|
| E KENI DITUR QE...??? | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
FaLcOxXx Moderator
Numri i postimeve : 1522 Age : 113 Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe Puna/hobi : to do nothing it's something Humor : shes sporia n'korzo...hahah Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Wed Nov 19, 2008 8:17 pm | |
| Plaçkitësi kërcënon me ankesë pasi nuk gjen para Policia ka thënë se një mashkull nga Pennsylvania qendrore ka tentuar të plaçkit një bankë, por sirtarët e zbrazët në sportelin e bankës ia kanë prishur tentimin e tij.
Togeri i policisë në Springettsburys, Scott Laird, ka thënë se sportelistët ishin duke pritur që sirtarët e tyre të mbushen me para kur një mashkull hyri në filialin e bankës Susquehanna Bank të enjten në mëngjes dhe kërkoi para. Sportelisti i parë u alivanos derisa dy tjerët ia treguan sirtarët e zbrazët.
Laird ka thënë se plaçkitësi ka kërcënuar se do të bëj një ankesë tek udhëheqësia e bankës para se të largohej.
Një klient i cili po kalonte para bankës thirri policinë.
Një 48-vjeçar është arrestuar rreth 10 blloqe më larg dhe është ngarkuar për tentim kriminal për të kryer plaçkitje. | |
| | | FaLcOxXx Moderator
Numri i postimeve : 1522 Age : 113 Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe Puna/hobi : to do nothing it's something Humor : shes sporia n'korzo...hahah Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Wed Nov 19, 2008 8:18 pm | |
| Del me krokodilin për pije
Pronari dhe mysafirët e lokalit "Johnny’s Saloon" në Mississippi janë shokuar kur në dyert e barit ka hyrë një njeri, i cili me vete po bartte një kafshë të pazakontë shtëpiake - krokodilin.Edhe pse bëhej fjalë për një aligator relativisht të ri, të gjatë gjithsej një metër, pronari i barit nuk ka pasur shumë mirëkuptim dhe menjëherë ka thirrur policinë si dhe shërbimin veterinar.
Mysafirët e “Johnny’s Saloon” pas një grindje të ashpër kanë shtyrë mysafirin që kafshën e tij të dashur ta kthejë në automjet, e pak kohë më pas ka arritur edhe policia.
Mashkulli është arrestuar, e më pas në shtëpinë e tij është gjetur edhe nje krokodil më i madh.
Duke marrë parasysh se në Mississippi është e ndaluar që të mbahen krokodilët si kafshë shtëpiake, mashkulli është paditur dhe do të përgjigjet për shkelje të ligjit dhe rrezikimit të njerëzve tjerë. | |
| | | *Zero Hour* SuperModerator
Numri i postimeve : 398 Age : 33 Vendbanimi : United States Of Albania Puna/hobi : Ne kerkim te Punes Humor : Tip Serioz Non Stop Registration date : 13/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Thu Nov 20, 2008 9:36 pm | |
| Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
Vetem mushkonjat femra piskojne.
Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
96% e sallatorit, eshte uje.
Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
Nje shqiponje mund ta shohe prehen e saj qe 3000 metra larg.
Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
Fluturat shijojne me ane te kembeve.
Delfinet flene me nje sy hapur.
Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.
Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale. | |
| | | *Zero Hour* SuperModerator
Numri i postimeve : 398 Age : 33 Vendbanimi : United States Of Albania Puna/hobi : Ne kerkim te Punes Humor : Tip Serioz Non Stop Registration date : 13/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Thu Nov 20, 2008 9:41 pm | |
| Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)
Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik
Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.
Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.
Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,
Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.
Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.
Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë. Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.
Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.
Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.
Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.
Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.
Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.
Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.
Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.
Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.
Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².
Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.
Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².
Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).
Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.
Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.
Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.
Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.
Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.
Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.
Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.
Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.
Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.
Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.
Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin 1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.
Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.
Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo. Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555. Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.
Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².
Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.
M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.
Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.
Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.
Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij. Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m. Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.
Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.
Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.
Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.
Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.
Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.
Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.
Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut. | |
| | | FaLcOxXx Moderator
Numri i postimeve : 1522 Age : 113 Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe Puna/hobi : to do nothing it's something Humor : shes sporia n'korzo...hahah Registration date : 12/11/2008
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? Fri Nov 21, 2008 2:18 am | |
| - Alketa* shkruajti:
- Një shef policie arreston 48 të afërm të vet
Një shef i policisë në një rajon të largët të Kinës jugperëndimore i ka arrestuar 48 të afërm të tij për krime të ndryshme, ndër të cilët ishin vëllezër, kushërinj dhe një numër i familjes së gruas së tij, kanë bërë të ditur mediat lokale, njofton Reuters.
Laobulaluo, një shef policie në qytetin Heizhugou, provinca e Seçuanit, i ka arrestuar të afërmit e tij, ose i ka dërguar për "riedukim me punë" ose i ka dënuar në mënyra të tjera. Shefi i policisë në fjalë është pjesëtar i një grupi etnik minoritar. 100% ky polic nuk do kete nje te ardhme me vdekje per shkak pleqerie... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: E KENI DITUR QE...??? | |
| |
| | | | E KENI DITUR QE...??? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |