Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
8 sekrete per te qen e bukur Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
Alketa* (1258)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
thupra1 (688)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
lO$eR (530)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
Gressa (416)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
girl-lover (328)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
8 sekrete per te qen e bukur Vote_lcap8 sekrete per te qen e bukur Voting_bar8 sekrete per te qen e bukur Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 8 sekrete per te qen e bukur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

8 sekrete per te qen e bukur Empty
MesazhTitulli: 8 sekrete per te qen e bukur   8 sekrete per te qen e bukur Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 3:39 am

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas punë.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
8 sekrete per te qen e bukur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse jemi kaq rrace e bukur?!
» cili eshte mesazhi juaj me i bukur qe keni maren nga i dashurii

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: KULTURA :: Moda dhe Estetika-
Kërce tek: