|
| E KENI DITUR QE...??? | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
FaLcOxXx Moderator
Numri i postimeve : 1522 Age : 113 Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe Puna/hobi : to do nothing it's something Humor : shes sporia n'korzo...hahah Registration date : 12/11/2008
| Titulli: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 14, 2008 2:38 pm | |
| Le te jet tema ku secili mund te sjell shkrime interesante edhe kuriozitete nga fusha te ndryshme. ju lus te sjellni shkrime serioze.
Se Mbreti shqipëtarë Zogu ka tymosur 240 cigare në ditë ?
Se shkrimtari Balzac ka pirë kafe në ditë dhe ka vdekur si pasojë e helmimit me kofeinë?
Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.
a e keni ditur se Rrokaqielli (ndertesat shume kateshe) i pare eshte ndertu ne Chicago më 1860
A e e keni ditur cili është lapsi më i shtrejtë në botë??
Lapsi DIAMOND i bërë nga kompania Zvicërrane CARAN D`ACHE u shit në Londër me një shumë prej 169000 funta. Lapsi është bërë në përkujtim të Antoni Gaudinit dhe është i mbështjellur nga argjendi rubium. Maja e lapsit është 18 karat dhe është i mbështjellur me 5072 gurë diamanti dhe 96 gurë të rubinit.
Ma shume se dhjete milion shqiptare, jetojne jasht Shqiperise!
Gjergj Fishta ishte Antar Nderi, i Akadise italiane te Arteve!
Hoxha Tahsini, ishte rektor i Universitetit te Stambollit, ne Turqi! __________________
Perendoret shqiptarë qe kontribuan ne Perandorine Romake ishin: Diokletian, Julian, Probus, Klaudius Probus, Konstantini i Madh dhe prej 12 perandoreve - Justiniani i Pare!
Marisa Tomei, nje fituese ne Academy Award eshte me origjine shqiptare!
Dr. Ferid Muradi, shqiptar eshte Fituesi i Çmimit Nobel ne medicine per Viagren Famoze!
Karl Von Gega, shqiptar - ishte ndertuesi i Hekurushes Semmering ne Austri, si model per te gjitha hekurudhat e Europes!
Pashko Vasa, veprimtar Nacionalist Shqiptar per pavaresi nga Turqia, më 1878, ka qene Guvernator i Libanit!
Arkitekti i TAJ MAHAL ne Indi, ishte shqiptari Ark. Mehmet Isa !
Guverneret e Rumanise, gjate shek. 19. ishin nga Familja Shqiptare - Gjika!
Papa Klementi 7. (1700 - 1721) ishte kardinal shqiptar!
Shqiptari, Sadefqar Mehmeti, ishte dizajneri i xhamise se famshme XHAMIA E KALTER - BLUE MOSQUE ne Stamboll.
Arkitekti shqiptar Sinan, ishte ma i persosuri ne Arkitekturen turke.
Kemal Ataturku, themeluesi i Turqise Moderne, ishte shqiptar!
Themeluesit e Shtetit Modern grek, jane shqiptaret (arbanitet)!
Veziret ma te medhej ne Perandorine Otomane, gjate shek. 17. ishin te gjithe shqiptare edhe vijne vetem nga Familja Koprulu!
Perandori Bizantin, Anastasius (491 - 518 pas krishtit), ishte shqiptar nga Durresi - Shqiperi!
Gjon e Xhim Bellushi te famshmit, jane gjenerata e dyte shqiptare!
Plot 26 Veziret e Medhenj - Kryeministra te Perandorise Otomane, nga viti 1500, jane shqiptar!
Zemra e njeriut krijon aq shtypje, sa që gjaku rreth 10 metra larg mundet të stërpikë.
Se njeriu merr frymë vetëm nga njëra vrimë e hundës; në çdo 15 minuta pason ndërrimi
Gjatë kollitjes, rritet shpejtësia e ajrit në mushkëri rreth 100 km/h
Kur shkruan njeriu përdorë 57 muskuj të dorës dhe krahut
Në gjumë truri është më aktiv se gjatë përcjelljes së Televizionit
Se gjaku përbënë 8 % të peshës trupore të njeriut
Dr. Ferid Muradi, shqiptar eshte Fituesi i Çmimit Nobel ne medicine per Viagren Famoze! Shqiptari, Sadefqar Mehmeti, ishte dizajneri i xhamise se famshme XHAMIA E KALTER - BLUE MOSQUE ne Stamboll. Arkitekti shqiptar Sinan, ishte ma i persosuri ne Arkitekturen turke. __________________ | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 14, 2008 5:15 pm | |
| Në Paris u zgjodh prapanica më e mirë
Pronarët krenarë të prapanicave më të mira u shpallën francezi Saiba Bombote dhe brabilianja Melani Nunes Fronkoviak.
Sa është e bukur prapanica, të shpeshtën është çështje e shijes. Mirëpo, rreth 40 finalistë të cilët dëshiruan që pikërisht prapanica e tyre të jetë më e mira në vitin 2008, mbrëmë në Paris u detyruan që t’i plotësojnë kriteret e kryetares së jurisë, modeles së njohur Adriana Karambo. “Duhet të jetë e shtrënguar, të ketë formë të mirë, lëkura duhet të duket e përkryer, por duhet fitojë edhe përshtypjen e përgjithshme – praninë në skenë, energjinë pozitive, përmasat e mira të kandidatit”, thotë kryetarja e Komisionit të jurisë Adriana Karambo. Kishte shumë finalistë, të cilët i plotësojnë të gjitha këto kritere. Pronarët krenarë të prapanicave zyrtarisht më të mira – dhe të premisë prej 15 mijë eurosh – në fund u shpallën francezi Saiba Bombote dhe brabilianja Melani Nunes Fronkoviak. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 14, 2008 5:16 pm | |
| Një kopsht zoologjik në Zvicër vendosi animatorë për kafshët.
Qëllimi i një hapi të tillë është që të krijohet ekip i cili do t'i zbavit kafshët e mbyllur.
Animatorët zyrtarisht do të emërohen në janar të vitit të ardhshëm. Ata tani mendojnë se çfarë lojëra të vendosin për zbavitje të kafshëve - futboll, përdorim të lojërave dhe ngjashëm. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: .... Fri Nov 14, 2008 6:10 pm | |
| Nje zone turistike, nje muaj seks per klientet
Nje zone turistike per nudiste ne verilindje te Australise ka startuar muajin e seksit te lire per te luftuar krizen ekonomike. Te gjithe te apasionuarit pas festave dhe marredhenieve te shfrenuara do te kene ne dispozicion muajin mars. Nisma e stafit te kesaj zone eshte pritur me entuziazem nga klientet, por eshte cilesuar si imorale nga peshkopi katolik i qytetit. “White Cockatoo Resort” prane Port Douglas, i njohur ne te kaluaren si vendi ku zhvillohet seksi ne grup, kishte vendosur rregulla pas nje serie incidentesh, pasi kishte nderhyre dhe policia.
Disa kliente ishin ankuar se kishin marre pjese ne orgji kunder deshires se tyre.
Kurse kreu i bashkise se qytetit nuk eshte shprehur kunder idese ne fjale. “Njerezit ketu jane shume kreative dhe nje mundesi biznesi nuk i ben keq askujt”, tha ai. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 14, 2008 6:11 pm | |
| Burri shtatzene, ne pritje te femijes se dyte
Personi qe u be i njohur ne SHBA si burri shtatzene e qe solli ne jete nje vajze, eshte serish shtatzene.
Thomas Beatie, nje tranvestit amerikan nga Oregoni qe ka marre pamje mashkullore me perjashtim te organit riprodhues, ka pranuar ne nje interviste per ABC se pret nje tjeter femije.
Kur ishte ne muajin e peste te shtatzenise Beatie pranoi te fotografohej per te sensibilizuar Ameriken dhe boten per te drejtat e cifteve homoseksuale. 34- vjecari ishte nje grua deri dhjete vjet me pare kur zbuloi se ishte e dashuruar me bashkeshorten aktuale dhe per te vendosi te ndryshoje seksin.
Nderroi emrin, nisi terapine me baze testosteroni dhe iu nenshtrua nje nderhyrjeje per te hequr gjoksin. E vetmja gje qe ruajti ishte aparati riprodhues. Pritet qe femija i dyte te linde ne muajin qershor, ndersa aktualisht ndihet shume mire. Ai dhe bashkeshortja Nancy, e blene spermen nga nje dhurues. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 14, 2008 6:13 pm | |
| E reja e fundit: Masazh gjarperinjsh
Shume njerez arrijne perpara dyerve po nuk arrijne te kalojne pragun, por ka nga ata qe nuk duan me te ikin. Ne Izrael, sezoni i vjeshtes ka ardhur bashke me gjarperinjte.
Gjashte gjarperinj shumengjyresh te qarkullojne ne shpinen e zhveshur per rreth nje ore duke te lene te shijosh nje relaks te vertete.
Zvarritja e tyre ne trupin tend te relakson pa fund, tu hapen poret dhe te kuron madje edhe dhimbjet reumatizmale.
"Duhen rreth 12 trajtime dhe ne mes te benefiteve ti sheh qe ndonje dhjame i tepert mund te largohet papritur e pakujtuar", thote nje prej drejtuesve te qendrave me gjarperinj.
Keto qenie te frikshme per shume njerez perdoren sipas nevojave.
Gjarperinjte e Bardhe nga Kalifornia dhe Florida, sherbejne per masazhet e thella, Corn dhe Milk Snake per dicka me te lehte.
Qe prej kohes se Eves dhe Adamit, kjo kafshe nuk gezon popullaritet te mire, por ja qe tani duket se kemi patur te bejme vetem me nje paragjykim.
Jo vetem qe jane kafshe te bukura, por tani edhe te dobishme.
Problemi i vetem mbetet guximi dhe per ne shqiptaret, sigurisht edhe distanca.
Po meqe zakonisht kemi deshire qe te provojme gjerat e reja dhe jemi shume te hapur ndaj metodave te fundit, ku i dihet, ne ndonje prej qendrave te shumta te kryeqytetit mund te ofrohet edhe sherbimi me gjarperinj. | |
| | | FaLcOxXx Moderator
Numri i postimeve : 1522 Age : 113 Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe Puna/hobi : to do nothing it's something Humor : shes sporia n'korzo...hahah Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 14, 2008 11:13 pm | |
| interesante serial killer | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Sun Nov 16, 2008 2:27 am | |
| Kopshti zoologjik në qytetin perëndimor japonez Shirahama për herë të parë këtyre ditëve opinionit i prezantoi dy yjet më te reja.
Bëhet fjalë për panda binjake, të cilat, lindën para dy muajve në këtë kopsht zoologjik. Panda femër, quhet Mejhin, që në përkthim do të thotë kumbull. Emrin e ka marrë për nderë të frytit që më shumti kultivohet në atë pjesë të Japonisë. Ndërsa, vëllai i saj, quhet Ejhin që do të thotë përjetshmëri. Edhe pse emrat i kanë zgjedhur banorët, këta dy binjakë kanë pasur edhe ide më të mirë. "Janë emra shumë të bukur, mirëpo mendoj se është dashur t'i emërojnë sikurse neve binjakëve - Hiroko dhe Kuniko. Mirëpo, ne nuk e dërguam propozimin tonë për votim, me çka, ata zgjodhën tjera emra", thotw vizituesi Hiroko. Mbikëqyrësit thonë se pandat janë në gjendje të mirë. Gjatë lindjes, pandat kanë peshuar rreth 200 gramë, ndërsa tash në moshën e tyre dy mujore, ata peshojnë rreth 2.5 kilogram. Mejhuni dhe Ejhuni janë pandat e para që janë lindur në Japoni me shumim artificial. Këta kafshë janë të rrezikuara nga asgjësimi, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre jetojnë në Kinë. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 2:36 am | |
| Sfilatë mode në Ramallahun palestinez Dhjetra modele u paraqitën me 20 koleksione të 20 stilistëve vendas, ku prezentuan fustanet elegante e deri te kostumet për afaristë.
Banorët e qytetit palestinez Ramallah këto ditë për pak harruan konfliktet më të cilat ballafaqohen për çdo ditë dhe thjesht iu dha mundësia të kënaqen në sfilitën e parë që shfaqej në ato hapësira. Dhjetra modele u paraqitën me 20 koleksione të 20 stilistëve vendas. Në mesin e tyre ishte edhe Rem Ibrahim, e cila frymëzimin e saj e ka marrë nga qelqi, material jo i zakonshëm për fushën e modës. “Shpeshherë jap shpjegime se sa qelqi ngjason me njerëzit. Nëse thyhet shumë vështirë mund të kthehet në gjendjen e mëparshme, mundet por vetëm nëse e shkrijmë. Edhe trupi i njeriut është njëlloj, nëse gërvishteni ose lëndoheni , do t’u mbetet shenjë e përjetshme. E njëjta gjë vlen edhe për lëndimet me karakter emocional, të cilat kanë efekt të përjetshëm”, thotë sitilistja Rem Ibrahim. Në koleksion janë përfshirë veshje për të gjitha rastet-që nga fustanet elegante e deri te kostumet për afaristë. Sfilatën e organizoi Instituti gjerman Gete me synim që moda të promovohet si gjuhë universale për tejkalimin e dallimeve nacionale, kulturore dhe fetare. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 2:38 am | |
| Banorët e Hong Kongut nën atmosferën e Vitit të Ri Deri në natën e Vitit të Ri kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë, por banorët e Hong Kongut kanë mundësi ta ndjejnë atmosferën festive ende pa ardhur kjo ditë. Një nga qendrat e atjeshme tregtare e quajtur "Qyteti - liman" në mënyrë solemne i ndezi dritat që ishin përgatitur enkas për natën e Vitin e Ri. Glamurin për vizituesit e plotësuan shumë yje të filmit dhe muzikës. Hyrja kryesore në këtë qendër tregtare tani është shndërruar në stacion hekurudhor i dekoruar me më shumë se 10 mijë drita. Prej aty, niset edhe treni, në të cilin vizitueseve shoqëri u bën Baba Dimri. Treni pa ndërprerë rrotullohet rreth qendrës tregtare. Ai është i dekoruar me bredha nga floriri, llambe shumëngjyrëshe dhe shumë dekorime tjera. Për një zbukurim të këtillë, drejtoria e qendrës tregtare ka harxhuar 1.6 milionë dollarë. Dekorimi i shkëlqyeshëm dhe atmosfera festive duhet të ndihmojnë në tërheqjen e sa më shumë turistëve dhe myshterinjve, si dhe rritjen e profitit në kohën kur bota ballafaqohet me krizën më të madhe financiare. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:29 am | |
| Policët në hall për të gjetur dikë që nuk ka pirë alkool Policia shtetërore në Indiana të SHBA-ve ka thënë se pasi që ka arrestuar një nënë për vozitje në gjendje të dehur, tre të afërmit tjerë të cilët erdhën për të marrë djalin e saj njëvjeçar gjithashtu kishin pirë alkool.
Një polic shtetëror kishte ndaluar një kombi për tejkalim të shpejtësisë të shtunën në Indiana. Ai kishte arrestuar gruan 24-vjeçare nën akuzën për vozitje në gjendje të dehur.
Baba i djaloshit arriti më vonë për ta marrë, por policët vërejtën se edhe ai ishte i dehur dhe arrestuan po ashtu nën akuzën për vozitje në gjendje të dehur.
Policia ka thënë se më pas kanë arritur edhe gjyshërit e djaloshit. Që të dy kishin pirë, ka thënë policia shtetërore, por për fat gjyshja e cila po voziste ishte brenda kufirit të lejuar, prandaj policët i përcollën ata deri në shtëpi së bashku me fëmijën. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:29 am | |
| Një shef policie arreston 48 të afërm të vet Një shef i policisë në një rajon të largët të Kinës jugperëndimore i ka arrestuar 48 të afërm të tij për krime të ndryshme, ndër të cilët ishin vëllezër, kushërinj dhe një numër i familjes së gruas së tij, kanë bërë të ditur mediat lokale, njofton Reuters.
Laobulaluo, një shef policie në qytetin Heizhugou, provinca e Seçuanit, i ka arrestuar të afërmit e tij, ose i ka dërguar për "riedukim me punë" ose i ka dënuar në mënyra të tjera. Shefi i policisë në fjalë është pjesëtar i një grupi etnik minoritar. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:29 am | |
| Bart 21 kriklla birre përnjëherë Në afërsi të qytetit Zeltingen në Gjermani është mbajtur gara në bartjen e krikllave të birrës, derisa Anita Schwarz nga komuna Eichenau ka pasur qëllim të vendos rekord të ri botëror.
Qëllimi ka qenë që të bart kriklla përplot me birrë në largësi prej 40 metrash, e edhe pse kjo 48-vjeçare ka arritur t'i radhis 21 kriklla në mënyrë piramidale, nuk i ka shkuar për dore që t'i dërgoj në vendin e caktuar. E veshur në rroba tradicionale, ka humbur kontrollin dhe tëra ajo birrë që ka qenë në kriklla ka rënë përtokë.
Gjatë muajit të kaluar në Munih është mbajtur festivali tradicional i birrës Oktoberfest i cili zgjat 16 ditë dhe në botë është i njohur si vend ku shërbehet birra më e mirë. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:30 am | |
| Helikopteri shokon blerësit Blerësit rumun janë shokuar kur një helikopter aterroi në mes të automjeteve në parkingun e një supermarketi.
Helikopteri me peshë të vogël lëshoi dy meshkuj të cilët shkuan në supermarketin Real në Bacau dhe u kthye një orë më vonë për t'i marrë ata.
Dëshmitarja, Georgeta Stoica, ka thënë: "Ajo farë gjëje vetëm aterroi atje, pa kurrfarë sigurimi apo mbrojtje, asgjë".
"Po frynte erë e madhe jashtë dhe helikopteri ka mundur që lehtë të godet shtyllat apo telat elektrik. Kush e di se çfarë ka mundur të ndodhë?", ka shtuar ajo.
Radu Bondar, shef i aeroportit në Bacau ka thënë se aterrimi do të ishte i ligjshëm po që se piloti të kishte lejen e supermarketit.
Por ligjet rumune të aviacionit civil thonë se helikopterët nuk lejohen në zonat e populluara pa masat paraprake të sigurisë.
Adrian Enescu, i cili punon në supermarket, ka thënë: "Është hera e tretë që kam parë njerëzit të vinë për të blerë me helikopterët e tyre. Kam dëgjuar se janë njerëz të rëndësishëm, por mendoj se në të njëjtën kohë janë edhe snobë".
Incidenti është filmuar nga një kameraman amator i cili dërgoi filmimin e tij në një stacion televiziv lokal. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:30 am | |
| Me çantë dorë ndalon plumbin Mos i hidhni lehtë çantat e mëdha të dorës, e edhe atëherë kur të kanë dalë tërësisht nga moda. Do të mund tu shpëtonin jetën, siç i ka ndodhur një studenteje 22-vjeçare në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia ka njoftuar se çanta e madhe e dorës dhe e mbushur përplot me gjëra i ka shpëtuar jetën studentes 22-vjeçare Elizabeth Pittenger në universitetin shtetëror Middle Tennessee. Në fakt, në çantë është ndaluar plumbi kur ajo është gjetur në mes të një tentimi të plaçkitjes.
Pittenger javën e kaluar ishte duke shëtitur nëpër konvikt, kur është ndaluar nga një mashkull i cili i ka kërkuar t'ia dorëzojë çantën, celularin dhe laptopin. Vajza ka arritur të përvidhet disi, por mashkulli ka shtirë në të para se ajo ka arritur të fshihet.
Plumbin e kanë gjetur në çantë së bashku me kalkulatorin, ombrellën dhe me një kuti dekoruese të shpuar. Pittinger ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Policia ka rastisur në afërsi dhe ka dëgjuar të shtënën. Kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar 20-vjeçarin Orlando Edmiston, derisa në një parkim të afërm kanë gjetur edhe revolen e kalibrit 38.
Edmiston është akuzuar për tentim të vrasjes, plaçkitje me armë dhe armëmbajtje brenda ndërtesës së arsimit. Është mbajtur në burg, dhe do të mund të dal vetëm atëherë kur do të paguaj 32.500 dollarë kaucion. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:30 am | |
| Vanish fsheh shenjat e krimit Punëtorët spanjollë të kriminalistikës janë të brengosur për shkak të përmbajtjeve çdo ditë e më të mira për pastrim sepse kimikatet e tilla u ndihmojnë kriminelëve në fshirjen e efektshme të gjurmëve të krimit.
Kimikatet e gjeneratës më të re, sikur që është i popullarizuari Vanish, jo vetëm që nga tekstili largojnë papastërtinë dhe njollat, por edhe gjurmët gjenetike të viktimave apo kriminelëve.
Falë oksigjenit të cilin këto substanca përmbajnë, brenda disa minutash mund të fshihen gjurmët të cilat përndryshe mund të mbaheshin për një kohë të gjatë në rroba.
Ekspertët nga universiteti i Valencias kanë konkluduar se përdorimi revolucionar i oksigjenit, i cili e ka zëvendësuar klorin, në detergjente mundëson largimin e albuminave nga gjaku prej tekstilit. Forenzikët deri më tani gjurmët e tilla i kanë zbuluar në rroba edhe pas disa larjeve.
Substancat bashkëkohore për pastrim madje mund të shkatërrojnë edhe gjurmët e ADN-së. Kjo gjë sigurisht që do t'i gëzoj amviset, mirëpo do të ju shkaktoj dhimbje kokë të punësuarve në kriminalistikë dhe forenzikëve. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:30 am | |
| Alpinisti gjen vëllanë në majë të malit pas 30 vitesh Një alpinist ishte ngjitur në majën e malit Mount Snowdon – për tu përshëndetur nga vëllai të cilin nuk e kishte parë për 30 vjet.
David Evans, 70-vjeçar, ishte shokuar kur “u mor në ngryk” nga vëllai i tij Rowan, 66-vjeçar, i cili kishte emigruar në Australi në vitet e 70-ta, raporton The Sun.
Rowan kishte kuptuar se vëllai i tij i madh po planifikonte të ngjitet në bjeshkët e Uellsit përëndimor në ndihmë të një bamirësie për luftimin e kancerit.
Prandaj ai kishte udhëtuar për në Britani të Madhe dhe kishte pritur këtë ngjarje për ta befasuar vëllanë e tij, gruaja e të cilit kishte vdekur vitin e kaluar nga kanceri.
David, nga qyteti Bridgend i Uellsit përëndimor, ka thënë: "Ishte diçka si nëpër filma. Pashë diçka duke dalë nga mjegulla dhe mendova, ‘Ai po duket si vëllai im'.
"Të dytë filluam të qajmë. Kurrë nuk do të harrojë këtë gjë", ka thënë ai. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:30 am | |
| Prish martesën për shkak të vjehrrës Një italian ka arritur të realizojë prishjen e martesës duke arsyetuar kërkesën e tij me atë se vjehrra e tij “po i fuste hundët gjithkah”, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Mashkulli 36-vjeçar i ka sqaruar para gjyqit se para lidhjes së martesës, në vitin 1998, kishte nënshkruar një marrëveshje me gruan e tij në të cilën thuhej se nëna e saj nuk duhet të përzihet në vendimet e çiftit bashkëshortor.
Sipas tij, ajo kontratë nuk është respektuar pasi që vjehrra gjoja është përzier tepër shpesh në jetën e tyre martesore.
Gjykata italiane ka miratuar shkurorëzimin e tij nga gruaja. | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:31 am | |
| Babadimri i fshehtë dhuron mbi 10 milionë euro lodra Një Babadimër i fshehtë ka dorëzuar mbi 10 milionë euro lodra për fëmijët në spitalet e Britanisë së Madhe.
Disa kamionë përplot me lodra kanë arritur në spitalin e fëmijëve në Birmingham dhe më shumë do të shpërndahen në mbarë vendin gjatë ditëve të ardhshme, raporton gazeta The Sun.
Babadimri misterioz ka bërë të ditur se ai dëshiron që fëmijët e varfër nëpër spitale të kalojnë Krishtlindje të mira.
Tracy Marsh, shefe për mbledhje të fondeve në Birmingham, ka thënë: "Do të donim të falënderonim këtë zemërgjerësi të pamasë nga ana e këtij mirëbërësi anonim. Këto lodra do të sjellin me vete shumë orë kënaqësi dhe lojëra për fëmijët. Krishtlindjet kanë ardhur më herët tek ne". | |
| | | Alketa* Admin
Numri i postimeve : 1258 Puna/hobi : me shkatru:P Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 3:31 am | |
| Djali godit të ëmën me sharrë, i ofron asaj 5 dollarë Autoritetet policore në Fort Pierce të SHBA-ve kanë thënë se një djalosh 11-vjeçar ka goditur nënën e tij me një sharrë në kokë dhe më pas i ka ofruar asaj 5 dollarë që mos ta thërrasë policinë.
Zyra e Sherifit lokal ka raportuar se djaloshi dhe nëna e tij ishin zënë me njëri-tjetrin të mërkurën kur ajo po mundohej ta shtynte për të pirë ilaçet e tij.
Djaloshi iku tek një shtëpi e afërm, ku filloi të godas një pemë me sharrë. Kur e ëma në fund u kap me djalin e saj, autoritetet thonë se ai e goditi atë me sharrë në kokë, duke i shkaktuar asaj një gërvishtje të vogël.
Raporti i Sherifit policor thotë se pikërisht atëherë djaloshi ka filluar të lus të ëmën e tij të mos e thërrasë policinë dhe i ofroj asaj një bankënotë prej 5 dollarësh. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 7:07 pm | |
| Britney: Jeta ime e re, me keq se burgu 18/11/2008
Britney Spears ka bere nje deklarate shokuese, ndersa ka pohuar se jeta e saj e re eshte me keq se burgu. 26- vjecarja nuk po mund te pershtatet me stilin e ri te kontrolluar te jeteses, pas ngjarjeve qe nisen me qethjen e kokes dhe pasuan me renie te njepasnjeshme. Ne nje dokumentar ajo ka treguar mes loteve se ne jeten e saj nuk ka pasion apo gezim. “Kam disa dite te mira, pastaj vijne te keqijat. Edhe kur je ne burg mendon se do vije dita qe do te dalesh nje dite. Por ne kete situate ku jam, duket se s’do te mbaroje kurre”, ka thene kengetarja.
Britney mendon se ende po pa paguan per zhgenjimin qe percolli tek publiku me qethjen e kokes dhe humbjen e kujdestarise se dy djemve.
“I kam gjerat me shume se c’duhet nen kontroll. Nese s’do isha e kufizuar do ndihesha e cliruar. Duket sikur me degjojne, por ne fakt nuk eshte keshtu. Nese ben dicka te gabuar ne punen tende, mund te ecesh perpara, por mua me duhet ta paguaj per nje kohe te gjate. Nuk kam dashur te jem e burgosur, por e lire”, thote kengetarja. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 7:07 pm | |
| Prince paditet nga nje marke parfumesh 18/11/2008
Nje kompani parfumesh ka paditur kengetarin Prince dhe shtepine prodhuese Universal me 100 mije dollare, pasi kane shkelur nje kontrate. Kompania “Revelations Perfume and Cosmetics” njoftoi se Prince nuk ndihmoi ne promovimin e dy aromave 3121, qe u emeruan sipas emrit te albumit te tij te dale ne treg ne vitin 2006.
Edhe pse kishte premtuar se do ta bente nje gje te tille, Prince nuk e mbajti premtimin. Ceshtja ka kaluar ne Gjykaten e Larte te Nju Jorkut.
“Revelations” shpenzuan 2,5 milione dollare per produktin dhe rane dakord t’i paguanin gjysmen e fitimit kompanise Universal. Por ajo se bashku me Prince nuk moren pjese ne fushaten promovuese, qe pas hedhjes ne treg te parfumit. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 7:08 pm | |
| Di Caprio e Winslet, serish bashke pas 11 vjetesh 18/11/2008
Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet kthehen serish bashke. 11 vjet pas interpretimit ne filmin “Titanic”, aktoret do te jene protagoniste ne realizimin e “Revolutionary Road”. Winslet deklaroi se ishte ajo qe i kerkoi bashkeshortit te saj regjisor Sam Mendes te lexonte romanin e Richard Yates, qe tregon historine e nje martese te tensionuar. Pasi Sam mbylli bisedimet per regjine e filmit, Kate sugjeroi Leonardon per rolin e bashkeshortit.
“Kemi rastin te bashkepunojme serish, tani jo me si dy te rinj, por si burre e grua”, tha ajo. “Duket se dy te dashuruarit e Titanicut nuk kane vdekur, por jane rigjetur per te vazhduar lidhjen e tyre, qe do te shenohet serish nga fati dhe mashtrimet e tij”.
Edhe Di Caprio eshte shprehur entuziast per rolin, dukle thene se gjate aktrimit ekzsiton nje harmoni ndjenjash me Kate. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 7:08 pm | |
| “Guxim per te Shpresuar”, Obama vjen ne shqip 17/11/2008
“Po, t’i mundesh”. Ky eshte mesazhi qe percjell libri “Guxim per te shpresuar”, i presidentit te pare afro-amerikan, Barak Obama. i cili vjen se fundi edhe ne shqip.
Ambasadori amerikan, John Widhers, i pranishem ne perurim, tha se mesazhet e ketij libri nuk jane vetem per amerikanet por per cdo vend dhe cdo njeri. “Pas leximit te ketij libri qe trajton ceshtje shume te veshtira”, tha Widhers, “do te kuptoni se edhe ju mundeni”. Me tej ai vijoi: “Ju them qe ta lexoni kete liber dhe mund te kuptoni qe po, mund t’ia dilni”.
Redaktori politik i librit, Erjon Veliaj, tha se Barak Obama eshte etaloni i politikes se re amerikane. “Ky eshte nje shekull i gjalle qe mund t’ia dalesh nese mendon se ka gjera per te cilat ia vlen te sakrifikosh”, nenvizoi Veliaj.
Barak Obama, presidenti i pare afro-amerikan, permes ideve dhe programit te tij, arriti te siguroje voten e 60 milion personave. | |
| | | serial-killer Moderator
Numri i postimeve : 103 Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Tue Nov 18, 2008 7:10 pm | |
| Tom Cruise nderton palester per te bijen dyvjecare 18/11/2008
Tom Cruise beson se vajza e tij dyvjecare Suri, do te kete te ardhme prej kampioneje olimpike dhe do te fitoje medalje ari. Sipas tij, e bija ka mundesi shume te medha ne sportin e atletikes. Kjo nuk eshte thjesht nje ide, por bindje aq e forte, saqe aktori ka shpenzuar 7 mije dollare per te vendosur nje palesten ne apartamentin e tij ne Manhatan.
Nje burim u shpreh per National Enquirer se Tom beson se Suri do te behet gjimnaste e famshme dhe do te marre pjese ne Olimpiada.
Sipas informacioneve, bashkeshortja e tij Katie Holmes nuk ka qene dakord me idene e te shoqit dhe po mundohet ta binde se vajza per momentin ka nevoje vetem te zbavitet | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? | |
| |
| | | | E KENI DITUR QE...??? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |