Një kanadez dhe një gjermane pretendojnë se kanë thyer rekordin botëror se kanë parë pa pushim 57 filma në 123 orë. Eksperimenti u realizua në një shtëpi plastike në “New York’s Times Square”. Zëdhënësi i librit “Gines” thotë se Suresh Joachim dhe Claudia Wavra kanë thyer rekordin botëror, por verifikimi kërkon dy javë. Tentativa nisi kur tetë sfidues vendosën të shohin “Iron Man” më 2 tetor dhe përfunduan me filmin “Thelma dhe Louise” disa ditë më vonë. Secili film është parë derisa përfunduan edhe titrat e fundit dhe asnjëri prej konkurrentëve nuk ia ndante sytë ekranit. Mes çdo filmi ka patur 10 minuta pushim.