Tradita
Sipas prifterinjve Maja, Jaguaro eshte simboli i kurajos se pakontrollueshme dhe te kapacitetit per te perballuar me sukses punet. Perfaqeson individin qe eshte ne gjendje te perballoje ne menyre te drejte per drejte cfaredolloj rreziku.
Karakteri
Te lindurit nen kete shenje jane persona te bindur ne idete e tyre, qe dine cfare duan qe nga femijeria. Jane pasionante, kane nje sens te forte te drejtesise dhe mundohen te ndihmojne me te dobetit. Dhuntit e jaguarit jane: kurajo, altruizmi dhe kapaciteti per te ofruar ndihme, pa qene nevoja per perfitim personal. I jaguary jane te pavarur dhe kane nje force te madhe terheqese. E marrin veten shume mire ne situate krize, pas cdo humbjeje, arrijne gjithmone te “rilindin” si ne nje jete te re.
Femra
Femra Jaguary ka dhuntine te ambientohet shume mire dhe lehtesisht me ambientin rrethues. Ndryshon sipas situatave qe duhet te perballoje. Eshte e pavarur dhe I pelqen te ndihet e lire, por ne te njejten kohe deshiron te kete perkrah nje partner te zote per ta mbrojtur, edhe se gjate gjithe kohes mban nje sjellje agresive ne drejtim te meshkujve.
Mashkulli
Mashkulli Jaguary nuk eshte I lehte per tu bere per vete, sepse eshte I bindur qe eshte pronari I botes. Duhet injoruar per te terhequr vemendjen e tij. eshte I terhequr nga femrat argetuese, qe dine ta bejne te qeshe dhe ta habisin me gjetje te reja.
Puna
Jaguary ve shume interes dhe pasion ne pune dhe ne zgjedhjet qe ben, qe zakonisht jane te larmishme dhe te levizshme. Te lindurit nen kete shenje urrejne aktivitetet monotone ose perseritese dhe mund te nderrojne shume pune gjate ciklit te jetes. Dine te jene tregtare shume te mire, ja dalin shume mire ne fushen e spektaklit, vecanerisht ne fushen e regjise, dhe mund te kene sukses edhe ne karrieren militare dhe ne sportin profesionist.
Afersi
Jaguary zakonisht shkon dakort me Palloin, me te cilin ka shume gjera te perbashketa dhe formojne nje skuader te shkelqyer. Mirekuptim ka edhe me Lakuriqin e Nates. Shpesh Jaguary ushqen nje admirim dhe stimul te madh per Breshken
Pike e dobet
Deshira per te qene te lire I con drej arratisjes nga pergjegjesit e veta.
Lule ose Bime
Ebano I Kuq
Guri
Alesandrina
Zog Mbrojtes
Flutura Mbreterore
Elementi qiellor mbrojtes
Dielli
Ngjyra
Blu-Vjollce
Numeri me fat
9