Genta Ismajli ka lansuar ciklin e saj të ri të fotografive që i ka bërë në maje të ndërtesave të New York-ut.
Këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli ka lansuar një cikël të ri të fotografive të cilat i ka punuar fotografi i njohur Fadil Berisha.
Fotografitë e Gentës janë paraqitur në facebook kurse pritet që ato të pushtojnë edhe ballinat e ndonjë reviste kosovare.
Në verë të këtij viti Genta Ismajli ka realizuar albumin e saj si dhe një spot që është lansuar nëpër mediat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për dallim prej viteve të tjera Genta Ismajli sivjet nuk ka qenë shumë e pranishme nëpër festivale. Paraqitja e saj e fundit ka qenë në festivalin “Kënga Magjike”.
Ndërkaq, kohëve të fundit qarkullojnë përsëri thashetheme që lidhja e saj me Milotin është në krizë. Por, Genta kishte thënë gjatë promovimit të saj se Miloti është njeriu me të cilin ajo ndihet më se miri në botë.