Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Lajme nga sporti Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Lajme nga sporti Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Lajme nga sporti Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Lajme nga sporti Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Lajme nga sporti Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Lajme nga sporti Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Lajme nga sporti Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Lajme nga sporti Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Lajme nga sporti Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Lajme nga sporti Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
thupra1 (688)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
lO$eR (530)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
Gressa (416)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
girl-lover (328)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Lajme nga sporti Vote_lcapLajme nga sporti Voting_barLajme nga sporti Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Lajme nga sporti

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:55 am

ketu mund te postoni lajme nga sporti..

Guardiola i kënaqur me fitoren minimale
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ishte mjaft i lehtësuar mbrëmë pasi lojtarët e tij bërë një paraqitje profesionale për të shënuar fitore minimale prej 1-0 ndaj ekipit të divizionit të dytë, Benidorm, në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit të zhvilluar më Camp Nou.
“Është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të cilën e kemi luajtur. Jam më se i kënaqur me qëndrimin e ekipit dhe jam krenar për lojtarët e mi”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë ne dëshiruam ta zhvillojmë ritmin tonë, por ata ishim shumë kompakt dhe na bënë që ta luajmë topin shumë rreth e rrotull. Por aplikuam një lojë me më shumë presion në pjesën e dytë dhe ishim në gjendje të depërtojmë më shumë”, ka shtuar trajneri.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lionel Messi nga penaltia, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:55 am

Burnley befason Chelsean
Ekipi i ligës sё dytё angleze, Burnley, ka befasuar nё Stamford Bridge, duke eliminuar nga gara e mëtejme e Kupёs Carling ekipin e Chelseat, pas gjuajtjes sё penaltive, derisa ndeshja edhe nё minutat shtesё përfundoi me rezultat tё barabartё, 1-1.
I rikthyeri nё fushё, Didier Drogba, shёnoi golin e parё pёr vendasit pas 27 minutash lojё, por zёvendёsuesi Akinbiyi barazoi nё minutën e 69-tё, pёr tё vulosur kështu rezultatin e lojës sё rregullt. Nё lojën shtesё nuk pati gola, qё detyroi gjuajtjen e penaltive, ku mysafirёt ishin mё tё saktё.

Wayne Bridge dhe John Obi Mikel nuk ishin tё saktё nga pika e bardhё, pas tё cilёve, Burnley shёnoi edhe befasinë e madhe tё mesjavёs.

Nё rundin e ardhshёm ёshtё kualifikuar edhe Blackburni, qё mposhti nё udhёtin Sunderlandin me rezultat 2-1
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:55 am

Tottenhami fiton ndaj Liverpoolit
Disa ditё pasi e mposhti nё Premierligё, Tottenham ka shёnuar sёrish fitore ndaj Liverpoolit, kësaj here ndaj ekipit tё dytё, duke e eliminuar nga Kupa Carling me rezultat 4-2.
Rafa Benitez vendosi qё nё kёtё ndeshje tё luajё me futbollistё tё cilёt rrallё fitojnë rast nё ekipin e parё, me përjashtim tё Fernando Torres i cili doli i si fillestar nё kёtё ndeshje.

Pёr Tottenhamin, Daren Bent nuk u paraqit nё kёtё ndeshje, ndërsa kёtё mё sё miri e shfrytëzuan Roman Pavlychenko dhe Fraizer Campbell, tё cilёt qё tё dy shënuan nga dy gola (Pavlychenko nё minutat 38 dhe 52, dhe Campbell nё minutat 42 dhe 45). Pёr Liverpoolin golat i shënuan Plessis (49’) dhe Hyypia (64’).

Ndeshja u karakterizua edhe me njё lёndim serioz tё portierit tё Tottenhamit, Gomes, i cili u largua nga fusha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:56 am

Ronaldinho: Do tё mësoj nga Beckhami
Ylli brazilian Ronaldinho nuk mund tё presё muajin janar qё David Beckham tё vijё nё Milan dhe nuk e fsheh entuziazmin qё do tё luajё krah pёr krah me mesfushorin anglez.
“Jam i sigurt se ai do tё na ndihmojё. Do tё bёj gjithçka qё t’i ndihmoj tё integrohet dhe tё tregojё sa futbollist i mirё ёshtё. Gjithmonё mё ka pëlqyer stili i tij dhe ёshtё ngazёllyese qё edhe njё futbollist i klasit botëror do tё na bashkohet”, ka thёnё Ronaldinho.

“Shpresoj se do tё mësoj diçka nga ai. Mёnyra e tij e gjuajtjes sё goditjeve tё lira ёshtё origjinale. Kjo thjesht thёnё ёshtё stili i Beckhamit”, ka përfunduar braziliani
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:56 am

NBA: McGrady ndihmon Houston në fitoren e radhës



Houston Rockets i ndihmuar shumë nga shënimet e Tracy McGrady në pjesën e tretë të ndeshjes, shënoi fitore ndaj Phoenix Suns me rezultat 94-82.

McGrady kishte kërkuar formën e duhur deri në ndeshjen e mbrëmshme, kur shpërtheu duke përfunduar me 27 pikë, 15 prej të cilëve u shënuan në çerekun e tretë vendimtar, kur Houston shënoi 18 pikë, përkundër vetëm 6 të pranuara.

Shaquille O'Neal udhëhoqi tek Phoenix Suns me 18 pikë, 13 kërcime dhe katër bllokime. Kjo ishte fitorja e pestë këtë sezon për Houston, përkundër tre humbjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:57 am

Wenger: Arsenali është e ardhmja e Anglisë



Trajneri i Arsenalit, Аrsene Wenger, i ka dërguar një mesazh përzgjedhësit të kombëtares angleze në futboll, Fabio Capellos, duke thënë se e ardhmja e kësaj përfaqësuese qëndron në Arsenal.

Wenger beson se është vetëm çështje kohe se kur lojtarët si 16-vjeçari Jack Wilshere dhe 19-vjeçari Kieran Gibbs do të fillojnë të japin shenja të gatishmërisë për të luajtur në kombëtare.

“Nëse Capello dëshiron të ketë një zgjidhje të shkëlqyeshme në të ardhmen, duhet të vijë më shpesh në ndeshjet tona të Kupës. Nëse më jepni mjaft kohë, unë do të krijoj lojtarë për kombëtaren angleze. Këta djelmosha kanë një të ardhme të ndritur”, ka deklaruar Wenger.

“Ekemi Gavin Hoyte, i cili luan shkëlqyeshëm në çdo ndeshje, Kieran Gibbs, Mark Randall, Jack Wilshere, Jay Simpson – të gjithë janë lojtarë të klasit. Ka edhe disa lojtarë anglez në stol të cilët po ashtu janë të mirë. Kemi tetë ose nëntë lojtarë që janë shumë mbresëlënës”, ka shtuar francezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:57 am

Scolari: Unë jam fajtor për humbjen ndaj Burnleyt



Chelsea mbrëmë ka pësuar një eliminim të befasishëm nga Kupa e Anglisë nga ekipi i ligës së dytë, Burnley, ndërsa Luiz Felipe Scolari mendon se gabimi është tek ai dhe jo tek futbollistët.

“Kam marrë informata për Burnleyn dhe e dija se ata luajnë mirë. Ne zgjodhëm ekipin dhe besuam se do të mund ta fitojmë ndeshjen. Kishim shanse të fitojmë, por kjo që ndodhi është e ngjashme me atë që ndodh në ndeshje të tjera, bëmë shumë gabime dhe humbëm”, ka thënë Scolari.

“Nëse do të tregonim më shumë kualitet, sigurisht se do ta fitonim ndeshjen. Ne duam të fitojmë në të gjitha garat. Ndoshta nuk iu kam mbajtur leksion të mirë futbollistëve, por nëse duhet të jem i hidhëruar me dikë, duhet të jem me veten time, pasi lojtarët u munduan ta japin më të mirën”, ka shtuar braziliani pas eliminimin nga Kupa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:58 am

Ben Arfa nuk ёshtё nё shitje



Ekipi francez Olimpique Marseille vazhdon tё insistojё se Hatem Ben Arfa nuk do ta lëshojё klubin, duke injoruar kështu interesimin e kampionit tё Spanjës, Real Madrid.

Ben Arfa erdhi nё Marseille gjatё kësaj vere nga Lyoni, por njё kohё tё gjatё ёshtё cak i Real Madridit. Sulmuesi pati disa paraqitje tё mira nё javët e fundit, duke rikthyer sёrish interesimin e Realit.

“Futbollisti ka edhe katёr vite deri nё fund tё marrëveshjes dhe ne mund tё jemi tё qetё. Qёllimi ynё ёshtё tё pёrfundojmё sa mё sipër qё mundemi nё tabelё dhe ndoshta edhe tё garojmë pёr titullin. Sigurisht nuk do tё ndahemi nga armët tona pёr ta arritur kёtё qёllim”, ka thёnё drejtori sportiv i klubit, Jose Anigo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:59 am

Simao dëshiron tё luajё nё Premierligё



Mesfushori i Atletico Madrid, Simao Sabrosa, ka deklaruar sё fundi se plani i tij afatgjatё dhe njёkohёsisht edhe ёndёrr e tij ёshtё tё luajё nё Premierligё.

Simao pёr pak nuk iu bashkua ekipit tё Rafael Benitez nё vitin 2005, nga Benfica. Dy vite mё pas ai përfundoi nё Atletico Madrid pёr njё shumё hiç mё pak se 20 milionё euro.

Sot, portugezi 29 vjeçar deklaron se ёshtё shumё i lumtur nё Atletico Madrid, por megjithatë pranon se ka ende synim tё kalojё nё Premierligё nё tё ardhmen.

“Kam nënshkruar marrëveshje katërvjeçare nga e cila mё kanё mbetur edhe dy vite. Nёse i përfundoj kёtu do tё jem shumё i kënaqur, por megjithatë do tё mendoj pёr njё transferim nё Premierligё”, ka deklaruar Simao.

“Mё pëlqen shumё stili i tyre i lojës. Mё pёlqejnё stadiumet, tё cilat thёnё me njё fjalё, janë njё prej mё tё mirёve nё botё”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 2:59 am

Simpson: Duam Manchesterin nё rundin e ardhshёm tё Kupёs



Sulmuesi 19-vjeçar, Jay Simpson, beson se tё rinjtë e Arsenalit mund ta fitojnë Kupёn Carling pas fitores sё mbrëmshme mbresёlёnёse ndaj Wiganit nё Emirates Stadium, dhe shpreson tё përballet me Manchester United nё rundin e ardhshёm.

Seniorёt e Arsenalit mposhtёn Manchesterin nё ndeshjen parё tё ligës gjatё vikendit tё kaluar dhe Simpson beson se tё rinjtë do tё mund t’i shkaktojnë edhe mё shumё mjerim ekipit tё Fergusonit, nёse shorti i tё shtunës do t’i nxjerrё përballё kampionit.

“Tё gjithё dёshirojmё njё ekip tё madh nё rundin e ardhshёm, pasi dёshirojmё ta testojmë veten. Kёtё e duam, tё luajmë kundër njё ekipi tё madh dhe tё shohim çfarë mund tё bёjmё kundër tyre”, ka thёnё Simpson, i cili shёnoi dy gola nё fitoren ndaj Wiganit.

“Do tё ishte admiruese nёse Mancheser United ose Liverpool do ta vendosnin ekipin e parё kundër nesh. Nёse shorti na bjen me ta, dhe ata nxjerrin njё ekip tё fortё, kjo do tё tregonte se ata kanё respekt pёr ne”, ka shtuar sulmuesi anglez
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:00 am

Del Piero falënderon Tottin për lëvdatat



Sulmuesi i Juventusit Alessandro Del Piero ka falënderuar 'homologun' e tij te Roma, Francesco Totti, për lëvdatat që i ka bërë ndaj legjendës së bardhezinjve.

Gjatë një interviste, numri dhjetë i Romës e ka lëvduar Del Pieron për formën e jashtëzakonshme që e ka treguar në ndeshjet e fundit, ndërsa numri dhjetë i Juves ka reaguar në mënyrën më të mirë ndaj simbolit të Romës.

“I lexova komplimentet e Tottit dhe ato ishin fjalë të cilat më bënë të ndihem shumë mirë, pasi që ishin të shkruara me sinqeritet dhe me dashamirësi”.

“Ne kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, me një admirim në të dyja anët, pavarësisht se ne nuk e thërrasim njëri-tjetrin në telefon. Francesco është një lojtar i madh dhe unë do të dëshiroja ta falënderoj për këto fjalë të mira. Shpresoj që shumë shpejt do të kthehet në formën më të mirë”, është shprehur Del Piero.

Del Piero dhe Totti kurrë nuk kanë pasur një miqësi të mirë më herët, dhe kjo vjen si pasojë e dallimeve të cilat i kanë pasur në të kaluarën, për shkak se nuk mund të përshtateshin së bashku në Përfaqësuesen e Italisë. Ndërsa që nga Kampionati Botëror 2006, konflikti ndërmjet tyre ka marrë fund.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:00 am

Shqipëria bie tre vende në listën e FIFAs



Në listën e re të FIFAs që është shpallur sot, kombëtarja kuqezi ka pësuar edhe një rënie prej tre vendesh, duke u gjendur kësaj here në pozitën e 86-të.

Pas rënieve të muajit korrik, gusht dhe shtator (pozitat 100, 101 dhe 102), Shqipëria pati një ngritje të dukshme në muajin tetor, kur u rendit në vendin e 83-të, me një ngritje prej plot 19 vendesh, ngritja e dytë më e madhe pas asaj të vitit 2006 (20 vende). Padyshim në këtë ndikuan barazimi në shtëpi me Suedisë dhe fitorja ndaj Maltës.

Por, humbja 2-0 në fushë të Hungarisë ka pasur efektin më të madh se barazimi pa gola në Portugali duke e zbritur Shipërinë për tri vende, saktësisht në vendin e 86-të. Tash Shqipëria gjendet sipër Ruandës (87) dhe poshtë Kenisë (85).

...
85. Kenia
86. Shqipëria
87. Ruanda

...

Spanja ruan kreun, Anglia në dhjetëshe

Në vendin e parë edhe më tej mbetet Spanja, derisa vendi i dytë dhe i tretë kanë shkëmbyer pozitat. E dyta tash është Gjermania, derisa një më poshtë Italia. Shkëmbim vendesh ka pasur edhe në pozitat e radhës, deri në vendin e nëntë. Holanda dhe Brazili kanë ndërruar pozitat katër dhe pesë, dhe Argjentina me Kroacinë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Holanda tash mban vendin e katërt, derisa Brazili zbret në të pestin, i ndjekur nga Argjentina dhe Kroacia. Rusia është ngjitur një pozitë më larg, në të tetën, derisa Republika Çeke ka zbritur një, në të nëntën.

Anglia është barazuar në pikë me Portugalinë, duke ndarë kështu vendin e dhjetë në ranglistën më të re të FIFAs.

1. Spanja
2. Gjermania
3. Italia
4. Holanda
5. Brazili
6. Argjentina
7. Kroacia
8. Rusia
9. Republika Çeke
10. Portugalia
10. Anglia
12. Franca
13. Turqia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:02 am

Juventus i intersuar për Rossin



Mediat italiane kanë shkruar sot se ekipi i Juventusit është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi.

Zonja e vjetër një kohë të gjatë është duke i përcjellë paraqitjet e Rossit, por klubi spanjoll nuk mendonte për shitjen e italianit të ri. Siç përcjell Tuttosport, Juventus sërish do ta ringjallë interesimin për sulmuesin dhe është i gatshëm të ndajë një shumë më të madhe të parave për futbollistët më të mirë italianë.

Edhe nëse Villarreal do të pranojë ta shesë Rossin, biankonerët do të duhet të përballen me një konkurrencë të fortë, pasi janë një varg ekipesh që e përcjellin Rossin, i cili bëri debutimin e tij edhe me kombëtaren italiane, në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:02 am

Çfarë ju kisha thënë për Dinjon?!”


Presidenti i Milanit e ka quajtur një bast personal të fituar blerjen e brazilianit

Berluskoni i ka thurur elozhe ish?fantazistit të Barcelonës: “Përpara se ai të vinte, lexova në gazeta se ishte një pjesë e fushatës për zgjedhjet politike, por ja që nuk është ashtu...”



Shtatë muaj më vonë, duhet ta pranojnë të gjithë, edhe ata që janë kundër politikës së Silvio Berluskonit në klubin e Milanit: Ronaldijo është fitorja më e madhe e bastit personal të presidentit kuqezi. Nga një sport i fushatës elektorale të Kryeministrit të Italisë, braziliani është kthyer në një golashënues për “Djallin” në të gjitha fushat e Italisë dhe Europës: 6 golat e ish?fantazistit të Barcelonës vlejnë dyfish për “Kavalierin”, në imazhin e tij botëror. Si një ekspert i madh i marketingut, padroni kuqezi nuk ka nguruar që të investojë edhe mbi Devid Bekamin, një tjetër yll që do të bashkohet në dhjetor me Milanin dhe do të nisë të luajë në janar. Por, duke u ndalur te Ronaldinjo, që dje bashkë me “komunitetin” tjetër brazilian të “Djallit”, është takuar me presidentin e Brazilit, Lula, në Vila Madama, “tembulli” i kryeministrit, duket se Berluskoni ka fituar “votat” e të gjithëve. Në një deklaratë të dhënë për shtyp, presidenti i Milanit nuk ka ngruruar të thotë: “E dija se do të kishte shkëlqyer dhe nuk i besoja kritikave për formën e tij të dobët dhe faktin se ishte drejt perëndimit. Ishte një bast i imi, i Galianit, i Ançelotit dhe i gjithë Milanit. Lexova përpara se ta blija se ishte thjesht një fushatë për zgjedhjet, por mesa duket nuk është ashtu...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:02 am

Ranieri: Juventus, mos ndalo më!


Për sfidën ndaj Xhenoas, “Zonjës” mund t’i kthehet Kamoranezi që nga minuta e parë

“Nuk është e lehtë që të luash çdo tre ditë, sidomos psikologjikisht, por fakti që konkurrenca është shtuar këtë vit na bën që të mbajmë ritmin dhe përqëndrimin e lartë”



Një test i rëndësishëm, përballë dy ekipeve më në formë të momentit. Nga një anë është Xhenoa, që vjen pas fitores 4?0 ndaj Rexhinës, falë një “triplete” të Militos, në krahun tjetër është Juventusi, pritësi, që kërkon fitoren e shtatë radhazi: “Nëse ju kënaq, atëherë mund të shkruani dhe se kërkojmë fitoren e të vërtetës, për të konfirmuar periudhën e mirë, edhe pse të përsërisim paraqitjet e bukura çdo tre ditë është disi e vështirë, por çështja është një tjetër. Eshtë një kampionat i bukur dhe i veçantë. Fakti që janë 8 skuadra në vendet e para me 4 pikë të klasifikimit, do të thotë se të gjithë kundërshtarët janë fuqizuar. Për ne është një avantazh dhe na ndihmon, sepse duhet ta mbajmë përqëndrimin gjithmonë të lartë”, u shpreh Klaudio Raniueri, duke u ndalur më pas te kuqeblutë e Gasperinit: “Gjatë verës investoi në merkato për lojtarë cilësorë. Skuadra është duke bërë gjëra të mëdha dhe mund të mbështetet te mekanizmat e ditur tashmë. Xhenoa di të mbyllet mirë dhe të niset në kundërsulm. Do të na duhet të japim më shumë se 100% nëse duam të fitojmë. A jemi ekipi më në formë? Ne jemi mirë, ata në superformë, ndaj do të jetë një ndeshje e bukur. Paladino është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe duhet të luajë në mënyrë që të shprehet më mirë. Edhe Olivera dhe Gasbarroni janë të aftë, por është Milito bomberi i tyre, që ka zëvendësuar largimin e Borrielos”, tha trajneri bardhezi, që nuk harroi të fliste edhe për Del Pieron. “Ale nuk di vetëm të shënojë në goditjet e dënimit. Të kesh një pikë referimi përpara është gjithmonë e rëndësishme dhe lojtarët e tjerë e dinë mirë se ai mund të vendosë ndeshjen nga momenti në moment. Eshtë e drejtë që ai të jetë një lider i skuadrës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:03 am

Sezoni ka përfunduar pёr Ruud van Nistelrooy
Sipas informatave tё fundit nga klubi mbretëror, sulmuesi Ruud van Nistelrooy do tё jetё jashtë fushe pёr gjashtё deri nё nёntё muaj.
Kjo do tё thotë se sezoni mund tё jetё i përfunduar pёr sulmuesin holandez, i cili përfundimisht do t’i nёnshktrohet operacionit nё gju.

Rezultatet e fundit tё bёra nё Amerikё kanё treguar se ai duhet patjetër tё futet nё thika, qё mund ta mbajё atё jashtë fushe deri nё nёntё muaj.

Kjo do tё jetё njё goditje e fortё pёr Real Madridin, kur dihet se klubi ka mungesё tё sulmuesve.

Bernd Schuster do tё vazhdojё tё mbështetet tek Higuain, i cili shpërtheu nё ndeshjen kundër Malagas me katёr gola, duke i sjellё kështu edhe fitoren Realit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:03 am

Seedorf: Beckham ndoshta nuk do tё luajё
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, e ka venё nё pyetje rolin e përforcimit tё ri tё rosonerёve, David Beckham, dhe thotë se nuk ёshtё i sigurt nёse ai nё pёrgjithёsi do tё luajё.
Beckham qё nga janari do tё zhvendoset nё Milan, si huazim disamujor gjatё pauzës sё ligës amerikane tё futbollit.

Seedorf ёshtё i kënaqur qё Beckham do tё arrijё nё San Siro, por thotë se nuk ёshtё i sigurt nёse anglezi do tё fitojё rast me ekipin e parё.

“Nuk e di nёse ai do tё jetё i aftё tё luajё me ne. Qёllimi i tij i parё ёshtё tё jetё nё formё dhe tё gjejё formёn mё tё mirё tё mundshme”, ka thёnё Seedorf.

“Stёrvitjet nё njё klub si Milani përfundimisht do ta ngritin nivelin e tij, edhe pse kjo do tё jetё vetëm nё aspektin e stërvitjes. Nuk e di nёse ai do tё luajё, kjo ёshtё njё punё tjetër”, ka shtuar holandezi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 3:04 am

Milani dëshiron mbrojtësin e Bayernit, Breno
Siç bёn tё ditur Corriere Dello Sport, Milani ёshtё i interesuar pёr mbrojtёsin 19-vjeçar tё Bayern Munichut, Breno, dhe mund tё dërgojё njё ofertё qё nё muajin janar.
Breno, i cili erdhi nga Sao Paolo nё Bayern pёr njё shumё prej 13 milionё eurosh, llogaritet si njё prej mbrojtësve mё tё mirё nё Brazil sё fundi.

Megjithatё, e ardhmja e tij nё Allianz Arena nuk duket e shkëlqyeshme pasi ai fiton shumё pak raste pёr tё luajtur.

Kjo ёshtё njё shans qё Milani tё reagojё, por sipas informatave rosonerёt duan ta sjellin brazilianin si huazim deri nё fund tё sezonit, me tё drejtё mё pas tё nёnshkruajnё marrëveshje tё pёrhershme.

Klubi italian ka raporte tё mira me Bayern Munichun, pas transferimit tё Massimo Oddos
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 5:08 pm

Igli Tare: Roma-Lacio, si Shqipëri-Greqi

Igli Tare, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, që tashmë punon si drejtues te Lacio, flet për derbin e së dielës në Serinë A, ku bardhekaltrit do të përballen me Romën.
Ish-kapiteni kuqezi mendon se janë të paktë lojtarët që kanë privilegjin të luajnë në një sfidë të tillë. Madje, ai shkon më tej, duke e krahasuar derbin e kryeqytetit italian me ndeshjet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

“A mendoj se derbi është një ndeshje e veçantë? Mendoj se derbi ndërmjet Lacios dhe Romës është një kampionat më vete. Gjatë një sezoni luhen dy ndeshje që kanë histori të ndryshme. Në këto sfida nuk mjaftojnë vetëm vlerat teknike, por duhet zemër dhe kurajë për të fituar. Mbi të gjitha në një moment të tillë, kur Roma është një skuadër ‘e plagosur’. Duhet të hyjmë në fushë si ushtarë”, deklaroi Tare.

Më tej edhe krahasimi me “derbin e nxehtë” të Ballkanit: “Në ekipin tonë ka disa lojtarë që nuk kanë luajtur asnjëherë në këtë sfidë, për ta është diçka e re. Personalisht e cilësoj një eksperiencë fantastike, një sfidë që të dhuron emocione, të cilat vetëm pak futbollistë të privilegjuar i përjetojnë. Roma-Lacio, e krahasoj me sfidën ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë”.

Në klasifikimin e Serisë A, lacialët kanë grumbulluar 14 pikë më shumë se verdhekuqtë e Spaletit, por Tare shton: “Në letër Roma duket e favorizuar. Përpara se të fillonte kampionati, askush nuk fliste për ne, nuk na shihnin si rivalë. Gjithçka që kemi fituar deri më tani e kemi merituar me paraqitjet në fushën e lojës, shtoi më tej 35-vjeçari. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e vështirë, por nuk duhet të lejojmë që fati i ndeshjes të vendoset nga episodet; duhet të jemi shumë të përqendruar. Ata që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin”.

Në fund edhe dy fjalë për skemën që mund të përdorë trajneri Delio Rosi dhe për lojtarët më të rrezikshëm të Romës. “Ekzistojnë mjaft hipoteza rreth skemës.

Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të japin maksimumin. Gjithsesi, mendoj se sulmi me tre lojtarë është i mundshëm, përfundoi Tare. Nga lojtarët e Romës, më shumë i trembet Totit. Mungesa e tij ka ndikuar në rezultatet e skuadrës, megjithatë mendoj se do bëjë të pamundurën që të dielën të luajë. Duhet kujdes edhe ndaj Vuçiniç
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 5:09 pm

Valon Behrami “ndez” duelin roman

Përpara derbit të shumëpritur roman, protagonist bëhet edhe Valon Berhami. Në fakt, në prag të ndeshjes më të rëndësishme në Romë, atë ndërmjet Romës dhe Lacios, televizioni “Sky” publikon lajmin se verdhekuqtë janë të interesuar për shërbimet e kosovarit me pasaportë zvicerane.
Behrami shihet si zëvendësuesi i Sisinjos, që pas autogolit me Bolonjën do të largohet nga skuadra e Luçiano Spaletit. Braziliani do të kthehet në vendin e tij, për të vazhduar karrierën me San Paolon, ndërkohë që si zëvendësues ideal cilësohet 23-vjeçari, që në të kaluarën refuzoi fanellën e Shqipërisë.

Gjatë verës së kaluar, Behrami u largua nga Lacio për të luajtur me Hest Hemin në Premiership, por problemet financiare të klubit anglez mund të bëjnë që ai të rikthehet në Serinë A.

Ky spekulim pritet ta “ndezë” edhe më shumë derbin. Fakt interesant për mesfushorin që luan me përfaqësuesen helvetike është se në sezonin e kaluar, në sekondat e fundit të derbit, ai shënoi golin e fitores 3-2 të Lacios.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 5:10 pm

Buffon: Kam kaluar nje faze depresive

Portieri juventin, nepermjet autobiografise se tij, zbulon momentet e keqija qe ka kaluar ne te shkuaren.

Gigi Buffon perfiton nga pushimet e detyruara duke zbuluar nje pjese te anes se tij te erret dhe te pathene ndonjehere. Portieri juventin, nepermjet autobiografise se tij, zbulon momentet e keqija qe ka kaluar ne te shkuaren.

“Qe prej dhjetorit 2003 deri ne qershor 2004 kane kaluar nje periudhe depresive, duke u kuruar tek nje psikolog. Nuk e kam kuptuar pse pikerisht atehere dhe jo me para apo tani. E vetmja gje per te cilen jam i sigurt eshte se nuk isha i lumtur me jeten time, me futbollin. Kembet me dridheshin papritur”, eshte shprehur portieri me i mire ne planet, duke zbuluar nje detaj te pathene te jetes se tij.

Nepermjet rrefimit, Buffon le te kuptohet se kjo gjendje e ka shoqeruar edhe gjate europianit Portugali 2004. Te gjitha keto detaje por edhe shume te tjera, Buffon i ka publikuar ne autobiografine e tij qe ka dale keto dite ne shitje ne Itali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 5:11 pm

Krespo zëvendëson Van Nistelroin


Reali i Madridit ka probleme të mëdha në këtë edicion, jo vetëm me rezultatet e dobëta, por edhe me lëndimet e futbollistëve.

Brenga më e madhe për trajnerin Bernd Shuster është lëndimi i Rud Van Nistelroit, i cili do të mungojë deri në fund të edicionit për shkak të operimit të gjurit.
Për këtë arsye klubi madrilen duhet patjetër të angazhojë një sulmues gjatë dimrit. Opsioni më real është holandezi në radhët e Interit, Hernan Krespo. Trajneri i Interit, Hose Murinjo ka bërë të ditur se nuk llogarit në shërbimet e argjentinasit, prandaj transferimi i tij në "Santiago Bernabeu" si huazim nuk do të ishte problem i madh. Madrilenët më me dëshirë do ta transferonin sulmuesin e Shtutgartit, Mario Gomez, por ky variant është shumë më i komplikuar, ngase futbollisti i kombëtares gjermane në ndeshjen e javës së kaluar u vëzhgua nga madje 26 agjentë të klubeve të ndryshme. Për çdo rast, Krespo do të ishte një zgjidhje e mirë për këtë edicion, pasi drejtuesit e Realit shpresojnë që për edicionin e ardhshëm të përforcohen me Kristiano Ronaldon ose Karim Benzemën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 5:12 pm

Boks: Çastet e fundit para meçit Krasniqi vs Dimitrenko

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në përballjen vendimtare në karrierën e boksierit shqiptar Luan Krasniqi kundër ukrainasit Aleksander Dimitrenko.

I vetëdijshëm se një humbje në këtë përballje do të thoshte sipas të gjitha gjasave edhe fund i karrierës së tij në ringun profesionist, junikasi 37-vjeçar ka zhvilluar një fazë përgatitore tejet të gjatë dhe shumë intensive në mënyrë që asnjë gjë të mos i lihet rastit.
Në bazë të sondazheve të bëra nga televizioni gjerman ZDF Luan Krasniqi është favorit në këtë përballje dhe se për fitoren e kosovarit kanë votuarmë shumë se 70 përqind e të anketuarve. Vetëm 20 përqind nga reth 2 mijë të anketuarit janë treguar neutral duke dhënë përgjigjen se "më i miri le të fitojë". Ndërsa Krasniqi në një intervistë për këtë televizion gjerman, ka thënë: "Unë do të fitojë dhe pastaj më jepet shansi të luftoj për titullin e kampionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
"El-Pipita"
Admin
Lajme nga sporti 1-26


Numri i postimeve : 319
Age : 36
Vendbanimi : Diku larg
Puna/hobi : Cst
Registration date : 22/10/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Xhemaili kthehet në përbërjen A të "helvetikëve"   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 8:06 pm

Lajme nga sporti Blerim10Xhemaili kthehet në përbërjen A të "helvetikëve"
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili pritet të kthehet në përbërjen e Përfaqësueses "A" të Zvicrës, pas 20 muajve pauzë. Sipas gazetës zvicerane "Blick", Xhemaili do të jetë në përbërjen "helvetike" për ndeshjen miqësore të 19 nëntorit kundër Finlandës. "Unë kam shpresuar dhe e kam pritur një ftesë. Ky është një gëzim i madh për mua", ka deklaruar Xhemaili, përcjell "Blick" të mërkurën. Xhemaili ende nuk është kontaktuar nga trajneri Otmar Hitzfeld, por gazeta zvicerane "Blick" bazuar në burimet e saj brenda ekipit zviceran, është e bindur se ai do të jetë në përbërje. Xhemaili së fundi për Zvicrën ka luajtur më 22 mars të vitit të kaluar në fitoren 2:0 në miqësoren ndaj Xhamajkës. Në fakt, Xhemaili këtë edicion me Torinon ka nisur të rikthej formën e dikurshme. Ai në ndeshjen e fundjavës kundër Palermos është shpallur lojtari më i mirë i takimit. "Unë do të luftojë për një vend në skuadër. Në Torino e kam luftën më të vështirë. Aty më duhet të luftojë me një lojtar si Simone Barone - që mbi të gjitha është kampion bote me Italinë. Unë kam rënë në dashuri me futbollin italian. Ka qenë dashuri në shikim të parë", ka thënë Xhemaili. Xhemaili, edicionin e kaluar qëndroi gati tetë muaj jashtë fushës për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit. Ai me skuadrën e tij Boltonin, nuk e zhvilloi asnjë ndeshje kampionale në Premier Ligën e Anglisë. Në Torino është huazuar këtë verë nga Boltoni. Skuadra italiane ka siguruar shërbimet e shqiptarit për një stinor, ndërsa ka në opcion edhe blerjen e kartonit të tij. "Duke pasur parasysh se nuk ka luajtur për një kohë të gjatë dhe se nuk ka qenë me ne në fazën përgatitore, atëherë mund të them se përparimi i tij është fantastik. Unë e vlerësoj inteligjencën e tij, dëshirën e hekurt për të luajtur dhe për të treguar veten", ka thënë trajneri i Torinos, Giovanni De Biasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://tetovaforum.1talk.net
FaLcOxXx
Moderator
Moderator
FaLcOxXx


Numri i postimeve : 1522
Age : 113
Vendbanimi : kudo dhe kurdo ne cdo kohe
Puna/hobi : to do nothing it's something
Humor : shes sporia n'korzo...hahah
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 11:05 pm

po ta ndihmonte shqiperine do ishte me mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/sokol2103
Sponsored content





Lajme nga sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga sporti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Top-channel lajme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: SPORTI :: Lajme nga sporti-
Kërce tek: