Një parashikues moti habiti të dashurën kur doli në transmetimin e mëngjesit pas lajmeve dhe i propozoi të dashurës drejtpërsëdrejti. Prezantuesja e stacionit të Teksasit “KAMC”, Emily Leonard, pa të dashurin, Matt Laubhan, një meteorolog në stacionin rival “KLBK”, në televizor duke folur ca fjalë të çuditshme. Ai tha se po ndërprisnin buletinin sportiv për “lajme të freskëta”, raporton “Daily Telegraph”.
Ai përmendi zonjushën Leonard si “vajzën më të ëmbël, më çapkëne, më të çmendur që shikoni çdo mëngjes në televizor”, por edhe “dashurinë e jetës sime”. Zonjusha Leonard pranoi se po dridhej, më pas bërtiti “po” disa herë para se i dashuri t’i vinte unazën në gisht.