Që në fillim të fushatës, Barack Obama është -cilësuar si një kandidat aspak i zakonshëm. Kjo për shkak të prejardhjes së tij të përzierë dhe jetesës së tij në vende të ndryshme. Por pavarësisht këtyre fakteve, gazeta angleze “Telegraph” ka bërë një listë të 50 fakteve mbi Barack Obama-n,
të cilat nuk janë dhe aq të njohura. Një prej tyre është se atij s’i pëlqen aspak stili i të rinjve për të veshur pantallona të gjera me shtrat të ulët. Apo fakti se ai është larguar nga festa e beqarisë së kunatit të tij, kur aty ka mbërritur një striptiste. Apo se mund të thuhet me plot gojën se ai ka një stomak të fortë, pasi kur ka jetuar në Indonezi ka ngrënë mish qeni dhe mish gjarpri.
Familja e parë e SHBA-së
Ajo nuk ka në plan t’i kushtohet ridekorimit të dhomës së gjumit “Lincoln” dhe as nuk pretendon të ketë një zyrë në Krahun Perëndimor. Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, ka mësuar nga paraardhëset e saj, duke përfshirë dhe Hillary Clinton dhe Laura Bush, si dhe nga koha e saj në fushatën e të shoqit e tashmë mund të krijojë një rol të ri për veten, një rol që është aq unik sa familja, me të cilën po shkon në Shtëpinë e Bardhë. “Ajo përfaqëson atë që mendoj se do të jetë një fenomen i ri për kombin tonë. Ajo limitohet vetëm nga imagjinata e saj”, shprehet Catherine Allgor, një eksperte në historinë e zonjave të para. Por zonja Obama ka qenë shumë e mençur për të karakterizuar rolin e saj si person që do sjellë risinë e një epoke. “Puna ime kryesore, për të qenë e ndershme, është të jem mama”, ka thënë shpeshherë ajo. Qëkur bashkëshorti i saj ka nisur fushatën për President, para dy vitesh, Michele Obama ka mësuar t’i anashkalojë pyetjet që kanë të bëjnë me ambiciet e saj vetjake, e ndërgjegjshme për problemet e perceptimit që rrethojnë një zonjë të parë, e cila përpiqet të injektojë veten në procesin politik. Ajo është portretizuar si e ftohtë dhe pak radikale, një reputacion që ajo e hoqi qafe gjatë fushatës. Por Michelle Obama konsiderohet aq e mençur saqë të dijë se do t’i duhet të ecë në linja delikate në Uashington, ku tashmë do jetojë në shtëpinë më të rëndësishme të botës, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
Ngjyra e Obama-s
Shkrimtari Richard Rodriguez, djali i emigrantëve meksikanë, shkroi para pak kohësh se ngjyra e re kombëtare e Amerikës nuk është as e bardhë dhe as e zezë, por kafe.
I pëlqen apo jo, Obama duhet të personifikojë këtë Amerikën më multi-kulturore dhe më kozmopolitane. Është një prej arsyeve pse liberalët e duan; ai personifikon një Amerikë të re, më diverse, më tolerante dhe më të hapur ndaj botës. Por, kjo është gjithashtu dhe thembra e tij e Akilit. Ndërsa fytyra e Amerikës ka ndryshuar, ashtu dhe fytyra e racizmit amerikan. Fanatizmi i dalë mode ndaj të zinjve ekziston akoma, por sot amerikanët e bardhë e lidhin ngjyrën e errët të lëkurës më shumë me të huajt. Kur amerikanët ankohen për integrimin në shkollë, ato shpesh u referohen fëmijëve të emigrantëve.
Janë këto frikëra të shekullit të 21-të në lidhje me ndryshimet jashtë Amerikës që duket se janë jashtë kontrollit të amerikanëve të zakonshëm. Në mars “Pew” mësoi se 56 për qind e votuesve me shkollë të mesme i shohin të ardhurit si kërcënim, krahasuar me më pak se një e treta e atyre me universitet. Votuesit e bardhë, të cilët s’janë diplomuar në universitet kishin më shumë gjasa të mendonin se Obama është mysliman si ato që s’e kishin arsimin e lartë.
Emrat e koduar
President i ri i SHBA-së, Barack Obama, ka marrë emrin e tij të koduar nga shërbimet sekrete, si çdo president tjetër. Emri i tij i koduar është “Renegade – Renegat”, ndërkohë që zonja e parë do të jetë “Renaissance – Rilindja”. Emrat e dy vajzave që do pëshpëriten në mikrofona nga forcat e sigurisë do jenë “Rosebud – Gonxhe” dhe “Radiance – Rrezatim”. Emrat e koduar që i referohen Presidentit të SHBA-së dhe familjes së tij janë relike të epokës kur komunikimi elektronik ishte shumë pas. Duke qenë se ato nuk shërbejnë tashmë si një funksion i mirëfilltë sigurie, ato përdoren më së shumti për humor apo për të luajtur në Shtëpinë e Bardhë.
50 fakte per obamen
1. Ai njihej si “O’Bomber” në shkollë të mesme për shkak të aftësive të tij në basketboll.
2. Emri i tij do të thotë “ai që është bekuar” në Sualihi.
3. Ushqimi i tij i preferuar janë makaronat me karkaleca që gatuan bashkëshortja e tij, Michelle.
4. Ai ka fituar një çmim “Grammy” në vitin 2006 për versionin audio të librit të tij me kujtime, “Dreams for my father”.
5. Ai është mëngjarash, duke u bërë kështu presidenti i gjashtë mëngjarash.
6. Ai ka lexuar gjithë seritë e librit “Harry Potter”.
7. Ai ka një palë doreza boksi të kuqe me autografin e Muhammad Ali.
8. Kur ka qenë adoleshent, ka punuar në dyqanin e akulloreve “Baskin-Robbins” dhe tani nuk i duron dot fare akulloret.
9. Çokollatat e tij të preferuara janë ato protein