sikurse para vitit 1990, vazhduan edhe proceset e montuara gjyqësore, dënimin e të cilave ende vuajnë kumanovarët. Po, sot, si jetohet në Kumanovë? Ditëve të fundit Kumanova është shndërruar në “Qytet të shtrigave”. Njësite speciale maqedonase, që herë mbajnë emra kafshësh (luanët, Tigrat) e herë emra të shkronjave greke (Alfa), sikur kanë gjetur hapësirë për hakmarrje në formë qyqare për dështimin e vitit 2001 në fushën e mejdanit. Dihet se ky dështim ishte më i madh në Kumanovë dhe rrethinën e saj. Dështimi maqedonas në Kumanovë është aq më i madh, kur kihet parasysh se atje në të njëjtën kohë dështoi edhe krenaria ireale maqedonase, edhe ajo serbe, por edhe krenaria jugosllave (e që sipas një ish kryeministri maqedonas gjithnjë e më tepër po kthehet në Maqedoni). Ndërkohë, shqiptarët e Kumanovës, gjithnjë e më pak po ngrohen nga erërat e buta të Ohrit, e gjithnjë e më tepër janë të eksponuar ndaj erërave të egra që vijnë nga Beogradi. Alarmi duhet të ndizet me kohë. Sepse çdo eksperiment i filluar në Kumanovë, më pas është shtrirë dhe ka përfunduar në trojet tjera, ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:02 pm | |
| Sërish referendum për Iliridën
“Unë nuk kërkoj ndarje të Maqedonisë por riadministrim të Maqedonisë. Ku ishte Jankullovska dhe të tjerët si ajo kur publikisht Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë bashkë me ish kryeministrin Lupço Georgievski propozuan ndarje të Maqedonisë”, deklaroi të dielën për “Lajm”, Nevzat Halili, duke iu kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila në një intervistë për “Evropën e Lirë” ka deklaruar se Prokuroria veç më ka filluar të veprojë pas ngritjes së idesë për Iliridën. “Për të gjitha këto ngjarje, posaqërisht për idenë e Iliridës, e cila publikisht u prezantua, këtyre ditëve mund të shoh se prokurori publik tashmë vepron në bazë të informacioneve të cilat u përhapën në opinion dhe paralajmëroi se do të bisedojë me personat të cilët e kanë promovuar këtë ide”, ka deklaruar Jankullovska. Ajo ka thënë se edhe pos ngajrjeve të fundit siç është rasti me Iliridën dhe protestat e studentëve shqiptarë në Tetovë në Maqedoni mbretëron një politikë kryesisht pozitive dhe atmosferë e sigurisë. Përkundër deklaratë së Jankullovskës, kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili për “Lajm” bën të ditur se së shpejti do të organizojë referendum. “Shumë shpejtë do të kërkojmë të organizojmë referendum të ri për Iliridën”, tha Halili duke shtuar se për këtë ka mbështetjen e popullit shqiptar. Ai thotë se për idenë e Iliridës ka kontaktuar edhe me OKB-në, OSBE-në, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një kërkesë e tillë i është dërguar edhe Parlamentit të Maqedonisë. Halili thotë se kjo kërkesë faktorit ndërkombëtrar i është dërguar qysh në vitin 1992. Sipas tij, organet zyrtare të Maqedonisë, presidenti i shtetit, kryetari i Parlamentit dhe Qeveria u kanë garantuar shqiptarëve status special. “Unë kam dokument për këtë që mban vulën e OKB-së dhe Bashkimit Evropian”, thotë Halili. Ai thekson pas Kuvendit të Republikës së Iliridës do të fillojnë të jetësojnë autonominë. Ndryshe, javën e kaluar Republika e Iliridës ka formuar Kuvendin e vet. Kryetari i saj Nevzat Halili bashkë me delegatët kanë nënshkruar dokumentimin e themelimit të kuvendit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i statusit të shqiptarëve në Unionin e ri që do të quhej, Maqedoni-Iliridë. Shqiptarët e Maqedonisë në vitin 1992 me shumicë absolute kanë votuar për autonomi territoriale dhe kulturore të quajtur “Iliridë”, mirëpo rezultatet e këtij referendumi asnjëherë nuk janë jetësuar në praktikë. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:03 pm | |
| Manastiri shënon festën e madhe kombëtare
100 vjet më parë u mblodhën historianët myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, protestantë, toskë, gegë, çamë, lab, etj. Ishin të kësaj përbërje sepse parimi i kongresit ishte "një komb, një gjuhë, një alfabet". Me këto fjali të shtunën në Manastir iu drejtua të pranishmëve zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi, në fillimin e manifestimeve me rastin e 100vjeotirt të Kongresit të Alfabetit. “Është Kongresi i Manastirit ngjarja më e shënuar në historinë e popullit tonë. Kjo ngjarje, së bashku me ngritjen e flamurit katër vjet më vonë, paraqesin dy ngjarje që janë shtyllë dhe nyje lidhëse të pashkëputshme të kombit tone”, theksoi ai. “Manastiri dhe mbar shqiptaria, shёnon kёtё festё tё madhe kombёtare, qё ishte ngjarje historke pёr periudhat e ardhshme tё shqiptarёve, theksoi mes tjerash prof. Dr. Nebi Dervishi, nё referatin kushtuar 100 Vjetorit tё Kongresit tё Alfabetit mbajtur nё Manastir nga 14-22 nёntor 1908. Ky Kongres, pati dhe ka rёndёsi tё madhe pёr zhvillimet qё pasuan nё jetёn e shaiptarёve. Ishte Kongres qё bashkoi tё gjitha komunitetet fetare, krahinat, dhe intelektualёt e tё gjitha trojeve dhe kolonive shqiptare. Kongresit i parapriu edhe përgatitjet pёr shpalljen e pavarёsisё sё Shqipёrisё, qё ndodhi mё 1912, vetёm katёr vjet pas Kongresit tё Manastirit, theksoi Dervishi. Manifestimi me rastin e 100 Vjetorit tё Kongresit tё Manastirit vazhdon sipas programit tё hartuar pёr shёnimin e kёtij pёrvjetori jubilar tё alfabetit shqip.
Shehapi: Shtёpia sё shpejti gati pёr muze tё alfabetit
Gjatё ditёs sё premte, nё orёt e mbrёmjes kёtё objekt e kanё vizituar delegacioni i drejtorёve nga Instuituti pёr trashёgimi kulturore, Pasko Kuzman e Behixhedin Shehapi, tё shoqёruar nga nёnkryetari i Qeverisё, Abdylhaqim Ademi, dhe drejtori i Muzeut tё Manastirit. Gjatё vizitёs qё i bёnё objektit tё Kongresit tё Manastirit, u konstatua se punimet janё nё fazёn pёrfundimtare, por megjithate janё zvarritur pak. Pёr tё qenё e gatshme pёr ditёt nё vijim, kur pritet qё njё pjesё e manifestimit tё mbahet pikёrisht nё kёtё objekt, zyrtarёt e lartё, kёrkuan qё tё intensifikohen punimet, qё tё mund tё realizohet programi i paraparё nё kёtё objekt. “Fillimisht do tё rregullohen ambientet e brёndshme, qё do tё shёrbejnё pёr manifestimin, e pastaj, do tё rregullohet statusi i kёsaj shtёpie, pёr t’u shndёrruar nё Shtёpi Muze tё Alfabetit”, tha Behixhedin Shehapi. Zёvёndёskryeministri Ademi theksoi se janё ndarё mjetet e duhura pёr restaurimin e plotё tё kёsaj shtёpie qё do tё shёndёrrohet nё muze, me tё gjitha tiparet qё i takojnё objekteve institucionale. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:04 pm | |
| Ylli i Barosos humbë shkëlqimin
Gara për kolltukët udhëheqëse evropianë në mandatin e ri të Komisionit Evropian (KE) që starton vjeshtën e ardhshme është hapur. Më e rëndësishmja mes tyre është ajo e kryetarit të trupit ekzekutiv të BE-së në të cilën aktualisht qëndron Portugezi Zhoze Manuel Baroso. Perspektiva e këtij ish kryeministri portugez, i cili ishte thuajse i sigurt se edhe në mandatin e ardhshëm pesëvjeçarë të Komisionit Evropian (KE) do të mbetet kryetarë i saja dhe për këtë çështje punonte palodhshëm gjatë tërë mandatit, filloi të luhatet. I armatosur me thuajse përkrahjen e sigurt nga bashkëpartiakët e vet evropianë nga grupi i demokrisitianëve që janë në pushtet në numrin më të madh të qeverive të vendeve anëtare, siç janë gjermania Angela Merkel ose francezi Nikola Sarkozi, Baroso kohën e fundit me plot vetëbesim buzëqeshte para kamerave në shoqëri të kryeministrave dhe presidentëve. Mirëpo, përderisa kriza financiare shumë politikanëve u ndihmoi të fitojnë poenë, ylli i Barosos ka filluar të humbë nga shkëlqimi i vet. Sulmi i parë erdhi nga Franca, vendi të cilin Baroso e vlerësonte si përkrahëse të madhe. Presidenti Sarkozi para disa muajve publikisht paralajmëroi se kandidati i tij për kryetarë të KE-së në mandatin e ardhshëm që starton në vitin 2009 është Baroso. Papritmas para disa ditëve në blogun e ministrit francez për çështje evropiane Zhan Pjer Zhuje u paraqit kritikë e ashpër në adresë të KE-së në të cilën mes rreshtash mundej të lexohej edhe sulm ndaj kryetarit të sajë. Duke folur për propozimet e KE-së për dalje nga kriza financiare, ekonomisti Zhuje, i cilki gjatë kohë ishte dorë e djathtë e kryetarit më të suksesshëm të Komisionit, Zhak Delor, konstaton se ata janë “të turpërueshëm dhe nuk i marrin parasysh mjetet më efikase që munden të mobilizohen në periudhë të revizionit: kamatat, investimet publike, politikën e rrogave dhe dialogun social”. Ai poashtu shton se roli i KE-së është që të propozojë, të dalë nga rrugët e mbyllura, më pak të kujdeset për interesat kombëtare të vendeve anëtare, kurse më tepër të punojë për interesin e përgjithshëm evropian. Në fund Zhuje shfaqë shpresë se zgjedhjet evropiane dhe përbërja e re e KE-së do të jenë mundësi e mirë për “ridinamizim”. Edhe pse është socialist, Zhan Pjer Zhuje është anëtarë i rëndësishëm i qeverisë djathtiste të Nikola Sarkozit dhe shumica në Bruksel këtë blog e interpretuan si porosi indirekte të presidentit të Francës ndaj Barosos. Para disa ditësh, përmes gazetës prestigjioze të afërt me pushtetin “Figaro”, në adresë të Barosos arriti kritikë edhe më e hapur. Ish shefi i diplomacisë gjermane Joshka Fisher në kolumnë tha se KE ka treguar paaftësi totale në ekonomi dhe financa. Ai për Baroson thotë se është “jokompetent”. Më shumë deputetë evropianë rregullisht e kritikojnë Baroson, kurse ai nuk është i pëlqyer as në mesin e qindra gazetarëve të cilët e përcjellin aktivitetin e BE-së në Bruksel. Shpeshherë mund të dëgjohet vërejtja se KE është shndërruar në sekretariat të BE-së, në vend të trupit politik me ide dhe iniciativë. Zgjedhja e sshefit të ardhshëm të trupit ekzekutiv evropian i takon shefave të shteteve dhe qeverive evropiane. Nga zgjedhja e personalitetit politik që do të vendosin për ta emëruar, sipas të gjitha gjasave në samit në qershor të vitit të ardhshëm, do të mundet të lexohet edhe ideja e shumicës së vendeve anëtare rreth asaj se çfarë Komisioni dëshirojnë. Baroso ishte zgjedhje e ish kryeministrit britanik Toni Bler i cili e refuzoi nominimin e belgut Gi Ferhofshtat, nga frika se idetë e tij federaliste për BE-në, do ta dëmtojnë vizionin britanik evropian. E njëjta gjë ndodhi edhe pesë vite më herët, kur, sërish Toni Bler bllokoi edhe një federalist belg, Zhan-Luk Dean. Në vend të tij në kreun e KE-së u zgjodh italiani i ndershëm Romano Prodi, aksioni i pavendosur politik i të cilit e shndërroi trupin ekzekutiv të BE-së në institucion të plogësht teknik. Ardhja e Barosos nuk ndryshoi asgjë. “Kryetari i ri kaloi më tepër kohë në tentim për t’iu pëlqyer kryeqendrave evropiane, duke mos pasur as vullnet politik e as guxim për aksion vizionar”, komentojnë kritikuesit e Barosos në Bruksel. Për gazetarin francez Zhan Katrmer në momentin kur bota gjendet para sfidave gjigante, me zgjedhjen e serishme të Barosos do të fitojë mediokriteti nga i cili BE vështirë do ta marrë veten. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:05 pm | |
| Ndryshim i rregullores së BE-së. Rasti i dytë për kastravecët e shtrembër
Asnjë rregull e BE-së nuk ka kontribuar për reputacionin e sajë si institucion i ashpër burokratik si rregulla për shitjen e kastravecëve të shtrembër. Mirëpo, rregulla e përqeshur së shpejti do të mundet të ndryshojë, kurse pemët dhe perimet me formë të jashtëzakonshme, sërish do të munden të gjejnë vend në shitoret në vendet e BE-së. Propozimi i ri i eurokomesares për bujqësi Marijan Fisher Boel nuk ka të bëjë vetëm me kastravecët e shtrembër, por edhe me 25 lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve. Ekspertët shpresojnë se në takimet e ardhshme Këshillit të ministrave të BE-së në Bruksel kjo rregullativë do të ndërpritet. Mbetet të shihet se cilat forma të mollëve, pemëve jugore, pjeshkave, dardhave dhe domateve munden të paraqiten në shumicën e vendeve të BE-së. “Nuk mundem edhe më tej të merrem me çështjen e kastravecëve të shtrembër. Dëshiroj që ky debat të përfundojë sa më shpejtë, por ligjet evropiane merren edhe me detajet më të imta”, thotë Fisher Boel. Ajo deklaroi se reagimi i sajë i parë ka qenë se dëshiron që sa më shpejtë të mbarojë me këtë çështje, por ka hasur në rezistencë tek vendet anëtare të BE-së, me ç’rast më i fuqishëm ka qenë lotimi i shitësve të cilët thonë se dëshirojnë ta ruajnë standardin. Itali, Spanja, Franca dhe Hungaria dëshirojnë t’i ruajnë rregullat e vjetra. Më së lehti është të blihen ose shiten prodhime klasike, por disa supermarkete më tepër dëshirojnë që kjo rregullativë të ndryshojë, që të mundet edhe pemët dhe perimet e “papërsosura” të dalin në shitje. Në letrën dërguar Komisionit Evropian, shitësit thonë se me atë vendim çmimet e prodhimeve do të uleshin deri më 40 për qind, përderisa një e pesta e prodhimeve nuk do të hidheshin. Shitësit thonë se “nuk u lejohet të shfrytëzojnë madje edhe deri më 20 për qind të prodhimeve, kurse me krizën aktuale që e ka goditur botën, nuk guxohet të hidhet as shumë ushqim”. Anëtaret e BE-së në qershor votuan për këtë propozim të komisares Boel, por deri më tani në Këshillin e ministrave të BE-së nuk kishte shumicë të kualifikuar e nevojshme për të vendosur për fatin e propozimit. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:06 pm | |
| Së pari kërce e pastaj thuaj “hop”
Lirimin nga regjimi i vizave e kemi në xhep, na thoshin udhëheqësit tanë. Nuk ka dyshim se jemi në rrugën më të mirë dhe se ajo do të ndodh. Kur? Askush në Evropë nuk ka guxim ta thotë datën precize. Politikanët tanë u treguam të ngutshëm. Qytetarëve u ngjall shpresa se vizat për disa muaj do të jetë diçka e kaluar. Dorën në zemër para do kohe edhe dukej ashtu. Procedura e gjatë evropiane për shpërngulje në një vend nga e zeza në të bardhë në Shengen listën shkonte sipas planit. Në biseda private funksionarët tanë që punojnë në lirimin e vizave, madje pranojnë dhe vetë janë të befasuar nga shpejtësia. Ajo u ka dhënë krah politikanëve dhe ka ushqyer dashurinë e tyre të matur drejt vetëreklamimit, prandaj janë nisur pas premtimeve për të cilat dinin se nuk varen vetëm prej tyre. Maqedonia teknikisht është vendi më i përgatitur në Ballkan në këtë fushë, kurse përgatitjet për nënshkrimin e listës së bardhë të vizave është në rrjedh prej 6 vitesh. Pasaportat biometrik, udhëheqja kufitare që po përparon me bashkëpunimin në Evropë në luftë kundër kriminalitetit dhe terrorizmit. Rrëfimi politik është me më pak nuanca. Duam ta pranojmë ne ose jo, raporti i keq vjetor në të cilin kritikohet kapaciteti ynë politik i ka sjell dëm performansave teknike. U ka marrë nga dora argumentet të të gjithë atyre që në Evropa thënë të vërtetën duan ta ulin Maqedoninë nga lista e zezë e vizave. Bëni përpjekje të hyni në lëkurën e nj qytetari të thjeshtë evropian. Të frikësuar nga sulmet terroriste, nga kriminaliteti në rrugë, kurse kohëve të fundit edhe nga rreziku që të mbetet pa punë. Në sytë e vet Ballkani është sinonim për jostabilitet politik dhe varfëri. Politikanët e tyre po bëjnë përpjekje tu japin garanci se frika është e pabazë dhe për atë qëllim do të merren masa. Njëra nga më efikaset, në shikim të parë, është politika e ashpër e vizave. Imazhi i Maqedonisë në Evropë nuk po ia del ta kapërcejë këtë pengesë. Mu për këtë kryesia franceze me BE-në, e mbështetur nga bashkëmendimtarë të kësaj fushe, si Gjermania ose Holanda, në vend ta çojnë përpara e ngadalësojnë procedurën. Për këtë arsye vend për dëshpërim dhe hidhërim nuk ka. Për udhëtim pa viza duhet të presim edhe një vit. Dhe përfundimisht t’i mësojmë rregullat e lojës. Duke imituar miqtë evropian. Deklaratat e politikanëve duhet të jenë në përputhje me ngjarjet në terren. Të japin përkrahje. Por për data është ende herët. Për këtë së pari duhet të kërcejmë e pastaj të thuhet “hop”. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:07 pm | |
| Tadiqi gëzon Cërvenkovskin, Milloshovski s’lëshon pe
Qeveria ende mendon se kush do të nominohet për negociator në kontestin maqedono-grek rreth emrit, por do të shohë që vendimin ta sjell sa më shpejtë, deklaroi të dielën ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshovski pasi mbolli një dru para sallës sportive “Boris Trajkovski”, në suaza të aksionit “Dita e drurit”. “Procedura është në vijim. Mendojmë se kush do të nominohet për negociator. Disa personalitete vijnë parasysh. Do të shohim që kjo të mbarojë në kohë sa më të shkurtë për shkak se jemi përcaktuar që në frymë miqësore me Greqinë t’i vazhdojmë dialogjet rreth kontestit për emrin tonë kushtetues”, tha Milloshoski. Lidhur me thirrje e djeshme të presidentit serb Boris Tadiq që Maqedonia dhe Mali i Zi të emërojnë ambasadorë, Milloshovski tha se Maqedonia pret më shumë se deklaratë gojore. “Çështjen do ta shqyrtojmë kur për këtë do të vijë koha, por do të duhet të kemi më shumë se deklaratë gojore. Kur në mënyrë joparimore ambasadori jonë është dëbuar nga Beogradi, zotëri Cërvenkovski nuk dha asnjë koment, ndërsa tani tregon servilitet të caktuar”, theksoi shefi i diplomacisë. Ai edhe një herë tha se në vitin 2009 pret liberalizim të regjimit të vizave. “Presim që viti 2009 të jetë viti kur qytetarët e Maqedonisë do ta fitojnë liberalizimin e merituar të vizave, për shkak se i kemi arritur, në plan teknik, të gjitha pritjet dhe kriteret, duke filluar nga pasaportat biometrike, përmes Qendrës nacionale të vizave, deri te menaxhimi integrues i doganave”, theksoi Milloshovski. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:07 pm | |
| Diabeti merr karakteristika epidemike
Në Maqedoni janë regjistruar rreth 80 mijë qytetarë me diabet. Vlerësohet se 20 mijë qytetar kanë diabet, e nuk e dinë dhe se 200 mijë janë në rrezik të sëmuren. Të dhënat e tilla, si edhe Dita për luftë kundër diabetit 14 nëntori ishin shkaku që Ministria e Shëndetësisë të realizojë fushatë treditore për kontrollim falas të nivelit të sheqerit në gjak, që ekipe të mjekëve nga entet e qyteteve për mbrojtje shëndetësore i realizuan në më shumë barnatore në vend. "Ministria e Shëndetësisë organizoi fushatë treditore për kontrollime falas të glikemisë në 34 barnatore në tërë shtetin. Sot jam këtu në fund të fushatës që të shoh si po zhvillohet kjo. Qëllimi i fushatës është detektimi i hershëm i diabetit dhe parandalim i komplikimeve, por edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për kontrollime të rregullta. Diabeti tanimë merr karakteristika epidemike dhe bëhet vrasës i qetë", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, gjatë vizitës në një nga postblloqet në Barnatoren e qytetit në QTQ. Ai shtoi se në suaza botërore në çdo sekondë vdes nga një pacient nga komplikimet e diabetit. Ato më shpesh çojnë deri te sëmundjet kardiovaskulare, të cilat jo rrallë mbarojnë edhe me vdekje. "Kontrolli i rregullt është shumë i rëndësishëm që të pengohen këto komplikime. Ministria e Shëndetësisë do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që vazhdimisht të ngritet vetëdija te qytetarët, por edhe të mundësojë qasje më të lehtë deri te kontrollimi dhe testimet. I stimulojmë edhe mjekët amë që të përfshihen në parandalimin e të gjitha sëmundjeve, mes të cilave edhe diabetit", theksoi ai. Kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak jashtë kornizave të fushatës, shtoi ai, kushton 350 denarë, por theksoi se qëllimi i Ministrisë është që Fondi për shëndetësi të mbulojë një numër më të madh të testimeve falas. I pyetur nëse është i njohur identiteti i mjekut nga Maqedonia, i cili ka punuar në klinikë në Kosovë, ministri Osmani tha se kjo është punë e organeve hetuese. "Unë këtu nuk dëshiroj të përzihem. Supozoj se shërbimet e Maqedonisë komunikojnë me ato të Kosovës", tha ministri Osmani. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:08 pm | |
| Alfat, "Al-kaida" e Nikolla GRUEVSKIT!!!
Në kohët tona, zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë, modernizimi i ushtrisë dhe forma të reja të imperializmit ndikuan mjaft në përhapjen e fobisë midis njerëzve nga fantazma të ndryshme por të realizuara me gjuhën e dhunës dhe tragjedisë. Shumë perandori në rruzullin tokësor, kishin krijuar mite dhe mitologji prej të cilave duheshte të mbrohej se rrezikohej qenia e tyre jetësore. Nëse në botë ekziston ndarja ose përplasja midis civilizimeve të ndryshme, si i parasheh hartuesi i këtyre përplasjeve Hantington, në Maqedoni manipulohet në emër të këtyre përplasjeve për t`i larë hesapet me popullin i cili tradicionalisht ishte mbështetës i politikave turke në Ballkan ( shqiptarët). Maqedonia kishte një konflikt të armatosur në vitin 2001, i cili konflikt erdhi si rezultat i politikave shoviniste të anës maqedone ndaj shqiptarëve të këtushëm. Të gjithë e dimë se për gjakun e derdhur të shqiptarit në 2001, sot po kalkulohet, manipulohet dhe nuk po arrihet ajo për të cilën është derdhur ai gjak. Shqiptarët tradicionalisht në beteja ushtarake gjithmonë kanë qenë superior ndaj armikut. Por, humbja e tyre ka qenë me pasoja katastrofale në rrafshin diplomatik dhe politik. Kjo gjë u dëshmua edhe pas vitit 2001 në Maqedoni. Mund të pyesim lirisht se a ekziston terror institucional në emër të integrimeve evropiane në Maqedoni? Përgjigjen shumë thjeshtë mund ta gjeni tek plagët e qindra shqiptarëve të fituara në emër të lirisë dhe demokracisë prej qeverisë së Nikolla Gruevskit. Është e vërtet se të gjithë shqiptarët janë pro- integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe se të ardhmen e këtij shteti e shohin vetëm aty. As një njeri i cili ka pak mend nuk mund që të çohet kundër politikave ekologjike të Nikolla Gruevskit për një Maqedoni të pastër. Këto janë hapa mjaft pozitiv në krijimin e klimës evropiane në këtë shtet të vogël të Ballkanit. Por, hap pas hapi, ndryshim pas ndryshimi, duart e padukshme të politikës së maskuar shoviniste të Nikolla Gruevskit po arrijnë edhe deri tek gjokset dhe fytyrat e lënduara prej të rrahurave të shqiptarëve të pafajshëm nga ana e Alfave. Në Kumanovë është shndërruar jeta në ferrë dhe në gjendje kritike prej hapave të ministreshës Gordana Jankullovska e cila në emër të gjetjes së kriminelëve që rrezikonin këtë shtet, pastroi shumë hesape edhe me shumë shqiptar të pafajshëm. Nuk jam kundër që Maqedonia të jetë një shtet institucional dhe ligjor ku respektohet në maksimum ligji. Por, jam kundër që në emër të kësaj shqiptarët e Kumanovës të pafajshëm të maltretohen dhe të rrahen nga ana e Alfave veçse në xhep nuk kanë me veti letërnjoftimet. Aplikimi i ligjit nuk do të thotë terrorizimi i shqiptarëve nga ana e Alfave! Më këto politika të Nikolla Gruevskit janë mësuar më shqiptarët e këtushëm, dhe maskimi i tyre shumë herët ka dalë në skenë. Ende sot e kësaj dite ke shqiptar të pafajshëm të fshatit Brodec që gjenden nën pranga veç pse Nikolla Gruevski duheshte që të gjejë një fobi për ekzistimin e këtij shteti. Ai, ndoshta e ndjenë veten një imperator i nivelit botëror që në emër të luftimit të terrorizmit të përdore terror institucional ndaj njerëzve të pafajshëm. E për hir të kësaj ai shfrytëzon këtë njësi speciale në terrorizimin e mbi 8.00.000 shqiptarëve "terrorist" të Maqedonisë. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Mon Nov 17, 2008 7:09 pm | |
| “BRAVO SHIPTARI!”
“A mendon njeriu se nuk do të përgjigjet?” (Kur’an, 75: 36)
Para më shumë vitesh në muajin e agjërimit, diku afër apo mu në Bitpazarin “tonë” ndodhi një vrasje. Pas kryerjes së krimit një polic i afrohet vrasësit duke i ofruar një cigare që ta qetësonte. Por, përgjigjja e vrasësit ishte: “Jo! Unë agjëroj!”!?! Urdhëroni e mos u habitni me këtë gjë që nuk ka mundësi të shpjegohet. E ç’të themi që gati për çdo ditë në vendbanimet “tona” po na ndodhin vrasje për këtë apo atë arsye. Vërtet rrëqethëse! Profetit Muhammed a.s. lidhur me vrasjen ka thënë “edhe vrasësi edhe i vrari janë në zjarr!”, ndërsa domethënia e kësaj është se Islami rreptësishtë ndalon vrasjen, atë e konsideron prej mëkateve më të mëdha dhe besimtarët i thërret t’i bëjnë rezistencë çdokujt që mburret duke treguar histori të ndryshme plot pallavra “odash” dhe “çajtoresh”, që janë shndërruar në mite trishtuese. Faktikisht vrasësit e tillë nuk kanë mundësi diku tjetër të mësohen për vrasje të tilla pos nga odat tona dhe, për fat të keq, nga historia jonë. Mirëpo në këto raste si shprehet mentaliteti ynë banal i burrërisë: fillojnë vizitat në të dyja familjet dhe edhe kur shkojnë tek vrasësi edhe tek i vrari shprehin “ngushëllimet” të cilat vijohen me fjalë nxitëse për hakmarrje. Çfarë dyfytyrësie! E mos dhashtë Zoti që aty të ndodhë ndonjë “hoxhë”, ndonjë “intelektual” apo ndonjë “pajtues” gjakrash e të fillojnë bisedat e pafundme “burrërore”. Qysh në fillim të krizës së vitit 2001 dikush më pat thënë se ekziston mundësia që pas përfundimit të saj qytetet ku popullata shqiptare është në numër të madh të shndërrohen në vende terrori dhe krimi të organizuar. Dhe ja që qëkur kriza kushtimisht përfundoi për çdo ditë lexojmë dhe dëgjojmë: një vrasje këtu, një plagosje atje, një grabitje këtu, një plaçkitje atje, një burgosje edhe këtu edhe atje... E të gjitha viktimat janë shqiptarë. Vetë biseda rreth vrasjes, krimit të organizuar dhe “burrërisë” së dorasit/kriminelit, me të cilat “mburret” njeriu ynë, në vete është shqetësuese. E kur ndodh ndonjë akt i vrasjes/vetëvrasjes/krimit, të gjithë me keqardhje e komentojnë dhe përpiqen t’ua hedhin fajin “të tjerëve”. A thua fenomeni i vrasjes në mesin tonë është vazhdimësi e një mentaliteti të mëparshëm, mendoj të para krizës, apo është diçka që rezultoi nga ajo krizë, aq më tepër kur vazhdimisht pretendojmë të prezantohemi si njerëz me histori dhe qytetërim të lashtë, mbase më të lashtin në Ballkan. Atëherë ku qëndron problemi? Mos vallë na mungon kultura e përgjithshme, kultura e fesë dhe mungesa e qytetërimit? Me çfarë të drejte ne mëtojmë për një ardhmëri më të mirë? Vrasja është vrasje dhe ajo për çdokënd është e njëjtë, por meqë i takojmë fesë islame duhet cekur ajo që u tha më lart, gjegjësisht se vrasja edhe fetarisht është çështja më e urrejtur dhe rreptësishtë e ndaluar, dhe dorasin e akuzon si katil dhe mëkatar të përhershëm. Nëse nuk na pëlqen që nga ky aspekt ta vëzhgojmë këtë dukuri, atëherë le ta shikojmë nga ndonjë këndvështrimi tjetër “kulturor”, “etnik”, “patriotik”... Me siguri se dikush do të thotë se në mbarë botën, pra edhe në atë perëndimore, ndodhin vrasje. Po, është e vërtetë, por mbase askund në botë vrasësit nuk kalojnë aq lehtë si tek ne. Nuk kalon shumë kohë nga shqiptimi i dënimit për ta e t’i shohim se si shëtisin rrugëve. Diku në fillim të krizës së “luftës” tek ne shpreha frikën në vetvete nga mundësia që të vijmë në një situatë që ajo të rezultojë me një krizë në kohë të paqes. Në portat, kiosqet, madje edhe në spitalet dhe fakultetet do të gjenden njerëz të helmuar nga urrejtja. Euforia, e dirigjuar nga instancat më të larta politike se të gjithë “kriminelët” do të ndëshkohen, u hesht dhe u eliminua nga i njëjti vend nga i cili edhe rrodhi. Askush nuk kujdeset për traumat që do të lulëzojnë nga kjo në shpirtin tonë. E përse ta bënte këtë? Sepse shëndeti ynë, qoftë edhe ai mental, ose pikërisht ai, për botën kryesisht ishte një shtytje provokuese për disa eksperimente të tyre të reja. Vendi ynë, me tërë vuajtjen dhe mjerimin e vet u shndërrua në laborator në të cilin minjtë eksperimentues ishin krejtësisht të pambrojtur dhe atë dyfish: si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Si duket asgjë më tek ne nuk është dhe nuk mund të jetë si më parë. Madje as “luftëtarët” e të dyja taborreve të transformuar në qytetarë “të sjellshëm” nuk mund të bëhen të tillë në plotkuptimin e fjalës. As edhe viktimat e mbijetuara. Apo pikërisht ata, respektivisht ne. Ajo që ndodhi këtu, çdo gjë që u bë në përpjekje të shkatërrimit tonë, la gjurmë mbi ne dhe në ne. Për ne, për të cilët ajo që ndodhi paraqiste habi, tanimë pothuajse nuk ekziston, përkundër ndryshimeve edhe në fytyrat tona, edhe në shpirtat tanë. Habi nuk paraqet as ajo që do të duhej të na habiste. E ky është sugjestioni dhe nevoja që përvojat dhe njohjet tona të konfliktit t’i mbrapsim, thuajse t’i harrojmë. Mirëpo me ardhjen e “paqes” gjërat tek ne ndryshojnë në mënyrë marramendëse. Njohja se paqja me vete sjell edhe përmbajtje të cilat gjatë krizës ishin të neglizhuara, shumicës u dha nxitje të mendojnë se mund të vazhdojnë aty ku ishin ndalur para saj. Përjetimet e pazgjidhura, traumatike, siç na mëson psikiatria, janë të përshtatshme për zhvillimin e sëmundjeve psiqike, të neurozave dhe psikozave (lexo: vrasjeve!). Dhe kështu, sërish vijmë deri te sëmundja, por në këtë rast jo deri te sëmundja e kujtesës së tepërt, por sëmundja e neglizhencës së saj. Cila sëmundje është më e keqe? Cila është më shkatërrimtare për ne? Vështirë mund të jepen vlerësimet tash, ad hoc dhe në këtë çast, mirëpo në çdo rast rreziku edhe nga njëra edhe nga tjetra na qëndron mbi kokë. Si t’u shmangemi atyre është një pyetje e cila në mënyrë të pazgjidhshme qëndron pezull mbi të drejtat tona të “sapofituar”, në një shtet që vetveten e ka tjetërsuar. Është e qartë se bota nuk ka ndërmend të merret me ne, të paktën në mënyrë thelbësore, sidomos me plagët tona të llojllojshme. Ne vetë duhet të kujdesemi për vetveten. Si? Përgjigje të drejtë dhe përfundimtare nuk ka, por ekzistojnë disa variante të cilat në këtë çast mund të na ofrojnë lehtësim afatshkurtër (apo afatgjatë?). Njëri nga ato është puna, ajo punë e cila sjell kënaqësi dhe fitim; ajo e cila akoma mungon tek ne dhe atë për më shumë arsye. E para është ajo, do të thonin shumica, se akoma nuk janë arritur kushtet për fillimin dhe zhvillimin e punëve vërtet të rëndësishme. Ndërsa tjetra, në këtë çast më e dukshme dhe më e rrezikshme për ne, është situata në të cilën ato punë që duhet t’i kryejnë njerëzit e kualifikuar dhe të aftë i kryejnë ata të tjerët. Ndërsa ata të tjerët kanë ardhur këtu pranë nesh në klasën e “profiterëve shpirtërorë, intelektualë”. Për zhvillimin e tyre pjesërisht kemi faj edhe ne, ne të munduar nga vuajtjet, nënçmimet dhe humbjet tona. Me këtë faji ynë është më i vogël ndërsa kundërvajtja e tyre më e madhe. Në vendin e përvuajtur dhe të plagosur tani udhëheqin disa njerëz “të zbrazët”. Deri kur? Deri kur mediokriteti, qoftë të jetë i krijuar edhe në kohëra të varfërisë, të mungesës së çfarëdollojshme (madje edhe të njerëzve cilësorë), do të jetë kësmeti ynë? Ndërsa këtë kësmet e kishim edhe para krizës. Asokohe për shkak të arsyeve krejtësisht të tjera, por që në rezultat e kishim të njëjtën: favorizimin dhe mbisundimin e mediokritetit dhe mbrapsjen e cilësisë. Është dëshmuar se mediokriteti është forma universalisht më vitale e mbijetesës njerëzore. Mirëpo mediokriteti po ashtu është edhe gjenerator i ngecjes dhe shpërfytyrimit të çdo shoqërie në të cilën mbisundon. Për ne edhe një humbje “e identitetit” do të ishte shkatërrimtare. Kush është i gatshëm të luajë bixhoz me rolin e tillë? Zërat që flasin për këtë thonë: politika. Në përgjithësi politika, e në këtë rast ajo e qëndisur në fatin tonë. Mirëpo, zërat tek ne momentalisht janë të përzier. Në kakofoninë e tyre zbehen të gjitha ato të cilat në vete mbajnë shenjat e paralajmërimit. Ato tek e fundit gjithmonë janë dëgjuar pa dëshirë: janë shpallur si kobzeza, malicioze e madje edhe të rrezikshme. Për heshtjen e tyre dikur, po mbase edhe sot, është përdorur edhe forca. “Mendja” dhe “kultura” jonë duhet në mënyrë të thuktë dhe me përgjegjësi intelektuale t’i prezantojnë dhe shqyrtojnë problemet që janë duke ndodhur, si të a.q. “patriotizëm”, “trimëri”, “burrëri” dhe atyre t’u përgjigjen në mënyrë efikase. Intelektualët e çfarëdo profili qofshin, e sidomos ata fetarë, duhet që fuqimisht ta dënojnë këtë paradoks (jo)kulturor, (jo)fetar dhe (jo)qytetërues, duke iu shmangur më glorifikimeve të panevojshme lodhëse në emër të kombit apo fesë, të cilëve fatkeqësisht nuk po i lëmë aspak njerëzi. Sa mirë do të ishte të jemi vetëm njerëz... por NJERËZ që e dinë se do të përgjigjen! Kur këtyre ditëve m’u botua teksti “Institucioni fetar pa teologji dhe teologë”, një vërejtje që mora lidhur me të ishte se është dashur të shkruaj për diçka konkrete. Si duket kritikuesi paska pasur të drejtë, sepse qenka dashur të thuhet “fetari pa fe”, ose “njeriu pa njerëzillëk”, d.t.th. “njeriu shejtan dhe kaluar shejtanit”. Në vazhdimësi të kësaj në një bisedë publike thashë se lideri fetar nuk ka të drejtë të ecë me armë në dorë, e as ata rreth tij. Mos paskam gabuar...?!? | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:52 pm | |
| Shtrija e EULEX, Prishtina paraqet planin katërpikësh Në Kosovë, edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar negociatat në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mënyrën e vendosjes së misionit EULEX. Preside Kadare gënjen për Nobelin Shtrija e EULEX, Prishtina paraqet planin katërpikësh Problemi qëndron te Beogradi Nimic:Padia nuk i ndërpret bisedimet Qeveria greke - Tentim për anulimin e zgjidhjes për emrin Qytetarët e Maqedonisë të pakënaqur nga standardi jetësor Berisha dhe Thaçi të sigurtë, pritet edhe Topi Kriza botërore e dobishme për Maqedoninë USHT u bë universitet sipas gjitha standardeve Arbëreshët shënojnë festën e alfabetit linku: www.lajmpress.com | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:53 pm | |
| Kadare gënjen për Nobelin
As nuk më ka shkuar ndër mend e jo ti shkruaj një letër Akademisë së Çmimit Nobel, kundra Kadaresë”. Kështu është shprehur ish-ambasadori shqiptar në Suedi, Bardhyl Kokalari, i cili u akuzua nga shkrimtari i njohur, Ismail Kadare si njeriu që ka kundërshtuar nominimin e tij, për çmimin e rëndësishëm. Kadare nuk ka pranuar të nxjerrë emrin e ish-ambasadorit nga goja e tij ndërkohë, që të afërmit e tij, pohuan se ky është Bardhyl Kokalari, i cili ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1992-1995. Deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare ka hapur shumë debate edhe midis shkrimtarëve të tjerë. Disa thonë se nuk ka qenë Bardhyl Kokalari, njeriu që ka folur kundra Kadaresë, ndërsa shkrimtarja Natasha Lako, pohon të kundërtën, duke e quajtur veten dëshmitare e këtij skandali. Aktualisht pinjolli i familjes së njohur gjirokastrite Bardhyl Kokalari, djali i përkthyesit të “Gjeniut” Hamit Kokalari, jeton në Suedi. Mes një bisede telefonike me të, ish-ambasadori na sqaroi variantin e tij, në lidhje me akuzën e Kadaresë, duke mohuar kategorikisht një veprim të tillë.
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u shpreh gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, se ju keni kundërshtuar nominimin e tij për çmimin Nobel në vitin 1994 ndërkohë që ishit ambasadori i Shqipërisë në Suedi? Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Mua as më ka shkuar ndër mend një gjë e tillë e jo më t’i shkruaj letër Akademisë për të kundërshtuar nominimin Kadaresë, për çmimin Nobel. E mbi të gjitha në atë kohë unë kam qenë Ambasador i Shqipërisë në Suedi, çka do të thotë kam qenë në funksion e në mbrojtje të shqiptarëve e jo kundra tyre, e mbi të gjitha kundra një shkrimtari si Kadareja.
E keni lexuar intervistën e Kadaresë nga Gjirokastra? Tani nga ju po e mësoj sepse nuk e kam lexuar.
Pra ju e mohoni kategorikisht këtë fakt, ndërkohë si ka mundësi që përflitet emri juaj? Është vërtetë absurde, por po ju sugjeroj diçka. Suedia është një ndër vendet më të lira në botë, ku çdo kush ka mundësi të hapë dokumente, e nëse unë paskam bërë një letër kundra tij, pranë Akademisë së Letërsisë, sigurisht që do jetë e arkivuar dhe gjendet lehtësisht. Akuza mund të hedhë kush të dojë, por në fakt shkrimtari Ismail Kadare a jua tregoi dokumentin që vërteton këtë akuzë gazetarëve? Me sa di unë jo, sepse një gjë e tillë nuk ekziston.
Ju e keni takuar ndonjëherë Ismail Kadarenë? Nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time dhe realisht nuk e kuptoj implikimin e emri /balkanweb/ | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:54 pm | |
| Shtrija e EULEX, Prishtina paraqet planin katërpikësh
Në Kosovë, edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar negociatat në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mënyrën e vendosjes së misionit EULEX. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim disa orësh në Prishtinë, me nënsekretarin amerikan të shtetit, Daniel Frid dhe me përfaqësuesin special të BE-s, Piter Fajth. Pas takimit, presidenti Sejdiu, lexoi një deklaratë katërpikëshe, mbi bazën e të cilave mund të bëhet vendosja e EULEX-it.
Shtrirja e misionit të EULEX-it ka hyrë në një fazë të re . Prishtina ka paraqitur një dokument 4 pikësh si kundër përgjigje ndaj planit 6 pikësh të Ban Ki Munit. Në emër të institucioneve të Kosovës deklarata për shtrirjen e EULEX-it u lexua nga presidenti Sejdiu pas takimit me nënsekretarin amerikan të shtetit, Daniel Frid, dhe përfaqësuesin special të BE-së, Piter Fajth.
“1-Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovës sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë, dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës , ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të katër shkurtit 2008 dhe ftesën e bërë EULEX-it nga institucionet e Kosovës .
2- Institucionet e Kosovës e refuzojnë në tërësi dokumentin gjashtë pikësh.
3- Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in në tërë territorin e Kosovës në bazë të mandatit sipas dokumentet të lartpërmendura, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
4- Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë si gjithmonë me SHBA-të, BE-në dhe NATO-në “
Ndërkohë nënsekretari amerikanë i shtetit, Daniel Frid , tha se pikat e paraqitura nga presidenti Sejdu, përbejnë një platformë të mirë për të ecur përpara. Ai paralajmëroi se menjëherë do të udhëtojë drejt Gjenevës për të biseduar me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për mënyrën se si të ecet përpara.
“Unë do të shkoj sot në Gjeneve për tu takuar me Allen Le Roa nga Kombet e Bashkuara për të diskutuar hapat e ardhshëm. Por dua të them se kemi bazë të mirë për të lëvizur në mënyrë produktive”. /gazetastart/ | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:55 pm | |
| Problemi qëndron te Beogradi
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se dokumenti gjashtë-pikësh për vendosjen e EULEX-it është i papranueshëm për Kosovën, dhe ka shtuar se, misioni i Bashkimit Evropian është i pranueshëm vetëm në pajtim me Planin e Martti Ahtisaarit. Në një intervistë për B92, kryeministri kosovar është shprehur se, “problemi qëndron në Beograd” pasi që, sipas tij, “Beogradi duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur e demokratik”. "Beogradi nuk ka ingerenca në Kosovë, dhe këto tendenca të Beogradit duhet të harrohen njëherë e përgjithmonë”, ka shtuar ai. Thaçi po ashtu ka premtuar se në Kosovë nuk do të ketë struktura ilegale dhe jolegjitime, dhe nuk do të ketë struktura paralele në drejtësi, polici, dogana dhe sektorë të tjerë. “Ne do të funksionojmë si shtet stabil, unik, me sistem funksional për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai. “EULEX-i ka mandat të plotë dhe përkrahjen e plotë të të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë dhe është pritur mirë nga ana e Prishtinës. Kemi bashkëpunim të ngushtë, mirëpo nuk do të pranojmë kushte të reja për vendosjen e EULEX-it. EULEX-i ka mandat të plotë, dhe këtë mandat ne e mbështesim në tërësi. Ne jemi partner”, ka përfunduar Thaçi. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:55 pm | |
| Nimic:Padia nuk i ndërpret bisedimet
Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet greko-maqedone për emrin Metju Nimic thotë se padia nuk do të zvogëlojë përpjekjet e palëve për të gjetur zgjidhje.
Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit në bisedimet maqedono-greke Metju Nimic sot ka konfirmuar se qeveria e Maqedonisë e ka njoftuar për padinë kundër Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë. "Njëkohësisht jam siguruar se ky veprim nuk do të zvogëlojë angazhimin e qeverisë së IRJM për të vazhduar procesin e lehtësuar nga sekretari i përgjithshëm për të kërkuar zgjidhje për çështjen e emrit", thuhet në reagimin e ndërmjetësit Nimic. Sipas tij, qeveria në Shkup ka premtuar se shumë shpejtë do të emrëojë negociatorin e ri për bisedimet me Greqinë. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:56 pm | |
| Qeveria greke - Tentim për anulimin e zgjidhjes për emrin
Qeveria greke mbrëmë vlerësoi se Qeveria në Shkup, me ngritjen e procedurës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër Greqisë, vetëm tenton ta anulojë zgjidhjen e kontestit të ndërsjellë për emrin.
Qeveria e Maqedonisë dje parashtroi padi meqë Greqia në Samitin e NATO-s në Bukuresht, në prill të këtij viti, pengoi ftesën për hyrjen e Maqedonisë në Aleancën, me çka, sipas autoriteteve maqedonase, e shkeli pjesën e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, në të cilën thuhet se Greqia nuk ka të drejtë ta pengojë anëtarësimin e vendit në institucione ndërkombëtare nëse kjo bëhet me referencën e përkohshme IRJM.
Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë sonte në ueb-faqen e saj publikoi deklaratën e zëdhënësit të vet Jorgos Kumucakos, i cili bën të ditur se Greqia nuk e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme.
Ai sqaroi se Qeveria në Maqedoni "ka hedhur poshtë pakon e paradokohshme të ideve... të KB-ve (për zgjidhjen e kontestit me emrin) dhe vazhdon taktikën e zvarritjes".
"Maqedonia edhe më parë shkeli në mënyrë flagrante më shumë dispozita rrënjësore dhe për të obliguese (nga Marrëveshja e përkohshme)... dhe parimet themelore të fqinjësisë së mirë", u kundërpërgjigj Kumucakos, i cili paralajmëroi se Greqia në Gjykatën në Hagë do të parashtrojë dëshmi për këtë.
Me fjalimin drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, "Qeveria e Shkupit edhe një herë konfirmon se nuk është e interesuar për zgjidhjen e shpejtë të kontestit rreth emrit", bën të ditur Kumucakos, duke shtuar me këtë rast se megjithatë "Greqia do të mbetet konsekuente ndaj procesit nën patronazh të KB-ve për gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme për emrin".
Partia më e madhe opozitare në Greqi, PASOK, mbrëmë vlerësoi se "udhëheqësia nacionaliste në Shkup siç duket i shpie drejt qorrsokakut përpjekjet për zgjidhjen e problemit me emrin".
PASOK kritikoi edhe Qeverinë greke se "e ka shkupjanizuar politikën e jashtme greke për shkak të nevojave të brendshme politike", dhe se për padinë e fqiut ka mësuar nga mediumet. /Makfaks/ | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:56 pm | |
| Qytetarët e Maqedonisë të pakënaqur nga standardi jetësor
Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë janë të pakënaqur nga jeta e tyre (46 për qind - më së shumti nga të gjitha vendet në rajon), si dhe nga standardi jetësor.
Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së zbatuar nga Galup ballkan Monitor, nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, një e treta e qytetarëve të Maqedonisë janë shprehur se ndjejnë përmirësim në ekonominë.
Pjesëmarrësit në anketën e dënuan sjelljen korruptive dhe u shprehën se relativisht janë të kënaqur nga masat qeveritare në luftën kundër kriminalitetit të organizuar (49 për qind u prononcuan se janë të kënaqur).
Tre prej dhjetë qytetarëve të Maqedonisë theksuan se ekzistojnë gjasa për përleshje të re të armatosur në rajon (29 për qind).
70 për qind e shqiptarëve në Maqedoni besojnë se Marrëveshja e Ohrit ka siguruar zgjidhje afatgjate për problemet etnike në Maqedoni. Nga ana tjetër, vetëm 30 për qind e qytetarëve u pajtuan me këtë.
Sipas 69 për qind të shqiptarëve, Maqedonia duhet të hyjë në NATO dhe BE, madje edhe me çmim ta humb emrin e vet zyrtarë, që është i pranueshmë për vetëm 30 për qind e maqedonasve.
Pjesa dërmuese e pjestarëve të anketuar të të dyja bashkësive janë pozitiv lidhur me anëtarësimin në BE-84 për qind e shqiptarëve dhe 57 për qind e maqedonasve. /Makfaks/ | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:57 pm | |
| Kriza botërore e dobishme për Maqedoninë
Maqedonia mund të ketë dobi nga ndikimi i krizës botërore financiare sepse kompanitë e mëdha mund t'i riorientojnë bizneset e tyre në tregje si ai i Maqedonisë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, pas hapjes së manifestimit Java globale e sipërmarrësisë. Duke i komentuar akuzat e opozitës për qëndrimin e delegacionit qeveritar ekonomik në SHBA javën e kaluar, Besimi shfaqi kënaqësi shpresë nga rezultatet e vizitës, duke theksuar se para kompanive të larta botërore nga fusha e e informatikës, komunikimit dhe teknologjisë janë prezantuar mundësi për investim në Maqedoni. "U takuam me përfaqësues të kompanive të larta botërore, siç janë Hjulit Pakard, Intel, Orakël. Periudha është e rëndësishme edhe për ata dhe pa dallim të lëvizjeve botërore në ekonomi dhe recesionit eventual ata thanë se punojnë me strategji afatgjate dhe se mundemi të kemi dobi në këtë situatë, respektivisht ata të gjejnë mundësi më të përshtatshme dhe ta riorientojnë biznesin e tyre edhe në Maqedoni", deklaroi Besimi. I pyetur nëse Qeveria ka paraparë pako masash me të cilat do t'i mbronte ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga ndikimi i krizës botërore financiare, Besimi tha se sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është shumë fleksibil dhe se mundet shpejt ta riorientojë aktivitetin e tij në segmente për të cilat ka nevojë në treg. "Qeveria i përcjell të gjitha lëvizjet në ekonomi dhe konsideron se momentalisht nuk ka nevojë drejtpërdrejtë të intervenohet tek disa ndërmarrje. Programi global siguron qasje më afatgjatë për zhvillim dhe realizim të shkallëve të parapara në rritje prej pesë përqindëve dhe mendojmë se në këtë periudhë nëse ekonomia lëvizë me këtë temp dhe nuk ndjehen efekte më të mëdha nga thellimi eventual i krizës në botë, ato projekte do të realizohen", tha ministri i Ekonomisë. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:57 pm | |
| USHT u bë universitet sipas gjitha standardeve
Me mbi 20 drejtime, të shpërndara në shtatë fakulteteve dhe me gjithsej 343 studentë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, ka çelur siparin e studimeve pas diplomike, të sistemet 4+1 dhe 3+2. Ky hap i USHT-së, respektivisht organizimi i studimeve master, të akredituara ndonjëherë në historinë e këtij universiteti, është vlerësuar një ngjarje e rëndësishme për USHT-së, duke i dhënë atij fizionominë e mirëfilltë të institucioni të arsimit sipëror, me të gjitha nishanet. “Tani, me fillimin e studimeve master, bëhemi universitet sipas të gjitha standardeve” është shprehur rektori Sadi Bexheti, ndërsa ka pohuar se edhe studimet master do të organizohen po sipas atyre standardeve. Drejtori i qendrës për studimet master, Fejzulla Shabani, thotë se studimet do të jenë konform sistemit të Bolonjës, ndërsa në pjesën më të madhe të drejtimeve dhe fakulteteve, studimet e sivjetme pas diplomime do të jenë të ciklit 4+1. Vetëm në fakultete e Ekonomisë dhe Juridikut, përveç këtij cikli do të organizohen studime master 3+2, pra edhe për ata kanë kryer fakultetin, me programin tri vjeçar. “Në fakultetet e Filozofisë, Filologjisë, Shkencave Matematiko – natyrore, Edukatës fizike dhe Arteve, studimet master janë të ciklit 4+1”, thotë Shabani. Drejtori i qendrës për studimet master, pohon se USHT-ja i ka të akredituara programet e studimeve pas diplomike për të gjitha fakultete, mirëpo sivjet në vitin e parë janë organizuar vetëm në shtatë fakultete, për aq sa edhe ka pasur interesim. “Nuk kemi refuzuar asnjë student. Edhe për ato drejtime ku nuk ka pasur numër të mjaftueshëm kemi shkuar në sistemin mentorial”, tregon Shabani. I këtillë, është rasti me gjashtë studentët e sociologjisë, për të cilët nuk do të organizohen ligjërata. Ata, do ti kryejnë studimet përmes konsultimeve dhe marrjes së detyrave nga profesori-mentor, si dhe punëve seminarike. Në bazë të ligjit për arsim të lartë, që të organizohen studime pas diplomike, në një drejtim të caktuar, nevojite të paktën 10 studentë. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Gazeta LAJM Tue Nov 18, 2008 6:58 pm | |
| Arbëreshët shënojnë festën e alfabetit Datat e shënuara të shqiptarëve, 22 nëntori i Alfabetit të gjuhës shqipe dhe 28 nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohen edhe matanë brigjeve të Shqipërisë. Arbëreshët e Italisë, për ndër të e fesave të nëntorit, më 22 dhe 23 nëntor paraparë një sërë aktivitetesh për nder të festave kombëtare, të cilat do ti shënojnë në romë. Organizatore e të gjitha aktiviteteve është Katedra e gjuhës shqipe, pranë Departamentit të Gjuhëve Orientale ne Universitetin e Napolit. Shef I këtij departamenti është profesori Costante Fortino, me origjinë arbëreshe. Historia e shpërnguljes masive të shqiptarëve në shtetit fqinj, nisën me shekullin e XV, respektivisht pas vdekjes së Skënderbeut, kur qindra mijëra shqiptarë u drejtuan brigjeve të Italisë, për të mos pranuar fenë që impononte perandoria osmane. Me fanatizmin më të madh, ata e kanë ruajtur të gjallë gjuhën shqipe, sot e kësaj dite. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gazeta LAJM | |
| |
| | | | Gazeta LAJM | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |