PortaliForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Thu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Thu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Thu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Thu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Thu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Wed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Wed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Wed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Wed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Top posters
FaLcOxXx (1522)
 
Alketa* (1258)
 
Aηι∂α (807)
 
thupra1 (688)
 
lO$eR (530)
 
Gressa (416)
 
*Zero Hour* (398)
 
girl-lover (328)
 
"El-Pipita" (319)
 
WhIsKeY (141)
 
Social bookmarking

Share | 
 

 Remote Desktop

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
"El-Pipita"
Admin


Numri i postimeve : 319
Age : 29
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

MesazhTitulli: Remote Desktop   Wed Nov 12, 2008 5:06 am

Vlen per ata qe kan Windows XP
Në versionin profesional të Windows XP nuk është nevoja të instalosh asnjë program, sepse Windows vjen me programin Remote Desktop Connection që të lejon ta përdorësh kompjuterin nga rrjeti, njësoj sikur ta kishe përpara. Ndiq hapat në vazhdim për të pregatitur kompjuterat dhe për të bërë lidhjen.


Në kompjuterin e shtëpisë

1. Krijo një llogari në kompjuterin e shtëpisë dhe vendosi një fjalëkalim të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme që të mos futen të tjerët në kompjuterin tënd.

2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelën "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nëse llogaria që krijove në hapin 1 nuk është llogari administratori, atëherë shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe shkruaj emrin e llogarisë. Administratorët e kompjuterit kanë leje automatikisht. Tani kompjuteri është gati të pranojë lidhje nga rrjeti.

3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit në rrjet
Nëse kompjuteri i shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me internetin (dmth IP publike), mënyra më e lehtë për të gjetur IP është duke hapur faqen kliko ketu ....

Mënyrja tjetër për të gjetur IP është duke hapur start > run > cmd dhe të shtypësh komandën ipconfig. Nëse kompjuterat që do lidhen janë në të njëjtin rrjet lokal (zyre ose shtëpie), atëherë nuk është nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start > settings > control panel > system > tabela "computer name". Mbaje shënim IP dhe emrin e kompjuterit.


Në kompjuterin e zyrës (rrjet/internet)

4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Në Windows XP e gjen tek menuja [start > programs > accessories > communications > remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nëse kompjuteri i zyrës nuk ka Windows XP, të duhet të shkarkosh "Remote Desktop Client" nga faqja e Microsoft kliko ketu ...

5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit që do të kontrollosh (atë që mbajte shënim në hapin 3 më lart) dhe shtyp butonin "connect" që të bëhet lidhja. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, tani do shikosh ekranin e kompjuterit të shtëpisë që do të kërkojë të identifikohesh dhe pastaj mund ta përdorësh njësoj sikur të ishe në shtëpi. Kur shkëput lidhjen, kompjuteri i shtëpisë kyçet dhe kompjuteri qëndron ashtu siç e le. Kjo është gjë e mirë sepse mund të vësh një program në punë dhe kur kthehesh në shtëpi e gjen të mbaruar punën.


Nëse lidhja dështon

1. Kontrollo që kompjuteri i shtëpisë është ndezur, është lidhur në internet, dhe IP është e saktë. Shumica e lidhjeve të internetit ofrojnë IP të ndryshme sa herë që lidhesh.

2. Nëse kompjuteri i shtëpisë lidhet në internet nëpërmjet një kompjuteri tjetër ose një routeri, atëherë routeri duhet konfiguruar që porta TCP: 3389 të jetë e hapur.

3. Nëse kompjuterat përdorin firewall, ndrysho konfiguracionin që të mos bllokojë portën TCP: 3389.

4. Shiko nëse janë hapur shërbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shërbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session manager". Tek kolona "startup type" duhet të jenë "manual" ose "automatic". Nëse do ta përdorësh shpesh programin, ndryshoji në "automatic" që të bëhet pak më shpejt lidhja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://tetovaforum.1talk.net
 
Remote Desktop
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: IFORMATIKA :: Programe-
Kërce tek: