Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
thupra1 (688)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
lO$eR (530)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
Gressa (416)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
girl-lover (328)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_lcapNe Jetojm ne Epoken e Stresit Voting_barNe Jetojm ne Epoken e Stresit Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Ne Jetojm ne Epoken e Stresit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Empty
MesazhTitulli: Ne Jetojm ne Epoken e Stresit   Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 10:58 pm

NE JETOJMË NË EPOKËN E STRESIT



Niveli i tanishëm i zhvillimit njerëzor ose epoka teknologjike i ka bërë marrëdhëniet njerëzore më të ndërlikuara, më të përkohshme dhe për rrjedhojë, njeriu i sotëm duhet të përballojë shumë përvoja të reja në periudha kohore të shkurtëra.Në epokat e mëparshme, ishte e zakonshme që brezi i ri trashëgonte gati në mënyrë stereotipike përvojën prindërore dhe përmbysjet kulturore që ndodhin në trajektoren kohore të shumë gjeneratave. Për njeriun e sotëm ku p.sh. dijet biologjike dyfishohen çdo 5 vjet, është e zakonshme që në jetën e tij të përjetojë 2 ose me shumë përmbysje kulturore. Përvoja e vjetër e bazuar mbi të shkuaren duhet zëvendësuar, për ndryshe nëqoftëse ne jetojmë me të kaluarën, mendimet dhe veprimet tona divorcohen me realitetin dhe rrjedhimisht mbetemi anash në rrymen e zhvillimit. E nëqoftëse, midis përvojës sonë dhe kërkesave të kohës, krijohet një hendek i madh, atëherë edhe vet mbijetueshmëria jonë vihet në pikëpyetje. Shpesh herë ambicjet janë gati të pakufishme, ndërsa mundësitë gjithmonë janë më të kufizuara. Këto kontradita bëhen më të mprehta po të mendojmë se njeriu i sotëm jeton jo vetëm për mbijetueshmëri fizike por edhe për cilësi të jetës. Shoqëria e sotme, të paktën deri tani bazohet në dogmen që "njeriu vetëm njëherë jeton" dhe rrjedhimisht ai duhet të jetojë maksimumin e mundësive të epokës së tij. Nën dritën e arsyetimeve të tilla, njeriu i sotëm mund të përfytyrohet në një garë të vazhdueshme, të pandalshme me zhvillimin. Elementet zhvillimore të epokës sonë na shkaktojnë stres kryesisht nëpërmjet situatave të mëposhtme:
1. Ndryshime shumë të mëdha në kohë shumë të shkurtër. Në mënyrë të veçantë, kur njeriu gjatë jetës së tij ekspozohet ndaj 2 ose me shumë përmbysjeve kulturore, ritmi i tillë i zhvillimit në mënyrë të paevitueshme prodhon stres.
2. Kur nuk ke përgatitjen e duhur për t'iu adaptuar kërkesave të reja.
Kur individit i mungojnë modelet për të imituar ose shprehitë (përgjigjet dhe veprimet e aplikuara më përpara dhe që i kanë siguruar atij zgjidhje të sukseshme) atëherë përballimi i streseve bëhet i vështirë dhe përmasat e stresit të prodhuar janë të mëdha.
3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zëvendësimin e përshtatshëm të tyre.
Vlerat mund të jenë filozofi, ngjarje, person, objekt, përvojë apo teori që kur zgjidhet në mënyrë të lirë i kontribuon kuptimit të jetës së individit. Është në karakterin e epokës sonë që shumë vlera tradicionale të humbasin domethënien përballë problemeve të kohës. Moszëvendësimi i tyre çon në boshllëk të vlerave dhe rrjedhimisht përbën një burim stresi.
4. Ndjenja e depersonalizimit në erën teknologjike.
Zhvillimi i vrullshëm i krijon tek individi ndjenjen sikur ai është i nënvlerësuar dhe i parëndësishëm. Kjo mund të nxisë depersonalizimin, ndjenjën e vetmisë dhe ndërgjegjësimin e të qënit jashtë kontaktit me mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kanë hartuar të ashtuquajturën "shkallë të ripërshtatjes shoqërore", e cila vlerëson nga pikpamja sasiore në njësi ndikimin që kanë ngjarjet mbi jetën e njeriut. Një përmbledhje e shkurtër paraqitet në tabelën 1.1 të mësipërme.Nga studimet e këtyre autorëve del që stresi bëhet i rrezikshëm veçanërisht nëqoftëse gjatë një viti individi grrumbullon mbi 150 njësi. Gjatë një periudhe 6 mujore, 37% e atyre që kanë grumbulluar 150-199 njësi, 51 % e atyre që kanë grumbulluar 200-299 njësi dhe 79% e personave që kanë pasur 300 e më shumë njësi janë sëmurur, të paktën një herë. Sigurisht që vlerësimi sasior i stresit i dhënë në tabelën e mësipërme varet shumë edhe nga karakteristikat dhe konstitucioni shpirtëror kombëtar: Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe shqiptari në veçanti, duke kaluar në periudha përmbysjesh të sistemit shoqëror, është duke iu nënshtruar kërkesave të reja, përmbysjeve kulturore, rivlerësimit të vlerave dhe traditës e rrjedhimisht një stresi të fuqishëm. Vështirësitë ekonomike dhe humbjet masive në njerëz e kanë bërë stresin të kudondodhur ndër ne. Pasojat e këtij stresi reflektohen në mënyra të ndryshme në jetën e njerëzve tanë. Kështu mjekët referojnë për shtim të numrit të të sëmurëve të konsultuar, ndërsa kardiologët referojnë që infarkti i miokardit këto kohët e fundit po takohet në mosha të reja, çfarë tregon për rolin favorizues ose shpërthyes të stresit.



SI TA PERBALLOJMË STRESIN



Kur një stimul shkakton stres, njeriu përpiqet të eliminojë ose stimulin ose gjendjen e shkatuar prej tij. Ndonëse mund të mënjanojmë një pjesë të stimujve stresore, largimi i plotë i tyre është i pamundur. E ndërsa mënjanimi i stimujve stresore është i pamundur, modulimi i përgjigjes së tyre duket se mbetet fusha kryesore e përpjekjeve për të eleminuar stresin. Përvoja dhe shprehitë janë një mekanizëm që na ndihmojnë për t'u orientuar në situatat e reja duke pakësuar stresin. Futja në veprim e mekanizmave mbrojtës, siç janë sublimimi, racionalizimi, intelektualizimi etj, ndihmon për të reduktuar përmasat e stresit. Meqenëse stresi shpesh lind si rrjedhojë e të menduarit irracional dhe alogjik, riorganizimi i percepsioneve dhe i të të menduarit mund të ndihmojë në përballlimin e stresit. Së fundi, konsultimi me psikologët ose mjekët, përdorimi i mundshëm i barnave ankthheqës mund të jenë një mënyrë e përkohëshme për të përballuar stresorët dhe efektet e tyre mbi organizmin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Jetojm ne Epoken e Stresit   Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 10:59 pm

Si ta mundim stresin qysh në fillim të javës ?

Olsi Kolami


Erdhi sërish e hëna, rikthehet rituali : stresi. Nuk është aspak rasti për të mbledhur buzët apo për të përlasur telefonin. Bashkë me detyrimet e përditshme të punës, vijnë edhe streset që na bëjnë të ndihemi të paqetë. Për psikologët mjafton të ndjekësh një sërë rregullash, për të dalë nga kjo situatë. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, për të përmirësuar humorin e së henës duhet që së pari të ndajmë, nëse kjo periudhë stresante që po kalojmë lidhet me jetën tonë sentimentale apo ngarkesën brenda mureve të zyrës. Një ndër gjërat e para që ndihmon në shmangien e stresit në zyrë, është të ngrënit. Janë ato që quhen ndryshe “ushqimet që të sjellin humorin”. Arrat, lajthitë, kikirikët, karamelet, lëpirëset dhe frutat mund të konsiderohen pa frikë si një mënyrë mjaft e mirë e cila shkakton energji pozitive në mjedisin ku punojmë. Ndoshta duket paksa e besdishme për ata që janë të lidhur me dietat, por mos harroni që energjia pozitive, gjithnjë ndikon në përmirësimin e humorit. Një tjetër armë po kaq e fortë sa ushqimet për të mundur stresin, është edhe sporti. Nëse jeni shumë të zënë, përpiquni të gjeni pak hapësirë të lirë kohë për të bërë një shëtitje. Hapësirat e gjelbra dhe dielli favorizojnë prodhimin e serotoninës, një substancë e cila është e pranishme në tru, që bën të mundur aktivizimin e muskujve. Nëse hapësira kohore mungon, përpiquni që me anën e një topi plastik ose tenisi të luani, për të kaluar gjendjen ku ndodheni. Sipas “Bild” para se të shkoni në zyrë, dëgjoni muzikë, shihni disa sekuenca gazmore në televizor, që të mos përfshiheni në inkriminimin e javës tuaj. Ndërsa për ata që nuk u besojnë shumë rregullat e psikologëve, mjekësia këshillon përdorimin e vitaminës B, e cila ndikon në qetësimin e nervave dhe largimin e depresionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Jetojm ne Epoken e Stresit   Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 10:59 pm

Sa normal është stresi në jetë dhe shkalla e ndikimit ?



Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.


Disa teknika qetësuese

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.



Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm

- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë.
- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.
Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar, ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti.

Shkalla e stresit

Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.


Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm

Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
Mbaj afër miq të mirë
Ndrysho mënyrën e të menduarit
Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
Kërkoni këshillat e një profesionisti
Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
Dëgjo muzikë të qetë
Realizo shëtitje të qeta
Mos pini alkool dhe duhan

Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.


Stresi sjell një jetë të ndryshueshme

Pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme në rastet kur reaksioni i shpejtë ndaj tij, bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i bërë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që iu rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohë ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk iu lënë kohë që të mendoni rreth stresit. Kalimi i kësaj gjendje do të sillte çaste të qeta dhe të ëmbla pas asaj stuhie të furishme emocionesh të pakontrolluara.


Stresi mund të veprojë mbi çdo njeri

Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është një kërcenim serioz për jetën, për humbjen e fëmijës apo të bashkëshortit, apo dhe për shkatërrimin e një marrëdhënieje të të rëndësishme. Trauma mund të përjetohet pas një aksidenti në grupe njerëzish, pas luftërash a fatkeqësish natyrore etj. Edhe ngjarje të përditshme mund të bëhen burim stresi, si për shembull një zënkë, në rrugë, shkollë apo familje.



Pse reagojmë fuqishëm pas një tragjedie

Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional tek njerëzit. Shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave. Tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmërim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Kur ndodh një tragjedi, mendja jonë e mban në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për t’u siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj, ju do të mbeteni me reagime post traumatike dhe stres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Jetojm ne Epoken e Stresit   Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 11:00 pm

DY fjalë RRETH STRESIT

Njerez te moshave, profesioneve, te intelekteve te ndryshme, dendur ne jeten e tyre' e perdorin fjalen "stres" për te karakterizuar një gjendje te vecante psiko-emocionale te tendosur ose te mbingacmuar, kur ballafaqohen me mjedisin rrethues te tyre. Ne te vertete, ne shumicen dermuese te rasteve, perdorimi i ketij termi është jo i gjetur mirë.

për hir te tradites dhe për te evituar "stresin" e termave ngaterrues do ta respektojme dhe perdorim fjalen stres për te pershkruar edhe gjendjet e tendosjes ose te mbingacmimit. Termi "stres" është futur ne mjekesi nga Hans Selye për te pershkruar pergjigjen e organizmit kur mbi te ushtrohet ndonje veprim prej shkaktareve te ndryshem te mjedisit rrethues. Megjithate kur perdorim termin "stres" njerezit e zakonshem nuk kane parasysh as Selye-n as teorine e tij mbi stresin. Njeriu është një sistem i hapur ne ekuiliber dinamik me mjedisin rrethues. Perkundrejt shumices se pikepamjeve qe e konsiderojne stresin një fenomen te demshem, njeriu nuk mund te ekzistoje ne mungese te stresit sepse nuk mund te ruaje ekuilibrin me mjedisim rrethues. Ne qofte se njeriut i kemi hequr stresin i kemi hequr atij bazen e jetes. Por kur stimujt stresore behen te shumte, intensive ose te zgjatur ne kohë, atehere pergjigja e organizmit behet gjithnje e me e dobet dhe ne organizem mund te lindin semundje te ndryshme. Ne kohen tone shumë njerez, duke perfshire mjeket dhe psikologet, ankohen për stres ne punen e tyre.Pothuajse çdo njeri qe mendon se ka një rol ne shoqeri, qe synon për një pozite te respektuar, ne kolektivin ku jeton, ankohet me ze te larte për stres ne jeten e tij. Sa me i madh te jete admirimi dhe prestigji, aq me i madh është edhe stresi. Ngjarja e perjetuar si stres nuk është e thene te jete vetem vuajtje shkaktuese (distres), por ajo mund te jete edhe burim kenaqesie (eustres). Prej lindjes deri ne vdekje njeriu dhe stresi jane një binom i pandashem.
Ne jeten e perditshme, ne punen e secilit, stresi me se shpeshti shfaqet ne trajtat e meposhtme: presioni, frustracioni dhe konflikti.
Presioni lind nga ndjenjat e brendshme ose faktoret e jashtern kur ekziston një kerkese për te shpejtuar ose intensifikuar perpjekjet.
Frustracioni ndodh kur aftesia për te arritur një qellim te deshiruar pengohet ose bllokohet dhe; konflikti ndodh jo vetem nga pengesa te vetme por kur je i detyruar te zgjedhesh ndermjet dy ose me shumë qellimesh. Ne jeten e perditshme keto forma jane te nderthurura dhe kalojne ne njera-tjetren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Jetojm ne Epoken e Stresit   Ne Jetojm ne Epoken e Stresit Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne Jetojm ne Epoken e Stresit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si i rezistoni stresit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Tema të lira :: Psikologjia-
Kërce tek: