Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
Alketa* (1258)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
thupra1 (688)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
lO$eR (530)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
Gressa (416)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
girl-lover (328)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
Lajme nga sporti - Faqe 3 Vote_lcapLajme nga sporti - Faqe 3 Voting_barLajme nga sporti - Faqe 3 Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 Lajme nga sporti

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 2:31 am

Ronaldo i don tre vendet e para për "Topin e Artë"

"Unë jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë, e pas meje vijnë Kaka, Messi dhe Torres", thotë Kristiano Ronaldo.

Portugezi Kristiano Ronaldo aktualisht që luan me Skuadrën e Mançester Junajtedit, beson se ai ka bërë gjithçka që duhet për ta fituar "Topin e Artë" dhe çmimin e FIFA-s për Lojtarin më të mirë të vitit, ndërsa ka pohuar se tre vendet e para në botë janë të rezervuara për të dhe pastaj vijnë të tjerët.
"Unë jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë. Mirëpo pas meje vijnë edhe kandidatë tjerë të mirë, siç është Kaka, Messi dhe Torres".
"Mendoj se kam bërë gjithçka që është e domosdoshme për të qenë lojtari më i mirë dhe dëshiroj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen".
"Qëllimi im është që të fitoj gjithçka që më del përpara", është shprehur kandidati kryesor për "Topin e Artë' Kristiano Ronaldo i cili si kandidat kryesor për këtë titull ka Argjentinasin Lionel Messi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 7:01 pm

Ari Han: Fitorja, gjithmonë e rëndësishme
18/11/2008

Nga grumbullimi i Kombëtares në Azerbajxhan, Ari Han nuk e fsheh synimin për të fituar në sfidën e 19 nëntorit, pavarësisht se ajo është vetëm një miqësore.

Takimi në Baku, i cili do të transmetohet direkt nga paketa “SuperSport”, në orën 17:00, është një test i rëndësishëm përpara ndeshjes eliminatore të muajit shkurt me Maltën.

“Kemi bërë një punë të mirë, si në aspektin stërvitor, ashtu edhe në përgatitje. Për këtë ndeshje na mungojnë disa lojtarë titullarë, të cilët kanë pasur probleme me dëmtimet”, deklaroi Han pas stërvitjes së djeshme të kuqezinjve. “Nëse Shqipëria do të luajë me rezervat? Për mua, koncepti i futbollistëve ‘rezervë’ në Kombëtare nuk ekziston. Kam në dispozicion një grup prej 28-30 lojtarësh, të cilët mund të aktivizohen dhe t’i shërbejnë skuadrës në çdo moment. Kjo sepse, siç ndodhi për këtë miqësore, dikush edhe mund të mungojë”.

Edhe pse është një takim përgatitor, tekniku holandez nuk e fsheh ambicien për t’u larguar nga Azerbajxhani me një fitore:

“Për mua rezultati është shumë i rëndësishëm. Këtë ndeshje e shohim si një përgatitje për sfidën e ardhshme në eliminatoret e Botërorit 2010, ku do të luajmë përballë Maltës. Megjithatë, dëshiroj të saktësoj se përgatitja është e rëndësishme, jo vetëm në planin fizik, por edhe në planin psikologjik. Fitoret me ekipin përfaqësues janë gjithmonë të pëlqyeshme”. Duke folur për kundërshtarët e ardhshëm të Shqipërisë në Grupin 1 eliminator, Han pohoi se tashmë në Evropë nuk ekzistojnë më skuadrat e vogla.

“Në kontinent nuk ka më ekipe të dobëta. Për mendimin tim, Shqipëria e konfirmoi këtë në ndeshjen me Portugalinë. Mjafton të ndryshosh psikologjinë e futbollistëve: nëse përfaqëson një vend të vogël, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të humbasësh. Është e rëndësishme t’i bësh lojtarët që të besojnë në forcën e tyre”, shtoi më tej drejtuesi i stolit kuqezi.

Të dielën, Ari Han festoi 60-vjetorin dhe urimet u improvizuan në aeroportin e Stambollit, gjatë pritjes për t’u nisur për në Azerbajxhan.

“Për shkak të kësaj miqësoreje, ishte e nevojshme që festën e ditëlindjes ta organizoja të shtunën. Nuk bëra asgjë të veçantë, thjesht u mblodha me familjen time. Lojtarët? Sigurisht që më uruan”, pohoi ai. Në fund edhe dy fjalë për sfidën me Berti Vogs (trajnerin e Azerbajxhanit), për finalen e Botërorit 1974, ku Holanda e Han humbi përballë Gjermanisë.

Trajneri tha: “Po, Gjermania na mposhti. Në përgjithësi, sfidat kundër tyre na stimulonin. Në atë finale luajtëm më mirë, por fatkeqësisht humbëm. Gjithsesi, me Berti Vogs tashmë jam mik. Disa muaj më parë u takuam dhe shkëmbyem disa mendime. M’u bë shumë qejfi që e pashë sërish. Nëse e mendoj hakmarrjen? Nëse kjo sfidë Azerbajxhan-Shqipëri do të luhej për finalen e Kupës së Botës, atëherë mund ta shihja si të tillë. Do të më pëlqente të hakmerresha...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 7:02 pm

Maradona trajner mberrin ne Skoci
18/11/2008

Kampioni i botes ne vitin 1986, eshte pritur nga shume tifoze ne stadiumin ku te merkuren do te luaje ndeshjen miqesore ndaj vendasve te Skocise.

Legjenda e futbollit boteror, Diego Armando Maradona ka veshur per here te pare ne Gllasgou, fanelen e trajnerit te kombetares argjentinase.

Kampioni i botes ne vitin 1986, eshte pritur nga shume tifoze ne stadiumin ku te merkuren do te luaje ndeshjen miqesore ndaj vendasve te Skocise.

Fernando Gago i Real Madrid dhe Karlos Tevez i Mancester Junajted ishin dy futbollistet me te njohur ne skuadren argjentinase, nderkohe qe Barcelona dhe Boka Xhuniors nuk lejuan qe Mesi dhe Rikelme te ishin pjese e kombetares ne kete miqesore. Ne Skoci, Maradona shihet si hero fale atij goli te shenuar me dore ndaj Anglise ne boterorin 1986 ne Meksike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeTue Nov 18, 2008 7:03 pm

“Seria A, nuk pëlqehet nëpër botë”
18/11/2008

Hoze Murinjo vazhdon të ngrejë polemika dhe të jetë në qendër të vëmendjes në Itali. Përpara se të fillojë përgatitjen e ndeshjes së të shtunës me Juventusin, trajneri portugez ka vënë në diskutim vlerat e Serisë A.

Çmimi

Nga Koverçano, ku ndodhej së bashku me kolegët e tjerë, për vlerësimin e paraardhësit të tij, Roberto Mançini, i cili u shpall “Stoli i Artë” 2007-‘08, Murinjo rihapi debatin rreth cilësisë së kampionatit përtej Adriatikut.

Gjithçka ndodhi pas përgjigjes ndaj Marçelo Lipit: tekniku i Kombëtares “axurre” e pyeti nëse edhe ai mendonte se Seria A është kampionati më i bukur dhe më i vështirë në botë, falë vëmendjes që i kushtohet përgatitjeve të sfidave.

“Të gjithë kampionatet janë të vështirë, trajnerë të zotë ka gjithandej dhe në asnjë vend nuk është e lehtë të fitosh, ishin fjalët e para të drejtuesit të stolit të Interit. Ne portugezët jemi si juve italianët. I kushtojmë shumë rëndësi fitores, pavarësisht nëse vjen në minutën e fundit dhe skuadra nuk ka luajtur në mënyrë spektakolare. Është e vërtetë, futbolli italian është mjaft i vështirë, kërkon përgatitje të madhe nga ana e trajnerit. Për shembull, në ndeshjen kundër Xhenoas kam ndryshuar tre apo katër herë taktikën e skuadrës, por në çdo rast kundërshtarët arritën t’i përshtateshin lojës sonë. Për mua si trajner, Seria A është një spektakël fantastik”.

Por...

Megjithatë, pas elozheve, Murinjo lëshoi një “shigjetë” për aktivitetin, që dikur cilësohej si më i bukuri në botë. “Edhe pse mund të mos e jap përshtypjen, unë ndihem një prej jush dhe më intereson shumë produkti që ofron kampionati italian, vijoi ai. Më duhet të them, se në vendet e tjera, ky produkt nuk pëlqehet. Mendoj se ai nuk shitet as në një kontinent si ai aziatik. Për ta ndryshuar këtë gjë, duhet të punojmë në të ardhmen”.

Mançini

E kaluara dhe e tashmja e stolit të Interit u përshëndetën. Në Koverçano, Hoze Murinjo ishte ulur katër radhë më lartë se paraardhësi i tij, Roberto Mançini, të cilin e përshëndeti me shumë ngrohtësi në momentin e hyrjes në sallë.

“Përqafimi me Murinjon? U përshëndetëm me një shtrëngim duarsh, ashtu siç bëhet me çdo koleg. Nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme. Hoze është një trajner i madh dhe një personazh karizmatik. Interi i tij? Skuadra ishte e fortë kur e drejtoja unë, por u përforcua edhe më shumë. Mendoj se edhe në këtë sezon, ata janë pretendentët për titull”. Ish-tekniku zikaltër fitoi çmimin “Stoli i Artë” për sezonin e kaluar, ku u shpall kampion i Italisë me Interin. Ai fitoi pas votave të trajnerëve të tjerë.

Merkato

Ndërkohë që flet për të “ngritur” imazhin e futbollit italian, Murinjo mendon edhe për merkaton. Luzitani është vënë në gjurmët e sulmuesit të Mançester Junajted, Karlos Tevez.

Britanikja “The People” theksonte se trajneri zikaltër ka filluar bisedimet me Kia Jorabkian, presidentin e kompanisë “Media Sports Investments”, e cila zotëron kartonin e lojtarit argjentinas.

Tevez është ankuar për pozicionin në të cilin e aktivizon Ferguson, që nuk e lejon të jetë më i rrezikshëm në portën kundërshtare. Megjithatë, largimi i tij nga “Djajtë e Kuq” drejt Interit duket i vështirë për t’u realizuar. Interesimi për sulmuesin lidhet me largimet e mundshme të Krespos dhe Adrianos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 1:20 pm

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Jack Wilshere, shkëlqeu nё ndeshjen e Kupёs Carling kundër Wiganit gjatё javës sё kaluar. 16-vjeçari kryeson listën e gjatё tё talentёve anglezë tё cilёt parashihet se do tё shkёlqejnё nё tё ardhmen.
Bashkёlojtari i tij tek Arsenali, Theo Walcott, si dhe njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, tashmё kanё realizuar kёtё qёllim, duke luajtur me kombëtaren para se tё mbushin 18 vjet.

Walcott pritet tё jetё pjesё e “tre luanëve” nё ndeshjen miqësore tё sё mёrkurёs ndaj Gjermanisё, por cilёt futbollistё tjerё tё rinj pritet tё përfshihen nё kombëtaren angleze nё vitet e ardhme?

Ja njё listё prej 10 lojtarёve. Tё cilёt janë 18 ose nёn kёtё mos, dhe tё cilёt kanё shanse tё mira tё luajnë pёr Anglinё?


No10. Nathan Delfouneso, Aston Villa, 17, sulmues

Njё prej sulmuesve tё rinj mё emocionues nё futbollin anglez. Rekordi i tij golashënues me rezervat i ka sjellё atij vend edhe nё stolin e ekipit tё parё tё Villas, vetëm disa ditё pasi ai mbushi 17 vjet dhe menaxheri Martin O’Neill e ka shpërblyer atё me tre paraqitje kёtё sezon.

9. Victor Moses, Crystal Palace, 18, mesfushor ose sulmues

Tashmё ka 30 paraqitje me ekipin e parё para se t’i mbushё 18 vjet. I shpejtё, i fuqishëm dhe me aftësi natyrale, anësori me tipare sulmuese, i lindur nё Nigeri, tashmё ka shkëlqyer me ekipin U19 tё Anglisё.

Menaxheri i Palace, Neil Warnock, ka refuzuar njё ofertё tё majme nga Arsenali, qё tentonte tё nënshkruajё me tё njё marrëveshje katërvjeçare gjatё verёs.

8. Jose Baxter, Everton, 16, sulmues

Wayne Rooney, James Vaughan, dhe tash Jose Baxter. Vargu i sulmuesve tё klasit tё nxjerrё nga Evertoni, duket se nuk ngadalësohet. Baxter, si edhe Jack Rodwell (mё poshtё), kanё bёrё disa paraqitje me e kipin e parё tё Evertonit nё fillim tё këtij sezoni. Ai ka njё stil tё ngjashëm me atё tё Rooneyt.

7. John Bostock, Tottenham, 16, mesfushor

Ai erdhi nё Tottenham gjatё afatit tё kaluar veror nё mёnyrё kontroverse nga Crystal Palace pёr njё shumё prej 700,000 dollarёsh. Palace kërkoi pёr tё 5 milionё dollarё, por mё pas “tymuan”, kur ai u largua dhe shuma u vendos nga gjykata. Ai bёri debutimin e tij mё herët kёtё muaj, duke qenё duke u bёrё lojtari mё i ri qё ka luajtur me Tottenhamin.

6. Joe Mattock, Leicester, 18, mbrojtёs

Mbrojtёsi i majtё ёshtё lojtari i dytё mё i ri qё hyn nё kombëtaren U21 tё Anglisё, pas Theo Walcott. Ai ka njё potencial tё madh dhe tashmё ka edhe pёrvojё tё ekipit tё parё me Leicesterin nё League One tё Anglisё. Njё mbrojtës i qёndrueshёm i cili mund tё zhvendoset me lehtësi edhe mё nё sulm.

5. Danny Welbeck, Manchester United, 18, sulmues

Welbeck shёnoi golin e tij tё parё si zёvendёsues ndaj Stoke gjatё vikendit. Goli i tij nga 27 metra largësi tregoi kapacitetin e këtij tё riu. Sulmuesi i hollё qëndroi nё stol tё Manchesterit gjatё disa muajve dhe sё shpeti pritet tё sfidojё me sulmuesit Wayne Rooney, Carlos Tevez dhe Dimitar Berbatov pёr njё vend startues.

4. Jack Rodwell, Everton, 17, mbrojtës ose mesfushor

Rowell bёri hapin drejt ekipit tё parё tё Evertonit kёtё sezon, pasi trajneri David Moyes dёshtoi tё përforcoi ekipin gjatё verёs. Shanset e tij sё fundi janë reduktuar, por ai pritet ta ndërtojё murin e pasmё tё këtij ekipi nё vitet e ardhshme. Njё lojtar shumё i lëvizshёm i cili mё sё miri pozicionohet nё qendër tё mbrojtjes apo mesfushё.

3. Fabian Delph, Leeds, 18, mesfushor

Pasi mësoi mirё zanatin nё League One me Leeds dhe pasi u zhvillua nё njё prej perspektivave mё tё mira angleze, trajneri i kombëtares U21, Stuart Pearce, vlerësoi arritjet e tij duke e ftuar atё nё skuadër. Scouts kërkohet po thuaj nga çdo klub i Premierligёs, por klubi i tij ёshtё i vendosur tё marrё 6 milionё funte pёr tё hequr dorё nga shërbimet e tij.

2. Freddie Sears, West Ham, 18, sulmues

Njё sulmues tashmё i dëshmuar pёr ekipin rezervё tё West Hamit, ku ka shёnuar 25 gola nё 24 ndeshje sezonin e fundit. Ai bёri paraqitjen me ekipin e parё si zёvendёsues nё ndeshjen kundër Blackburn nё muajin mars, kur edhe shёnoi golin e fitores. Ai u bё njё startues i rregullt me ekipin nёn urdhrat e trajnerit tё ri Gianfranco Zola.

1. Jack Wilshere, Arsenal, 16, mesfushor

Çfarё mund tё thuhet mё shumё pёr tё? Sigurisht njё yll nё ngritje i kombëtares angleze dhe kjo vetëm pas disa ndeshjeve me topçinjtë. Ai ka njё menaxher perfekt, Arsene Wenger, i cili do tё nxjerrё mё tё mirёn nga ai, siç ka bёrё me njё sёrё talentesh. Ai mund ta rikthejё ndeshjen me pasime qё lehtas çajnë mbrojtjen dhe me gjuajtje tё tmerrshme.

Kush nga kёta mendoni se qё tani e meriton njё vend nё kombëtaren sendore tё Anglisё? Mendoni se ndonjëri prej tyre nuk ёshtё aq premtues, ose se ka ndonjë emёr tё ri qё mё me merritё do tё qëndronte nё kёtё përzgjedhje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 1:20 pm

Shqipëria barazon në Azerbajxhan
Kombëtarja shqiptare ka nxjerrë barazim 1-1 në miqësoren në udhëtim tek Azerbajxhani, pas një ndeshje mjaft të tensionuar në mes të lojtarëve kuqezi dhe arbitrit gjeorgjian, që nuk u tregua aspak profesional në këtë ndeshje.
Vendasin kaluan të parët në epërsi me anë të një goli të Subashic pas vetëm 4 minutash lojë, ndërsa Ervin Skela nuk ka gabuar para portës kundërshtare pesë minuta më vonë, duke barazuar në 1-1, rezultat i cili mbeti edhe pas 90 minutash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 1:21 pm

Mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko, dëshiron tri pikë dhe të shënojë gol në ndeshjen derbi të vikendit kundër Interit.
gjithçka të jetë bukur. Këtë vit atmosfera është shumë më e mirë, pasi jemi menjëherë prapa tyre dhe luftojmë për kreun e tabelës, dhe derbi është i veçantë“, thotë Sissoko.

“Kam luajtur në Liverpool dhe atje derbi ndaj Manchesterit është shumë më ndryshe nga ai ndaj Evertonit. Këtu është e njëjta, më shumë flitet për ndeshjen me Interin, dhe pastaj është derbi i qytetit ndaj Torinos”, ka shtuar mesfushori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 1:21 pm

Sulmuesi brazilian Ronaldo ka pranuar se ndoshta do të largohet nga futbolli pas lëndimit të fundit që ka pësuar.
32-vjeçari ka qenë jashtë aksioni që nga shkurti kur e kishte lënduar gjurin duke luajtur për skuadrën e Milanit. Pas përfundimit të kontratës, Rossonerët nuk ia vazhduan atë, ndërsa aktualisht, pas rikuperimit, shumë skuadra janë të interesuara për fenomenin e dikurshëm brazilian.

Mirëpo lëndimet e njëpasnjëshme kanë bërë që dikur lojtari më i mirë në botë, ndoshta të largohet nga futbolli aktiv.

“Nuk e di nëse do të luajë ose do të tërhiqem. Ende nuk kam e marrë vendimin. Do të pres të rikuperohem plotësisht dhe pastaj do të vendos”, ka thënë Ronaldo për Gazzetta dello Sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 1:21 pm

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi thotë se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, plotësisht e meriton Topin e Artë këtë vit.
Ylli i Barcelonës beson se konkurrenti i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, është ai që e meriton Topin e Artë dhe shton se do të votojë mu për njëshin e Djajve të Kuq.

“Unë do ta jap votën time për Ronaldon. Ai i fitoi dy trofetë më të rëndësishme në sezon, Premierligën dhe Ligën e Kampionëe. Ai e meriton Topin e Artë“, ka thënë Messi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:26 pm

Del Bosque i kënaqur me fitoren ndaj Kilit


Pёrzgjedhёsi i Spanjёs, Vicente del Bosque, ёshtё shumё i kënaqur me lojën e tё zgjedhurve tё tij, tё cilёt mbrёmё arritën ta mposhtin përfaqësuesen e Kilit me rezultat 3-0.

“Kishim njё kundёrshtar shumё tё vështirё dhe agresiv sonte. Ata nё asnjë moment nuk na lejuan tё luajmë lojën tonё, e as ta lëvizim topin rreth e rrotull siç e bёjmё zakonisht”, ka thёnё Del Bosque.

“Lojtarёt e mi luajtëm shkёlqyeshёm kundër njё ekipi qё nuk dorëzohej deri nё minutën e 85-tё. Ata na shkaktuan shumё probleme me presionin e vazhdueshëm nё fushё dhe lojën e mbrojtjes njё nё njё, gjёra qё nuk takohen shpesh nё futbollin modern”.

“Megjithatё ne treguam superioritet nё plan teknik dhe ekipor. Mendoj se kjo ishte njё test i shkёlqyeshёm se rezultatet tona kёtё vit kanё qenё tё merituara, kështu edhe do tё vazhdojmë”, përfundon trajneri spanjoll.

Golat pёr spanjollёt i shënuan David Villa (nga penaltia 38’), Fernando Torres (67’) dhe Santi Cazorla (86’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:26 pm

Brazili shkatërron Portugalinë para publikut tё vet


Kombёtarja braziliane nё futboll përfundimisht ka shёnuar fitore para publikut tё vet, pasi nё miqësoren e mbrёmshme mposhti Portugalinё me rezultat tё thellё 6-2.

Gjatё pesё ndeshjeve tё fundit nё shtёpi, Brazili kishte qenё jo nё gjendje tё shënojё fitore. Kjo ishte ndeshja e fundit e Brazilit pёr kёtё vit, dhe pavarësisht se ishte miqësore, kishte shumё vlerё pёr trajnerin Dunga.

Edhe pse ndeshja u luajt nё qytetin e lindjes sё Kaka, Brasilia, ajo i takoi Luis Fabianos, i cili shёnoi tre nga gjashtё golat e shёnuar nga brazilianёt.

Portugezёt shënuan golin e parё tё ndeshjes pas 4 minutash lojё me anё tё Danny, por nuk zgjati shumё dhe Brazili u përgjigj.

Luis Fabiano hapi rezultatin pёr Brazilin, duke barazuar pas edhe 4 minutash tjera, pas njё asistimi nga Robinho, ndërsa solli epёrsinё pёr vendasit nё minutёn e 25-tё, pas njё asistimi nga Kaka kësaj here, me tё cilin rezultat (2-1) edhe përfundoi pjesa e parё. Brazili filloi shkёlqyeshёm edhe pjesёn e dytё duke shtuar epёrsinё me anё tё Maicon (56’). Dy minuta mё pas Luis Fabiano shёnoi golin e tret tё tij.

Portugezët u përgjigjёn nё minutën e 62-tё me anё tё Simao, por brazilianёt nuk ndaluan duke shёnuar edhe dy gola tё tjerё, sё pari me anё tё Elanos (65’) dhe nё fund tё ndeshjes me anё tё Adrianos (90’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:26 pm

Chelsea do ta vazhdojё marrëveshjen me Ballack
Chelsea ёshtё i gatshёm ta vazhdojё marrëveshjen me mesfushorin gjerman Michael Ballack, kontrata e tё cilit skadon nё fund tё sezonit.

Edhe krahas asaj qё Ballack nё pjesën mё tё madhe tё qёndrimit tё tij nё Stamford Bridge ishte i lënduar, Chelsea dëshiron ta mbajё atё nё radhёt e veta.

Ballack ka opsion nё kontratёn e tij, me anё tё sё cilës mund ta vazhdojё marrëveshjen aktuale pёr edhe 18 muaj.

“Michael ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm nё Chelsea dhe nuk ka arsye se pse mos ta shfrytёzojmё atё opsion”, ka thёnё drejtori ekzekutiv i bluve, Peter Kenyon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:27 pm

Terry: Upson luajti shkёlqyeshёm


Kapiteni i Chelseat dhe kombëtares angleze, John Terry, ishte plotё fjalё falënderuese pёr bashkёlojarin e tij tё mbrojtjes, Matthew Upson.

“Matthew Upson ishte njё klas mё ndryshe sonte, ishte fantastik, fitoi shumё duele ajrore, ishte i shkёlqyeshёm me topin dhe shёnoi gol”, ka deklaruar Terry.

“Kjo ishte njё paraqitje e mirё pёr djelmoshat. Me sa duket kjo ёshtё njё pёrbёrje e re, por i shkaktoi probleme menaxherit pёr shkak tё paraqitjeve tё shkëlqyeshme ata qё tregoi”, ka shtuar kapiteni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:27 pm

Wenger: Walcott do tё pauzojё sё paku tre muaj
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pohon se Theo Walcott do tё jetё sё paku tre muaj jashtë fushe.

19-vjeçari pёsoi lёndim tё martёn gjatё stërvitjeve me përfaqësuesen angleze nё Berlin, para takimit me Gjermaninё.

“Theo pёsoi njё dislokim tё shpatullёs gjatё kohës sё stërvitjes dhe do tё jetё jashtë fushe pёr sё paku tre muaj”, ka thanё Wenger.

Pas lëndimit serioz Theo menjёherё ёshtё përcjellё pёr nё spital, dhe pasi i ёshtё dhёnё ndihma e nevojshme ai ёshtё përcjellё pёr nё Londёr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:27 pm

Wenger: Walcott do tё pauzojё sё paku tre muaj
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pohon se Theo Walcott do tё jetё sё paku tre muaj jashtë fushe.
19-vjeçari pёsoi lёndim tё martёn gjatё stërvitjeve me përfaqësuesen angleze nё Berlin, para takimit me Gjermaninё.

“Theo pёsoi njё dislokim tё shpatullёs gjatё kohës sё stërvitjes dhe do tё jetё jashtë fushe pёr sё paku tre muaj”, ka thanё Wenger.

Pas lëndimit serioz Theo menjёherё ёshtё përcjellё pёr nё spital, dhe pasi i ёshtё dhёnё ndihma e nevojshme ai ёshtё përcjellё pёr nё Londёr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:27 pm

Terry: Upson luajti shkёlqyeshёm
Kapiteni i Chelseat dhe kombëtares angleze, John Terry, ishte plotё fjalё falënderuese pёr bashkёlojarin e tij tё mbrojtjes, Matthew Upson.
“Matthew Upson ishte njё klas mё ndryshe sonte, ishte fantastik, fitoi shumё duele ajrore, ishte i shkёlqyeshёm me topin dhe shёnoi gol”, ka deklaruar Terry.

“Kjo ishte njё paraqitje e mirё pёr djelmoshat. Me sa duket kjo ёshtё njё pёrbёrje e re, por i shkaktoi probleme menaxherit pёr shkak tё paraqitjeve tё shkëlqyeshme ata qё tregoi”, ka shtuar kapiteni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:27 pm

Chelsea do ta vazhdojё marrëveshjen me Ballack
Chelsea ёshtё i gatshёm ta vazhdojё marrëveshjen me mesfushorin gjerman Michael Ballack, kontrata e tё cilit skadon nё fund tё sezonit.
Edhe krahas asaj qё Ballack nё pjesën mё tё madhe tё qёndrimit tё tij nё Stamford Bridge ishte i lënduar, Chelsea dëshiron ta mbajё atё nё radhёt e veta.

Ballack ka opsion nё kontratёn e tij, me anё tё sё cilës mund ta vazhdojё marrëveshjen aktuale pёr edhe 18 muaj.

“Michael ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm nё Chelsea dhe nuk ka arsye se pse mos ta shfrytёzojmё atё opsion”, ka thёnё drejtori ekzekutiv i bluve, Peter Kenyon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 2:27 pm

Brazili shkatërron Portugalinë para publikut tё vet
Kombёtarja braziliane nё futboll përfundimisht ka shёnuar fitore para publikut tё vet, pasi nё miqësoren e mbrёmshme mposhti Portugalinё me rezultat tё thellё 6-2.
Gjatё pesё ndeshjeve tё fundit nё shtёpi, Brazili kishte qenё jo nё gjendje tё shënojё fitore. Kjo ishte ndeshja e fundit e Brazilit pёr kёtё vit, dhe pavarësisht se ishte miqësore, kishte shumё vlerё pёr trajnerin Dunga.

Edhe pse ndeshja u luajt nё qytetin e lindjes sё Kaka, Brasilia, ajo i takoi Luis Fabianos, i cili shёnoi tre nga gjashtё golat e shёnuar nga brazilianёt.

Portugezёt shënuan golin e parё tё ndeshjes pas 4 minutash lojё me anё tё Danny, por nuk zgjati shumё dhe Brazili u përgjigj.

Luis Fabiano hapi rezultatin pёr Brazilin, duke barazuar pas edhe 4 minutash tjera, pas njё asistimi nga Robinho, ndërsa solli epёrsinё pёr vendasit nё minutёn e 25-tё, pas njё asistimi nga Kaka kësaj here, me tё cilin rezultat (2-1) edhe përfundoi pjesa e parё. Brazili filloi shkёlqyeshёm edhe pjesёn e dytё duke shtuar epёrsinё me anё tё Maicon (56’). Dy minuta mё pas Luis Fabiano shёnoi golin e tret tё tij.

Portugezët u përgjigjёn nё minutën e 62-tё me anё tё Simao, por brazilianёt nuk ndaluan duke shёnuar edhe dy gola tё tjerё, sё pari me anё tё Elanos (65’) dhe nё fund tё ndeshjes me anё tё Adrianos (90’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 8:50 pm

Ndeshje “armiqësore” në Baku

Kombëtarja shqiptare ka barazuar 1:1 me Azerbajxhanin, në një ndeshje (jo)miqësore e cila u zhvillua të mërkurën në Baku. Gjyqtari kryesor, gjeorgjiani Lasah Sligava, ishte protagonist i këtij takimi. Ai përpos që lejoi që vendësit të shënonin gol nga pozita jashtë loje, ai ndëshkoi me karton të kuq pa meritë Elvir Beqirin dhe mori disa vendime të çuditshme, sigurisht, në dëm të kuqezinjve. Shqipëria e nisi ndeshjen me disa lojtarë të rinj, ndërsa të tjerët u inkuadruan në pjesën e dytë. Azerbajxhanasit kaluan në epërsi herët me anë të Subashic, (që ishte thellë në pozitë jashtë lojë) i cili pasi del përballë portierit Isli Hidi, shënon për 1:0. Në këtë rast, nuk munguan protestat e mysafirëve, por gjyqtari nuk ndërroi mendje. Nuk kaluan as 8 minuta kur djelmoshat e Arie Haan e barazuan rezultatin. Së pari, Dallku u nis nga e djathta dhe harkoi në zonë për Besart Berisha, i cili pason shkurtimisht tek kapiteni Ervin Skela, që i sigurt e mposhti portierin mysafir, 1:1. Në vazhdim të kësaj pjese, vendësit e patën edhe një mundësi të mirë me anë të Sadikov, por Hidi në formë, e grushtoi topin. Kurse, në minutën e fundit të ndeshjes, në mënyrë të çuditshme, gjyqtari gjeorgjian e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Elvin Beqiri, i cili megjithatë ishte duke biseduar me një kundërshtar. Ky vendim i gjyqtarit e ka tensionuar situatën tek kuqezinjtë, të cilët assesi nuk pajtoheshin me gjeorgjianin. Pjesa e dytë ishte më e dobët se e para. Kuqezinjtë kryesisht ishin tërhequr prapa dhe rrallëherë sulmonin me sulmuesin e vetëm Besart Berisha, kurse azerbajxhanasit sulmonin, por pa finalizim. E vetmja gjë pozitive e kësaj ndeshjeje, “10 kundër 14”, ishte mundësia që iu krijua disa futbollistëve të rinj shqiptarë për t’i shfaqur vlerat e tyre.



Beqiri ka sharë në rusisht, por jo gjyqtarin

Elvin Beqiri ka rrëfyer pas ndeshjes, incidentin në fushën e lojës me gjyqtarin, duke thënë se kishte pasur një keqkuptim mes tij dhe arbitrit gjeorgjian. “Gjyqtari u keqkuptua kur më ndëshkoi me të kuq. Është e
vërtetë se shfryva në gjuhën ruse, por iu drejtova sulmuesit kundërshtar (numrit 20), me të cilin kisha gjithë minutat e pjesës së parë që debatonim me fjalë në çdo dyluftim. Kur unë shfryva në atë moment ndaj sulmuesit,
gjyqtari mendoi se e kisha me atë inatin dhe më ndëshkoi me të kuq. Megjithatë, kjo nuk e përjashton faktin se gjyqtari ishte tmerrësisht i njëanshëm”, ka thënë Beqiri.


Gjyqtari e nxjerr “X” në Baku

Ekipit shqiptar nga ana e gjyqtarit kryesor, gjeorgjianit Lasah Sligava i është imponuar rezultati, duke nxjerr “X” në Baku. Ai ka mohuar disa faulle në dëm të kuqezinjve dhe favorizimit të vendësve, Silagava e bëri baltë, kur vendosi të ndëshkonte Elvin Beqirin me karton të kuq. Nervozizmi në radhët e skuadrës shqiptare arriti kulmin, aq sa kapiteni Skela i propozoi Ari Hanit që ta braktisnin fushën, por ky i fundit ka bindur atë të qëndrojnë në fushë.



Ari Han: Në Baku s’është luajtur futboll

I pyetur nga gazetarët vendës se çfarë kishte për të thënë për barazimin 1-1 mes Shqipërisë së drejtuar prej tij dhe Azerbajxhanit, Ari Han është mjaftuar vetëm një frazë: “Mund të them vetëm se këtu nuk është luajtur futboll”.
I ngacmuar nga gazetarët nëse e kishte fjalën për terrenin e fushës, apo për
gjykimin, Han është shfaqur i prerë: “Nuk dua ta komentoj me detaje këtë takim. Them vetëm se nuk u luajt futboll dhe kaq”. Me këto fjalë e ka mbyllur Ari Han, duke shmangur çdo lloj komenti tjetër në lidhje me takimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serial-killer
Moderator
Moderator
serial-killer


Numri i postimeve : 103
Registration date : 23/10/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 8:51 pm

Edhe Reali e Roma interesohen për Canën

Mediat franceze vazhdojnë të shkruajnë për ofertat e shumta në adresë të 25-vjeçarit kuqezi, duke rikthyer në vëmendjen e opinionit sportiv, vëzhgimet nga kampionët e Spanjës dhe nga verdhekuqtë e drejtuar nga Luçiano Spaleti. “Sipas tabloidit ‘The Sun’, Evertoni këmbëngul për Canën”, theksonte “transfert2foot”. “Trajneri skocez, David Mojes, dëshiron me çdo kusht shërbimet e mesfushorit shqiptar, që spikat për lojën e tij luftarake.
Drejtuesi i stolit të Evertonit është i gatshëm të paguajë nga 10 deri në 15 milionë euro. Megjithatë, për lojtarin janë të interesuara edhe Bajerni i Mynihut, Arsenali, Reali i Madridit dhe Roma, të cilat e mbajnë nën vëzhgim”. Pyetja e vetme që ngrihet tashmë në ambientet e Olimpikut të Marsejës është nëse trajneri Erik Gerets dhe drejtuesit e klubit do të lejojnë largimin e kapitenit, në një kohë kur skadon edhe kontrata e mesfushorit rezervë, Modest M’bami.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 11:35 pm

Uollkot, fatkeqësia pa fajtorë”


Trajneri i Arsenalitnuk fajësoi Federatën Angleze për dëmtimin e rëndë të 19?vjeçarit të tij



Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, përpiqet të marrë me filozofi dhe nuk e akuzoi Federatën Angleze të Futbollit, për dëmtimin e Teo Uollkot. Të martën, skuadra kombëtare angleze ishte duke u stërvitur në gjermani, për ndeshjen miqësore kundër ekipit vendas. Gjatë seancës stërvitore, Uollkot u dëmtua në shpatullën e tij. Lojtari i Uest Hamit, Skot Parker, i cili ishte zëvendësuesi i Stiven Xherard, bëri një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj mesfushorit 19?vjeçar, i cili ra në tokë me shpatull. Mendohet se ish lojtari i Sauthempton do të mungojë për gati tre muaj dhe do të kryej një operacion. Venger, i cili është gjithmonë kundër ndeshjeve miqësore, ishte shumë i qetë. Lojtari i tij mund të mungojë për më shumë se 1/3 të sezonit, por francezi nuk është aspak i mërzitur me skuadrën angleze. Në një intervistë ai tha: “Jam i zhgënjyer sepse ai është një element shumë i rëndësishëm i skuadrës sonë. Por, një gjë e tillë mund të ndodh edhe gjatë stërvitjes dhe është një dëmtim që mund të ndodh kudo. Nuk jam aspak i mërzitur me federatën. Eshtë një incident në stërvitje dhe një gjë të tillë e kam pranuar. Në këtë moment nuk duhet të mendojmë për një kompensim, por për mënyrën se si mund ta zëvendësojmë atë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 11:35 pm

Mesi: Askush nuk e njeh limitin e Barçës!

Argjentinasi beson se janë një skuadër shumë më e fortë se sezonin e kaluar



Në një intervistë të dhënë për të revistën franceze “France Soir”, talenti argjentinas, Lionel Mesi, ka rrëfyer se Barcelona e këtij sezoni është shumë më e fortë se ajo e sezonit të kaluar, duke shtuar gjithashtu se pavarësisht fillimit të mirë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka ende për të dhënë. “Të them të drejtën, askush nuk e di se deri ku janë limitet e kësaj Barcelone. Ne po mundohemi të bëjmë maksimumin për të arritur sa më larg. Edhe pse deri tani kemi bërë një nisje shumë të mirë, duke arritur rezultate pozitive radhazi, përsëri skuadra mundohet të bëjë më shumë se kaq. Në skuadër kemi futbollistë shumë cilësorë dhe të gjithë e dinë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, tha Mesi, i cili kërkon të mbajë të karikuar shokët e tij të skuadrës. “Eshtë e vërtetë që të gjithë po dëfrehen me futbollin dhe rezultatet tona, megjithatë duhet të dimë se nuk kemi arritur asgjë. Eshtë vetëm fillimi, dhe kampionati nuk është ende i fituar. Ka ende shumë ndeshje, edhe më të vështira se sa këto që kemi kaluar, kështu që duhet të mbajmë të njëjtin ritëm”. Përveç Samuel Eto’osë, edhe Mesi ka qenë një golashënues i rregullt për skuadrën katalanase, duke shënuar 11 gola në 14 ndeshje të luajtura. Megjithatë, talenti argjentinas e ka të qartë: “Kam ndryshuar mënyrën e lojës time, duke e goditur më pak portën. Po përpiqem të pasoj më shumë për shokët e skuadrës, që është diçka që trajneri Guardiola ma kërkon shpesh. Ai po më ndihmon të rritem si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Më ka ndihmuar gjithmonë, që kur ka mbërritur këtu”.

I vetëm përballë rrezikut. Kështu e kanë cilësuar talentin argjentinas kur has faullat e rëndë të kundërshtarëve. Madje, edhe gjyqtarët nuk e ndihmojnë. Vetëm 29 faulla janë dhënë deri tani në favor të Mesit, dhe 12 prej tyre në “Camp Nou”. Nëse kemi parasysh minutat e luajtura në kampionat, atëherë mesatarja është rreth një faull çdo 29,21 minuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 11:35 pm

Riva: Amauri më i mirë se Ibra



Futbollisti i dikurshëm italian, Luigi Riva, beson se sulmuesi i Juventusit, Amauri, është lojtar më i mirë se asi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që pret të shikojë një ndeshje të bukur në Derbin e Italisë të shtunën mbrëma.

Riva ka qenë sulmues i Cagliarit dhe ka bërë 315 paraqitje në Serie A, ndërsa ka qenë pjesë e skuadrës e cila e fitoi Scudetton në vitin 1970.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Amauri. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën ku luan. Ai mundohet shumë dhe nëse skuadra është në vështirësi, ai gjen zgjidhje”.

“Ibra është lojtar më tepër teknik dhe tip i lojtarit që ka fantazi të mirë. Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëhej kaq i mirë. Ibra është përmirësuar shumë që nga koha që është transferuar në Itali, mirëpo unë mendoj se Amauri është më i mirë”.

“Takimi i mbrëmjes së nesërme konsiderohet si njëri ndër më të mirët në historinë e këtyre dy skuadrave. Interi nuk e ka mposhtur Juven qe katër vite në Giuseppe Meazza”, ka përfunduar Riva.

Derbi i të nesërmes do të jetë Derbi i parë i Italisë për Amaurin, dhe pritet që ai të lë përshtypje në këtë sfidë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 11:35 pm

Crespo dëshiron të qëndrojë më gjatë në Madrid



Sulmuesi i Interit Hernan Crespo nuk dëshiron të transferohet te Real Madrid për afat të shkurtër kohor, por kërkon që të qëndrojë më gjatë në Santiago Bernabeu.

Mbretërit dëshirojnë të angazhojnë një sulmues në vend të të lënduarit Ruud Van Nistelroy, ndërsa i kanë ofruar Crespos një ofertë gjashtëmujore për të kaluar në skuadrën e tyre.

“Hernan ndjehet shumë mirë te skuadra e Interit. Ai do të largohej në janar nëse një skuadër i ofron kontratë të plotë dhe pagë tërheqëse”, është shprehur agjenti i Crespos, Fernando Hidalgo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitimeFri Nov 21, 2008 11:35 pm

Dunga: Robinho së shpejti më i miri



Trajneri i Brazilit Dunga e ka paralajmëruar asin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, se sulmuesi brazilian i Manchester Cityt në një të ardhme shumë të afërt do të jetë lojtari më i mirë në botë.

“Duhet ta respektojmë atë që ka bërë Cristiano Ronaldo në vitet e fundit dhe mendoj se ai e meriton një vlerësim për këtë”.

“Megjithatë, Robinho është po ashtu në një nivel të lartë dhe po zhvillohet vazhdimisht. Shumë shpejtë do t’i kemi tre brazilianë të cilët do të konkurrojnë për çmimin e lojtarit më të mirë në botë”, është shprehur Dunga i cili ka për qëllim të shpallet kampion bote me Brazilin në vitin 2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga sporti - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga sporti   Lajme nga sporti - Faqe 3 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga sporti
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Top-channel lajme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: SPORTI :: Lajme nga sporti-
Kërce tek: