|
| Depresioni | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Depresioni Sat Nov 15, 2008 1:22 am | |
| Depresioni
Depresioni ësht nje nder smundjet e diagnozuara psikiatrike dhe e perfshin nje mas te madhe te popullates.
Si mund ta dijm qe jemi te deprimuar! I lodhshem q´do gjë te duket palidhje dhe e veshtir. Qregullime te gjumit kemi veshtir qe te flejm kurse disa e ndijnë veten shum te lodhur dhe flejn shumë, disa zgjohen shumë lehtë ose vetem shtrihet dhe hasin ne mendime.
Probleme me koncentrim i kapluar nga mendimet e gjithanshme të bën qe i humb te gjitha interest tuaja dhe te duket vetja i pa vleft. Humbje te apetitit, q´do send të bën te irituar. Gjithnje e akuzon vetveten si i pa vleftshëm dhe mendimet tek vdekja te duket e vetmja rrugdalje.
Qka fshifet mbas nje depresioni, sot mendojn qe jan faktoret psiqike dhe biologjike te cillat e luajn nje rol te madhë tek njeriu.
Signalet qe bashkangjisin komunikimin midis qelizave nervore dhe trrurit luajn nje rol te madh per aritjen e qregullimeve psiqike.
Mjekimi permbahet nga medikamentet antidepresive e kombinuar me nje lloi psikoterapi.
Terapia kognektive i ndihmon te deprimuarit qe te mendoi ndryshe nje lloi ndryshimi i te menduarit ti sheh gjërat ne menyr pozitive. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Depresioni Sat Nov 15, 2008 1:22 am | |
| Depresion shqetesim i humorit , i karakterizuar nga ndjenjat e merzitjes,fajet, deshperimit etj...
Depresioni mund te duket dicka e pa kuptueshme e mund te sjelle shqetesime te ndryshme sic "Gjume, nuk te hahet buk,ankth, mungojne deshirat, s'te vjen per te bere asgje" Nga depresioni i madh mund te vi edhe deshira per te vdekur, e shume here ka sjell vetvrasjen. 20% e njerezve vuan nga kjo semundje e femrat me shume se meshkujt. Eshte veshtire te japesh nje diagnoze kesaj semundje kur eshte ne fillimin e saj. Ne shume raste sintomet jane jo te kuptueshme dhe mund te quhen stres, o vetem lodhje.
Ne psikiatri dallohen dy forma principale te depresionit. " Shqetesime manjake" Studimet e bera neper familjet e pazienteve depres bejne te hipotizosh qe rrisku qe kjo lloj semundje te zhvillohet me tej eshte gjenetik. Ne femra eshte me veshtire te kuptosh ka te bej me faktoret hormonale, o motive psikologjike te lidhura me rrolet shoqale. Te dallosh dike qe vuan nga kjo semundje eshte teper veshtire, sepse fizikisht eshte ne rregull. Problemet vijne edhe nga familjaret, sepse nuk kuptojne dike qe ne pamje te jashtme duket mrekulli dhe nga brenda po vuan.
Depresion (Post partum) Pas lindjes.
Forme depresive qe mund te ze nenat ne periudhen pas lindjes e ne formen te me veshtire quhet psikoze pas lindjes. (Post Partum)
Forma e lehte ze 70-80 % te nenave pas lindjes. Zhvillohet gati direkt pas lindjes e duron per disa jave me sintome te lehta e tendenze per te qare. Ky tip depresioni vjen nga modifikimi i hormoneve.
Forma e veshtire zhvillohet rreth dy jave pas lindjes, mund te zgjase per disa muaj e ne shume raste ka zgjatur me vite. Rreth 1/3 % e femrave ne Europe ze kete lloj semundje.
Sintomet dalin pasi nena eshte kthyer ne shtepi. Ankth, sheh bebin dhe mundohet ta ruaj sa me mire, veshtiresi ne punet e saj te perditshme... shqetesime gjumi... fajtore duke menduar se s'e don femijen e saj sa duhet..etj etj.. __________________ | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Depresioni Sat Nov 15, 2008 1:22 am | |
| Depresioni
Depresion është term mjekësor që mbulon në gjërësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të butë e cila shkakton mërzi jo aq të madhe në gjendjen shpirtëore, kjo nuk ju ndalon të vazhdoni jetë normale mirëpo, çkado që bëni ju duket më e vështirë dhe me pak vlerë. Gjendja më e ashpër mund të ju kërcnon jetën tuaj. Ju mund të ndjeheni që ta merrni jeten tuaj ose thjeshtë ta humbni shpresen për jetë.
Cilat janë simptomet e depresionit? Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale dhe fizike.
Personat që vuanë nga depresioni mund të:
ndjehen keq shpirtërisht shumicën e kohës pa vetë vlerë dhe mungesë të vetë sigurisë jenë të angazhuar me mendime negative ndjehen të ngurrosur, ndejnë zbrazëti dhe të dëshpruar fajsojnë veteveten dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë kanë vështërsi të koncentrohen apo të marrin vendime jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm zgjohen herët ose kanë problem të flejnë hajnë shumë dhe të shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë nuk kënaqen me aktivitete humbin interesim në marrëdhënie seksuale pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe droga të tjera konsideronjnë ose kryejnë akt të vetë lëndimit apo vetëvrasjes kanë zvogëlim të energjisë dhe aktiviteteve shkëputen nga të tjerët, në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
Çka e shkakton depresionin?
Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetes, posaqërisht në epizoden e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani.
Përvojat tramuatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kurrë vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.
Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndnjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Depresioni Sat Nov 15, 2008 1:22 am | |
| Çfare është depresioni? Depresion është term mjekësor që mbulon në gjërësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të butë e cila shkakton mërzi jo aq të madhe në gjendjen shpirtëore, kjo nuk ju ndalon të vazhdoni jetë normale mirëpo, çkado që bëni ju duket më e vështirë dhe me pak vlerë. Gjendja më e ashpër mund të ju kërcnon jetën tuaj. Ju mund të ndjeheni që ta merrni jeten tuaj ose thjeshtë ta humbni shpresen për jetë.
Ankthi Njerëzit të cilët janë në depresion shpesh poashtu përjetojnë edhe ankth. Ankthi vjen kur ju ndjeheni të kërcnuar, pa marrë parasysh a është e imagjinuar apo e vërtet. Ankthi mund të paraqitet në simptome fizike si kokëdhëmbje, dhëmbje e muskujve, djerrësitja dhe marramendja. Personi që ndjen ankth mund ta ketë mendjen shumë të zënë me mendime të njejta. Kjo mund të ju bëjë vështirë të koncentroheni, të qetësoheni ose të fleni. Në kohë afatgjate ankthi mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe shëndet të ligë.
Çrregullim sezonal (Seasonal Affective Disorder (SAD) Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve të dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion.
Depresioni paslindjes Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjes. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve.
Depresioni manik Kjo i shkakton njerëzit që të kenë epizoda të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.
Cilat janë simptomet e depresionit? Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale dhe fizike.
Personat që vuanë nga depresioni mund të:
ndjehen keq shpirtërisht shumicën e kohës pa vetë vlerë dhe mungesë të vetë sigurisë jenë të angazhuar me mendime negative ndjehen të ngurrosur, ndejnë zbrazëti dhe të dëshpruar fajsojnë veteveten dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë kanë vështërsi të koncentrohen apo të marrin vendime jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm zgjohen herët ose kanë problem të flejnë hajnë shumë dhe të shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë nuk kënaqen me aktivitete humbin interesim në marrëdhënie seksuale pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe droga të tjera konsideronjnë ose kryejnë akt të vetë lëndimit apo vetëvrasjes kanë zvogëlim të energjisë dhe aktiviteteve shkëputen nga të tjerët, në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje kanë mendime të shkreta dhe pesimiste Çka e shkakton depresionin? Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetes, posaqërisht në epizoden e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani.
Përvojat tramuatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kurrë vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.
Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndnjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion.
Çfarë tretmane janë në dizpozicion? Është ironike që kur kërkoni ndihmë për depresion, mund të duket si peshë e shtuar që të zgjidhni nga llojet e ndryshme të tretmaneve në kohë kur ju e keni vështirë të merrni vendime. Ka lloje të ndryshme në dizpozicion për tretmane të depresionit. Megjithëatë dizpozicioni i disa tretmaneve mund të jetë e kufizuar, varet se ku jetoni. Për shembull tretmanet në formë të bisededimit, si konsultimi (counselling) janë më shumë në dizpozicion në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë sesa në fshtërat e Anglisë lindore.
Njerëzit që e përjetojnë depresionin ishin duhur të zgjedhin lirisht në mes të llojeve të tretmaneve ose kombinimeve të tretmaneve. Praktikisht shumica e njerëzve që shkojnë te mjeku i tyre i përgjithshëm (GP), atyre ju ofrohen ilaqe kundër depresionit si zgjidhje e parë tretmani. Kombinimi i tretmaneve në formë të bisedës dhe ilaqeve kundër depresionit për shumë njerëz është mënyra më efektive për ta përballuar depresionin.
Konsultimi (Counselling) Konsultimi është kur ju bisedoni me diken që është i/e trajnuar për artin e të dëgjimit. Kjo ju lejon të shpreheni se si ndjeheni me qëllim që të filloni të gjeni zgjidhje problemeve tuaja vetëvetiu. Bisedimi dhe për tu dëgjuar nga dikush që ju shpreh mirëkuptim dhe ju pranon, mund të ju ndihmojë që ju të i shqyrtoni problemet që ju mundojnë. Konsultuesi mund të ju ndihmojë që të zhvilloni kuptim më të madh për ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e juaja.
Klinika e mjekut tuaj të përgjithshëm mund të ketë shërbime për konsultime, ose ata mund të ju referojnë në ndonjë shërbim konsultues tjetër brenda të shërbimeve shtetërore për shëndet. Konsultimet e tilla mund të gjinden poashtu në organizata të ndryshme private dhe vullnetare.
Psikoterapia Psikoterapia është terapi në formë të bisedës që ndihmon të gjeni mënyra se si t’i përballoni problemet që ju i përjetoni. Qëllimi është që të ju jap mundësi që të punoni kah një jetë më të kënaqshme dhe më të pasuruar. Procesi psikoteraupetik shkon më thellë se konsultimi: ju ndoshta do të inkurajoheni që të shikoni më dendësisht në të kaluarën, posaqërisht në fëmijërinë tuaj dhe marrëdhëniet me personat më të rëndsishëm në jeten tuaj. Disa nga psikoterapitë afatshkurte janë në dizpozicion nga shërbimet shtetërore për shëndet, por shumica e psikoterapistëve punojnë në qendra private.
Terapia me Njohjet e SjelljesKjo (Cognitive behaviour thepapy) është terapi në formë të bisedës që ju ndihmon të idetifikoni problemet dhe t’i kaloni vështërsitë emocionale. Terapisti ju ndihmon që të i identifikoni lidhjet në mes mendimeve tuaja, se çfarë pajosa ato kanë në ju dhe si ju sjelleni. Kjo terapi ju ndihmon të zhvilloni shkathtësi praktike, ju bënë të mundur të shqyrtoni çka shtrihet në rrënjë të ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Kjo terapi zakonisht praktikohet nga psikologët, normalisht referim nga mjeku i përgjithshëm është e nevojshme.
Grupet për vetë-ndihmë Grupet për vetë-ndihmë punojnë në principe që është e dobishme për tu takuar me njerëz të tjerë të cilët e përjetojnë depresionin. Ju ndihmon me që t’i thyeni ndjenjat e izolomit dhe në të njejtën kohë ju tregon se si njerëzit tjerë bëjnë ballë. Ta përkrahni dikend mund të ju ndihmojë edhe juve. Këto grupe shpesh udhëheqen nga njerëzit të cilët e kanë kaluar vetë depresionin.
Ilacet Ilaqi kundër depresionit është tretmani mjeksor më i rëndomtë për depresion. Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmisojë gjendjen shpirtërore. Ato nuk e shërojnë depresionin, por i lehtësojnë simptomet të cilat mund të bëjnë të merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Ilaqet kundër depresionit nuk i ndihmojnë çdokujt dhe shpesh shkaktojnë efekte të papëlqyera. Disa ilaqe kundër depresionit janë të rrezikshme kurrë përdoren me ilaqe të tjera dhe ju mund të përjetoni simptome të papëlqyera kur i ndaloni ato.
Pranimi në spital Nëse jeni në depresion të ashpër juve ndoshta ju duhet mbrojtje dhe siguri që ofrohet nga reparti psikiatrik në spital. Spitali mund të ju jap ambient të sigurt dhe përkrahës nëse jeni në gjendje shqetësimi dhe ndoshta të ndjeheni të rrehatshëm të keni njerëz të tjerë rreth jush dhe ta dini që dikush kujdeset për ju. Megjithëatë mund të jetë shqetësuese të jeni në repart ku nuk mund të jeni vetëm, ku duhet të i mbani rregullat që ndoshta nuk ju përshtaten dhe ku mund të ndjeheni të shqetësuar nga sjelljet e pacientëve tjerë. Në përgjthësi mjekët dëshirojnë mos të i mbajnë pacientët në spital, por disa pacientë janë të detyrueshëm të mbahen në spital sepse mendohet që është e nevojshme për shëndetin, sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve.
Kujdesi i komunitetit Nëse keni depresion të ashpër afatgjatë dhe ju duhet përkrahje të jetoni të pamëvarur në komunitet, një numër i madhë i shërbimeve janë në dizpozicion për ju. Programi për mënyrën e kujdesit (The Care Programme Approach) synon të siguroj që gjendja juaj të shqyrtohet dhe që shërbimet e duhura të ju japen nga shërbimet e socialit dhe autoriteteve shëndetsore. Ko-ordinatori/ja për përkujdesje do të caktohet për ju i/e cila do të mundohet të ko-ordinojë shërbimet që të ju përkrahin juve. Ekipet për shëndet mendor nga komuniteti dhe infermierët psikiatër nga komuniteti mund të japin përkrahje për njerëzit të jetojnë në shtëpitë e tyre.
Terapia elektro-konvulsive (tronditëse) Ky tretman zakonisht jipet për njerëzit që janë në depresion të ashpër dhe të cilët nuk kanë reaguar nga ilaqet. Ky tretman ndodh duke ju japur anastezion të përgjithshëm dhe pastaj korrenti elektrik kalon nëpër trurin tuaj dhe shkakton tronditje sikurse sulm epilektik. Është tretman kundërshtues dhe mund të ketë efekte shumë të papëlqyera sikurse humbjen e kujtesës.
Çka mund të bëjë të i ndihmojë vetëvetes? Karaktristikë e rëndsishme e depresionit është që ushqehet vetëvetiu, kështu që ju duhet të jeni të vetëdijshëm kurrë mendoni se çka mund të bëni ta mbijetoni ate. Me fjalë tjera ju jeni në depresion dhe atëherë bjeni më shumë në depresion pse jeni në depresion. Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen. Të jeni në gjendje depresioni ajo vetë mund të jetë më shumë problem sesa vështërsitë që shkaktohen në vend të parë. Një gjë me rëndsi që nuk duhet të harroni është që nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjedhen duhet kohë, punë dhe energji. Kur jeni në depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumë energjetik dhe të motivuar për punë. Por nëse keni mundësi të merrni pjesë aktiv në treatmanet tuaja për shembull në tretmanet që marrin formë të bisedës, kjo mund ta ndihmojë gjendjen tuaj.
Është e nevojshme të mundoheni ta thyeni fuqinë e depresionit që ka në ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative. Kur kjo ndodhë mundohuni ta njihni dhe ta zëvendosni me aktivitete më konstruktive. Mundohuni të bëni gjëra që ju heqin mendjen nga këto mendime. Edhepse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetëveten të merrni pjesë në aktivitete fizike është shumë terapetike. Duke marrë pjesë në sporte, vrapim, vallëzim, ngarje të biqikletës e edhe ecja me shpejtësi mund të i stimulojë kemikalet në tru që quhen endofrine të cilat mund të ndihmojë të ndjeheni më mirë.
Ju duhet të bëni gjëra që t’i përmisoni mënyrat se si ndjeheni për vetëveten. Mundohuni që ta trajtoni vetën me butësi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - të ushqeheni mirë, të ushtroni fizikisht dhe mos ta shpërdoroni trupin tuaj duke pirë cigare, alkoholduke përdorur droga të tjera. Kujdesuni për pamjen tuaj dhe i japni vetëvetes dhurata.
Terapitë plotësuese dhe alternative Ka lloje të ndryshme të terapive plotësuese dhe alternative, të cilat mund të jenë të dobishme për ta shëruar depresionin. Ilaqet bimore kundër depresionit siq është Hipericum (St John’s Wort) mund të ju ndihmojë për gjendjen shpirtërore. Ky lloj ilaci është bërë shumë e popullarizuar. Megjithëatë është me rëndsi ta përmendim nëse jeni duke marrur ilaqe tjera është rrezik të merrni St John’s Wort. Telefononi NHS Direct për më shumë informata. Tretmane të tjera si akupunktura dhe homopathia poashtu përdoren si tretmane të depresionit. Shumica e këtyre terapive nuk e shohin mendjen dhe trupin si të ndara. Ata ju shohin si person të tërë dhe nuk janë të koncentruar të i trajtojnë vetëm simptomet tuaja. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Depresioni | |
| |
| | | | Depresioni | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |