Kujtimet. Jane te pakontrollueshem, nuk jeni ju qe vendosni as cilet te mbani e mbi te gjitha, as kur eshte momenti ne te cilin mund t'i mendosh. Kujtimi eshte agresiv, i fut hundet pa takt, i paedukate dhe prepotent. Kur vjen vjen, vesh pantofolat dhe ze rehat ne poltronen e tij te preferuar brenda trurit tuaj dhe, per gjithe kohen qe ka vendosur ai te qendroje aty, ju jeni te mundur: s'i beni dot asgje! Vjen nje moment kur ju braktis.. po heret a vone aty kthehet prape se prape.
Ju c'raport keni me kujtimet? I mireprisni, sido qe te jene, apo u druheni? Nese do mundeshit, do zgjidhnit harresen si alternative, apo do pranonit cdo mysafir qe kthehet t'i beje vizite trurit tuaj (qofte ky edhe i padeshirueshem)?
Ju mirepres.