E kuqja është ngjyra e dashurisë dhe e pasionit. Një studio serioze zviceriane ka konfirmuar atë që prej kohësh dihej: një grua që vesh një fustan të kuq apo vetëm një zbukurim të kuq, është më tërheqëse dhe sensuale në sytë e një mashkulli.
Shkencëtarët i kanë treguar një grup vullnetarësh disa imazhe të disa grave të veshura me fustane të ngjyrave të ndryshme.
Ngjyrat e fustaneve ishin modifikuar në rrugë dixhitale në mënyrë që e njëjta vajzë dhe e njëjta fotografi, të paraqitej më ngjyra të ndryshme.
Në çdo rast gruaja me fustan të kuq ka regjistruar pikët më të larat në shkallën e tërheqjes së burrave. Por jo vetëm: rezultati ishte i njëjtë edhe nëse fotografia vendosej në një kornizë më këtë ngjyrë.
Sipas shkencëtarit Andrew Elliot, përgjegjësi i studimit, vërtetohet që edhe sot meshkujt tregojnë interes më të madh për një grua e veshur me të kuqe.