Mençuria
I thotë Rrusta Shulit:
- Unë kam qenë shumë i mençur si fëmijë i vogël! Kam ecur kur i kam pasur tetë muaj!
Shuli ia kthen:
- Jo unë kam qenë shumë më i mençur! Mua më kanë bartur para duarve deri sa i kam bërë katër vjet!
Dehja
Del një burrë nga një lokal, dhe duke u kalamendur arrin deri te parkimi, disi gjen automjetin dhe e hapë atë.
I afrohet polici dhe ia tërheq vërejtjen:
- Zotëri, ishalla nuk doni të vozitni në këtë gjendje?
- Më duhet, a poooo e shihni se meziiii po eciiii!
Martesa
Zihen burri me gruan
- Do të kisha kaluar më mirë sikur të martohesha me vetë djallin, thotë gruaja.
- Martesa në mes të familjarëve është e ndaluar me ligj, ia kthen burri.
As i pari...
Pas dy netësh martese:
- E dashur, gjykuar sipas aftësive tuaja, përfundoj se nuk kam qenë i pari...
- E more i dashur, gjykuar sipas tuajave, nuk je as i fundit...
Gruaja në qiell
Kthehet burri nga varrimi i gruas së tij. Papritmas, nga kulmi i një shtëpie afër së cilës po kalonte, para këmbësh i bie një tjegull. Ai shikon në qiell the thotë:
- Euu, po shpejt paske shkuar lart bre.
Seriozisht
Shkon Rrusta tek doktori dhe i thotë:
- "Doktor e kam një problem shumë të tmerrshëm, kohëve të fundit askush nuk po më merr si serioz!"
Doktori i thotë:
- "Le bre mos ba hajgare..."
Biondina dhe letra
Zyrtari i postës i drejtohet biondinës:
- Zonjushë letra juaj është tepër e rëndë, duhet t’i ngjisni edhe një pullë postare.
- Pse, sikur do të bëhet më e lehtë pastaj?!
Medicina preventive
Një i ri i thotë një vajze:
- Doktorët pohojnë se seksi është i mirë për lehtësimin e dhimbjeve tek inflamacioni i nyjave!
- Por, ti nuk ke inflamacion nyjash!
- A nuk paske dëgjuar për medicinën preventive a?!
Si baba, si djali
Flet një çift i ri bashkëshortor:
- Çka mendon, e dashur, si do të jetë djali ynë?
- I njëjtë si ti!
- Si po e di?
- Epo, shikoje, më shumë e do biberonin sesa gjirin!
"Miqtë"
Pas një miqësie shumë të gjatë, një ditë miku e pyet mikun:
- Më thuaj sinqerisht miku im, a ke fjetur ndonjëherë me gruan time?
Ky i hidhëruar mbrohet:
- Çka po të bie në mend o njeri, kurrë nuk e kisha bërë një gjë të tillë!
- Gabon, gabon, miku im. Do të shohësh, e imja është më e mirë se e jotja!