Indi, 15 - vjecari vritet per nje leter dashurie
Te
vdesesh per nje leter dashurie. Eshte historia tragjike e nje 15-
vjecari indian, qe guxoi te thyente rregullat dhe te hidhte ne karte
ndjenjat per nje vajze, qe nuk i perkiste shtreses se tij shoqerore.
Fundi
ka qene tragjik per Manish Kumar, qe eshte hedhur ne shinat e trenit,
para syve te se emes. Fillimisht e kane rrahur, shetitur rrugeve me
koken e qethur dhe me pas ka perfunduar mes shinave.
Dashuria
per nje vajze te nje shtrese tjeter, e beri qe disa muaj me pare
adoleshenti te shkelte rregullat dhe t’i shkruante, por gabimi fatal u
zbulua. Ngjarja tragjike ndodhi disa dite me pare ne nje fshat shume te
varfer ne lindje te Indise.
Mesohet se policia ka arrestuar 6 persona dhe nje polic, qe nuk shmangi dot masakren.