Tetova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Tema Fundit
» Viagra Generico. viagra generico differenza
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 4:31 pm nga Vizitor

» hot teen sex web cam
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 9:26 am nga Vizitor

» Viagra Generico. da mulher viagra generico
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 8:25 am nga Vizitor

» what is the benefit of fish oil
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 7:30 am nga Vizitor

» Comprare Viagra. viagra generico rivenditori
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeThu Aug 04, 2011 3:44 am nga Vizitor

» Blu-ray to iPad Ripper lift Blu glimmer DVD movies exchange for iPad
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Прикольные форумы
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 2:17 pm nga Vizitor

» Large families and animals keep allergies at bay
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 11:47 am nga Vizitor

» A useful tip
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeWed Aug 03, 2011 5:06 am nga Vizitor

Gallery
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Empty
Top posters
FaLcOxXx (1522)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
Alketa* (1258)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
Aηι∂α (807)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
thupra1 (688)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
lO$eR (530)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
Gressa (416)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
*Zero Hour* (398)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
girl-lover (328)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
"El-Pipita" (319)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
WhIsKeY (141)
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_lcapA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Voting_barA i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Vote_rcap 
Social bookmarking

 

 A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alketa*
Admin
Alketa*


Numri i postimeve : 1258
Puna/hobi : me shkatru:P
Registration date : 12/11/2008

A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Empty
MesazhTitulli: A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë?   A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë? Icon_minitimeFri Dec 12, 2008 3:50 am

A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë?



Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala].
Së pari:
Kjo fjalë - barazi – të cilën shumë mendimtarë në lindje dhe përëndim e potencojnë në lëmi të ndryshme të jetës, kjo fjalë e cila është e bazuar në devijim dhe mungesë të mirëkuptimit, sidomos kur folësi atribuon këtë ide të barazisë kur’anit dhe islamit.

Njërën prej gjërave, të cilën njerëzit e keqkuptojnë është kur thonë se “Islami është religjion i barazisë”, atëherë kur duhet të thuhet se “Islami është religjion i drejtësisë."
Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Këtu duhet të cekim se ka disa njerëz që flasin për barazi në vend të drejtësisë, dhe kjo është gabim. Nuk duhet të themi barazi, sepse barazia nënkupton jodiferencim (jodallim) në mes të dyve. Për arsye të kësaj thirrjeje jo të drejtë për barazi, ata fillojnë të pyesin, se cili është dallimi në mes të mashkullit dhe femrës?! Duke u bazuar në këtë këndvështrim të gabuar e kanë bërë mashkullin dhe femrën të njëjtë. Ky defekt ndodhi edhe tek komunistët kur parashtruan pyetjen se cili është dallimi mes sundimtarit dhe nënshtetasit. Dhe gjithashtu thanë se nuk ka asnjë lloj autoriteti mbi tjetrin, madje as babai dhe djali; babai nuk ka autoritet ndaj djalit, dhe kështu me radhë.
Mirëpo, nëse themi drejtësi, që donë të thotë t'i jepet çdokujt atë për të cilën ai ose ajo titullohet, ky keqkuptim më nuk aplikohet, dhe fjala e përdorur është e saktë. Kështu që nuk thuhet në Ku’ran se Allahu urdhëron barazi. Por, më e preferuar dhe autentike thuhet:
“Me të vërtetë, Allahu urdhëron në El-‘Adl (drejtësi)” (En Nahl, 90)
“…dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve.” (En Nisa’, 5
Ata të cilët thonë se islami është religjion i barazisë janë duke gënjyer kundër islamit. Më saktë, Islami është religjion i drejtësisë që donë të thotë trajtim të barabartë ne mes atyre që janë të barabartë, dhe diferencim në mes të atyre që janë të ndryshëm.
Askush kush e njeh fenë islame nuk kishte me thënë se është religjion i barazisë. Më saktë, çfarë të tregon se ky princip është i gabuar është fakti se ajetet në Kur'anin famëlartë e mohojnë barazinë, sikurse në ajetet vijuese:
“Thuaj: a janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez Zumer, 9)
“Thuaj: a është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njejta errësirat me dritën?” (Er Rra’d, 16)
“Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para clirimit (të Mekes), sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas” (El Hadidë, 10)
“Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që rrinë (në shtëpi), përveç atyre që janë të paaftë (nga lëndimi ose janë të verbër ose sakat), dhe ata që përpiqen fortë dhe luftojnë në rrugë të Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre” (En Nisa’ 95)
Asnjë shkronjë në kur’an nuk urdhëron në barazi, më saktë urdhëron në drejtësi. Gjithashtu do të vëresh se fjala barazi është me e pranueshme për njerëzit, për shkak se ndjej se jam më i mirë se ky njeri në term të diturisë, ose pasurisë, ose devocionit, ose në të bërit mirë, nuk kisha dëshiruar që ai të jetë i barabartë me mua.
Çdo njeri e din, se është e papranueshme në qoftë se themi se mashkulli është i barabartë me femrën.”
Sharh al-‘Aqeedah al-Waasitah, 1/180-181
Duke u bazuar në këtë, islami nuk i konsideron mashkullin dhe femrën të barabartë në çështjet ku në qoftë se konsideroheshin të barabartë kishte rezultuar negative duke rezultuar me padrejtësi tek njërit prej tyre, sepse barazia që është e papërshtatshme është formë e ashpër e padrejtësisë.
Kur’ani urdhëron femrat të vishen me rroba që janë të ndryshme nga ato që vishen nga burrat, nga arsyeja se si dy gjinitë joshin (ngasin, provokojnë) njëra-tjetrën. Joshja që pozojnë meshkujt është më e paktë se joshja që pozojnë femrat, kështu që rrobat që femrat duhen të mbajnë janë të ndryshme nga rrobat që veshin meshkujt. Nuk ka sens të thuhet femrave të vinë në dukje (ekspozojnë) pjesët e trupit që meshkujt e kanë të lejuar t’i ekspozojnë, për arsye të dallimit në joshje që pozojnë trupi i femrës dhe trupi i burrit – siç kemi për të shpjeguar.
Së dyti:
Ka çështje në të cilat meshkujt dhe femrat trajtohen ndryshe në sheriatin e islamit, siç janë:

1 – Kivameh (të qenit kryesor i shtëpisë)
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.” (En Nisa’, 34)
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“All-llahu [subhanehu ve teala] thotë ‘burrat janë përgjegjës për gratë’ që donë të thotë se burri është kryesori i gruas, ai është udhëheqësi dhe kryeja e shtëpisë, ai i cili e disiplinon në qoftë se ajo e humb rrugën. “Ngase Allahu ka graduar disa nga disa të tjerë’ i.e. sepse burrat janë superior nga gratë dhe më të mirë se gratë. dëshmi për këtë është që Pejgamberia iu është dhënë vetëm burrave, sikurse pozita e halifes (udhëheqësit në shtet islam).
I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Asnjë popull nuk do të prosperojë në qoftë se caktojnë një grua për udhëheqës të tyre’. Hadithin e transmeton Buhariu nga Abdurrahman ibn Ebu Bekër nga babai i tij. E njëjta aplikohet edhe për pozitën e kadisë (gjykatës).
"Dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre’ i referohet mehrit dhe në harxhimet për mirëmbajtjen e gruas që All-llahu ka dhënë urdhër mbi burrat në librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të Tij.
Kështuqë burri qenësishëm është më i mirë se gruaja, dhe është më superior nga ajo sepse shpenzon për të. Prandaj është e përshtatshme që ai të jetë kryesori i saj, siç thotë Allahu xh.sh .
“E burrave u takon një përparësi (në përgjegjësi) ndaj tyre." (El Bekare,2/228)
Ali ibn Ebi Talha ka thënë gjithashtu transmetohet edhe nga ibn Abbasi: ‘burrat janë përgjegjës për gratë’ donë të thotë se burrat janë udhëheqës të gruas dhe ata duhet t’i dëgjojnë ata në çështjet ku Allahu ka urdhëruar dëgjueshmëri. Dëgjueshmëri mund të kuptohet trajtimi i familjes së tij me mirësi dhe ruajtja e pasurisë së tij.
(Tafseer Ibn Katheer, 1/490)


2 – Dëshmia apo mbajtja e dëshmisë. Kur’ani cekë se dëshmia e një mashkulli është ekuivalent (i barasvlershëm) me dëshminë e dy femrave.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (dy gra në vend të një burri). Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, ti’a përkujtojë tjetra.” (El Bekare, 282)
Ibn Kethiri [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:
Dy gra janë për ta marrë vendin e një burri sepse gratë janë të mangëta në arsye, siç transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “O ju gra, jepni lëmoshë dhe kërkoni falje sa më shumë, sepse kam parë se ju formoni shumicën e banorëve të zjarrit.” Një grua e mençur në mesin e tyre tha: “Përse, o i Dërguar i Allahut ne jemi shumica e banorëve të zjarrit?” Ai tha: “Sepse ju mallkoni shumë dhe jeni jomirënjohëse ndaj bashkëshortëve. Nuk kam parë askënd më të mangët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!” Ajo ka thënë: “Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?” Ai ka thënë: “(mungesa e arsyes) është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli; sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet me atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni, dhe gjatë Ramazanit (gjatë ditëve) ju nuk agjëroni.” (Tafseer Ibn Katheer, 1/336)
Mund të ketë disa gra që janë më të mençura se disa meshkuj, mirëpo kjo nuk është rregull e zakonshme dhe këto gra nuk janë në shumicë. Sheriati bazohet në të përgjithshmen dhe atë çka është më e shpeshtë.
Fakti që gratë janë të mangëta në arsye nuk donë të thotë se ata janë të çmendura, më tepër arsyeja e tyre shpesh parakalohet nga emocionet e tyre, dhe kjo u ndodh më shpesh grave se meshkujve. Askush nuk e mohon këtë përveç atyre që janë arrogant.


3 – Femra trashëgon gjysmën nga ajo që trashëgon mashkulli.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra.” (En Nisa’, 11)
El-Kurtubi [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:
Allahu e din më mirë se ata se çfarë është më mirë në interes të tyre, Ai ka bazuar ndarjen e trashëgimisë në diferencim, sepse Ai e din më mirë çfarë është në interes të tyre.
Tefsir al-Kurtubi, 5/164
Për shembull, mashkulli është i obliguar të shpenzojë më shumë se gruaja, kështu që është e përshtatshme që ai të ketë hise më të madhe në trashëgim se gruaja.



4 – Rrobat:
Avreti i gruas është tërë trupi i saj. Më së paku që mund të thuhet është se ajo nuk duhet të zbuloj asgjë përveç fytyrës dhe duarve, dhe është thënë madje se as këta nuk duhet zbuluar.Allahu thotë:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vijnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është mëshirues” (El Ahzab’, 59)
Avreti i mashkullit është prej kërthizës deri te gjunjtë.
I është thënë Abdullah ibn Xhafer ibn Ebu Talibit: “Ma trego çka ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe çka ke parë nga ai, dhe mos na trego për askënd tjetër, edhe në qoftë se ka qenë i besuar.” Ai tha: ”Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke thënë, ‘pjesa në mes të kërthizës dhe gjunit është avert.’”
Transmetohet nga el-Hakimi në el-Mustadrak (6418); klasifikohet si hasen nga shejh Albani në Sahih el-Xhaami’,5583.

Tjera shembuj përmban lista në vijim e cila nuk është gjithëpërfshirëse:
• Mashkulli mund të martojë katër gra, kurse gruaja mund të ketë vetëm një burrë.
• Burri ka të drejtë të bëjë divorc dhe është valide në qoftë se e bënë këtë, mirëpo gruaja nuk ka të drejtë për divorc.
• Një mashkull ka të drejtë ta martoj një grua nga ithtarët e librit ( jehudët dhe krishterët), kurse gruaja muslimane nuk ka të drejtë të martohet përveç se me musliman.
• Mashkulli mund të udhëtojë pa gruan e tij apo pa asnjë nga mahremët e tij, kurse gruaja nuk guxon të udhëtojë përveç nëse është e shoqëruar nga ndonjë burrë që e ka mahrem (që e ka të ndaluar martesën me të).
• Namazi në xhami është i obliguar për burrat, por jo edhe për gratë; namazi i gruas në shtëpi është më i dashur tek Allahu.
• Gruaja mund të vishet me mëndafsh dhe të mbajë ari, kurse mashkulli nuk duhet ti mbajë këto.

Gjithçka që kemi përmendur bazohet në diferencën mes mashkullit dhe femrës, sepse mashkulli nuk është sikur femra.
All-llahu [subhanehu ve teala]thotë:
“E mashkulli nuk është si femra.” (Ali Imran, 36)
Mashkulli dallohet nga femra në shumë mënyra, në fuqinë e tij, në trupin e tij, në ashpërsinë dhe vrazhdësinë e tij, ku femrat janë të buta dhe gjentile.
Gjithashtu meshkujt dallohen në term intelektual, se meshkujt janë të njohur në fuqinë e tyre për kuptim dhe memorisë në krahasim me femrat. Femrat janë më të dobëta në kujtesë dhe harrojnë më shumë se meshkujt. Kjo dihet mirë ngase shumica e dijetarëve të nderuar në botë janë meshkuj. Ka disa femra që janë më intelegjente dhe me kujtesë më të mirë se disa meshkuj, mirëpo kjo nuk e anulon rregullën gjenerale. Shumica e rasteve janë siç i kemi përshkruar më lartë.
Sa i përket emocioneve meshkujt i shprehin kur inatosen apo kur janë të gëzuar, kurse femrat preken nga efekti më i vogël emocional, kështu u dalin lotët në provokimin më të vogël emocional.
Xhihadi është i obliguar për meshkujt, mirëpo xhihadi në kuptimin e luftimit nuk është i obliguar për gratë. Kjo është mëshirë e Allahut ndaj tyre, dhe në konsiderim të natyrës së tyre.
Si konkluzion mund të themi se rregullat për meshkujt nuk janë sikurse rregullat për femrat.


Së treti:
Islami konsideron meshkujt dhe femrat barabartë të obliguar sa u përket shumë akteve të adhurimit dhe bashkëveprimit me tjerë. Për shembull, femrat marrin abdes sikurse edhe meshkujt, marrin gusull sikurse edhe meshkujt, falen sikurse edhe meshkujt, dhe agjërojnë sikurse edhe meshkujt, përveç kur kanë ciklin mujor ose janë lehone. Femrat japin zeqatin sikurse meshkujt, ata bëjnë haxhin sikurse edhe meshkujt, përveç disa dallimeve të vogla në rregulla. Është e lejuar dhe pranohet që të blihet prej gruas, dhe në qoftë se femra jep lëmoshë kjo është e lejuar. Është e lejuar për femrat për të liruar robërit që i posedon, dhe ka shumë raste të tillas epse femra është binjaku i mashkullit, siç thuhet në hadith:
Transmetohet se Ajshja [radijallahu anha] ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është pyetur për mashkullin që gjen të lagur (në rroba) mirëpo nuk ka parë ëndërr erotike a duhet të pastrohet? I dërguari i Allahut është përgjiggjur: “Duhet të merr gusëll.” Është pyetur për një mashkull që ka parë ëndërr erotike, mirëpo nuk i ka pasur rrobat e lagura a duhet të pastrohet, I dërguari i Allahut i ka thënë: “Nuk ka nevojë që të marrë gusëll.” Ummu Seleme ka thënë, “o i Dërguar i Allahut, në qoftë se një grua sheh këtë, a duhet të marrë gusëll?” Ai ka thënë, “Po, se gruaja është binjaku i burrit.”
(Transmetohet nga Tirmidhiu, 113; Ahmedi, 25663. Klasifikohet si sahih nga shejh Albani në Sahih el-Tirmidhi, 9

Konkluzion:
Femrat janë sikurse meshkujt në disa aspekte dhe dallohen në disa tjerë. Shumica e rregullave në islam zbatohen për meshkujt dhe femrat njëlloj (barabartë). Në rastet kur është bërë dallimi mes gjinive, muslimani e konsideron si mëshirë nga Allahu dhe shenjë e diturisë së Tij në krijimin e Tij, mirëpo qafirat (jobesimtarët) arrogant e shohin këtë si shtypje dhe padrejtësi, kështu ai me kryefortësi pretendon se meshkujt dhe femrat janë të njëjtë. Pra lejoni të na tregoj se si mundet mashkulli ta mban fetusin apo t’i japë gji atij?
Ai me kryefortësi injoron dobësinë e gruas dhe si ata kanë gjakëderdhje gjatë ciklit mujor, dhe me kryefortësi i mëshon murrit me kokë ndaj realitetit. Mirëpo, muslimani është në paqe me besimin e tij, i dorëzuar urdhërit të Allahut.
“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” (El Mulk, 14)
Allahu e din më së miri.

Dijetari: Muhammed Salih El-Munaxhid
Përktheu:
Bujar Abdullahu
19 Mars 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat të barabartë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush jane me intelegjent meshkujt apo femrat ???
» Islami Feja e Lumturis
» A qajne meshkujt per dashurin
» FEMRAT ...... !!!!
» Femrat Shqiptare moderne apo cka??????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tetova Forum :: KULTURA :: Feja Islame-
Kërce tek: