Një veteran është shurdhuar nga tingulli i ziles së tij, pasi e dëgjon atë prej 25 vitesh. Keith Jackman, 86-vjeçar, thotë: “E dëgjoj zilen e orës prej njëzet e pesë vitesh dhe kjo ka pasur ndikim në dëgjimin tim. Besoj se ishte rrezik i vetëdijshëm”, thotë ai. Stërgjyshi në pension hoqi dorë nga puna në “Christchurch”, Dorset, por u rikthye kur zëvendësuesi i tij vdiq.
Ai thotë: “Dëgjimi im filloi të më përkeqësohej 10 vite më parë. Gjithçka ndodhi gradualisht, prandaj në fillim nuk vura re asgjë të ndryshme, por më pas fillova të mundohem shumë të dëgjoja fjalët e njerëzve dhe zëri i televizorit gjithmonë dukej i turbullt”.