Falenderimet dhe Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut të artëmadhëruar, salavatet dhe selamet i takojnë Pejgamberit tonë Muhamedit alejhi selam, familjes së tij dhe gjithë atyre, të cilët ndjekin rrugën e tij, deri në Ditën e Gjykimit.
Këto rrëfime të cilat do ti bëjmë në Broshura nga
historia e dhjetë shokëve të Muhamedit alejhi selam, të cilët kanë qenë të përgëzuar me xhenet që në këtë dunja dhe kanë qenë të dalluar për besnikëri dhe bamirësi. Ata ishin kalorës të Islamit, duke pasuar dhe imituar në të gjitha çështjet Muhamedin alejhi selam, si në mendime, në udhëzime dhe në të gjitha sferat e jetës.
-"Një ditë prej ditëve hyri Pejgamberi alejhi selam, tek gruaja e tij Aisha r.a. dhe ajo zbriti pas tij, dhe i Dërguari i Allahut i tha: Oj Ajshe! Ajsha duke u përgjigjur tha urdhëro, o i Dërguari i Allahut! Ai (Muhamedi alejhi selam) tha : Babai yt në xhennet do hyjë shoqërues me Ibrahimin alejhi selam, Omeri në xhennet shoqërues me Nuhin alejhi selam, Othmani në xhennet shoqërues me Mua, Aliu në xhennet shoqërues me Jahja ibn Zekerija alejhi selam, Talha në xhennet shoqërues me Daudin alejhi selam, Zubejri në xhennet shoqërues me Islamilin alejhi selam, Sead ibn Vekas në xhennet shoqërues me Sulejmanin alejhi selam, Seid ibn Zejdi në xhennet shoqërues me Isain djalin e Merjemes alejhi selam, Ebu Ubejde Abidetu Amir Ibn Xherah në xhennet shoqërues me Idrisin alejhi selam.
Pastaj vazhdoi dhe tha: Oj Aishe, Unë jam zotëria i Pejgamberëve, dhe Babai yt është më i Lavdëruari për besnikëri, ndërsa ti je nëna e besimtarëve." (Hadith)
Këta njerëz janë më të dashurit e Allahut subhanehu ue te'ala dhe më të dashurit e të Dërguarit të Allahut, dhe kjo është obligim i gjithë ummetit që të shkruaj historinë e tyre me shkronja të arta, gjithashtu obligimi i gjithë muslimanëve është që ti lexojnë me vëmendje, dashuri dhe respekt, derisa të marrim mësim prej tyre duke i ndjekur ashtu siç kanë vepruar ata.
Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë: "Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit". [Ez-Zumer, 18]
Lusim Allahun e Lartëmadhëruar që të na ringjallë me këta njerëz, të cilët janë të përgëzuar me xhennet dhe lusim Allahun që këto broshura ti bëjmë vetëm për hir të Allahut subhanehu ue te'ala.
Autor:
Imad Hasen Shafi
Përshtati:
Faik Asani
23 tetor 2008