Te qeshim është menyra me e mirë për te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mirë. është një shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin.
1 - E qeshura është ngjitese. Kur dikush qesh ndryshon humorin e te tjereve dhe i ben gjerat me te bukura. një njeri i qeshur mbart gezim mbi vete.
2 - E qeshura na ben te dukemi njerez te suksesshem. Njerezit e qeshur duken me te sigurte, dhe mbeshteten me shumë nga te tjeret. Provoni te qeshni gjate një mbledhje apo gjate një takimi dhe njerezit do te sillen me ju ne menyre komplet ndryshe.
3 - E qeshura na ben te dukemi terheqes. Te gjithë ne terhiqemi nga njerezit e qeshur. Duam t’a njohim një njeri te qeshur dhe te kuptojme perse ndihet kaq mirë.
4 - E qeshura ndryshon humorin tone. Kur te jeni te merzitur provoni te qeshni. Ka shumë mundesi qe humori juaj do te ndryshoje për me mirë. Te qeshesh mund te beje qe trupi juaj t’a ndihmoje mendjen te ndihet me mirë.
5 - E qeshura terheq lekuren e fytyres dhe na ben te dukemi me te rinj. Muskujt qe perdorim për te qeshur ngrene lekuren e fytyres duke na bërë te dukemi me te rinj.
6 - E qeshura eleminon stresin. një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni te stresuar provoni te qeshni dhe stresi do te zhduket.
7 - E qeshura ben qe trupi te cliroje Endorfinat, ilaç natyral kunder dhimbjes dhe humorit te keq. E qeshura është një droge natyrale.
8 - E qeshura forcon sistemin imunitar. Duke qeshur ndihmojme sistemin imunitar te funksionoje me mirë.
9 - E qeshura ul tensionin e gjakut. Gjate qeshjes kemi një reduktim te matshem te presionit te gjakut. Ne qofte se keni ne shtepi një mates tensioni beni kete eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonje gje për te qeshur. Me pas matni perseri tensionin dhe do te habiteni.
10 - E qeshura na ben te ndihemi pozitive. Provoni kete test: qeshni dhe gjate qeshjes mendoni ndonje gje negative pa pushuar se qeshuri. është shumë e veshtire! Kur qeshim trupi yne i transmeton mendjes mesazhin se “jeta është e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzeqeshje.