Shkurtesa të dobishme për Windows
Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.
Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave të cilat gjithsesi duhet t’i dini.
Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen gjendjen e mëparshme.
Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.
Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.
Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.
Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).
Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.
Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start
Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.
Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.
Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.
.....