Lexoni rregulloren para se të postoni!
--------------------------------------------------------------------------------
Përshëndetje vizitorëve të romancës.
1.Nese jeni te rinj ne nen-forumin e Romances ju keshillojme te hidhni nje sy dhe nen-forumeve te tjera,keshtu do keni nje ide me te qarte ne lidhje me tematiken e ketij nen-forumi.(ne kete forme evitojme tema qe hapen tek vendi i gabuar etj.)
2.Para se te hapni nje teme kontrolloni nese tema nuk eshte hapur me pare nga nje anetar tjeter i ketij nen-forumi.Temat e perseritura do spostohen tek PDG ose tek Koshi i Forumit.
3.Gjuha qe perdoret ne nen-forumin e Romances eshte SHQIP !
4.Ndalohen fyerjet e cdo lloji ndaj anetareve te forumit.
5.Ndalohet chit-chatti.
6.Butoni « cito » ju vjen ne ndihme nese postimi i anetarit te cilit doni ti pergjigjeni ndodhet disa faqe me pare,jeni te lutur te mos keqperdorni kete mjet ndihme kur s’eshte e nevojeshme.
7.Moderatoret dhe Super Moderatoret e ketij nen-forumi do bejne te pamunduren te lajmerojne per fshirjet ose moderimet ne tema te caktuara,duke marre parasysh fluksin e madh te vizitoreve ne kete nen-forum s’do jete perhere e mundur.Ju kerkojme ndjese paraprakisht per kete.
8.Postimi I imazheve ne kete nen-forum nuk eshte I keshilluar ngaqe ngadaleson hapjen e Forumit per disa anetare.Natyrisht ka raste ne te cilat postuesi mund te beje te qarte idene e tije vetem nepermjet nje imazhi dhe stafi do kete kuptim te plote per raste te tilla.
Kam vënë re që ka filluar të rritet ndjeshëm përdorimi i gjuhës së huaj në këtë nënforum, qoftë ai i gjuhës angleze. Përdorimi i gjuhës së huaj duhet të jetë sa më i pakët, nuk duhet të diskutoni në gjuhë të huaj (duke përjashtuar raste të veçanta).
Në disa postime shoh që i drejtoheni njëri-tjetrit në gjuhë të huaj, pra jo në gjuhën shqipe.
Ju kërkoj që gjatë postimit të mesazheve tuaja të shkruani në gjuhën shqipe.
Ju faleminderit per mirekuptim.