Një hajdut gjerman u arrestua se ngeli në ashensorin e një blloku zyrash të cilat sapo i kishte grabitur. Heirich Klopp, 27-vjeçar, sapo kishte grabitur një zyrë në katin e gjashtë, duke marrë kompjuterët dhe telefonat celularë, bashkë me gjithçka elektronike që mundi të gjejë. Ai vendosi të marrë ashensorin, pasi çanta me artikujt ishte e rëndë për ta mbajtur poshtë shkallëve. Por u detyrua të thërrasë skuadrën e zjarrfikësve kur u zu ngushtë mes shkallëve. Zjarrfikësit vunë re çantën me laptopë dhe njoftuan policinë, që arrestoi Klopp dhe më vonë e akuzoi për grabitje.