Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
10 puthjet qe tronditen boten Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
Alketa* (1258)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
thupra1 (688)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
lO$eR (530)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
Gressa (416)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
girl-lover (328)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
10 puthjet qe tronditen boten Vote_lcap10 puthjet qe tronditen boten Voting_bar10 puthjet qe tronditen boten Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 10 puthjet qe tronditen boten

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

10 puthjet qe tronditen boten Empty
MesazhTitulli: 10 puthjet qe tronditen boten   10 puthjet qe tronditen boten Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 11:08 pm

Cilat janë Dhjetë puthjet që tronditën botën

ImagePuthja nuk është thjesht një puthje. Ajo është në të vërtetë një medium, më shumë se një mesazh. Romakët kishin tre lloje puthjesh: të miqësisë, të dashurisë dhe të pasionit. Ndërkohë, në kultura të ndryshme puthjet kanë forma nga më të ndryshmet. Ashtu si përcjellëse dashurie, puthjet mund të mbartin të kundërtën. Ato mund të nënkuptojnë tradhtinë, siç është puthja e vdekjes së mafies. Puthjet mund të jenë dhe ironike, Mata Hari u fryu një puthje atyre që e ekzekutuan përpara se ta vrisnin.


Puthja e dashurisë
Puthja e dashurisë është qendra e aktit të puthjes. Për shekuj më radhë puthja ka qenë sinonim i alkimisë së dashurisë. Ajo ka zgjuar Bukuroshen e Fjetur dhe i ka kthyer bretkosat në princër. Në një baladë skoceze, një njerkë e ligë e kthen vajzën e dukës në gjarpër, por heroi, Kempion, e puth atë tre herë dhe ajo kthehet në formën e saj njerëzore. Në një tjetër, njerka e kthen shërbëtoren në pemë limoni dhe ajo qëndron në oborr për dhjetë vjet, derisa djali i mbretit puth rrënjët e pemës.
Puthjet e rrëmbyera
Puthjet e rrëmbyera mund të jenë të padëmshme dhe shpesh shfaqen si romantike, siç është ajo e Morganës. Por ato mund të jenë gjithashtu dhe me pasoja të rënda. Në shekullin e 19-të një burrë në Napoli puthi një grua kundër vullnetit të saj dhe gjykata e ndaloi që t’i afrohej asaj më shumë se 50 kilometra. Në vitin 1837, në Britaninë e Madhe një zotëri i quajtur Thomas Saverland u përpoq të puthte Caroline Neëton. Duke kundërshtuar lëvizjen e Saverland, Caroline Newton, e cila nuk ishte aspak e interesuar në zotërinë në fjalë i kafshoi atij hundën. Nuk bëhet fjalë për një kafshim të thjeshtë, por Neëton i shkëputi “agresorit” një pjesë të hundës. Thomas Saverland e hodhi në gjyq, por gjykatësi e shpalli atë të pafajshme duke deklaruar se “kur një burrë puth një grua kundër dëshirës së saj, asaj i lejohet që të kafshojë hundën e tij, nëse dëshiron”.
Puthjet skandaloze të ditëve të sotme
Edhe në ditët e sotme ka pasur nga ato puthje që kanë shkaktuar shok e habi. Një është ajo e Richard Gere, i cili vitin e kaluar rrezikoi burgun pasi puthi në faqe një aktore indiane. . I ftuar në një ceremoni bamirësie në Indi, Gere puthi aktoren Shipla Shetty në faqe dhe e përkuli atë teksa e përqafoi. Menjëherë demonstruesit mbushën rrugët e Bombeit duke kërkuar dënimin e aktorit hollivudian, ndërkohë që disa protestues ulërisnin “vdekje Shilpa Shetty-t”.

Puthja që desh burgosi Richard Gere

Aktori i njohur Richard Gere desh përfundoi në burg për një puthje një faqe. I ftuar në një ceremoni bamirësie në Indi, Gere puthi aktoren Shipla Shetty në faqe dhe e përkuli atë teksa e përqafoi. Menjëherë demonstruesit mbushën rrugët e Bombeit duke kërkuar dënimin e aktorit hollivudian, ndërkohë që disa protestues ulërisnin “vdekje Shilpa Shetty-t”. Protestuesit thanë se Gere kishte fyer kulturën indiane duke i puthur dorën dhe faqen aktores së Bolliudit. “Unë i kuptoj ndjenjat e njerëzve, por nuk dua që një i huaj të largohet me kujtime të këqija prej këtu”, u shpreh aktorja në atë kohë.

Puthja e Madonës me Britney Spears

Puthja e vitit 2003, në ndarjen e çmimeve në MTV ndërmjet Madonës dhe Britney Spears bëri bujë në gjithë botën. Teksa Christina Aguilera dhe Britney Speras po këndonin këngën e Madonës “Like e virgin”, Madona doli nga një tortë e madhe dasme e veshur me kostum. Pas performancës në skenë, Madona puthi Britney-n dhe Christina-n, por ishte pikërisht Britney Spears ajo që ishte në qendër të vëmendjes pas asaj puthjeje. Puthja ia doli që të linte në hije vetë ceremoninë dhe këngëtaret u shfaqën në faqet e para të gazetave në gjithë botën.

Puthja më e gjatë në një film

Në vitin 19141 një puthje hyri në historinë e filmit. Jayne Wyman, e cila në atë kohë ishte e martuar me Ronald Reagan dhe Regis Toomey u puthën për tre minuta dhe pesë sekonda në filmin “You’re in the army now”. Kjo mori një kohë mjaft të gjatë të kohës totale të filmit. Thuhet se bashkëshorti i Wyman në atë kohë, Ronald Reagan madje u shpreh se nuk e kuptonte se pse ai nuk mund ta bënte bashkëshorten e tij që ta puthte për një kohë aq të gjatë. Ky film komedi kishte në qendër dy shitës fshesash me korent, të cilët përfshihen aksidentalisht në ushtri.

Puthja që i kushtoi hundën guximtarit

Në vitin 1837, në Britaninë e Madhe një zotëri i quajtur Thomas Saverland u përpoq të puthte Caroline Newton. Duke kundërshtuar lëvizjen e Saverland, Caroline Newton, e cila nuk ishte aspak e interesuar në zotërinë në fjalë i kafshoi atij hundën. Nuk bëhet fjalë për një kafshim të thjeshtë, por Newton i shkëputi “agresorit” një pjesë të hundës. Thomas Saverland e hodhi në gjyq, por gjykatësi e shpalli atë të pafajshme duke deklaruar se “kur një burrë puth një grua kundër dëshirës së saj, asaj i lejohet që të kafshojë hundën e tij, nëse dëshiron”.

Puthja e Rodinit, skulptura e famshme

Një prej skulpturave më të njohura në kulturën përëndimore është “The Kiss (Puthja) e Francois Rodin. Skulptura është krijuar nga artisti në vitin 1886. Fillimisht ajo e kishte emrin origjinal Francesca da Rimini, duke qenë se paraqet gruan e shtresës së lartë të shekullit të 13-të në Itali, të përjetësuar në Ferrin e Dantes (Rrethi 2, Kënga 5), e cila bie në dashuri Paolon, i cili është vëllai më i vogël të bashkëshortit të saj, Giovani Malatesta. Ato ranë në dashuri teksa lexonin historinë e Lanselotit dhe Guineverit dhe u vranë nga burri i Franceskës.

Puthja e parë e regjistruar në film

Filmi i Thomas Edison “Puthja” ishte i pari, ku u shfaq një puthje. Filmi i vitit 1986 është i gjatë rreth 47 sekonda dhe portretizon një rivënie në skenë të puthjes mes May Irwin dhe John Rice nga skena finale e muzikalit “The Widoë Jones”. Filmi shkaktoi pasthirrma të mëdha skandali dhe u përball opinione kundra në faqet e gazetave, si dhe me thirrje që kërkonin ndërhyrjen e policisë, në shumë vende ku u shfaq. Një kritik u shpreh, “Shfaqja e ngjitjes së stërzgjatur të buzëve të dy personave në skenë ishte mjaft e tmerrshme, por përsëritje tre herë e asaj skene ishte e neveritshme”.

Statuja më e puthur në botë

Figura e Guidarello Guidarelli-t, një ushtari guximtar italian të shekullit të 16-të, u punua në mermer nga Tullio Lombardo (1455-1532) dhe ndodhet në Akademinë e Arteve të Bukura, Ravena në Itali. Nga fundi i vitit 1800 u përhapën zërat se çdo grua që puthte statujën e ushtarit do të martohej me një zotëri të mrekullueshëm. Mendohet se më shumë se pesë milionë femra supersticioze i kanë puthur që atëherë buzët e ftohta e të mermerta të statujës së ushtarit Guidarelli. Për këtë arsye në buzë atij i është përvijuar një shkëlqim i lehtë i kuq.

“Don Zhuani” Filmi me 191 puthje

Filmi “Don Zhuan” i vitit 1926, ku interpretonte aktori JOhn Barrymore përmban 191 skena puthjeje, në vetëm dy orë e 40 minuta. John Barrymore luan aty rolin e Don Zhuanit, i cili puth shumë femra të bukura përgjatë gjithë filmit. Po të përpjestohet i bie që ai të ketë puthur nga një femër në 53 sekonda. Aktori karizmatik, Barrymore i kryente të gjitha veprimet e tij në një mënyrë pompoze dhe pasionante duke përfshirë këtu edhe duelin me Donatin për dorën e Adrianës. Sidoqoftë, pas filmit Barrymore u shpreh i palumtur me interpretimin e tij në këtë rol romantik.

Puthja e parë me një jashtëtokësore

Në vitin 1968 në seritë “Star Trek” në rrjetin televiziv amerikan “NBC” u shfaq një puthje me ndërmjet një tokësori dhe jashtëtokësori. Ky ishte një kapërcim i madh në atë kohë, kur kapiteni Kirk (William Schatner) puthi Lt.Uhura (Michele Nichols) dhe shkaktoi mjaft kundërshti. Kur ekzekutivët e “NBC” panë se puthja kishte acaruar stacionet televizive, ato vendosën që ta shfaqnin filmin me dy versione, në njërin me puthje, ndërsa në tjetrin pa puthje. Menjëherë pas puthjes, dy aktorët patën kontradikta me njëri-tjetrin dhe nuk mund të interpretonin bashkë.

Puthja që shkaktoi debat për censurën

Në vitin 1978, më së fundmi ekranet televizive indiane u përballën me puthjen e parë. Shashi Kapoor puthi Zeenat Aman në filmin “Satyam Shivam Sudaram: Dashuri sublime”. Kjo shkaktoi debate të shumta në vend në lidhje me censurën. Kryeministri dhe aktori M.G. Ramachandran dolën me argumentet se skena e puthjes ishte një fyerje për kinemanë indiane. Pas një beteje të gjatë me Bordin e Censurës së Filmit Indian, filmi u shfaq nëpër kinema dhe u prit mjaft mirë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një debat i tillë ishte kaluar thuajse njëqind vjet më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 puthjet qe tronditen boten
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Tema të lira :: Kuriozitete-
Kërce tek: