Gjithkush duhet të dijë të puthë. Por çështja është: I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? Është e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen? Çfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët? Çfarë të rejash të tjera mund të mësoni? Më poshtëë ju do të lexoni fakte nga më të çuditshmet për puthjen.
1- Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë.
2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë këmbimit të puthjes.
4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.
5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori.
6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve.
7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t'i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s'e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.
8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.
9- Puthja franceze është quajtur "bashkimi i shpirtrave" në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.
10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.
11- Puthja në publik është zakonisht e papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet një zakon i shthurur i përëndimorëve. Ndërsa për adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve '70, puthja në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë, domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk puthen në buzë për më shumë se një sekondë.
12- Trupat e personave të angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë, ndërsa janë duke bërë këtë gjë.
13- Të puthurit mund t'i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato.
14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.
15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.
16- Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romantike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç.