Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Zeshkanja,bjondina Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
thupra1 (688)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
lO$eR (530)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
Gressa (416)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
girl-lover (328)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Zeshkanja,bjondina Vote_lcapZeshkanja,bjondina Voting_barZeshkanja,bjondina Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Zeshkanja,bjondina

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Zeshkanja,bjondina Empty
MesazhTitulli: Zeshkanja,bjondina   Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 11:54 am

Shkëlqimi i sedeftë dhe ngjyrat e pemëve janë të preferuara për grim. Ky stil u përshtatet të gjithave, sepse përcjell ngjyrën e tenit dhe të flokëve. Në vazhdim të këtij teksti do t'ju ndihmojmë që të zgjedhni atë që më së miri ju përshtatet dhe do t'ju shpjegojmë të gjitha veprimet e zbukurimit - hap pas hapi.

Zeshkania: Nxirreni në pah fytyrën

Zeshkanja,bjondina 2a5yz5h

Lulet dhe pemët
Ngjyrat lulevathi, vishnje dhe ciklamini... janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë kësaj stine. Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë ten të shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje.

Dozojeni ngjyrën
Nuk është lehtë të kapësh sasinë e vërtetë të prodhimeve. Në qoftë se shfrytëzoni të kuqtë në formë pluhuri, para se me brushë të kaloni mbi fytyrë, fryjini majat e brushës.

Si të zgjedhni
Flokët të zezë nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta. Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë le t'ju ndihmojë rregulla në vijim: në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trandafiltë, në qoftë se ju është është pak e verdhë, më mirë do t'i përshtatet ngjyra pjeshke, ndërsa ngjyrat e errta i përshtaten tenit ngjyrë të artë. Të kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të qitet me kujdes. Qitni grimin përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e vërtetë), qitni ngapak prodhime dhe gradualisht shtojeni sasinë. Po në qoftë se e teproni? Përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të kuqtë e errët "banon" në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e shkëlqyeshëm dhe të vizëllueshëm zbusin vijat e fytyrës.

Buzë të flakta
Në qoftë se keni ten të errët natyror, kursejeni kohën dhe mundin: mos përdorni karmin ngjyrë të butë të trëndafiltë, i cili nuk do të duket, më mirë ju përshtatet ngjyra ciklamini apo lule vathi. Në qoftë se dëshironi që buzët t'ju duken më të plota, qitni shkëlqim, në qoftë se keni buzë të formësuara mirë, shfrytëzojeni shkëlqimin mesatar.

Për sy
Në qoftë se shfrytëzoni hijesim të trëndafiltë për sy, mjafton që në buzë të qitni vetëm shkëlqim, por vetëm pasi t'i keni vizatuar me lapsin që ka ngjyrën e tenit tuaj. Hijesimet e trëndafilta mund t'i përzieni me ngjyra të tjera dhe në atë mënyrë të fitoni ngjyrën tuaj speciale. E bronzta dhe e arta u përshtaten atyre që kanë ten dhe lëkurë të rrezitur, derisa ngjyra e mullagës dhe ngjyra vjollce më mirë u përshtaten femrave që kanë ten të verdhë.

Harmonizojini
Kundër njollave dhe për fiksimin e ngjyrave, mbi faqe kalojeni pudrën në formë pluhuri, përdoreni brushën e gjerë me formë të rrumbullakët.

Biondina: theksojini sytë
Zeshkanja,bjondina Rjfqeu

Hijesojini Shkëlqimin e hijesimit qiteni duke filluar nga këndi i brendshëm i kapakut të sipërm deri te vetulla.

Vizatojini
Përskaj vijës së qerpikut të kapakut të poshtëm tërhiqeni një vijë të hollë. Fillojani nga këndi i brendshëm dhe tëhollojeni vijën në drejtim të pjesës së jashtme të syrit.

Plotësojini
Qitni maskaranë pa njolla dhe pa mundim: me gisht ngriteni ngadalë kapakun e syrit deri në atë mënyrë që qerpikët pak të rrafshohen, ndërkaq brusha duhet të rrëshqasë lehtë në të.

Harmonia natyrore Biondinat kanë një përparësi, sepse ngjyra e flokëve dhe e tenit të tyre u përshtaten pothuajse të gjitha nuancave. E verdha, e portokallta, ngjyra pjeshke... përsosmërisht u përshtaten.

Guximshëm
Syve shumë mirë do t'u përshtaten nuancat e ngjyrës së tjegullës, bashkë me lapsin e zi të cilin duhet hijesuar në mënyrë që pamja të fitojë në thellësi. Sytë e shkëlqyeshëm kurrë mos i grimoni "tone mbi tone" por me ngjyra kontrasti, me nuanca të ftohta në qoftë se keni sy të kaltër apo të kaltër në të përhimtë, me nuanca ngjyrë bedunice dhe bronzi në qoftë se sytë i keni të gjelbër.

Sytë dhe vetullat
Mbajeni mend se vetullat janë kornizë natyrore e syve, andaj patjetër duhet të jenë të përsosura. Në qoftë se janë të vizëllueshme, pak i hijesoni me një vijë pothuajse të padukshme të hijesimit të cilën duhet ta bëni me brushë. Qerpikët e vizëllueshëm dhe të rrallë biondinave u imponojnë një përmirësim të vogël. Së paku për çaste të rëndësishme shfrytëzojeni maskaranë e cila do t'i bëjë të duken më të thellë dhe do t'i plotësojë. Sytë e shkëlqyeshëm janë të ndjeshëm nga ata të gështenjtë dhe të gjelbërit, lehtë skuqen dhe në kontakt me grimcat e pluhurit të hijesimit djegin. Andaj shfrytëzojini vetëm prodhimet hipoalergjente. Do të mbroni sytë, por edhe grimin, sepse sytë nuk do t'ju lotojnë.

Buzët të buta
Meqë tërë kujdesin ia keni kushtuar syve, buzët ngjyrosini me nuanca të buta ngjyrë qelibari apo trëndafili. Për grim të mbrëmjes qitni një shtresë të hollë karmini në formë lapsi apo kreme, karmine të buta dhe një shtresë shkëlqimi shumë pak të dukshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
WhIsKeY

WhIsKeY


Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendbanimi : Dihet mo pi PIROKI...
Puna/hobi : I diplomum i papun...
Humor : WhIsKeY iS hErE jUsT fOr YoU!
Registration date : 15/11/2008

Zeshkanja,bjondina Empty
MesazhTitulli: Re: Zeshkanja,bjondina   Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeTue Nov 25, 2008 10:03 pm

Ej people me e thon te drejten femrat krejt te heshta jon...WhIsKeY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
girl-lover




Numri i postimeve : 328
Age : 33
Vendbanimi : pirok_city
Puna/hobi : ne msn gjith diten
Humor : hahah
Registration date : 22/11/2008

Zeshkanja,bjondina Empty
MesazhTitulli: Re: Zeshkanja,bjondina   Zeshkanja,bjondina Icon_minitimeSun Dec 07, 2008 10:29 pm

whiskey ka te drejt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zeshkanja,bjondina Empty
MesazhTitulli: Re: Zeshkanja,bjondina   Zeshkanja,bjondina Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zeshkanja,bjondina
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: KULTURA :: Moda dhe Estetika-
Kërce tek: