E PËRGJITHSHMJA
Viti 2008 fillon mjaft dinamik dhe pasionant për ju, ndryshe nga ai që keni lënë pas. Do të jetë fillimi I vitit një periudhë e favorshme për të bërë ndryshime rrënjësore sidomos në çështjet familjare dhe sidomos ato financiare. 2008-ta ju pret me situate të reja dhe ndoshta ju detyron të ndërroni zakone të vjetra duke bashkëpunuar në grup. Këtë vit do keni mundësi për të marrë më tepër përgjegjësi dhe natyrisht për më tepër zgjidhje. Ky ndryshim nuk duhet t’ju trembë përkundrazi duhet ta pranoni me kënaqësi. Mirë do jetë që të përgatiteni psikologjikisht Rreth pranverës do të ndiheni më të sigurtë për një investim që doni të bëni dhe sidomos në qoftë se kjo është ajo çka keni dashur të bëni prej kohësh. Edhe pse rreth mesit të vitit do të preferoni të arrini një marrëdhënie të shkëlqyer, jo gjithçka do të varet nga ju. Rreth fundit të verës, çështjet tuaja personale do të jenë më të thjeshta për t’u zgjidhur, pasi do t’ju karakterizojë një energji pozitive. Nuk përjashtohet një mundësi e mirë për të bërë një udhëtim të këndshëm dhe me të papritura. Pak kujdes me shëndetin dhe gjendjen tuaj fizike gjatë fundit të vitit.
KARRIERA
Do të jetë viti i duhur për të vlerësuar dëshirat tuaja reale në çështje profesionale dhe për të zgjedhur atë çka është më e mirë për ju. Ato profesione që do të kenë lidhje me marrëdhëniet me publikun apo me mjekësinë, do të jenë më të favorizuarat e yjeve gjatë pjesës së parë të vitit. Megjithatë, periudha e verës do të jetë e begatë për të nisur një punë që ndoshta nuk e keni menduar më parë, por që në realitet do të rezultojë e suksesshme. Për ata që merren me biznes do të jetë një periudhë fitimprurëse mesi i vitit. Keni punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të patur burimet e nevojshme të të ardhurave, ndaj gjatë këtij viti do të kuptoni se këto të ardhura do të vijnë nga Nnjë burim i papritur, por edhe mjaft domethënës për ju. Megjithatë, gjatë punës tuaj nuk duhet të harroni edhe bashkëpunimet të cilat janë jo më pak të favorshme për punën tuaj.
DASHURIA
Keni kaluar mjaft ndryshime në jetën tuaj personale në të kaluarën dhe tani prisni me padurim që gjithçka të ndryshojë në lidhjen tuaj. Ky vit ju sjell më tepër kënaqësi, buzëqeshje, netë romantike si dhe lidhje të reja. Çdo akitivitet i këndshëm që do të ndodhë gjatë periudhës së verës, do t’ju ndihmojë ju dhe partnerin tuaj të forconi më tepër jo vetëm lidhjen tuaj, por edhe mënyrën tuaj të komunikimit. Brenda dëshirave tuaja të fundit të verës, do të jetë edhe një celebrim i mundshëm. edhe pse për shumë prej jush, nuk do të jetë e lehtë të arrihet kjo, mos u frikësoni. Mundohuni t’i shfaqni hapur dëshirat tuaja edhe pse ato ndonjëherë do t’ju duken si të pakuptimta. Fundi i vitit do të jetë edhe finalizimi me sukses i një situate të ndërlikuar dhe mjaft sekrete që keni kaluar në lidhjen tuaj. Dëshira për të qenë më të lidhur me familjen dhe çështjet familjare, do të jetë një hap pozitiv për shumë prej jush që keni kaluar një periudhë disi të turbullt gjatë vitit që latë pas.