Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Serial Killer Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Serial Killer Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Serial Killer Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Serial Killer Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Serial Killer Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Serial Killer Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Serial Killer Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Serial Killer Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Serial Killer Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Serial Killer Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
thupra1 (688)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
lO$eR (530)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
Gressa (416)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
girl-lover (328)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Serial Killer Vote_lcapSerial Killer Voting_barSerial Killer Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Serial Killer

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Serial Killer Empty
MesazhTitulli: Serial Killer   Serial Killer Icon_minitimeFri Dec 12, 2008 3:31 am

SERIAL KILLER

një dallim mbi modalitetet e vrasjeve te shumefishta është bërë kah mesi i viteve ’80 ne SHBA nga ana e FBI duke iu falenderuar NCAVC (Qendra Kombetare për Analizen e Krimeve te Dhunshme) duke pasur parasysh rritjen e vrasjeve te shumefishta dhe veshtiresine e hetuesve ne gjetjen e pikave kyçe qe ndihmojne për t’i rene ne gjurme një profile kriminal. Vrasjet e shumefishta mund te perfshihen ne keto kategori:
“Muss Murder” – apo vrasesi masiv, personi i cili vran 4 apo me shumë njerez ne te njejtin vend dhe ne te njejtat rrethana, shembuj te ketij lloji tregohen shpesh ne kronikat e zeza amerikane ku nder te fundit është edhe një njeri i cili duke pretenduar se është larguar nga puna padrejtesisht, vret me një pushke automatike 6 punetor ne zyren net e cilen punonte.
“Spree Killer” – është autor i tre ose me shumë akteve vrasese te ndara, me një interval kohor zakonisht te shkurter (jo me shumë se një oresh) ndermjet njeres vrasje dhe tjetres. Kinematografia amerikane na shfaqe shembullin e një “Spree Killer” nepermes filmit “një ditë e çmendurise ordinere” te J.Schumacher.
një forme tjeter është edhe “Family Murders” – ku aktet kriminale kryhen ndaj anetarve te familjes, vrasja shpesh kryhet ne te njejtin vend dhe rrethana dhe zakonisht perfundon ne një hark te shkurter kohor (maksimum një ore). Arsyeja se pse krimet e Spree Murder dhe Family Murder marrin kohë për t’u zbuluar nvaret si nga shkaku i krimit qe ne shumicen e rasteve ka baze ne një çrregullim psikiatrik te meparshem qe e çon vrasesin ta kryej aktin ne kohë sa me te shkurter e shoqeruar nga një forme delirante e cila e detyron ta kryej ate, por edhe sepse pas akteve te para kriminale kapet dhe ndalohet menjehere nga policia. Nga te dhena tjera interesante ne lidhje me keto dy tipologji te vrasesve te shumefishte është se vrasesit nuk zgjedhin identitetin e viktimes, dmth masakrojne çdonjerin qe e takojne dhe siç thashe me larte, deri ne kete akt vijne ne një gjendje te dizorganizimit te funksioneve psikike dhe nen efektin e drogave pra ne aspektin ligjor nuk e kane aftesine e plote te qellimit dhe vullnetit për veprimet e veta. Ky tip i vrasesit perfundon me humbjen e kontrollit ndaj situates te cilen ai vet e ka krijuar, lë gjurme te panumerta gjate shtegut te vdekjes dhe nuk brengoset t’i fshehe, gjenden dhe rrethohen shpejt nga policia dhe veprimet e tij perfundojne ose me vetvrasje qe e kryejne për t’iu shmangur vdekjes nga kontakti me arme zjarri me policine i cili me rralle ndodhe spontanisht.
Serial Killer për te cilin e kam fjalen këtu definohet si ai i cili, tekstualisht, “vrane ne seri”, se paku 2-3 persona, ne peridha kohore te gjata (me ditë deri ne vite) dhe i cili largohet me disa kilometra nga vendi i krimit. Siq verehet këtu Serial Killer mund te dallohet nga tre tipat e meparshem te kriminelve si për nga kohezgjatja ashtu edhe për nga rrezja e veprimit ne krim.
“Ritual Murder” apo vrasesi i cili vret për t’i permbushur disa kerkesa dhe ritual te dofar sekteve pseudofetare, pseudopsikologjike apo me prapavije ekzoterike për qellime fillestare, purifikimi, orgjiastik etj. një shembull i një vrasjeje te tille rituale është edhe rasti i krimeve te kryera ne vitet ’60 nga pjestarët e sektit te Charles Manson te cilen bënë bujë për egersine e pabesueshme me te cilen ishin kryer.
Duke folur për vrasesit serik, vendi ku është regjistruar numri me i madh i rasteve te vrasesve serik jane SHBA-të ku deri ne vitin 1997 (vit te cilit i referohemi për rastet e Serial Killer) jane konsideruar si aktiv gati 100 vrases serik kurse 450 te tjere jane burgosur, ketyre te fundit u jane atribuar rreth 2.700 vrasje por duke pasur parasysh personat e shumte qe jane zhdukur ne keto shtete ky numer do te ishte edhe me i madh.
Motivet për te cilat ne disa shtete është regjistruar një rritje e vrasesve serik jane te shumta.
Para se gjithash fenomeni është bërë i dukshem ne baze te mjeteve moderne te informimit gjithnje e me efikase te cilat tanime qdo ditë flasin për aktet e vrasesve serik, nder te tjera sistemet e hetimit dhe procedurat e mjekesise ligjore kane bërë te mundur t’i regjistrojne shumë vepra penale si te vrasesve serik te cilat ne kohë te tjera do te ishin cilesuar si vdekje nga shkaqe tjera. një territor siq jane Shtetet e Bashkuara ne te cilin pjesen me te madhe te popullates e gjejme te grumbulluar ne metropole qe shpesh kalojne 3 milion banorë me një dendshmeri te larte dhe me shtresa te ndryshme te njerezve ne rrezik për margjinalizim social dhe kushte te varferise, perben një vend ideal për akte kriminale nga vrasesit serik. Pra ambienti i huaj dhe individualist i shoqerise metropolitane/industriale ne te cilin mijera njerez jetojne ne një rrokaqiell me shumë pak momente takimi ndermjet tyre për shkak te orareve te punes te ndryshme, duke marre parasysh nderrimin e personave ne te njejten ndertese, e ndihmon stilin e jetes se vetmuar dhe te te qenurit i panjohur brenda se ciles ben pjese vrasesi. Ne ambientin metropolitan faktikisht ka humbur ai lloj i kontrollit monitorues social qe ishte ndertuar njefare kohë ne shoqerite rurale nga komuniteti i vogel fshatar, i lidhur për traditat e zakonshme te fesë, te punes ne fushe dhe te riteve, te festes se fshatit, ne te cilin te gjithë njiheshin.
Ne fund fakti se çdo shtet i SHBA-ve ka një sistem gjyqesor te ndryshem lehteson kryerjen e ketyre lloj krimeve te cilet i vrasin viktimat e tyre ne shtete te ndryshme; ndryshueshmeria ne te kuptuarit e krimeve ndaj pasurise dhe personit, shpejtesia e ndryshme e aparatit burokratik, veshtiresia e shteteve ne kalimin e informacioneve për rastet e krimeve u ka mundesuar shumë kriminelëve qe jane te kerkuar prej shumë vitesh nga një shtet, te kryejne edhe shumë vrasje te tjera ne shumë shtete tjera para se te njihen dhe identifikohen si fajtorë për te gjitha krimet e kryera.
Studiuesit amerikan pasi kane analizuar shumë serial killer-a te burgosur, kane shenuar një identikit psikobiografik i cili mund te permblidhet keshtu.
Pjesa me e madhe e tyre jane mashkuj te races se bardhe (ne 90% te rasteve), jane te një moshe te mesme ne kohen e kryerjes se vrasjes, diku 27 vjeqare. Jane si heteroseksual ashtu edhe homoseksual, femije te pare, me një femijeri dhe adoleshence ne një familje te dhunshme, me një nene “patologjike” (shpesh prostitutë) dhe baba qe mungon (delinkuent). Si femije kane qene te neperkembur ose te maltretuar dhe kane qene objekt dhune edhe te asaj seksuale duke manifestuar si pasoje, sjellje te çrregulluara si torturime ndaj kafsheve dhe piromani si dhe izolim social te theksuar.
Mungesa e raporteve nderpersonale dhe te modeleve te vlefshme te sjelljes ka provokuar te keta adoleshent, paaftesi bashkepunimi me persona te gjinise tjeter, me pasoje grumbullimin e frustrimit dhe hidherimit; vrasesit serik nuk kane pasur raporte normale heteroseksuale duke preferuar masturbimin kompulsiv dhe raportet homoseksuale ose zoofilinë si dhe gjate adoleshences kane manifestuar sjellje antisociale (vjedhje, dhunë, ikje nga shtepia, abuzim me alkool dhe droga). Meqenese posedojne një koeficient intelektual mesatar, ne moshe te rritur, megjithate kane arritur te krijojne një familje gje qe iu mundeson te marrin një perpjetze te normalitetit pas se ciles fshihet problemi i identitetit te padefinuar seksual. Shpesh jane dembelë ne punë, aktivitet ku atyre iu grumbullohet stres dhe frustrim i metutjeshem, dhe për te ikur nga ai kane tentojne te mbyllen ne boten e tyre imagjinare.
Shtegu qe i çon keta individ te kryejne ate hap themelor drejt prirjes për vrases te perseritur i cili është akti i pare perbehet nga një udhe e gjate i filluar qysh ne femijeri, i karakterizuar nga “fantazi te plotfuqishmerise ndaj vdekjes” te cilat me kalimin e viteve behen gjithmone me te gjalla dhe shtypese deri ne ate mase sa qe nuk jane me vetem ne nivelin e mendimit por behet e pashmangshme qe te mos vehen ne veper. Fantazite e një vrasesi serik psikopatik sipas ekspertit te FBI-se Roger Depue, gati gjithmone bazohen ne binomin seksi-dhuna ku gjate femijerise se tyre jane abuzuar fizikisht dhe seksualisht dhe fillojne t’i ndertojne fantazite e tyre me baze sadiste-seksuale ku zhvillojne rolin e tyre te dhunuesit dhe torturuesit dhe ne te cilin rol orgazma nuk mund te arrihet nese nuk ushtrohet vuajtje dhe dominim mbi te tjeret.
Vrasesi serik me eliminimin e një qenieje njerezore i kenaqe fantazite e tij te vdekjes dhe shkaterrimit, i zbaton dhe ritualizon kete fantazi te shpagimit mbi agresorin e dikurshem, kjo “ndjenje e plotfuqishmerise” dmth e te pasurit dominim dhe sundim mbi jeten e tjetrit ia jep ate energji te eksitimit, shkeljes dhe te dhunimit qe e ben te ndjehet i gjalle, e çon pra vrasesin ta perserise kete pervoje disa here duke e shendrruar keshtu ne një serial killer, vampir te jetes se te tjereve.
për sa i perket menyres sipas se ciles vrasin mund te dallohen dy lloj te vrasesve: vrasesit serik te organizuar dhe vrasesit serik te dizorganizuar; te paret i planifikojne me kujdes krimet e tyre duke zgjedhur viktimat dhe vendin e krimit. Perdorin armen e vet dhe nuk lene gjurme. Keta jane persona ne dukje normal, shoqerisht te integruar, shpesh te martuar dhe për kete arsye është mjaft veshtire te dallohen, perveq kesaj meqenese posedojne koeficient mesatarisht te larte te inteligjences bejne ç’është e mundur për t’u mos hetuar dhe ne kete menyre veshtiresojne edhe punen e policise për t’i dalluar dhe kapur. për shembull arrijne te vrasin njerez te ndryshem ne vende jo edhe te largeta ne mes tyre, jane te vemendshem për te mos lene gjurme ne vendin e krimit, ndryshojne sipas deshires menyren e operimit për t’i ngaterruar hetuesit, i percjellin kujdesshem zhvillimin e hetimeve dhe shpesh parashikojne levizjet e policise. Ndjehen te falenderuar nga vemendja qe u kushtohet nga ana e mediave sepse kjo ua perforcon identitetin negativ qe e ndertojne dhe shpesh i sfidojne autoritetet duke derguar mesazhe denigruese dhe sfiduese ose duke arsyetuar me ndonje detal “te drejten” e akteve te tyre. Poashtu kane aftesi te te kuptuarit dhe vullnetit edhe pse manifestojne çrregullime te personalitetit, te karakterit sadist dhe seksual.
Vrasesit serik e dezorganizuar vrasin si shkak i një impulsi te papritur pa zgjedhur viktimen dhe te paperfillshem ne lenien e gjurmeve duke perdorur një arme qe e gjejne aty për aty.
Vendi i krimit shpesh gjindet prane baneses se tyre dhe shfaqet i çrregulluar dhe i lene ashtu si është. Krimet jane mizore dhe ndonjehere te shoqeruara me akte seksuale dhe kanibalizmi ndaj viktimes. Vrasesit serik jane mentalisht te semure shpesh te prekur nga psikozat. Ne fakt duhet thene se shumë nga keto seri dhune do te mund te evitoheshin nese keta te semure do te ishin mjekuar dhe monitoruar ne menyre adekuate nga një specialist para se gjithash ne fazat me baze delirante-te ndjekjes. Ne te vertete i ashtuquajturi “raptus” i skizofrenit si duket nuk ekziston meqenese akti i dhunes i ketij te fundit ndodhe pas një rritjeje sinjalesh, simptomesh gjithnje e me te renda dhe te shpeshta te cilat nuk jane bllokuar me ndonje ndihme farmakologjike apo psikiatrike.
Duke marre parasysh ne menyre specifike tipologjite, vrasesit serik mund te ndahen sipas motivacionit qe i shtyne te vrasin, ne tri kategori: psikotiket, hedonistet dhe misionarët.
Psikotiket (skizofrenet, paranoiket) vrasin si pasoje e halucionacioneve auditive (zëra urdherues) dhe nga delire mistik ose te madheshtise.
Hedonistet te cilet vrasin nga “deshira për te vrare”, nga emocionet dhe kenaqesia qe shkaktojne supresion te një qenieje njerezore, nga ndjenja e plotfuqishmerise qe rrjedhe nga mundesia e te poseduarit te jetes se një njeriu; një nenkategori jane edhe “Lust-Killer” ose “vrasesit nga libidoja” për te cilet vrasja është e veshur me vleren e kenaqesise seksuale sepse për ta arritur orgazmen duhet te vrasin.
Misionarët, te cilet vrasin mbi bazen e “motivacioneve morale”, viktimat e tyre jane prostitutat, homoseksualet, te zinjte, mjekroshat, narkomanet, apo ato kategori te personave te cilet ata i konsiderojne si “plehra’ nga te cilet duhet pastruar boten.
Ne fund ne lidhje me sjelljen e dhunshme te vrasesve serik ia vlen te perkujtojme mendimet e psikanalistit Frank M. Lachmann. Sipas tij faktoret si: historik, ambiental, gjenetik dhe psikologjik, nder te cilet është abuzimet dhe dhunimet e çojne vrasesin serik te ardhshem qe te zhvilloje një agresivitet te llojit “shperthyes, vullkanik”, pra një lloj agresiviteti i cili ne vend qe te shfaqet si reaksion ndaj një ambienti qe nuk i është i afte t’i kenaq nevojat e personit (ashtu siç ndodhe te njerezit normal), ajo shperthen pas asnje nevoje qe te provokohet nga rrethi ne te cilin jeton personi.
Vrasesi serik shpesh nuk është i vetedijshem ndaj ketij impulsiviteti te sjelljes dhe ndoshta për kete arsye bejne një jete te dyfishte, një jete te thjeshte dhe anonime dhe një tjeter dramatike e cila i shtynë qe te vrasin.
Ne rastin e dhunes se perjetuar ne femijeri, Storolow, një tjeter psikanalist, pohon se pas një perjetimit te një reaksioni emotiv te dhimbshem, femija deshiron fuqimisht nga ana e ndokujt një pergjigje te sintonizuar (harmonizuar) e cila mund te moduloje, permbaje, permiresoje gjendjen e tij afektive reaktive dhe te dhembshme. Kurse ne rastin e vrasesit serik, dhembja afektive e femijes takohet me një mungese te theksuar sintonie dhe atehere ai percepton se ato ndjenja reaktive te dhembshme nuk pranohen nga personi i cili kujdeset për te dhe duhet te “sekuestrohen” (te merren) ne menyre mbrojtese për te pasur mundesi te mbeshtesin lidhjen për te cilen ai ka nevoje. Ky efekt i deshtuar behet burim i konfliktit dhe ndjeshmerise ne gjendjet traumatike dhe zgjate tere jeten. Perveq kesaj femija fiton bindjen e pavetedijshme se gjendjet e dhembshme afektive dhe terrorizuese jane manifestime te një gjendjeje te tij te pakendshme ose te një dashakeqje te tij te brendshme te. Formohet brenda keshtu një identitet ne negativitet, një Vete e keqe dhe çdohere kur individi mendon se nuk është kuptuat, “permbajtur” nga tjetri, do te reagoje me hidherim dhe dhune për ti pare akoma edhe njehere te frustruara nevojat e tij te sigurimit dhe sintonizimit emotiv.





Antonini, Sergio (2001)
Serial Killer. Introduzione al fenomeno dell’omicidio seriale
SRM Psicologia RivistA(www.psyreview.org)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Serial Killer
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: Tema të lira :: Psikologjia-
Kërce tek: