Një grua nga Florida zgjedh të bëjë burg se sa të paguajë faturën prej 7.45 dollarësh të restorantit. Gruaja vendosi të shkojë në burg më mirë. Sipas raportit të policisë, Maryanne O’Neill, 66-vjeçare porositi kafe dhe një sanduiç në restorantin “Waffle House”, por refuzoi të paguajë faturën. Polici i kërkoi të paguajë ose përndryshe do të arrestohet. Ajo akuzohet për marrje ushqimi me qëllimin e mashtrimit, një shkelje e shkallës së dytë. Nëse dënohet rrezikon 60 ditë burg.
__________________