Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Tregime Dashurie Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Tregime Dashurie Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Tregime Dashurie Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Tregime Dashurie Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Tregime Dashurie Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Tregime Dashurie Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Tregime Dashurie Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Tregime Dashurie Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Tregime Dashurie Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Tregime Dashurie Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
thupra1 (688)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
lO$eR (530)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
Gressa (416)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
girl-lover (328)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Tregime Dashurie Vote_lcapTregime Dashurie Voting_barTregime Dashurie Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Tregime Dashurie

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
"El-Pipita"
Admin
Tregime Dashurie 1-26


Numri i postimeve : 319
Age : 36
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeFri Oct 24, 2008 3:09 am

Ketu mund te bisedoni gjithcka reth dashuris?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://tetovaforum.1talk.net
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:15 pm

VRITEN NGA DASHURIA E NDALUAR...


Anxhelina Çerpja është përcjellë dje për në banesën e fundit, në një vend vetëm pak metra larg varrit ende të freskët të njeriut, për të cilin ajo u vetëflijua. Dy të rinjtë, që rikthyen në skenë tragjedinë e Romeos dhe Zhuljetës do të jenë bashkë në përjetësi. Dashuria e tyre e ndaluar në të gjallë, tashmë është realitet i një bote tjetër.

Ndërkohë që kortezhi i gjatë i njerëzve kalon rrugicën e ngushtë mes dy shtëpive, askush nuk flet një fjalë për dashurinë e çiftit, madje edhe dy familjet kanë vendosur ta varrosin bashkë me ta edhe historinë e tyre shekspiriane. Megjithatë fjalët për të vërtetën e vetëvrasjes së dyfishtë dalin, edhe pse shpeshherë nën zë. “Altini nuk është vetëvrarë vetëm për sëmundjen, por edhe për hir të dashurisë së ndaluar”, thonë banorët e lagjes.


Kundërshtimi

Historia mes Altin Koçit dhe Anxhelines kishte rreth dy vjet që kishte nisur, pak pasi familja e 22-vjeçares ishte vendosur në zonën e ish-Fabrikës së Tullave në Kamëz. Ndërkohë që prindërit e saj nuk dinin asgjë, familjarët e Altinit e kanë kundërshtuar fort lidhjen mes tyre. Madje ka nga ata njerëz që mendojnë se shkaku i vetëvrasjes së tij ka qenë pikërisht pengesa për t’u fejuar më Anxhelinën. “Që në momentin që ata e morën vesh për këtë lidhje, nuk e pranuan për arsye të ndryshme”, thotë një prej komshinjve të familjes Koçi. Ndërsa i vëllai, Astriti thotë se Altini u vetëvra për shkak të sëmundjes. “Pastaj edhe sëmundja e përkeqësoi situatën shëndetësore të tij dhe kjo siç duket e mërziti edhe më shumë”. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe shumë banorë të tjerë të lagjes, të cilët deklarojnë se familja e djaloshit të vetëvrarë me çifte katër ditë më parë, ka qenë kundër lidhjes së tij me vajzën komshie. Marrëdhëniet janë acaruar edhe më shumë në momentin që Altini ka deklaruar se “do të fejohej me të”. Pavarësisht nga fakti se ai ishte sëmurë, mësohet se prindërit dhe vëllezërit i kanë kërkuar që ai të mendohej edhe një herë e të mos nxitohej për të hedhur një hap të tillë.


Takimi

Familja e Anxhelinës ka qenë e fundit, që ka marrë vesh historinë e dashurisë mes dy të rinjve. Madje ata thonë se vetëm dje e kanë mësuar një fakt të tillë, të cilin ende nuk e besojnë. Pak orë pas vdekjes së vajzës mbi varrin e të dashurit të saj, dy familjet janë takuar, duke shuar çdo mundësi mosmarrëveshjeje për këtë ngjarje të rëndë. “Ata janë takuar dhe mes tyre nuk ka asnjë keqkuptim”, shprehen të afërmit e familjes Koçi. Sigurisht që kryefamiljarët kanë vendosur t’i venë kapak historisë, duke kërkuar prej të gjithëve varrosjen e saj bashkë me dy protagonistët, që nuk jetojnë më. “Ata nuk jetojnë më dhe nuk është mirë që të diskutohet arsyeja e vetëvrasjes apo lidhja e tyre”. Kështu shprehet një nga njerëzit e afërt të familjes Çerpja, e cila vazhdon të dyshojë në vërtetësinë e lidhjes së vajzës së tyre me komshiun 24-vjeçar. “Ne nuk kemi pasur dijeni për një gjë të tillë” këmbëngulin vëllezërit e Anxhelinës. Ndërsa letra e lamtumirës për të gjithë mbetet një mister. “Thonë se e ka policia, por ne nuk jemi njohur me të”. Sipas burimeve policore teksti i gjetur pranë trupit të pajetë është një poezi dashurie, ku sqarohej gjithçka rreth vetëvrasjes tragjike.




Varrimi

Karvani i njerëzve që kanë mbërritur për të përcjellë për të fundit herë Anxhelinën, kalon heshturazi pranë varrit të Altinit. Askush nuk flet dhe të gjithë me një sy shikojnë grumbullin e dheut të njomë, ku vetëm një ditë më parë u gjet pa jetë Anxhelina. Në ceremoninë e varrimit janë mbledhur qindra njerëz, të cilët kalojnë në një varg të gjatë me trupin e pajetë të 22-vjeçares së vetëvrarë për një dashuri, që nuk u realizua kurrë. Dy varret nuk janë shumë larg njëri-tjetrit, kështu dy të rinjtë do të jenë bashkë të paktën në përjetësi. Pikërisht aty ku edhe u mbyll akti i fundit i tragjedisë. Dy të rinjtë u vetëvranë njëri pas tjetrit për dashurinë, duke rivënë në skenë një prej tragjedive më të mëdha botërore të Shekspirit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:15 pm

Vdekja e motrës dhe namazi i fundit i saj...

--------------------------------------------------------------------------------

Nura, motra ime, e ngjashme me mua në fytyrë, e ka zakon të lexojë Kur'an vazhdimisht. Të kërkosh atë nuk e gjen në asnjë vend tjetër vetëm se në dhomën e faljes, në sexhde, me duar të ngritura lart nga qielli. Kështu në mëngjes, kështu në mbrëmje, e kështu në mesnatë. Asnjëherë nuk lodhet e as nuk mërzitet.


Ndërsa unë isha shumë e interesuar të lexoja revista artistike, romane, te shikoj filme me shumicë aq shumë saqë më është mërzitur. Nuk i kryej detyrimet e mija plotësisht dhe me faljen e namazit nuk jam në rregull. E fika televizorin sepse kisha kaluar tre orë duke shikuar filma të ndryshëm dhe ezani i namazit të sabahut therriti në xhaminë pranë shtëpisë. Shkovanë krevat, dëgjova motrën të më thërriste nga dhoma e faljes. Urdhëro ç'farë do o Nura? Më tha në mënyrë të prerë: Mos fli para se të falësh sabahun...!!!



Kështu ishte ajo edhe para se të sëmurej me kancer, një sëmundje të keqe dhe të pashërueshme, që ja ka ç'rregulluar gjumin. Më thirri: Hajde o Hena pranë meje..


Nuk mundem në asnjë mënyrë me e kundërshtu kërkesën e saj. Sinqeriteti dhe çiltërsia e saj në të folur duket qartë. C'farë do?...Ulu këtu më tha. U ula dhe me zë të ëmbël më tha: Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe ditën e gjykimit do ti paguhet plotësisht shpërblimi. Heshti një moment dhe pastaj më pyeti:

- A nuk beson ti se do të vdesësh?

- Sigurisht që besoj - ju pergjigja.

- A nuk beson ti se do të llogaritesh për ç'do të madhe e ç'do të vogël..?

- O motra ime.. a nuk ke frikë nga vdekja dhe tmerret e saj..? Shiko Hinda më e vogël se ti dhe vdiq në aksident makine. Filanja e filanja...Vdekja nuk njeh moshë dhe nuk ka kohë të caktuar.

- O Nura, unë kam frikë nga errësira e ti më frikëson edhe nga vdekja si të flej gjumë unë tani? Unë mendova se më thirre për të më thënë se re dakort që të vish me ne në pushimet tona verore.


Papritur u përgjigj duke thënë, thënie me të cilën më goditi mu në zemër:


- Ndoshta këtë vit do udhëtoj larg, në një vend tjetër...O Hena jeta është në dorë të All-llahut.

I tha këto fjalë dhe filloi të qajë. Ju kujtua sëmundja e saj e keqe dhe se doktorët i kishin thënë babait dicka sekrete, ndoshta sëmundja e saj nuk do ta cojë gjatë. Por kush i tha asaj? Apo ndoshta zemra ja ndjen një gjë të tillë?


- C'farë po mendon? - Mu drejtua këtë herë me zë të ashpër. A mendon ti se unë po ti them këto fjalë se jam e sëmurë? Në asnjë mënyrë unë mund të jem më jetëgjatë se askush tjeter. Kjo është në dorë të All-llahut. Po ti sa do të jetosh? 20 vjet, 40, 100 e pastaj ç'farë? Nuk ka dallim ndërmjet nesh të gjithë do të shkojmë do ta lëmë këtë dunja ose për në xhennet ose për në zjarr. A nuk e ke dëgjuar thënien e All-llahut të madhëruar: "Kushdo që do të largohet prej zjarrit e do të futet në xhennet me të vërtetë ai ka fituar."


U ngrit dhe shkoi, e zëri i saj më tingëllonte në vesh: "All-llahu të udhëzoftë mos harro namazin"

Ora 8 e mëngjesit. Të trokitura në derë. Ky nuk është orari i zgjimit. Dëgjova të qara dhe klithma. Gjëndja e Nures ishte keqësuar dhe babai e kishte çuar në spital. Mendova...Nuk kemi për të shkuar me pushime këtë vit. Eshtë shkruar për mua që të qëndroj në shtëpi edhe këtë vit. Mbas gjithë asaj kohe të gjatë pritjeje. Nga ora 1 e drekës telefonoi babai nga spitali dhe tha se duhej të shkonim për vizitë te Nura sa me shpejtë. Nëna më tha se zëri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshëm shpejt e shpejt dhe ikëm me shpejtësi. A nuk ishte kjo rruga në të cilën dilja për të shëtitur? C'ka ajo sot pse më duket kaq e gjatë..?

Arritëm tek dera e jashtme e spitalit...Një i sëmurë rënkon, një tjetër i lënduar nga aksidenti me makinë, një i tretë me sy të mbyllur. Nuk e dija a ishte akoma në dunja apo ka shkuar në ahiret?! Pamje të çuditshme nuk i kisha parë asnjëherë...I ngjitëm shkallët me shpejtësi...Nura ishte në dhomën e urgjencës dhe nuk lejohej që të futet tek ajo më shumë se një person. Në mes të atij grumbulli doktorësh e nëpërmjet një dritareje të vogël e cila formohet me hapjen e derës, shikova sytë e motrës sime e cila shikonte nga unë, e nëna qëndron pranë saj në këmbë. Pas dy minutash nëna doli se nuk mundi me ti përmbajë lotët...


Më lejuan që të futem e të përshëndes motrën por me një kusht që mos të flisja me të shumë. Dy minuta mjaftojnë për ty - më thanë.


- Si je o Nura..? Ti mbrëmë ishe mirë.. ç'ka ndodhi me ty..?


Më shtrëngoi dorën dhe tha: E unë tani jam mirë elhamdulilah, por duart tua janë të ftohta. Unë sha ulur në cep të krevatit e ja preka këmbët. I largoi ato prej meje...Më fal nëse të bezdisa i thashë. Jo në asnjë mënyrë, por mu kujtua thënia e All-llahut të madhëruar ku thotë: Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetërn e të mbështjellen në qefin. Tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë! Bëj dua për mua shumë o Hena se ndoshta së afërmi do të takoj ditët e para të ahiretit. Kjo rrugë është e largët, e punët e mija janë të pakta...


Lotët më rrodhën kur dëgjova ç'ka tha ajo. Qava aq shumë saqë më humbi vetëdija. Nuk pushova së qari gjithë ditën. Babai u merakos shumë për mua, se snjëherë nuk më kishin parë në gjendje të tillë.Me perëndimin e diellit, në atë ditë të pikëlluar, mbas një heshtje të gjatë në shtëpinë tonë erdhen vajza e hallës dhe vajza e tezes. Numri i njerëzve u shtua, zërat u përzien. E vetmja gjë që mësova ishte se Nura kishte vdekur. Prej atij momenti dhe më pas nuk e di, as kush erdhi, as kush shkoi dhe as çfarë thanë..


O All-llah ku jam unë dhe ç'ka po ndodh? Nuk isha në gjendje as të qaja, lotët mu thanë. Pas pak më njoftuan se babai më kërkonte që të përshëndesja motrën time për të fundit herë. Në momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjë tjetër vetëm se pamja e saj në momentet e fundit, mu kujtua fjala e saj:"E këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën." E kuptova se me të vërtetë tek Zoti yne do të jetë kthimi atë ditë!


Nuk më kujtohet të kem shkuar në dhomën e saj të faljes vetëm se atë natë. Në atë momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrën e nënës e ne binjakë. Kujtova atë e cila më shoqëroi në shqetësimet e mia. Atë e cila me largoi prej meje vështirësitë e kësaj jete. Atë e cila shumë bëri dua për mua për udhëzim. Atë e cila lotët i rridhnin pa pushim kur më fliste për vdekjen dhe hallet e saj për llogarinë..


Kjo është nata e parë për të në varr. Ky është Kur'ani që lexonte ajo. Ky është fustani i saj me lule të cilin e pati blerë për ditën e dasmës. E kujtova atë dhe shumë qava për ditët e mija të humbura. Qava shumë pa ndërprerje...E luta All-llahun të më mëshirojë dhe të më falë për të kaluarën... E luta ta përqëndrojë Nuren në varrin e saj ashtu sikur më kishte porositur për dua. Papritur pyeta vetveten: Po sikur të isha unë e vdekur? Si do të ishte gjendja ime..?


Nuk kërkova për përgjigjen e pyetjes shumë, për shkak se frika ma mbuloi zemrën. Qava me ngashërim për motrë time. Ezani i sabahut thirri, por sa i shëmtuar këtë herë. Nura nuk ishte në dhomë që të falte namazin me mua....


U ndjeva shumë e qetë kur unë përsëritja atë ç'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani, u ngrita e fala namazin e sabahut. Fala namazin e lamtumirës ashtu sic e fali Nura, i cili ishte namazi i fundit për të. Fillova të falem prej aty ku e la motra...


E tani nëse zgjohem nuk e pres mbrëmjen...

E nëse ngrysem nuk e pres mëngjesin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:16 pm

Te dashuroja edhe te vdekur,ashtu si ti mua!

--------------------------------------------------------------------------------

U njoftuam rastesisht kur une erdha si nje mysafire ne qytetin tend.Kisha arrdhur tek nje kusherire e imja qe banonte prane shtepis tende aty ku isha nisur te qendroj per dy muaj sepse e kisha nje arsye qe me duhej te qendroja.

Krejt rastesisht te takova diten e dyte pasi kisha arrdhur ne at qytet ku ti ishe lindur dhe banoje,kurr nuk i kam besuar "dashuris ne shikim te pare", ate dite mu rrenqeth i tere trupi kur ti pashe ato sy qe pa nderpreje me trazuan mua dhe shpirtin tim.

Mbasi dilnim nga e njejta mahalle,mendove se ishe banues i ri i asaj shtepie dhe ma bere me koke,kurse une ne shenje respekti te pershendeta..

Mendova se nga ai moment nuk te dhashe vetem nje pershendetje por edhe shpirtin qe kurr me pare se kishte njohur dashurine. Edhe ti e di mire se qe nga ajo dite ne dy muaj te tere qendruam se bashku si shok-shoqe me te ngusht se askush tjeter.Sa mire ishte kur bisedonim se bashku, kur qeshnim dhe fatkeqesisht kur per here te pare qavem se bashku ateher kur ti morre lajmin afer meje se kishe humbur baben.E ndaje kete hidherim me mua sikurse me nje moter apo grua.Po asnjera nga keto nuk isha une,une isha thjesht nje vajz qe te dashuroja dhe nuk mund te tregoja per kete, dhe ti nje djal qe me dashuroje dhe njejt si une nuk mundje te ma thoje.

Dita e fundit..Ateher kur mua me duheshte te kethehem ne qytetin tim,ishte pak vone por ne te dyte vendosem ne nje moment te thonim nje fjal,nje fjal te cilen e thame ne nje moment sikurse i kishim shume gjera te perbashketa edhe mendimet i kishim ashtu..Ti fillove te pershperisesh kurse une mblodha fuqi dhe nga te dyte doli nje fjale qe e prisnim me pa durim nga njeri tjetri..me shume se gjithcka tjeter ne bote,shikuam njeri tjetrin ne sy dhe foli zemra nga per brenda duke nje fjal te perbashket "Te Dua"


Edhe pse kane kaluar kater vite nga dita qe lam dashurine,kur flas dhe kur e kujtoj po me dridhet zemra e po me qan shpirti.Por nuk me mjafton nje leter edhe nje roman qe te pershkruaj te gjitha ato qe ne te dy i perjetuam dhe i lam pas.

Kaloi nje muaj nga dita qe me percolle dhe kur per here te fundit te foli shpirti jot duke me thene te dua,nje muaj i tere qe s'te kisha pare dhe qe s'ta kisha degjuar zerin.Nje pasdite te bukur kur po mendoja gjithcka nga emocionet tona,nje telefonat me prishi mendimin dhe me la ne gjysem kenaqesin qe po perjetoja shpirterisht.Ishte nena e cila kishte bere zemren gur per te me lajmin me te zi te jetes time,lajmin qe gjithe bota me dukeshte e kote,lajmin qe ndalonte kengen e bilbilave,lajmin qe mua me ndaloj zemren,lajmin qe kurr nuk ma hoqi lotin nga syri dhe lajmin qe kurr ne jet nuk e kisha paramenduar se do e digjoja..me ze te ngjirur zemer te thyer me tha sejal qe une e dashuroja kishte bere ndeshje ne te cilen kishte humbur jeten, fjala ishte per ty i dashur,si do vazhdoja jeten une,kush do me thoshte te dua,kush do me bente te qesh,kush do me fshinte lotin kur do qaja kuuuush?!

Vetem nje lajme e ketheu jeten time nga nje lule ne nje ferr te tmerrshem..ohhh zot çpo me ndodh mua!
Erdha te nesermen, kerkoja qe te vizitoj varrin tend pasi s'pata mundesi te vija ne varrimin tend.Por me nje zemer te ngrir dhe me nje shpirt te pa shpirt u nisa per tek ty,bile nuk di edhe nga ku e mora ate guxim per te te vizituar jo te gjall.Nder gjerat qe me habiti me teper ishte se tek varri jot kishe vetem emrin e shkruar,as daten e linjdes e as te vdekjes,as edhe ndonje foto per kujtim.

Vendosa te flas me babin dhe kerkova nga ai ndihme qe mbasi familja jote s'kishte ndermar asgje,vendosem qe ne te bejme varrin me te bukur ne ate qytet qe ekzistonte.E bera..Por ajo ishte e kote dhe e tepert.Pse i dashur e bere me mua perse?!


Pasi kaluan tre vite duke ardhur une ç'do dy jave te vizitoj varrin tend,gjithmon ne zemer me dashurine qe kisha per ty, isha betuar se s'do njihja njeri tjeter peros teje.
A te kujtohet?Ne ateher kur takoheshim fshehurazi kishim nje shoqe qe na ndihmonte te takohemi dhe te shmangim "flagrancat".Mendova se e kisha shoqe te zemres por pse nuk ishte ashtu?

Ehhh sa here kisha ardhur une ne at qytet ku ju te dy banonit dhe sa her te thash te varri se te dua duke derdhur nje liqen me lot,sa her te thash se me mungon,sa her te thash se jeta ime pa ty skishte kuptim,sa her te thash qe zemra ime pa zemren tende as nuk rrihte me,sa her te thash i dashur sa?Nuk me ketheve pergjigjie asnjeher..Por nuk e kisha ditur se vertet ne jet ndodhin çudira te pa besueshme te cilat na bejne te mos besojm as "kemishen" tone.

Asnjeher nuk besoja ne keto gjera,deri diten kur kusherirja ime me thirri urgjentisht ne qytetin tend per te par "realitetin e hidhur"

Erdha dhe fjala e saj e pare ishte qe te behem e fort sepse deshironte te me tregonte diçka,une shume gjentile e pranova..Por e quajta te marr ate kur filloj te me tregoi se ti ishe gjalle dhe ishe kthyer mbas tre viteve nga Gjermani dhe se te kishin fejuar me shoqen me te mire te zemres time qe ne dy kishim dikur e qe na ndihmonte te takoheshim fshehurazi ne dashurine tone.

Jo o zot jo,nuk mund te ndodhin gjerat keshtu kaq thjehst edhe kaq pa pritur.Pse une isha kaq e humbur,pse kisha besuar te gjitha ato gjera perse?

Nuk mund ti besoja sepse une isha e bindur se ti kishe vdekur,jo vetem aq por edhe te kisha bere varrin me te bukur ne at qytet.Qendruam ne ballkonin e shtepis te kusherires time qe ndodheshte perball shtepis tende deri moemntin kur ti dole dore per dore me shoqen time.Asnjeher skisha besuar se qielli mund te dukeshte i zi..ai moment ma vertetoj ate gje.Nuk shihja nga syt,zemra pothuajse u ndal,fryme nuk merrja dot,truri nuk funksiononte dhe asgje tek une me nuk ishte e gjall.

Ashtu si isha e ulur duke shikuar nga ballkoni mendova se me s'do levizja nga ai vend sepse per mua ne at moment jeta kishte marre fund. Njeriun qe e kisha qar per tre vite duke menduar se eshte i vdekur, njeriun qe kisha dashur me shpirt dhe qe ende e doja, ishte gjalle..ishte gjall dhe ishte fejuar me shoqen tone me te mire.

Akoma me dukeshte enderr..nuk arrija te besoja asgje.Vetem ne nje moment fillova te pajtohem me te vertetn dhe nuk di pse e bera.Por serish fillova te mendoj!Pse une isha e genjyer se ai njeri kishte vdekur?Me çdo kusht kerkova te takoj nenen e tije dhe e bera.Pas pyetjes qe i bera une se perse me genjeu duke me thene se djali i saj kishte vdekur ne nje aksident rrugor,nena e tije duke u pergjigjur shkurt me tha se ishte ajo qe kishte menduar genjeshtren e saj e "shpifur" per ndarjen tone.Dhe se arsyja ishte shume e thjesht.I urrente njerzit dhe familjen time..edhe ty i dashur te kishte derguar ne Gjermani dhe pas nje kohe te kishte thene se edhe une jam e vdekur.Pra per nenen tende ne te dy ishim te vdekur per se gjalli..


-Mund te paramendosh se çfare na ka bere nena e jote,vetem pse i urrente njerezit e qytetit tim,na ndau dhe na shkaterroi jeten.

Degjova kusheriren nje dite duke biseduar me ty kur i thoje se ende me dashuron edhe pse je me dike tjeter.Ti e dije tashme se une jam e gjalle,por nuk mund te ishe me mua sepse ishe fejuar me dikend tjeter dhe prisje qe te martohesh brenda nje muaji.

Une isha e ftuar ne at darsem,dhe ftesen e kisha pranuar me gjithe zemer,jo se mund te duroja te te shoh me shoqen me te mire dhe te ngusht,por qe te te shoh se a dukej lumturia ne fytyren tende apo do te vuash ne diten me te bukur te jetes tende.Dhe shume qart tregonte fytyra jote pasqyren e zemres tende.Ndonese askush nuk arrinte te kuptoj ate buzeqeshjen tend eironike,isha une ajo qe te njihja shume thell dhe te kuptoj shpirtin dhe fjalen e zemres tende.Ty te priste nje jet me vuajtje dhe pa dashuri..njejt si ajo qe me priste mua!


Une nuk ndjehem fajtore,ishte nena e jote qe na ndau,ajo e cila shkaterroi te birin e saj por edhe shpirtin e nje vajze me dashuri te kristalte.

Edhe pas shume viteve e di se sa zemra jote vuan per mua..me shume flet emri i vajzes tende te pare,e cila mban emrin tim.
Jame shume e lumtur qe vajza jote mbane emrin tim,por lutja ime deri tek zoti eshte qe ajo mos te kete te njejtin fate te "ish te dashures" te babait te saj.

Kurse une po jetoja krenare me betimin tim qe kurr nuk do dashuroj nje djal tjeter..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:16 pm

E ndava nga gruaja, por tani vuaj vetë....

--------------------------------------------------------------------------------

Kur u njohëm nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një vajzë, dëgjova nga një kolege e punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenë shoqe të mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaj nga gruaja” - rrëfen Eminja, 35 vjeçare.

Në të vërtetë, gjithnjë e kam ditur se ai është një qyqar, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse nuk do të vepronte ashtu siç i thosha unë. E ai më dëgjonte verbërisht: së pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatërrova familjen, pastaj e organizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte vend as për prindërit, as për të afërmit e tij.



Kështu, kisha qetësi dhe askujt si lejoja të përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenë një qyqar i bukur dhe fjalëëmbël. Ai është fajtor për të gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën masë.


Metodat qe perdora nuk paten sukses

- “Mendoja se një mashkull që e tradhëton gruan e fëmijët, e ka lehtë t’i baraktisë e t’i harrojë. U mashtrova. M’u desh një mund shumë më i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë e duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat i sprovoja dobësitë e tij, e në anën tjetër kënaqesha.

E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë dilnin në dritare. Kështu, të gjithë fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siç dukeshin në shikim të parë. R. paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar me vite për veten e tij, duke ia prishur rehatinë në familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, në mungesë të dashurisë së saj. E ai, për ta dënuar,e detyroi që ajo vetë të kërkonte shkurorëzim. Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova ikjen time në një shtet tjetër. Vesha një fund të shkurtër, u rregullova me kujdes, mora një taksi dhe shkova në banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata të dy grindeshin. I luta të ma hapnin derën që ta shihja R. për herë të fundit, sepse po ikja përgjithmonë. Të dy u shtangën. Ajo, më në fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje.

Hyra në taksi dhe u nisa për në aeroport. Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë makinën, në mënyrë që R. të na ndiçte më lehtë. Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja. Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja unë dhe ta vëja edhe njëherë në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët e aeroportit ishin dëshmitarë të një skene dashurie në mes të dy njerëzve, të cilët ishin të krijuar për njëri tjetrin dhe asgjë s’mund t’i ndante. Atë ditë u realizua ëndrra ime. Mendova. Gjithmonë do jetë i imi!”



S’e lija të merrte frymë

- “Më në fund u shkurorëzua dhe jetonte sipas rregullave të mia, duke i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të them të drejtën nuk kishte zgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjë pranë tij, e lash punën dhe u vendosa në firmën e tij. Bëja punët që kërkonin përkushtim dhe dije shumë më të madhe sesa mundësitë e mia, por më duhej të dija çdo gjë që ndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, është dashur t’i lija pak liri. I linda tre fëmijë e ai ua ndërronte pelenat, i ushqente, ngrihej natën kur kishte nevojë. Pas lindjes së parë e mora shërbëtoren. Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte për një gjë të tillë.

Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshme për pamjen time, prandaj bëja çdo gjë të mos më prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes, mund të vishja prapë fund të shkurtë. Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë fundi të shkurtë të nesërmen fundi im ngjitej edhe më lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetëm për vete, larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siç e përvetësova. Kam qenë tepër e marrë kur kam menduar se ai do të jetë përherë imi".


Tani i laj mëkatet

- “Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Grave të punësuara dhe të ngarkuara me probleme të shumta, u duhet kohë për ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave të tjera. E dija se diçka po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun. Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja e punës, më e vjetër dhe më me përvojë se unë. Ishte grua serioze e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh është në udhëtime zyrtare, e unë e di se kjo është një arsye për të qenë me atë grua, por nuk po mundem t’i kontrollojë. Edhe unë e njoh. Për shkak të punës më duhet të bashkëpunoj shpesh me të, por ajo gjithnjë më rri larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë të parë e ndjeva veten të dobët e të vetmuar. Frikësohem se ajo do të ma marrë burrin për të cilin luftova aq shumë. Ashtu siç e ndava unë nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Si duket ky është dënim nga Zoti, për të gjitha mëkatet që kam bërë.”

- “Të gjitha dredhitë në luftë për ta përvetësuar i harxhova herën e parë, e tani, kur këtë më duhet ta bëj për herë të dytë, neveritem. Si duket, as armët nuk më shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as nënçmimet, as fundat e shkurtra, as këncënimet se do ta braktis. Atëherë, kur ia përmendja këto, çmendej, e tani bëhet sikur nuk dëgjon.
E dashura e tij e di ç’kemi hequr derisa ai është ndarë nga gruaja, prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë këtë për herë të dytë. Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së ndershme, tërheqëse, gruas që e kupton, e para së gjithash e do marrëzisht. Prandaj, nuk mund të matem me të.

Ngadalë po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme se me tre fëmijë do ta kem shumë vështirë për ta filluar jetën nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi do t’i lë fare pak pasuri. Shërbëtoren nuk do ta përzë, do ta paguajë ai. Pse të mundohem dhe t’ua shkurtoj kënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, pos t’i paguajë mangësitë e mëkatet e veta. Është njeri pa përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat më të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:16 pm

Ku iku Besa dhe fjala e saj?

--------------------------------------------------------------------------------

Kisha degjuar shoket e mi kur flisnin per te dashurat e tyre tradhetare qe nuk ia dinin vleren dashurise. I kisha pare me syte e mi se sa vuanin ato, por asnjehere nuk mund ta paramendoja veten time ne mesin e tyre. Me kujtohet, sa here thonin se tradhetia e vajzes eshte e rende, e une qeshja me ato sepse me dukej dicka e pabesueshme.

Pas nje kohe me ndodhi vete, e pranoj. Me ndodhi ne ate menyre qe nuk me shkon mendja te dashurohem perseri. E takova ate vajze ne ditelindjen e nje shoqes, pastaj u njohtuam me njeri-tjetrin. Me pelqeu shume, sidomos emri i saj - Besa. Ishte vajza me e sjellshme ne shkolle, e bukur, me trup te holle, floke te zeza dhe sy ngjyre qielli. Dicka qe e bente te vecante ishte buzeqeshja e saj qe kishte gjithmone ne fytyre dhe shpirti besnik.



Pas nje kohe te shkurter u dashuruam dhe filluam te bejme plane per te ardhmen. Shpesh here me thonte se urrente vajzat qe duan pasurine, nuk e di pse, ndoshta se une isha i pasur dhe Besa e dinte kete. Kur flisnim per martese, thonte se i pelqente te jetojme ne nje fshat te larget, ne nje shtepi te vogel, me natyre te bukur. Donte te kemi shume femije, sepse ciftet e dashuruara bejne me shume, keshtu thonte ajo. E une e kundershtoja duke i thene se femijet s'do na linin rahat te shijojme njeri tjetrin. C'do dite na shkonte duke qeshur dhe duke bere plane per te ardhmen tone. Per martesen tone qe nuk u realizua kurre.

Nje dite duke shetitur, rastesisht e takuam vellane tim dhe e ndalova per ta njohtuar me Besen. Familja ime ende nuk e kishte pare dhe as nuk e dinte se une isha i dashuruar me ate. U ulem te tre ne nje lokal, per te biseduar me lirshem. E verejta se Beses i shendrisnin syte nga gezimi, por nuk e kuptova se c'gezim kishte. E shihja shpesh here duke bere disa shenja me vellain tim. Ai ishte me i madh se une dhe me i bukur ne pamje. C'dohere ka qene i shoqeruar me femrat dhe per kete gje ato c'mendeshin pas tij. Nuk kishte asnje vajze ne qytet qe do refuzonte propozimin e tij, sepse ishte i bukur dhe i pasur gjithashtu. Por te Besa nuk me kishte shkuar mendja kurre, ate e dija si vajze te sinqerte...Te pakten keshtu me dukej mua.

Prej asaj dite, Besa filloi te largohet nga une, dita-dites me shume. Nuk e kuptoja perse, sa here e pyesja me thonte se ishte e zene me provimet dhe nuk kishte shume kohe per mua. U mundova ta kuptoj edhe pse nuk doja. Ne ishim mesuar te shetisim c'do dite dhe kjo gje me dukej jo normale. C'fare mund te kete ajo? Nje mije pyetje me silleshin ne koke, por asnjera prej tyre nuk kishte pergjigje. Keshtu kaluan disa muaj, deri sa ne fund me erdhi pergjigja e papritur...Besa ishte larguar nga qyteti bashke me vellain tim. Ai ma beri kete gje nga inati, kurse Besa ime e beri nga interesi.

I tregova familjes time per lidhjen qe kisha une me ate. U erdhi keq per mua dhe vendosen te mos e pranojne vellain tim ne shtepi. Ne njiheshim si familja me e mire ne qytet, por vellai na uli vleren me poshtersine qe tregoi. Doli tradhetar, bashke me Besen time. Vajzen qe e doja me shume se c'do gje ne bote.

Kaluan plote tre vjete dhe u kthyen ne qytet, te martuar. U shperngulen ne nje apartament perballe shtepise sime. Nuk e di perse donin te me shkaktojne dhimbje edhe me shume. Ku do gjeja une fuqine dhe guximin per te kaluar prane tyre? Si do ta shihja une Besen time ne krahet e nje tjetri? Sa here i shihja nga dritarja, te kapur per dore duke qeshur me njeri-tjetrin. A thua kishin aq shume dashuri, apo e benin kete gje nga inati? Me kujtoheshin premtimet dhe planet qe benim bashke. Fshati i larget, shtepia e vogel, femijet dhe mbi te gjitha dashuria jone...

...Besa theu besen qe ma dha, vrau zemren time dhe me ndau nga vellai perjetesisht. Ajo lindi tradhetare dhe do vdese e tille!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:17 pm

Me dhuroj zemren që unë të jetoj,por ai..

--------------------------------------------------------------------------------

Jeta i jepet njeriut njëher edhe prandaj secili përpiqet që ta jetoj sa më mirë dhe ti marr prej saj të gjitha "Frytet" që ajo mund ti ofroj.Ecim në rrugën të cilën na e ka parashikuar fati,me qëllim shprese dhe ambicie për një jetë sa më të lumtur për vetveten dhe për të dashurit tanë.Duke ecur në rrugën e pa pare prej fatit,jeta e njeriut mund të jetë shumë e bukur,por jo rallë ajo di të jetë edhe shumë e keqe,ndërsa çmimi që duhet paguar mund të jetë shumë i shtrenjtë.
Një ngjarje e tillë është mes Valbnës dhe Dritanit.Dy të rinj,ajo Korçare ndërsa ai nga Tirana.Ndoshta ka qënë fati ai që ka dashur,që dy të rinjtë të njihen dhe ndërmjet tyre të linde dashuri për të cilën ata do te ishin te gatshëm të sakrifikonin edhe jetën...



Gjithçka fillon kur Valbona mbasi mbaron shkollën e mesme në Korçë,vendos që të studiojë për ekonomi në Tiranë.Si studente e re njoftohet me shumë kolegë dhe kolege,por në mënyrë të


veqant i pëlqen shoqëria me Dritanin,i cili po ashtu ishte koleg i saj.Shoqerimi mes tyre nxit zjarrin e dashurisë,e cila i përcjell për tërë jetën.
Dashuria e fortë dhe dëshira për të qënë së bashku ka bër që dy të rinjtë të jetojnë së bashku në shtëpin e Dritanit,e cila me kënaqësi pranohet nga ana e prindërve të tyre.Valbona dhe Dritani


ishin te gatshëm të japin edhe jetën për njëri-tjetrin,ndërsa jo rralle ndodhte që Dritani të thoshte ''do ta jap zemren per ty'' .Këto fjale të Dritanit sikur i dëgjoi fati..



Problemet!



Nuk kaloj më shumë se një vitë të bashkjetesës se tyre dhe filluan problemet serioze.Bukuroshja Korçare pësoi komplikime me sëmurjen e zemrës,një gjë te cilën e ka pas që nga lindja.Mirëpo tani ishin tëpër të komplikuara dhe kërkoheshte intervenim i menjëhershëm.Ajo i kishte treguar të dashurit se problemet e zemrës e ndjekin që nga fëmijëria,mirëpo dashuria e Dritanit ishte më e forte dhe ai vendosi që të jetoj së bashku me Valbonen deri në fund.Mirëpo për shkak të


problemeve serioze,të cilat zemra e njome e Valbones nuk mund t'i duronte ,ishte e nevojshme që ajo të transferohet në Itali,ku i duhej një transplatim zemre.E problemi i radhes ishte grupi i rrallë i gjakut.

Nuk kishte ndihmë edhe pse kur u gjet grupi i gjakut,pasi zemra e Valbones ishte seriozisht e "goditur".Po shuhej një jetë e porsanisur,ndërsa dëshira e fundit e Valbonës ishte që të shoh edhe


njëher për së fundi Dritanin të dashurin e saj.Prindërit e saj e informuan Dritanin për gjendjen e Valbones dhe për dëshiren e saj te fundit.



Amaneti!



I vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendej e dashura e tijë,Dritani shkoi ne Itali por në të njëjtën kohë kërkoj zgjidhje për ta shpëtuar Valbonën.Kishte të njejtin grup të gjakut dhe vendosi që zemrën e tijë në të vërtet t'ja jap të dashurës ashtu siç i kishte thënë edhe shumë


hërë.Shkruan letrën e fundit dhe niset për në Itali me automjetin e tijë.Rruges duke shkuar me vetëdije shkakton aksident në të cilin humb jetën,kurse në xhepin e xhaketës kishte lën amanetin e


fundit drejtuar të dashurës së tijë:



"Cfar vlen jeta ime pa ty?Ti je jeta ime!Prandaj po ta jap zemren time me shpres se do kesh nje jete te lumtur..por pa puthjet e mia,pa shikimin tim,pa mbeshtetjen time,pa ngrohtesin time,perveç hijes e cila do të të qëndroj si engjëll mbrojtës"



Ekipet e shpëtimit reaguan shpejt dhe pasoi transplatimi i zemrës duke shpetuar Valbonën e cila duheshte të jeton "me zemrën dhe pa zemrën e saj"


Ajo shpesh herë amanetin e të dashurit e shpjegon me fjalet:"Gjithmone Dritani më thoshte se do të ta jap zemren,dhe akoma nuk arrij të besoj se si e bëri atë në vepër"..

Dritani do jet brenda meje dhe me mua përjetesisht në një dashuri të pa shuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:17 pm

Prindërit e vajzës nuk përfillin lutjen e fundit para flijimit


--------------------------------------------------------------------------------

Gerti Xhaja


TIRANE

I kërkoj të falur prindërve dhe gjithë njerëzve të mi, por unë nuk mundem të jetoj më kështu. Ju lutem kur të më varrosni më vendosni pranë Altinit". Ishte ky amaneti i fundit i Anxhelina Çerpjes, Xhulietës shqiptare të kohërave moderne, por që nuk u realizua nga prindërit e saj. Me një kokëfortësi të pashpjegueshme prindërit e saj e kanë varrosur në krahun tjetër të varrezës. Dëshira e vajzës për t'u prehur pranë të dashurit të vetëvrarë 5 ditë më parë, tashmë të varrosur nën një kumbull të lulëzuar që simbolizon jetën, nuk është realizuar edhe pas vdekjes së saj. Ishte po ai varr, mbi kurorat e të cilit u gjet në gjendje koma, 22-vjeçarja e dashuruar. Veç varreve të ndara kanë mbetur edhe dy familjet e tyre në shtëpitë pak metra larg njëra-tjetrës. Në të dyja banesat në Laknas, janë shumtë ata që qajnë ndërsa kryhen ritet mortore sipas traditës. Është një mënyrë "të qari" veç e veç, sikur të mos kishte asnjë lidhje mes të dashurve të humbur përgjithmonë.

Ditari
Ndaj kujt donte të protestonte Anxhelina me vdekjen e saj, ndaj fatit të keq që i mori të dashurin, apo ndaj prindërve që me mentalitetin e tyre mesjetar "vranë" ëndrrën e dy të rinjve? Kjo është një tjetër pikëpyetje që 22-vjeçarja la me vdekjen e saj. Përgjigjen tashmë e ka në dorë vetëm policia, megjithëse në të tilla raste nuk dihet të ketë precedentë ndëshkimesh. Policia zotëron ditarin e vajzës, karafili i freskët brenda të cilit simbolizon bukurinë e historisë së dashurisë, që përfundoi dhimbshëm. Ai është gjetur i lagur nga lotët dhe i shtrëguar fort në gjoks, sikur vajza të donte ta mbronte nga shiu i rrëmbyeshëm që vazhdonte të lagte trupin e saj përmbi varr. Në të përshkruhen që të gjitha çastet e kaluara së bashku dhe problemet e shumta, që tashmë kanë prekur mbarë opionin. Ishte vetëm një dashuri platonike, e nisur dy vjet më parë. Pikërisht atëherë kur Anxhelina kuptoi të fshehtën e shkëlqimit të syve të fqinjit të saj, Altinit. Në ditarin e nisur në mesin e vitit 2003, përshkruan më së miri arsyet e venitjes së këtij shkëlqimi. Prej kënaqësisë së pamasë, që rridhte nga një vështrim i shkëmbyer mes tyre, një të puthure në faqe a një prekje, dhe së fundi te frika se mos këto veprime ktheheshin në motiv për grindje mes familjeve të tyre. Boja e freskët e stilolapsit të gjetur brenda ditarit dallonte edhe fjalët e fundit të shkruara nga Anxhelina. Ato i drejtoheshin të dashurit të saj, për ta kritikuar për aktin e tij, justifikonte vetëhelmimin e saj për të përfunduar me një lutje të fundit për familjen: Të varrosej pranë të dashurit, pa të cilin nuk mundej të jetonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:17 pm

UN” DHE DASHURIA

E kam të nevojshme sot të them se “un njeriu”, ai i përditshmi lajkatar, gënjej kur them pa kandar “të dua”. Jam një tinzar i vogël dhe i dobët çdo herë që i them dikujt që e kam zili “të dua”. Unë atë, ndaj të cilit ndjehem inferior, në mënyrë hipokrite mundohem ta afroj duke i thënë “unë të kam mik… unë të dua!”. Por ndërkohë, “unë” njeriu pa shkëlqim, i zakonshëm dhe i mërzitshëm, pa ndonjë inteligjencë të veçantë, nuk di të dua.
Ndjehem keq kur kam përpara inteligjentin e dashur , “atë pasqyrën” ku shihem dhe më kujtohet që nuk kam lindur në të njëjtin vit me të. Më kujtohet se nuk kam lindur në të njëjtin qytet apo pallat me të, por diku në provincë, apo në ndonjë fshat të harruar. Nuk kam emrin dhe historinë e tij, idetë dhe botën shpirtërore apo atë miqësore të tij. Nuk e pashë dhe nuk e gëzova të njëjtën dashuri që mori si dhuratë në jetën e tij ai tjetri.
Kështu gënjej edhe kur i drejtohem një vajze e i them “të dua”. Në të vërtetë unë atë vajzë nuk e kam objektiv dhe destinatare të ndjenjës time më të madhe. Nuk i jap asaj çdo gjë. Nuk i jap shpirtin dhe energjinë e madhe që del prej tij. Unë, si lajkatar, ziliqar dhe egoist, i vogël dhe mizantrop, dua prej saj atë çka më intereson tek ajo, por nuk e dua atë. Pra unë nuk i jap asaj dashuri, i jap asaj vetëm materie të rrjedhshme ose para, instikte dhe fjalë të bukura spekullative që janë në inflacion, pallavra, gënjeshtra e plot të tjera si këto.
E atëherë më lind pyetja: Po çfarë dua unë ndaj këtij? Cfarë kërkoj unë nga njeriu. Atë që s’e kam?! Atë që s’mund ta kem?! Të kaluarën dhe shpirtin e tij?!
Dhe përgjigja më vjen e rrufeshme. Jo. Unë nuk e dua atë. Unë dua me të padrejtë atë që s’e marr dot, atë që s’është e imja, atë që s’kam për ta patur kurrë. E kështu si rrjedhojë nuk dua por lakmoj. Ky është verbi i përshtatshëm: Lakmoj. Jo Dua. “Lakmoj dhe kam zili”- kjo është motoja jonë e përditshme që në mënyrë të pavullnetshme që më bën të më errësohen sytë dhe jo rrallë t’i dua të keqen atij tjetrit, Dua që ato që ai zotëron t’i nënshtrohen dëshirës por jo dashurisë time. Jam egoist dhe vanitoz ndaj tij. Dua për vehte edhe pjesën time por mbi të gjitha atë çka ka të mirë e të shtrenjtë “ai tjetri”.
Dhe Dashuria përballet me veset dhe mëkatet tona, por edhe me parregullsitë e fjalorit.
Un Dua në sensin që: kam nevojë. Po, kam nevojë është gjetja tjetër për të bërë përdorimin korrekt të fjalëve pa thënë dua. Pra kam nevojë ta shoh poshtë këmbëve të mia atë që un lakmoj dhe jo dua. Duhet të rregullojmë edhe fjalorin tonë të përditshëm përveçse udhës së shpirtit për të mos u keqkuptuar nga tjerët. Sepse kemi një jetë të tërë që gënjejmë dhe krijojmë iluzjone duke thënë e dua atë. Atë që më shkakton traumën e fortë të inferioritetit. Atë që “unë” s’jam dot. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ndjesi tjetër dhe aspak me dashurinë. “Unë” kam nevojë për atë por nuk e dua, nuk e dashuroj.

Dashuria vuan edhe verbërinë tonë.
“Unë” njeriu i vogël, i rritur me dashuri, sigurisht, sepse pa këtë sentiment energjik nuk vazhdon jeta, vdes çdo gjë, ndoshta nuk e kam ndeshur kurrë atë. Ndoshta nuk e kam njohur dhe shijuar kurrë të vërtetën e madhe, kushtin bazik të ekzistencës time, Dashurinë. Kam frikë dhe më duket sikur flas për diçka të largët, për diçka që s’më përket, por në të vërtetë unë jam i ushqyer prej saj, me diferencën se nuk e kam parë me sytë e mi të etur, nuk e kam prekur personalisht me duart e mia të zbrazëta pa të. Në rastin “tim fatkeq” ajo, dashuria, më ka adoptuar në distancë dhe më ka rritur pa m’u shfaqur. Më ka ushqyer në errësirën dhe verbërinë time. E për këtë nuk u rrita i lumtur.
Kështu, nuk e “kam njohur” as në fëmijërinë “time” dashurinë, as në adoleshencë, as në familje, as në fshatin apo qytetin “tim”, por për të “kam” dëgjuar të flitet e të flitet pa fund, pa e kuptuar kurrë se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa një ditë, në vitet e para të pjekurisë, disa mësues filluan të më flasin më me intensitet për këtë sekret të madh. Filluan të më flasin e të më imponojnë bindjen: se mbi bazën e çdo gjëje jetësore është dashuria. Dhe që atëherë, flas edhe unë për dashurinë, por nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë.
I çrregullt në idetë dhe dritën e mendjes “time”, paqen dhe qetësinë e humb shpesh. Drejtësinë nuk e eksploroj fare si mekanizëm të domozdoshëm për të ndërtuar Paqe e Dashuri. E këtu ngre shpesh herë kokën lart, për të kërkuar dritën, duke harruar dhe nënvleftësuar faktin se drita fshihet brenda meje, në shpirtin tim. Nuk më lejon egoizmi, kokëfortësia, vaniteti dhe mediokriteti të shohë dritën e shpëtimit tim. Si një farë e mbarë tulipani, Dashuria fle brenda shpirtit tonë. Ajo pret Paqen për të nxjerrë filizin e saj, për t’u rritur e për të dhënë frytet e saj.
Tani, me një copë letër në dorë, që quhet diplomë, iu jap leksione të tjerëve mbi këtë temë, por ndërkohë vazhdoj të lakmoj mikun tim, të njohurit e mi, të panjohurit e mi, kalimtarët e zakonshëm në trotuar. Lakmoj ata që edhepse mbi këtë temë, dashurinë, nuk kanë marrë shumë leksione, e kanë njohur atë, kanë jetuar dhe janë dehur me të. E pa atë nuk jetojnë dot. Kjo, ndërkohë “më” bën të ndihem keq, “më” shkakton frustracione. Më kujtohet përsëri që ai tjetri e ka njohur atë, dashurinë, ndërsa “unë” u rrita me një emër që u detyrova ta ndërroj në gjykatë duke shpresuar se me këtë do gjeja pak dashuri. Pastaj më kujtohet se u mundova të shkollohem e u lodha e u lodha shumë, gjithmonë për të gjetur pak dashuri. U zhgënjeva edhe prej poezive false që lexova netëve të gjata vetëm për të gjetur dashurinë.
Cuditërisht dashurinë e kishte “ai tjetri”, “ajo tjetra”. Ata dinin të ecnin në rrugë, të silleshin me njerëzit e të pranoheshin prej tyre me thjeshtësi. Ata rrezatonin mirësi. Gjenin gjithnjë kohë të qeshnin e të donin, pra të dhuronin dashuri. Kurse mua dashurinë ma largonte ideja brejtëse mbi çertifikatën time të lindjes. “Unë” i linduri atje larg… ndërsa ata, jetonin të lumtur, jetonin me dashuri edhepse shpesh disa si “unë” i pickonin, i lëndonin sepse të padrejtët e pafat kishin nevojë t’iu merrnin të lumturve atë që s’ishte e tyre, pikërisht dashurinë që ata të lumturit, mbanin thellë në shpirt. Në këtë pikë të dëshirës ose nevojës së padrejtë të njeriut ndaj njeriut kanë lindur luftrat, konfliktet dhe njerëzimi është gjakosur e maskruar. Kjo do të thotë se padrejtësia ka tentuar disa herë të eklipsojë dashurinë.
Sepse të duash do të thotë të ofrosh zemrën dhe jo fjalën hipokrite. Do të thotë të ofrosh shpirtin dhe jo “dhurata helene për Trojën” që më vlejnë për t’iu futur sa më tepër në brendi tjetrit për ta sulmuar atë sa më fort. E kështu vazhdojmë me buzëqeshjen si element i rëndësishëm dhe i dukshëm i dashurisë. Mirësia, është edhe kjo pjesa e pandarë e asaj të madhërishmes vlerë absolute, sublimes ndjenjë që quhet Dashuri.
E pikërisht Dashuria, ky element që vjen tek ne nga Lart me një frymë të lehtë qiellore, na mbush hapësirën tonë shpirtërore me ndjenjën më të bukur që të gjithë e kërkojmë, e adhurojmë, e ëndërrojmë.
Por le t’i kthehemi fenomenit më shqetësues të shoqërisë, mungesës së sublimimit të dashurisë nga i dobti dhe i vogli njeri gjatë jetës së tij.
E për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi,
na duhet që për të gjetur dashurinë, të verifikojmë duke kontrolluar gjendjen në të cilin ndodhet shpirti, habitati ku zbret nga Lart dhe rritet ky sentiment jetëdhënës. Nëse ky habitat dashuror, shpirti, nuk ka hapësira të pastra paqeje, qetësie, atëherë dashuria nuk mund të jetojë në të. Dashuria ka nevojë për Paqe që të jetojë e të gjallërohet. Kurse Paqja ka nevojë për të rëndësishmen dhe të domozdoshmen Drejtësi për t’u krijuar.
Do ta krahasoja Paqen me kushtet ambjentale, pra me një lëndinë të bukur, në një fushë ose kodrinë, ku fryn erë e lehtë dhe e ngrohtë, ku lind dielli dhe i jep jetë dhe ngjyra këtij habitati. Por duhet të kemi kujdes se pa një përkujdesje dhe pa vëmendjen e duhur, pra pa të domozdoshmen Drejtësi, në këtë kopsht të bukur Paqeje nuk mund të lindin lule të bukura siç është Dashuria, sepse mund të ndodhë dhe në fakt shpesh lindin ferra të këqija që tentojnë ta mbysin jetën, lulet, Dashurinë.
Pra na duhet Drejtësi dhe vetëm Drejtësi për të ndërtuar Paqen e cila do të na japë mundësinë dhe kushtet për rritur dritën e Dashurisë që ne të gjithë mbartim si dhuratë nga Zoti. Dashuria fle tek gjithsecili nga ne, me diferencën që në kushte paqeje ajo del e triumfon mbi hapësirat njerëzore e në të kundërt, në një terren konfliktual, ajo që dominon është e keqja, errësira, konflikti.
Dashuria do triumfojë sigurisht, por vetëm në kushte Paqeje, e cila ka nevojë për Drejtësinë…
Duke mbërritur në këtë pikë them se nevojitet inteligjencë për të kërkuar Drejtësi, e cila na bën të gjejmë Paqe dhe të jetojmë njerëzisht në Dashuri.
dhe do të kemi më pak gënjeshtarë, ziliqarë, lakmitarë, vrasës, hajdutë, katundarë praparendës, pseudointelektualë…
e do të kemi më shumë mbrojtës të së vërtetës, dashamirës, bamirës, qytetarë model, ndërtues katedrash, dhe ambjentalistë të kulturuar që jetojnë në fshat për zgjedhje dhe njerëz të qartë në mendime.
E për këtë nuk do të hezitoja të përsërisja citime gjeniale thënë nga njerëz të mëdhenj: DASHURIA eshtë forma më e lartë e Inteligjencës Njerëzore.
p.s.
E në fund, dua të them se ai “unë” je ti, kushdo qofsh e i kudogjendur, kurse “ai tjetri” shpesh herë kam qënë unë, personalisht, që si zgjidhje jap:
Drejtësinë, Paqen, Dashurinë… që arrihen me inteligjencë e vullnet, jo me budallalëk, egoizëm dhe vanitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:18 pm

''4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare''!

Dushehin nje djale dhe nje vajze, por e keqja ishte se i ndante nje Oqean. Edhe njohur ishin ne internet por per rreth 2 vjet kishin depertuar thelle ne brendesine e njeri-tjetrit. Me kalimin e kohes dashuria shtohej, beheshin plane per te ardhmen, mundesisht edhe vendosen sa femije do kishin, si dhe emrat qe do mbanin. Ky djali ne te kaluaren ishte Don Zhuan ne kuptimin e plote te fjales, por qe pas njohjes me kete, ndryshoi automatikisht. U be njeri serioz dhe mendoi se gjeti nje njeri qe do ta donte shume gjithe jeten. Kur ne fakt, as vete nuk e kuptonte se ku bazohej te arrinte ne kunkluzione te tilla, kur dhe njohja, takimi i pare te fshehur pas ekraneve te turpit (Kompjuterit), nuk ishte aspak mbreslenes! Ky ne ate kohe ishte me njeren, pa e tepruar aspak, ajo ishte njeriu me i mire qe kishte njohur dhe sa per ''Don Zhuanin'' vlen te theksohet se ishte nje nder femrat me te bukura qe kishte pase apo dhe pare, si dhe ai i dhuroi puthjen e pare, prekjen e pare dhe ....! Ndersa kjo patriotja e tij, ishe normale ose e bukur nga pamja e pare, dhe jo se ka rendesi shume, por thjesht e them nga qe gjene me te bukur ne te, kishte pamjen e pare, te ciles nuk i kushtoi rendesi. Thjesht donte te donte cmendurisht kete here dhe si pasoja verbohej shume here.

Tani, kur eshte e fresket ndarja, ajo u kthye tek ai por e ka te mbyllur deren pergjithmone. Ajo ne fillimet e lidhjes dukej si vajza me e ndershme ne bote. Nder te tjera thoshte qe ''do te pres edhe sikur te me duhet te te takoj ne pleqeri'', por qe nuk ndodhi ashtu. Ajo filloi te ankohej se i mungonte puthja ne netet e ''lengshme'' ne telefon dhe befas nje dite, filloi te ftohej dhe tia nxije jeten ketij me veprime vertet shtazore (gjithmone duke marre parasysh se ishin ne comp ose tel) dhe ne fund, pas nje maratone ''ngrenje shpirti'', ai i tha zhduku por i premtoi se do ishte armiku i saj i perjetshem nese ajo do prekte tjeter, para se te takoheshin ne realitet. Inati i ketij, eshte si te thuash ''inati i penisit'' (ju kerkoj ndjese per shprehjen) sepse ai i ka vene vize, por do qe ta kete nje here tek vendi, ne kravat, por dhe ne makine sdo kishte problem. Ajo pretendonte se ishte vajze me parime ne jete, kur ne fakt per nga ana shpirterore me njohurine e deritanishme, ndonjeres ne semafor do ia kishte zili!

Pak dite pas ndarjes ishte njohur me nje kamboxhian. Kishin kercyer dhe defryer ne kulm ne nje party, pastaj ai i kishte marre doren dhe ja ferkonte lehte, mundesisht ja afronte tek organet gjenitale, por sipas saj, kishte refuzuar dhe kerkoi ndjese nga qe ishte treguar naive. Iku ky (edhe pse levdatat per ate nuk reshten, dmth ai ishte njeri i jashtezakonshem!). Doli ne skene nje tjeter, ai ishte italian, bullgar si dhe indian. Kete e njohu ne ''facebook'' dhe shkembenin mesazhe. Per ate ne fillim tha qe ishte italian (ne kohen qe mendonte une ky sdo e shohte foton e tij ndonjehere), pastaj i tha qe njerin nga priderit e ka bullgar, dhe ne fund pasi hengri disa nene mashtrimi, per ta treguar foton e tij, tha qe gjysh pas gjyshi njeri ka qene italian por qe ky tani eshte bullgaro indian, dhe pasi tregoi foton, ishte 100% indian, mundesisht me fytyren si gome Centauri (kamion i madh), 32 vjec, nderkohe qe kjo eshte 19, larg cdo gjeje qe mund te bashkoje 2 njerez kaq te ndryshem. Edhe per kete plasen levdatat. ''Eshte shume i mencur, sh i bukur, poet i madh si dhe muzikant i madh'' e plot gjera te tilla. Derisa arrinte te thoshte qe ''do kisha nderin ti jepesha atij, ti jepja virgjerine'' (ne kohen qe kishte thene qe vetem me burrin tim do kem mardhenie seksuale, por dhe puthjen e pare). Kur ne fakt ai sic dukej, do behej 60 vjec ne shkolle dhe nje cop diplome sdo e kishte. Per ta vertetuar aftesine e te shkruarit te tij, ky shqipoja beri nje kerkim me internet dhe poezite i kishte ''huazuar'' nga nje poet goxha i madh. Por e pabesueshmja ndodhi kur ajo tha qe ska mundesi, edhe pse ishte gjithcka e qarte sepse nuk kishte ndryshuar asnje presje, ne fund tha qe poeti qe te pakten ka nja 13 libra, ja ka vjedhur indianit!!! Gjithsesi ceshtje injorantesh, sidomos kur te kesh te besh me njerez te tille sic ishte kjo vajza e Shqiperise sone te dashur, qe fatkqesisht ishte/eshte vajze e nje intelktuali te vertete. Iku dhe ky. Ka shume, ka thenje e vepra vertet shtazore te cilat sdua ti permend sepse sigurisht qe do ishte dicka qe kurre me pare se keni degjuar as pare. Epshi i saj eshte vertet i papare as ne pornot me te rendomta. Por le te mos thuhet. Pas indianit vine ca shpiptare 20 vjecare, pasi kalojne nje mbremje si grup me disa te tjere, keta djemte, skishin vend ku te flinin dhe e pyeten nese mund te flinin ne dhomen e saj (hera e pare qe ishin pare pasi ishin takuar rastesisht), dhe pranoi kjo, por qe te rrinte dhe nje shoqe e saj ne dhome. Para se te flinin, ''orgjine e beme'' iu tha ajo, sikur tiu uronte naten e mire'', dhe fytyra e djemve te padjallezuar mori pamje pikpyetjeje dhe pastaj qeshen. Nejse dhe keta e plot gjera te tjera qe ja humbin njerezine nje femre. Shfaqet nje amerikan kete here (sigurisht qe jo sepse kjo nuk ishte per te tille), pra ishte rrumun. Ishin takuar ne nje tjeter mbremje. Ajo kishte kercyer gjithe mbremjen me te, sapo i kishte folur ai, rreth 4 ore. Pas prekjeve ne pika ''delikate'', ai e kishte afruar ta puthte, por kjo vajza e ''ndershme'' nuk kishte pranuar, vetem pak kishte arritur ta prekte me buze ai dhe e kishte shtyre kjo. Gjithmone sipas zerave jo te besueshem persa i perket shtyerjes, gjithsesi le te qendroje kjo. Sipas saj ai mund te puthte (e me shume) ke te donte. Maksimumi qe kishte arritur per te puthur nje femer ishte 15 min. Le te jete si te doje nje vajze, ai e bente per vete. Pra sipas saj, edhe ty qe je duke me lexuar tani (behet fjale per nje lexuese qe ka vertet parime ne jete). Por mos e merrni seriozisht sepse kete e thoshte kjo, edhe pse betohej ne gjerat me te shtrenjta qe ka ne jete. Gjithsesi pasi pashe foton, edhe me kete ndodhi si me indianin, nga italian u be bullgar dhe perfundoi indian. Pra nje djale poshte normales, per te mos thene me shume. Cudia ishte sepse degjova ate qe sbesoja se do e degjoja kurre ne jete. ''4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare'' - tha ajo gjithe mburrje! Ndoshta shume nga ju sdo ju duket dicka e jashtezakonshme, por mua me duket kulmi i marrezise. Pasi qesha me te madhe gjithe ironi duke e shoqeruar me fjale po ironike dhe me tej. Te nesermen e pyesin shoqet ''cfare ndodhi mbreme?'', ''asgje'' - thoshte kjo ''as per te me puthur nuk arriti'' gjithe krenari. ''Ua te lumte'' - thoshin keto qe nuk ishin ndryshe nga kjo nga truri. Por mbremja nuk kishte mbaruar me kaq! Kishin bere dhe foto se bashku. Brenda 4 oresh njehoje, kishte ndodhur edhe dicka tjeter. Deshiren per te dale ''HOT'' (edhe pse gjoja ishte e merzitur per mua dhe i mungoja ne cmenduri) e kishte realizuar. Dale kishte me nje mini-minifund, mbathjet i dukeshin pa pase nevoje per tu perkulur. Fotoja ishte me te vertete hot. Te perkulur, sikur ben dashuri ne kembe, ai i kishte kapur kofshen me dore dhe ja mbante lart, ndersa doren tjeter ja kishte vene tek vithet. Te dy kishin dale duke qeshur dhe dukeshin shume te lumtur se bashku. Gjoksi i saj, gjysem i dale ndriste peisazhin e mallkuar te te qenit ndyresire. Duke e kuptuar marrezine e saj, ajo tha qe ''per hir te shoqes time qe kishte deshire te beja nje foto ''hot'' me kete djalin e bera, dhe nuk mund tia prishja qejfin, prandaj dola si e lumtur''. Gojen te hapur vesh me vesh nga e qeshura e kishte. Por pasi kishte shkrepur aparati, kjo me nje gjest alla ''Shote Galica'' e kishte qelluar ate, duke edhe e ofenduar rende. Por qe te nesermen, kishin luajtur nje loje bashke dhe gjera te kesaj natyre. Asaj ia kam bere te qarte se une max qe mund te bej, eshte, te bej seks me ty por vetem nese je e virgjer dhe mos te te puth kurre sepse ti je kancer.

Kjo qe thashe me lart eshte ASGJE. Une sdo shprehem me gjate por jam i sigurt qe skeni degjuar qe nje njeri te perdor njerzit qe nuk i perdorin as kafshet per epshin seksual. Nje nder gjerat me shtazore qendron aty tek eksitimi, aty ku ndizet keq ajo dhe sigurisht harron qe eshte vetem nje ze ne telefon, i duket vetja plotesisht e mbushur. Pervec personazheve ''horrore'' qe perdor, ka deshire teper te shfrenuar, teper banale, por qe, sic thashe sdo flas me. Ndoshta do botoja nje liber nje dite, sikur mos te me mungonte shkolli i duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 12:18 pm

Tregim e një dashurie..

Kurrë nuk do ta kisha besuar se sinqeriteti do të mund te keqperdorej sepse un e çmoja aq shum kete veti.POr burri im te kaluaren per te cilen e kisha treguar vet e perdori kunder meje ateher kur ai donte te mbunte lidhjen e tij me nje grua tjeter E kam pesuar keq , e tash pres te lind Femijen e tij qe do te rritet pa baba..!
Ia pash sherrin sinqeritetit tim.
Prinderit ishin under marteses time me at djale, por un arrita t'i binde se ishte djal shum i mire dhe se un e doja shum .Ata nuk ma prishen dhe pse ishin shum te paknaqur me zgjidhjen time.Per nje koh shum te shkurtet u fejuam dhe me nje dasme te vogel edhe u martuam.Gjithcka po shkonte mire me martesen tone Ishim te lumtur .E donim njeri-tjeterin.Kurr nuk e kisha menduar se do ta pesoja aq keq nga sinqeriteti im.Kur filluam te kalonim i pata tregua se un me pare kisha nje te dashur qe e doja shum por qe nuk kisha pasur fatin te isha me te Me gjith ate koh tha se nuk me pengojn as gje e kaluara ime. Me tha se me renderi ishte se me dashuronte. Ne fakt keshtu eshte dhe un besova..se kishte gjetur njeriun qe e deshiroja.Jetonim te ndare nga Familja e tij ne Prishtin dhe benim nje jete te qet pa problemet.Dalngadal Filuan te perhapeshin fjale se ai ishte ne lidhje me nje grua tjeter. Si fillim nuk i thash asgje , sepse mendova se ishin vetem fjal , siç behen gati per te gjith njerzit. Mendova se nje do te shuheshin. sepse thone se fjalet e paverteta fliten vetem tri dite. Kaluan disa muaj dhe me nuk i duroja njerzit te me flisnin se si e shihenin burrin tim me nje grua tjeter biondin. I thash atij ,por mohoi duke thene se asgje nuk kishte te vertet ketu.

E Kishte tjeteren e mua me permendte te kaluaren time.

Me qetesuan fjalet e tij por dicka nuk me linte te bindesha se ai ishte treguar i sinqert me mua . Fillova te dal me shpesh dhe te endem rrugve te qytetit se mos e takoja diku ashtu edhe ndodhi nje dite vendosem te pinim nga nje kafe me shoqen time ne terracen e hotelit ''GRAND''.Gati sa nuk me ra pika kur e pashe at ulur ne nje tavolin bashk me at vajzen qe dukej krejt si ma kishte pershkruar . Ai na pa por beri sikur nuk shihte ndejten edhe pese minuta dhe iken sikur nuk na kishin par fare.Ne mbremje i thash se un nuk po haja bar dhe se kisha kuptuar te teren.Ai si fillim u mundua te me bindte se nuk ishte ashtu por dalngadal situata e keqsuar dhe ai pastaj filloi te me thoshte lloj-lloj fjalesh.''Desisa un jam martua me nje qe ka nderruar shum shtreter , tash une dua te kaloj me shum te tjera. Qe ta dish nuk e kam vetem at qe e ke pare kam edhe te tjera'' me tha . Me erdhi shpirti te hundet.Un kisha pasur nje te dashur. por jo siq thoshte ai shum. Me erdhi te plas nga inati. I thash se ai mund te shkonte me te tjera por une do te ndahesha nga ai.Ai u turbua dhe ate dite me rrahu aq keq saqe tri dite nuk munda te levizja. Pastaj prap u mundova te shtirresha se nuk ka ndodhur as gje.por ai filloi te dal neper qytet dore per dore me at tjetern.Nuk diaj cfare te beja ishte teper e rend per mua te vahdoj jeten , sikur nuk po ndodh asgje . Ndodhte dicka qe mua me duket shum serioze prandaj nuk mund ta kaloja.

Tani jetoj te prinderit e femija rritet ne barkun tim.

Prinderve nuk guxoja tú tregoja se per ate qe po ndodhte me jeten time , sepse kisha frike se nuk do te me perkrahnin dhe do te me thoshin se kjo kishte qen zgjedhja ime. Me dukej se do te plasja nga merzia. Kulmi i tere kesaj ishte fakti se une tashme kisha ngelur shtatzanë. Kur u kontrollova te gjinekologu dhe ma kumtoi kete lajm. qava tere diten ne vend qe te gezohesha . I tregova per kete burrin tim.Ai thoshte ''Ndoshta ky femij nuk eshte i imi sepse ti je mesuar me shum djem'' me tha. Kete nuk e durova dot . Me tengjeren e kisha ne dor sepse po beja darken iu hodha i rash disa heere dhe ia theva krahun.Ai u terbua por nga dhembja nuk mundi kesaj radhe te me rrahte. Iku per te mjeku nga dhimbja ndersa un bera gati rrobat e mia dhe shkova ne shtepin time.U tregova prinderve per te tere ate e po ndodhte me jeten time. Ata me thane qe te mos kthehesha me tek ai. Kisha edhe nje dileme te abortoja apo te lindja femijen tim. E zgjodha te dyten Do te lindja femijen. tim . sepse ai nuk me kishte faj qe un kisha zgjedhur nje burrte lig dhe nje baba te gabuzr per te . Tash po e shikoj barkun si me rritet ndersa ai nuk me ka kerkuar me kurr e as qe eshte interesuar per femijen e tij qe un e mbaj ne bark Shum shpesh vuaj shum por qetsohem kur kujtoj se lidhja ime do te perfundonte nje dite me heret a vone. Shpresoj te gjej ndojnje pun pasi te lindi femijen dhe ta rris vetem ashtu siq eshte me se miri. Per burrin tim thone se tani ai jeton ne banesen tonde me at tjeteren . Do te porosisja te gjitha vajzat qe kurr te mos tregohen krejt te sinqerta sepse burrat nuk harrojn kurr dhe kete e perdorin kur ka nevoj..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FaLcOxXx
Moderator
Moderator
FaLcOxXx


Numri i postimeve : 1522
Age : 113
Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe
Puna/hobi : to do nothing it's something
Humor : shes sporia n'korzo...hahah
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 2:33 am

po ktu a nuk mund te postohen edhe tregime personale?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/sokol2103
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 2:42 am

nese ke naj tregim postoje pse jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tregime Dashurie Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Dashurie   Tregime Dashurie Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tregime Dashurie
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Më Pranë Njëri-Tjetrit :: Në kërkim të romancës-
Kërce tek: