DISKO ~ Fjala DISCO vjen nga emri i zotit toksorë tek romakët me emrin DIS. Të rekorduarit është DIS(c). Domethënia e fjalës DIS është parashtesë e kuptimeve heq, marr me forcë, etj. Pjesa e parë e fjalës DANCER është DAN. Bibla thotë se DAN-i deponon vehten si SATAN (Shih: Gjeneza 49:17).
Në historinë e përgjithshme të Afrikës, të përgaditur nga UNESCO, gjejm fakte impresionuese, për kulturën e popujve primitiv Afrikan. Është argumentuar përshembull, se të huajt (të bardhë a zezakë) priteshin si miq në principatat zezake dhe kishin të drejta të barabarta me vendasit. Në të njëjtën kohë, i huaji në Romë apo në Greqi, bëhej rob. Pa dyshim, këta e nxisin njohësin e madh të historisë Afrikane Leo Frobeniusin (gjerman) të shkruante: "Zezakët janë të civilizuar deri në palcë, kurse ideja se ata janë barbarë është shpifje evropjane..."
Deri në gjysmën e shekullit XIX, qeveria Amerikane paguante një shumë të caktuar për Cdo kokë të rjepur Indiani. Gjatë tre shekujsh, bashkë me shtatin e civilizimit Euro - Amerikan, kultivohej edhe tregtia e turpshme Atlantike me robër zezakë; e përmbyllur tek në vitin 1865, gjat së cilës 13 - 15 milion njerëz të lirë (numri i saktë s'do të dihet kurrë) u kapën thjeshtë si gjah mbi njerëz. Ja kështu pra, egërsia e civilizuar, u ndesh me njeriun e lirë të kulturuar e primitiv.
Pamvarsisht sa e logjikshme apo e saktë mund të jetë kjoHistoriani Grek nga Sicilia Distorius Sicilius i përmendur për historinë e përgjithshme (40 volume), nga ecila kan mbetur 25 të fundit, e përmendë Qaben në një mënyrë të pagabueme si ma të vjetrin dhe ma të nderuemin tempull në kohën e saj, gjegjësisht gjysëm shekulli para Krishterizmit. Silvistre De Sacy, Issac orjentalist e burrë shteti Francez (shekulli 18-19) thotë se ka gjasa që guri i zi të jetë aerolitë. , shihet interesimi i orjentalistit francez për spjegime rreth shtëpisë së shenjtë - Qabes.
Sipas të dhënave të Evlija Çelebiut, vërejmë se Beogradi kishte 217 xhamia, 8 medrese të mesme, 9 institucione të hadithit, 17 teqe të ziqrit, 200 megtebe dhe 80 bibloteka, kurse sot kemi vetëm një xhami me një numër të vogël besimtarësh. ("Minarul Islam")
Nga William Shekspiri (1550-1604) shkrimtari më i pranuar nga të gjitha anët, autori i 36 dramave, 154 Soneteve, dhe i disa vjershave ekziston vetë një dokument dhe ai është një testament tri faqesh në të cilat detajisht përshkruhet prona dhe parashtrohen disa kërkesa, por asgjë për vjershat, dramat për veprat e papërfunduara, apo për të drejtat e autorit. Ai duket se është testament i një tregtari të pa arsimuar e ndoshta edhe analfabet. Dihet mesiguri se gruaja e ti En Hataway dhe dy vajzat që kishte ishin analfabet. Nëse "Shekpiri" vërtetë është Shekspir atëherë ky do të jetë rasti i vetëm në histori që një shkrimtar aq i madh, fëmijët e vet t'i ketë lënë analfabet.
1.
Përveç dokumenteve e "Shekspirit", por edhe vetë intelekti dhe aftësia e ti shembullore u përkrahen edhe nga mbretresha Elizabeta që disponohen, nuk duhen dokumente tjera se Shekspiri nuk është dramaturg dhe se emri Uilliam Shekspir është përdorur për t'u fshehur identiteti i autorit të vërtetë. Kush është ky autor? Faktet e grumbulluara, pa dyshim na çojnë deri te Eduard De Veri një aristokrat i lartë i pasur. Jeta e ti lidhet shumë me ngjarjet e shtruara në veprat I-rë, dëshmojnë se ky njeri fshihet pas emrit Ulliam Shekspir.
Përkthimi i Kur'anit deri më sot është bërë në 124 gjuhë të botës. Vetëm në Europë ekzistojnë 425 përkthime. Në gjuhën Turke, persishte dhe Urdu ekzistojnë 1200 përkthime. Agjensia informative Islamike, bënë të njohur për hipotezën e përkthimit të parë të Kur'anit, që u bë në vitin 310 H. në gjuhën perishte. Më 724 H. është përkthye në Turqisht kurse më 1190 në gjuhën Urdu (nga Sh, Shat Rafiedin). Kjo agjensi nuk len pa përmend edhe përkthimet e trilluara të Ahmedanëve dhe të Kadijanëve. Përkthimi i parë i Kur'anit në evropë njihet ai i gjuhës latine në vitin 1543, kurse përksthimi më i ri është ai i gjuhës norvegjeze.
Me sa dihet deri tani, i pari i cili shkroi për përkthimet e Kur'anit në gjuhën shqipe është Filip de Tirazi në vepren e ti "Hazain el-Kutub" i botuar në Bejrut. Por për përkthimet e Kur'anit në gjuhen shqipe kemi një histori të gjatë, meqë pëpjekjet nuk kan munguar. Përkthimi i parë është bërë nga Ilo Mitko Qafzezi, pastaj nga Ibrahim Dalliu, Ali Korça, Shejh Jahja i Gjakovës, Feti Mehdiu, Hasan Nahi, Sherif Ahmeti dhe Muhamed Zekeria Khan. Sot për sot kemi vetëm katër përkthimet e fundit komplet.
Një njeri që jetoi në vitet 1847-1931, bëri vetëm 3 muaj shkollë, dhe drejtori i shkollës e konsideronte si digoforen (mendjepakët). Ky ishte Thomas Edisoni i cili në vitin 1879 zbuloi poçin elektrik. Në të vërtet, rrugëve të Parisit janë shfrytëzuar llamba të veçanta edhe më parë, por llamba e Edisonit së bashku me sistemin për përcjellje të rrymës, ndriçimin elektirk e bënë më të përshtatshëm për shërbimin shtëpiek. Përveç kësaj Edisoni zbuloi edhe diktafonin, ciklostilin dhe akumulatorin. Marrë në përgjithësi, Edisoni patentoi më se 1000 zbulime të ndryshme, arrijtje e pabesueshme apo jo? Në vitin 1882, Edisoni zbuloi se në kushte të vakuumit, pothuaj ideal rryma elektrike mund të kalojë ndërmjet dy telave, e gjatë kësaj ata madje as të mos preken ndërmjet vedi. Kjo dukuri gjeti përkrahje të madhe teorike e praktike. Sidoqoftë, duhet të vemë në pah se shumë nga patentat e Edisonit janë zbulime ekzistuese në mënyrë të përshtatshme të përdorimit.
Historianët e Grenadës, kan shënuar se Amir Jusufi Bin Islamil, icili erdhi në pushtet (të Grenadës), pas Muhamed Rabit, ka ngritur punkte arsimore dhe e ka financuar ate në çdo qytet dhe fshat. Kështu çdonjëri kishte mundësi që të ndiqte mësimet në të. Në çdo vendbanim, me 12 ose më shumë banorë, kishte ndërtuar nga një shkollë dhe xhami me shpenzime të qeverisë. Amir Jusufi, u mbështet fuqishëm në një dihciplinë të promovuar me ushtrimin e namazit. Namazi kolektiv i së premtes ishte shumë i rëndësisëm, andaj u bë detyrim (ligjor) i obligueshëm për çdo musliman. Dita e xhuma ishte ditë pushimi, ditë ibadeti, ditë e vizitave të të sëmurëve, ditë argëtimi. Nëse sëmundja apo paaftësia, e pengonte ndonjërin për tu prezentuar në xhematë, tërë xhemati e ndjejshin vehten të obliguar që ta vizitojnë. Qytetarët e pasur dhe bëmirës, ishin të obliguar me dekretin mbretërorë, të interesoheshin për njerëzit e paaftë dhe për sigurimin e vendbanimeve të tyre. Kur vdiste i zoti i shtëpisë së ndonjë familjeje, icili e lente ate pa mjete të nevojshme për ekzistencë, atëherë zyrtarët e regjistronin atë rast dhe që nga ai moment, shteti merrte përgjegjësinë për atë familje. Historia nuk shënon ndonjë kohë kur varfërija, papunësia dhe urija, janë të panjohura, veç kohës së sundimit të Amir Jusufit në Grenadë për 20 vjetë të sundimit të tij.
...Derisa një ditë, kur masa e popullit të Grenadës, zente të falte namazin e Idul Fitrit (bajramit të ramazanit) një agjent i mbretit të Krishterë (fqinj), nxitoj nga turma dhe i dha një goditje vdekjepruse Amir Jusufit.