|
| Akullore~ | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:18 am | |
| Akullore me karamel
Përbërësit: Për 4 persona: 100 g sheqer, 3 të verdha vezësh 2 gota pana (krem qumështi).
Përgatitja: vendoseni sheqerin në një tigan, lageni me një lugë ujë të ftohtë dhe treteni në zjarr të dobët. Ngriheni pak flakën e zjarrit, hiqeni shkumën dhe kur shirupi të këtë marrë ngjyrë të kuqe të praruar hidhni në enë gjysëm gote ujë të ngrohtë dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Mbulojeni, vendoseni përsëri në zjarr shumë të ulët. Pas rreth 20 minutash, sheqeri duhet të jetë shkrirë krejtësisht dhe të ketë konsistencën e një shërbeti të trashë. Rrihni vezët në një tas me pirun, hidhuni përsipër shërbetin me ngadalë duke e trazuar shumë fort derisa të përftohet një masë e lehtë dhe e fryrë. Vazhdoni të përzjeni derisa të ftohet. Vendoseni enën në kompartimentin me ngrimje të thellë të frigoriferit për gjysëm ore. Rrihni panën pa sheqer dhe bashkojani përgatesës karamel- e verdhë vezë. Hidheni në makinën e akullores dhe pas 20 minutash akullorja është gati. Ndajeni nëpër tasa dhe shtroheni. Akullore me çokollatë Përbërësit Për 6 persona: 100 g çokollatë, 120 g sheqer, 6 të verdha vezë, 3/4 L qumësht. Përgatitja: Zieni qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:19 am | |
| Akullore me vanilje
Përbërësit për 3-4 persona:
- ½ litri qumësht - 1 thelb vanilje (ose esencë vanilje) - 4 te verdha vezë - 70 g sheqer
Në një tenxhere, ziejmë qumështin me thelbin e vaniljes te çarë në dysh në mënyre qe te lëshojë sa më shumë aromë.
Rrahim në një enë të verdhat e vezëve me sheqerin derisa te formohet një shkume e njëtrajtshme, me pas hedhim qumështin me vanilje dhe i përziejmë mirë.
Përzierjen e kthejmë ne tenxhere dhe e vëmë ne zjarr te ulët, duke e përzier vazhdimisht, derisa të krijohet një masë kremi.
E lemë të ftohet, e hedhim ne një kallëp akulli, dhe e fusim te ngrirja. Koha e ngrirjes ndryshon sipas frigoriferit, preferohet te lihet gjithë natën te akulli.
Për të ndryshuar shijen, mund te shtojmë para ngrirjes fruta te grira, si banane, kivi, luleshtrydhe e manaferra, ose kafe, arra, kikirikë e gjëra te tjera | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:19 am | |
| Akullore me luleshtrydhe
5 vezë 3 filxhanë qumësht 2 ¾ filxhanë sheqer 4 ½ filxhanë luleshtrydhe 2 doza vanilje
Në një tenxhere të vogël zieni mirë qumështin. Ndërkohë, në një tas rrihni vezët me 1 filxhan sheqer. Shtoni pak nga pak qumështin e valuar në masën me vezë dhe sheqer, duke e përzier vazhdimisht. Zbrazeni të gjithë masën në tenxhere, uleni zjarrin dhe përzieni derisa të fillojë të lidhet. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni dozat e vaniljes. Lëreni masën derisa të ftohet plotësisht. Pastroni luleshtrydhet, (lini 6 luleshtrydhe mënjanë) shtypini në një tas dhe përziejini me sheqerin e mbetur. Në vazhdim hidhini në kremën e ftohur.Vendoseni masën në ngrirje të frigoriferit. Nxirreni çdo 20 min.dhe përziejeni, me qëllim që të thyeni kristalet e mbledhura të akullit. Servireni në gota akulloresh duke vendosur nga lart nga një luleshtrydhe për garniturë. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:19 am | |
| Akullore me kafe
Përbërësit: Për 6 persona: kafe, 150 g sheqer, 200 g pana, 200 ml qumësht, 2 vezë, vanilje.
Përgatitja: Holloni në qumësht një pako vanilje, jepini një valë dhe pastaj lëreni të ftohet. Në një enë rrihni vezët me sheqerin dhe kur të zbardhen e të fryhen shtoni 3 filxhanë të vegjël kafe, pastaj panën dhe qumështin e ftohur. Përzjejini fort, hidheni masën në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash ose sipas instruksioneve të aparatit. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:19 am | |
| Akullore me lajthi
Përbërësit: 100 g lajthi, 170 g sheqer, 6 të verdha vezësh, 3/4 L qumësht, 1 paketë vanilje.
Përgatitja: Vendosni lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta, hiqini, eleminoni lëkurën dhe grijini imët. Zjeni qumështin dhe aromatizojeni me vanilje, përziejeni. Punojini lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht, pastaj shtoni qumështin e mbetur duke përzier. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur të përftohet një masë e fryrë shtoni lajthitë. Vendosini në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht. Hiqeni kremin sapo fillon të marrë valë. Kur të jetë ftohur, hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:20 am | |
| Akullore me banane
Përbërësit: Për 4 persona: 1 kg banane, 150 g sheqer, 1 portokall, 1 limon.
Përgatitja: Shtrydhni portokallin dhe limonin, hidheni lëngun në një tenxhere, shtoni sheqerin dhe treteni këtë në zjarr të dobët. Hiqeni para se të arrijë pikën e zierjes. Qëroni bananet dhe frulojini në mixer. Hidheni purenë e bananeve në sherbet. Përzjejini për një kohë të gjatë dhe hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:20 am | |
| Akullore me kos
Përbërësit: Për 4 persona: 4 kuti kos, 230 g sheqer, 4 limona.
Përgatitja: Lani limonat dhe grini lëkurat e 3 prej tyre, të katërtit hiqjani lëkurën dhe pritjani në trajtë rripash të hollë që do t'i mbani në ujë të ftohtë. Shtrydhini limonat dhe bashkojani lëkurave të grira. Vendosini në një tas kosin, shtoni sheqerin dhe rriheni mirë derisa të përftohet një masë e butë e lehtë. Hidhëni pak nga pak lëngun e limonit dhe vendoseni në makinën e akullores. Mbajeni në të derisa akullorja të arrijë të bëhet. Kalojeni akulloren në një tas të madh dhe zbukurojeni me rripat e kulluar. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: Akullore~ Fri Nov 21, 2008 3:20 am | |
| Banana Split
Produktet e nevojshme
- 4 banane - 100 gr ara te bluara - 12 topa akullore - zhelatin ose zhele - 200 ml. shllag ( whipped cream)
Pergatitja:
Ne nje tas per perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten per servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim per gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa te vogla. Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe eshte vendosur ne mes te pjates per servim. Me hoplen e perzier mbushim nje "shpric" dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithe kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Akullore~ | |
| |
| | | | Akullore~ | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |