Parfume dhe aroma të mira për të ëndërruar princin e kaltër. Erëra të rënda dhe aspak të këndshme për t’u nuhatur, nëse duam të ndëshkojmë shokun e dhomës, duke e bërë të kalojë një natë plot ankthe e inkube.
Aromat, me sa duket ndikojnë ëndrrat tonë: aromat e mira sjellin ëndrra të mira e të bukura për t’u parë; të pakëndshmet i shkatërrojnë lehtësisht.
Përfundimi ka ardhur pas një studimi gjerman në kongresin amerikan “Academy of Otolaryngology” zhvilluar në Chicago.
Studiuesit parfumuan ambienin ku ishin duke fjetur shumë vullnetarë, pjesë e studimit, me aroma të mira dhe totalisht të padëshiruara për tu nuhatur, tip, vezë e prishur.
Në kohën e zgjimit, studiuesit i intervistuan të gjithë me radhë, duke u përqëndruar në ëndrrat që kishin parë. Zbulimi ishte befasues. Kur gjumi i vullnetarëve ishte shqetësuar me erëra të pakëndëshme, ëndrrat ishin po ashtu. Njësoj si aroma që kishin ndjerë. Në rastin e aromatizimit të dhomës me parfume lulesh, endrrat kishin qenë të bukura e të pëlqyeshme. “Ëndrra të mrekullueshme, gati të magjishme”- kanë përcaktuar studiuesit, pas mbledhjes së të dhënave nga gjithë personat që fjetën në dhomat me erë të mirë.
“Në fakt, ky është i pari studim që dokumenton impaktin e nuhatjes në ëndrra”- thonë studiuesit gjermanë, duke shtuar se ky përfundim mund të përmirësojë jetën tonë, të paktën poshtë mbulesave.