Filozofia e Platonit (427 - 347 p.l.k.)
Platoni shkruan se te gjitha te keqijat per individin dhe qytetin ( e Athines antike), vijne nga politika driteshkurtra
dhe, per pasoje, nga regjime te keqija. Sipas tij, per te shpjeguar se si e keqja mund ta mbyte te miren, e padrejta
te drejten, duhet te analizohen jo vetem te gjitha praktikat njerezore, por dhe motivet, qellimet levizese, sapo ato
marrin per baze pasionet, qe lidhet me interesa. Filozofia e Platonit kerkon te percaktohen drejtimet e duhura per
ta bere njeriun me te mire.
Me kete Shqetesim Platoni ndertoi filozofine e vet, duke e vene theksin te kerkimi i vlerave njerezore.
Sipas tij, e mira ose e drejta nuk jane vlera thjesht individuale, por matese, etalone te pandryshushme dhe te
perjetshme, ku ne duhet te mbeshtetemi per te rregulluar jeten tone. Per Platonin, te filozofosh, do te thote ta
kthesh veshtrimin nga gjerat e dukshme e te prekshme, drejt uniteti te formes ne vetvete, e cila nu eshte e kapshme
nga shqisat, por arrihet me ndihmen e nje pjese shume te larte te shpirtit tone, me ane te intelektit. Format ose idete
strukturojne dhe shpjegojne realitetet shqisore. Ato nuk jane produkte te shpirtit tone, sic jane opinionet, por jane
realitete te perjetshme, te pandryshueshme per te kuptuar larmine e botes shqisore dhe larmine e veprimeve
njerezore, pra , per te njohur thelbin e gjerave.
Por si mund dhe a mund te arrihen keto forma dhe ide? - pyet Platoni. Pergjigjen model ai e gjen te
matematika. Numrat dhe figurat me te cilat operon matematika, format dhe idete me ndihen e te cilave njohja
matematike rikrijon ne menyre deduktive boten shqisore, perdoren si modele per te menduarit filozofik. Per Platonin
mbreteria filozofike perbehet nga matematika dhe dialektika. Per dialektiken, pikenisja eshte hipoteza, e cila sherben
si nje pikembeshtetje per t'u ngritur me lart. Ne saje te metodes dialektike filozofia kalon nga shqisorja ne thelbet qe
zbulohen nga arsyeja. Nje rol te madh ne zbulimin e ideve sipas Platonit ka edhe reminishenca. Shpirti, para se te futet
ne trupin e njeriut, ekziston ne boten e ideve. Ne kete bote shpirti njerezr i ka pare idete ne unitetin e tyre, dhe vetem
mbi bazen e tyre ai njeh boten shpirterore. Kjo quhet reminishence.
Teoria e Platonit per shpirtin eshte e lidhur edhe me organizimin shoqeror. Shpirti njerezor perbehet nga deshirat, oreksi, arsyeja. Ajo qe eshte skruar paraprakisht me shkronja te vogla ne shpirtin tone, shprehet me shkronja
te medha ne qytet, ku gjejme si korrespondues te kesaj ndarjeje te shpirtit treshen :prodhuesit, mbrojtesit e qytetit
dhe filozofet, qe duhet te drejtojne. Njeriu i ditur eshte ai qe di dhe arrin te drejtoje shpirtin e vet, duke ia nenshtruar
arsyes deshirat, kurse mbreti-filozof mund te harmonizoje teresine shoqerore. Ky ( mbreti-filozof) ka aritur te provoje
se nuk eshte vetem ne gjendje qe te kaperceje deshirat trupore qe karakterzojne prodhuesit, por edhe ekseset e deshirave te mbrojtesve te qytetit. Platoni mendon se vetem ne saje te imtelektit ruhet uniteti i qytetit dhe shmanget arbitrariteti i
sundimit. Sipas tij, ne qofte se duam qe ta ruajme qytetin nga dekadenca dhe korrupsioni, duhet njohur drejtesia ne vetvete (mision qe u takon filozofeve). Ne vepren e platonit shtrohen disa tema thelbesore te filozofise : kundervenia
ndermjet opinionit dhe shkences, dukjes dhe thelbit; kerkimi i kuptimeve te sakta dhe te justifikuara; koncepti i se vertetes dhe i bazueshmerise se saj; kerkimi i nje rendi te drejte dhe vlerave te qendrueshme.